Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all 2663 articles
Browse latest View live

Investimet/ Tetë bashki shqiptare takim me investitorët britanik

$
0
0

Drejtuesit e lartë të Bashkive të Shkodrës, Kukësit, Beratit, Sarandës, Tropojës, Pukës, Urës Vajgurore, Kuçovës parashtruan projektet e tyre prioritare. Ata u dorëzuan investitorëve britanik planet përkatëse të fizibilitetit dhe propozimet e detajuara në fusha si turizmi malor, infrastruktura, urbanistika, bujqësia, transporti, nafta, agro-industria, mbetjet urbane, ndërtimi i fabrikave…

Dhoma Shqiptare Britanike e Tregtisë dhe Industrisë (ABCCI), organizoi dje në Tiranë takimin e parë mes investitorëve britanik dhe disa Bashkive të vendit.

Në mesazhin e tij Presidenti Zenel Hoxha vlerësoi mundësinë që i krijohet pushtetit vendor për të lidhur marrëveshje direkte me disa prej emrave më të respektuar të biznesit britanik.

Zenel Hoxha nënvizoi se:” Dhoma ndihet e realizuar që krijoi mundësinë që bashkitë t’i anashkalojnë burokracitë dhe të vendosin lidhje konkrete me biznesin britanik. Financimi britanik i projekteve të tyre do t’i japin shtysë punësimit të të rinjve dhe komuniteteve, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së tyre”.

Drejtuesit e lartë të Bashkive të Shkodrës, Kukësit, Beratit, Sarandës, Tropojës, Pukës, Urës Vajgurore, Kuçovës parashtruan projektet e tyre prioritare. Ata u dorëzuan investitorëve britanik planet përkatëse të fizibilitetit dhe propozimet e detajuara në fusha si turizmi malor, infrastruktura, urbanistika, bujqësia, transporti, nafta, agro-industria, mbetjet urbane, ndërtimi i fabrikave etj.

Investitorët britanik përfaqësoheshin nga Zonja Chandni Ruparelia, me ekspertizë të gjerë në fushën e projekteve të energjisë dhe të pasurive të paluajtshme; Zoti Ravi Goonesena avokat korporate prej më shumë së 30 vjetësh dhe këshilltar i disa prej kompanive me autoritare britanike, institucioneve financiare e qeverive për investimet e huaja; si dhe Neil Budd i specializuar në energjinë e rinovueshme, personalitet që ka këshilluar zhvillues në shumë vende në të gjitha fushat e këtij sektori dinamik.

Ata u ftuan nga Dhoma Shqiptare Britanike nën ombrellën e firmës autoritare Shakespeare Martineau, ndër më të rëndësishmet në Britani për investime jashtë vendit; me një turnover mbi 100 milionë euro në vit. Ata u shprehën pozitivisht për investime në disa sektor.

Njëri prej tyre Z. Ravi Goonesena tha:” Ndihemi optimist, pasi disa projekte të propozuara sot nga Bashkitë, edhe pse kanë nevojë për konkretizime të mëtejshme dhe njohje të terrenit, përkojnë me interesat e bizneseve britanike që përfaqësojmë. Ne do të kthehemi shpejt për nënshkrimin e marrëveshjeve”.

Të gjithë të pranishmit, vlerësuan përpjekjet dhe angazhimin serioz dhe profesional të Dhomës dhe Presidentit të saj, që krijoi mundësinë e parë, qysh prej vendosjes së pluralizmit, për fillimin e bashkëpunimit direkt mes Bashkive dhe investitorëve britanik.

 

 


BB “zhvlerëson” planet madhore të qeverisë: Më i rëndësishëm është përmirësimi i ambientit ekonomik, sesa paketa “One bilion”

$
0
0

Ekspertët e Bankës Botërore gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, kanë folur edhe për planet e fundit të qeverisë për të nxitur investimet përmes projekteve të koncesioneve të partneritetit publik dhe privat me vlerë 1 miliard dollarë.

Ekspertët e pranuan se në fundmi kudo në botë PPP-të janë një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës. Por, ata pohuan se ky instrument duhet te përdoret për projekte me fisibilitet të lartë si hekurudha dhe të tjera të ngjashme.

Ilda Shijaku, eksperte e Bankës Botërore për Shqipërinë tha se buxheti tashmë ka një rregull fiskal për PPP-të. “Ne rekomandojmë që këto kontrata të trajtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ministria e financave duhet të forcojë kontrollin mbi PPP-të edhe për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga ligji organik i buxhetit”.

Banka Botërore pranon që paketa “One bilion” është një paketë e madhe investimi, por qeveria duhet të bëjë një analizë të qartë dhe të hollësishme për përfitimet që vijnë nga këto projekte.

Shijaku tha se për në më i rëndësishëm është përmirësimi i ambientit të ekonomisë se sa financimi i projekteve të veçanta nga paketa “One bilion”.

Ludhur me paketën fiskale ajo tha se çdo ndryshim duhet të marrë në konsideratë analizën kosto përfitim. “Kuadri i taksave duhet te jetë i thjeshtë dhe i qarte dhe sa më pak i ndryshueshëm në kohë”.

Me rekomandimet e veta, Banka Botërore është në një linjë me FMN-në, e cila ka kërkuar një analizë të hollësishme kosto-përfitime për të gjitha projektet që qeveria shqiptare kërkon të nddërtoje përmes partneriteteve publike private si dhe raportim të tyre sipas standardeve ndërkombëtare, çka nënkupton që ato të regjistrohen si borxh publik dhe të mos jenë borxh i fshehur. FMN ka shprehur rezerva edhe për paketën fiskale, ku kërkoi që të mos ulej kufiri i TVSH-së dhe tha që nuk shihte se si lehtësimi për hotelet me 5 yje o zgjidhte problemet thelbësore të turizmit.

IFC: Çfarë po ndodh me koncesionet

Ekspertët e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e grupit të bankës Botërore, thanë gjatë prezantimit se ata janë të përfshirë në konsulencë për koncensionet, me Rrugën e Kombit. Kontrata ka filluar tashmë dhe IFC mendon se rezultatet do të jenë me përfitim për njerëzit.

Ndërsa kontrata tjetër, ajo e shërbimeve laboratorike është në proces./Monitor

Rritja ekonomike 3.8 %: BB jep lajme të mira për ekonominë

$
0
0

Ekonomia shqiptare po kalon ditë të mira. Kështu thuhet në raportin periodik të Bankës Botërore, i prezantuar sot.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2017 parashikohet të forcohet në 3.8 për qind, e mbështetur nga investimet private, përfshirë projektet energjetike të financuara nga IHD-të, dhe rigjallërimi i konsumit familjar,” thuhet në raport.

“Rritja ekonomike në vitet 2018-19 pritet të jetë më e moderuar në mesatarisht 3.6 për qind, ndërsa ritmi i rritjes së konsumit privat do të përshpejtohet”.

Sipas BB, zgjerimi ekonomik ka krijuar vende pune.

“Politika fiskale e kujdesshme, që vijoji e tillë edhe gjatë vitit zgjedhor, ka reduktuar borxhin publik.  Përshpejtimi i reformave për konsolidimin e financave publike, përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve, reduktimin e rreziqeve nga sektorët e energjisë dhe financiarë dhe forcimin e sistemit ligjor, janë me rëndësi kritike për forcimin e besimit dhe rritjes ekonomike të Shqipërisë,” thuhet në raport.

“Kreditimi për individët u rigjallërua në gjysmën e parë të vitit 2017, megjithatë zgjidhja e ngadaltë e kredive me probleme (NPL) vijon të jetë pengesë për kreditimin e bizneseve”.

“Perspektiva afatmesme ekonomike për Shqipërinë është pozitive, megjithëse rritja ekonomike parashikohet të jetë më e moderuar në mesatarisht 3.6 për qind për 2018-19, për shkak të përfundimit të dy projekteve të mëdha të energjisë dhe mungesës së planifikimit të projektve të tjera të mëdha”.

Raporti i pasurisë i Credis Swisse: 60% e popullsisë shqiptare ka një pasuri nën 10 mijë dollarë; “zhgënjen” numri i milionerëve

$
0
0

Pasuria për çdo të rritur shqiptar në mesin e vitit 2017 ishte 11,061 dollarë sipas të dhënave të publikuara nga banka Credit Swisse, në raportin “Të dhënat për pasurinë globale 2017”, ku jepen të detajuara shifrat për pasurinë e të rriturve në vendet e të gjithë botës.

Nga shuma prej 11,061 dollarë, 2012 dollarë është pasuri financiare dhe 9801 dollarë është pasuri jo financiare. Në krahasim me një vit më parë, kur ishte 9,997 dollarë, pasuria rezulton në rritje me 10.6%, por këtu është dhe efekti i kursit, teksa dollari është zhvlerësuar ndaj lekut këtë vit.

Pasuria totale e shqiptarëve ishte 24 miliardë lekë në mesin e vitit 2017.

Sipas shpërndarjes së të ardhurave rezulton se për Shqipërinë, 59.3% e personave kanë një pasuri nën 10 mijë dollarë.

Pjesa tjetër prej 40.3% e popullsisë ka një pasuri midis 10 deri në 100 mijë euro.

Por sa milionerë ka Shqipëria? Sipas raportit të Credit Swisse, vetëm 0.3% e popullsisë ka një pasuri mbi 100 mijë dollarë. Në vlerë absolute, me numrin e të rriturve, që sipas raportit është rreth 2.2 milionë persona, në Shqipëri ka vetëm rreth 6500 persona që kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë deri në 1 milionë dollarë. Ndërsa raporti thotë se në Shqipëri nuk ka asnjë person që ka mbi një milionë dollarë pasuri, teksa kjo përqindje është zero (shiko tabelën në fund).

Ndërsa kanë një pasuri prej rreth 11 mijë dollarësh, çdo i rritur shqiptar ka një borxh prej 752 dollarësh, deri në mesin e vitit 2017, nga 680 dollarë që ishte borxhi mesatar një vit më parë./Monitor

Sa iu kushton qytetarëve bllokimi i sheshit ‘Skënderbej’

$
0
0

Nga Ing. Xhevair Ngjeqari

Bllokimi i sheshit “Skënderbej” iu kushton shqiptarëve:

V = 525 250 €uro/vit…. Sepse 10.000 mjete udhëtojnë më tepër:

  1. L= 5000 km/ditë ose 1,8 milionë km/ vit.
  2. Konsumojnë V=90 tonë  karburant/vit.                                   
  3. Drejtuesit humbasin  T=12 450 ditë pune/vit.  
  4. Prodhohet V= 234 ton CO2.

Bulevardi kryesor formon kolonën vertebrore të zhvillimit urban, administrativ, social e kulturor të kryeqytetit. Zgjatimi në drejtim të Paskuqanit nënkupton se perspektiva e zhvillimit Tiranës, do të vazhdojë të mbështetet në gjurmën e trasesë rrugore. Bulevardi shërben si korridor qarkullimi i brendshëm por dhe si distributor për të gjitha lidhjet rrugore të Tiranës me gjithë vendin. Simboli kryesor i bulevardit është sheshi “Skënderbej”. Me rikostruksionin e sheshit është ndërprerë qarkullimi mjeteve. Të cilat për të trasversuar bulevardin përshkonin në shesh, një gjatësi max. L=350 ml. Bllokimi i sheshit detyron mjetet të përshkojnë dy unaza rrugore të sajuara, më të gjata dhe më të ngushta. Për të konceptuar lëvizjen e re të mjeteve jepet në vijim planimetria e sheshit “Skënderbej”.

Mjetet që vijnë nga bulevardi i gjerë (universiteti) dhe rruga “Myslym Shyri”, pranë Min. së Transportit, detyrohen të hyjnë rrugën e ngushtë të Torre Drinit ose në rrugën “Abdi Toptani”, kalojnë në Rr. e Barrikadave ose para Nëntë katësheve dhe kthehen në rrugën “Urani Pano” ose pas 15-katëshit, për të dalë përsëri në drejtim të Bulevardit Zogu i Parë ose ish-Vefa.. Rruga e re që përshkojnë mjetet ka gjatësinë L=1000 ml . Ajo jepet me ngjyrë të kuqe.

Ndërsa mjetet që vijnë nga bulevardi “Zogu i Parë” dhe nga Rruga e Durrësit dhe Rruga e Kavajës, nga bllokimi i sheshit, detyrohen të kalojnë në rr. Ded. Gjon Luli, ose në anën jugore të Bankës, kalojnë në rrugën e ngushtë para selisë Socialiste, për të dalë në drejtim të bulevardit ose universitetit, duke përshkuar gjatësinë L=700 ml. Gjurma e rrugës jepet me ngjyrë të verdhë. Në të dyja unazat e detyruara, mjetet përshkojnë gjatësinë mesatare L =1700/2= 850 ml ose rreth 2,42 herë më tepër se gjatësia kur kalonin përmes sheshit. Në se do të ishte ndërtuar një nënkalim nën sheshin “Skënderbej”, mjetet do të përshkonin jo më shumë se L=350 ml.

Duke bërë diferencën, mjetet për të kaluar nga njëra anë e sheshit “Skënderbej” në tjetrën, përshkojnë min. L=500 ml më tepër. Sasia e mjeteve që kërkojnë të tranzitojnë sheshin e bllokuar “Skënderbej” arrin mbi n=25 000 mjete ditë. Por në llogaritjen e kostos vjetore janë marrë vetëm n=10000 mjete.. Të cilat vetëm në një ditë udhëtojnë L=5000 km më tepër, ndërsa në vit arrijnë shumën ∑ =1,8 milionë km.

Është treguesi i gjatësisë që prodhon koston dhe kohëzgjatjen e qarkullimit që paguajnë shqiptarët. Duke llogaritur V=5 litra karburant për 100 km rrugë dhe T=5 minuta vonesë për çdo kalim, kostoja ekonomike e udhëtimit shtesë, në kufijtë minimal arrin:

  1. Nga karburantit V = 90 ton x 1,2€/litri , kostoja vjetore arrin     V = 108 000   €uro
  2. Nga amortizimi dhe taksat llog. 500 € për 10000 km                 V = 90 000     €uro
  3. Nga ditët e punës të humbura, kostoja vjetore arrin                  V = 205 000   €uro
  4. Nga rendimenti për ditët e humbura 5 €uro/dita                       V = 62 250     €uro
  5. Nga prodhimi CO2 (119 gr/ km ) v=214 €uro /ton                     V = 50 000     €uro
  6. Kostot e pallogaritura (nga stresi ) ………                                         = ???
  7. Shuma min  V = 525 250 €uro                                             

 

PERSPEKTIVA E SHESHIT “SKËNDERBEJ”

Sheshi “Skënderbej” për pozicionin gjeourban dhe drejtimet e zhvillimeve, do të mbetet epiqendra e qarkullimit të brendshëm dhe të jashtëm të Tiranës. Që në konceptin e infrastrukturës, ka një vlerë të pakrahasuar sipërfaqësore, nëntokësore, ajrore. Kjo nënkupton se nën sheshin “Skënderbej” do të ndërtohet kompleksi i stacionit nëntokësor qendror, i linjave rrugore, hekurudhore, të qarkullimit të Tiranës dhe lidhjeve të saj me gjithë Shqipërinë dhe më tej. Metropoli i infrastrukturës nëntokësore sipas një varianti duhet të ketë vetëm në një kat, sip . S= ±2,5 ha ose 25000 m2 me dimensione rreth (200 x125) m dhe thellësi H=±50 m dhe me disa kate shërbimi. Natyrisht që ky objekt i detyruar, nuk mund të realizohet brenda disa mandateve, por hartimi i projektit vetëm për infrastrukturën nëntokësore të Tiranës është emergjent. Sepse qarkullimi i mjeteve në rrugët kryesore të Tiranës është intensiv, ndotës dhe i kushtueshëm. Nevoja e transportit me autobus elektrik është treguesi i ndotjes dhe vështirësive të qarkullimit. Në një nga nivelet e qarkullimit nëntokësor mund të realizohen nënkalimet rrugore, të bllokuara nga rikonstruksioni i sheshit “Skënderbej”, ose sheshit Gungaç. Në planimetri simboli i nënkalimit jepet me gjurmë të verdhë, të ndërprerë nga vija rrethore të zeza. Kostoja e ndërtimit të kompleksit të stacionit të metrove nën sheshin “Skënderbej”, si strukturë, ka një kosto rreth V = 200 milionë €uro, ndërtohet me faza, ndërtohet plotësisht me financime private, duke ndërtuar fillimisht seksionet e galerive të nënkalimeve rrugore.

CILA DO TË JETË JETËGJATËSIA E SHESHIT GUNGAÇ

Sheshi “Skënderbej” i rikonstruktuar, ose sheshi Gungaç, nuk do të ketë jetë të gjatë. Ai ka ndërprerë qarkullimin, ka prishur vizionin e ansamblit e të godinave të ministrive, bankës, muzeut dhe ka deformuar nivelin e platformës se sheshit. Nuk ka asnjë funksion përveç kënaqësisë të udhëtimit në këmbë, stolave me funksion sezonal, Pranverë, Vjeshtë dhe surreales së ndërtimit të një Gunge. E cila nga ana e bankës, apo Rrugës e Kavajës dhe Rruga e Durrësit evidenton plane të pjerrëta, të shëmtuara, pa asnjë identitet urban. Edhe në trupin e njeriut gungat hiqen, nuk shtohen duke iu referuar nevojave perspektive të zhvillimit. Në Tiranë brenda 20 viteve të ardhshme do ndërhyhet për transformimin ose prishjen e sheshit, së bashku me gërdallën e dalë boje të Teatrit të Operës. Ndërsa projekti i stacionit të metrove duhet të hartohet brenda viteve 2020. Ndërsa ndërtimi i galerive për kalimin nëntokësor të sheshit “Skënderbej”, pa prishur perspektivën e terminaleve nëntokësore, duhet të fillojë brenda këtij pesëvjeçari. Ndërtimi i një sheshi asimetrik, një solete-gungë dhe një parkimi nëntokësor nuk justifikon ndërtimin e nxituar të rikonstruksionit të sheshit “Skënderbej” ose të Sheshit me Gunga, ose Gungaçit.

DY INFORMACIONE PËR LALI ERIN

Ndërhyrjet cilësore dhe funksionale në infrastrukturën horizontale dhe vertikale rrugore e sociale të Tiranës, së bashku me Axhit Propin e televizionit të përditshëm, mund të zgjasin jetëgjatësinë e mandateve të kryebashkiakut, por nuk i japin statusin e Hirushes Reformatore. Janë dy objekte jetike dhe mjedisore të detyruara dhe të trashëguara, që ndikojnë direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe perspektivën e Tiranës. Ato janë reformimi dhe vitalizimi i kanalit të ujërave të zeza të Lanës, për të cilin ka dhe variante teknike zgjidhjeje dhe ndërtimi i stacioneve të Metrove e terminaleve nën sheshin Gungaç “Skënderbej”. Për të cilin ne ofrojmë një zgjidhje teknike dhe ekonomike. Të dyja Mega projektet, së bashku me pesë segmente autostradale, Korridorin Turistik Bregdetar dhe një grup portesh, ndërtohen me faza, me koncesione të pastra, private, tip BOT, pa kushte rënduese ekonomike, të natyrës së sipërmarrjeve, me borxhin e zgjatur tip PPP, që nënkupton se ndërtimi i objekteve të sipërme nuk kanë nevojë për financimet e buxhetit të varfër vendor. Të dyja këto struktura kërkojnë kulturë, vizion dhe vendosmëri. Koncepti, projektet dhe fazat e para të ndërtimeve, tejkalojnë jetëgjatësinë e një formacioni partiak ose organizimi shtetëror.

Ekonomia dhe projektet madhore konsiderojnë organizimin shtetëror si një konvejer permanent, që punon për vazhdimin e reformimin e programeve paraardhësve. Aksiomat e mburrjes dhe vetësigurisë se po ndërtojmë, sa të thahet pështyma e Mandatit, atë që s’kanë bërë paraardhësit, nuk formojnë modele progresi. Objektet e vitalizimit të kolektorit të ujërave të zeza të Lanës dhe gjiganti i stacionit të Metrove janë vepra multifunksionale, urbane, arkitektonike e kombëtare dhe kërkojnë miratime e mbështetje unike.

Drejtuesit e bashkive dhe shtetit që parashikojnë dhe fillojnë realizimin e tyre, nuk do mbesin thjesht emra të shkruar në almanakun e historisë, por së bashku me monumentet respektive do të përjetësohen si reformatorë të zhvillimit të vendit. Kjo është e vlefshme për drejtuesin e bashkisë edhe drejtuesin e shtetit.

Eksportet rriten me 13.4% për 10 mujorin, kryesojnë “ndërtimi-metalet” dhe “tekstile-këpucë”

$
0
0

Eksportet kanë vijuar me ecurinë e tyre pozitive edhe në muajin tetor. Sipas të dhënave të INSTAT, për 10 mujorin, kompanitë shqiptare shitën jashtë vendit 225 miliardë lekë, me një rritje prej 13.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja është e nxitur nga dy grupe kryesore, ai i “materialeve të ndërtimit dhe metaleve” dhe “tekstileve e këpucëve”, ndërsa “mineralet, lëndët djegës e energjisë” vijojnë me performancën e tyre të dobët.

Grupi i “tekstileve dhe këpucëve” është më i madhi në vend, përsa i përket eksporteve. Ky grup ka si avantazh krahun e lirë të fuqisë punëtorë, dhe punon përgjithësisht me regjimin e përpunimit aktivi, me vlerë të shtuar të ulët, ndonëse vitet e fundit ka përpjekje për të mbyllur ciklin, sidomos në industrinë e këpucëve. Për 10 mujorin, ky grup eksportoi 98 miliardë lekë mallra, me një rritje prej 9.5% në krahasim me 10 mujorin 2016. “tekstilet dhe këpucët” zinin 43% të totalit për 10 mujorin.

Eksportet e “Mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë” kanë mbetur të pandryshuara në 36.2 miliardë lekë, (rritje vetëm 0.5%). Ngadalësimi i investimeve të Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend dhe moti i thatë që ka penguar eksportet e energjisë kanë ndikuar në këtë ecuri të dobët. Ky grup vijon të jetë i dyti, me 16% të totalit.

Një ecuri shumë pozitive këtë vit ka shënuar grupi i “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”, që për 10 mujorin ka shënuar dhe rritjen m ëtë madhe në vlerë absolute me rreth 10 miliardë lekë (nga 27 miliardë lekë që ishte rritja në total e eksporteve), duke arritur në 36 miliardë lekë (+39%). Kurum, prodhuesi i çelikut, ndonëse në falimentim po vijon punën pas planit të riorganizimit, ndërsa ka një gjallërim të industrisë së çimentos dhe materialeve të ndërtimit. Pesha e këtij grupi ka arritur në 16%, pothuajse sa ajo e “minerale, lëndë djegëse dhe energji”.

Eksportet e “pijeve, ushqimeve dhe duhanit” janë zgjeruar me 17% në 24 miliardë lekë, me ritme më të ngadalta rritjeje se një vit më parë.

Në rritje këtë vit janë edhe eksportet e “makinerive dhe pajisjeve”, që janë zgjeruar me 31%, por pesha e tyre mbetet e ulët, në 5% të totalit.

Pavarësisht gjallërimit, gama e eksporteve mbetet e ngushtë dhe e përqendruar në shitjen e krahut të lirë të punës dhe burimeve natyrore.

Sipas INSTAT, Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë rritur me 13,4 %, krahasuar me një vit më parë. Si dhjetëmujor të gjitha grupet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, ku ndikimin më të madh e kanë patur: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë”  me +4,3 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,8 pikë përqindje.

Në dhjetë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 226 mld lekë, duke u rritur me 13,4 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 510 mld lekë, duke u rritur me 7,7 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 285 mld lekë, duke u rritur me 3,5 %, krahasuar me 2016.

Eksportet në tetor

Sipas INSTAT, në Tetor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u rritur me 14,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 2,8 %, në krahasim me Shtator 2017. Importet e mallrave në Tetor 2017 arritën vlerën 57 mld lekë, duke u rritur me 14,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 7,2 %, në krahasim me Shtator 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u rritur me 15,2 %, krahasuar me Tetor 2016 dhe duke u ulur me 10,7 %, në krahasim me Shtator 2017.

Rritja vjetore e eksporteve prej 14,2 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +5,5 pikë përqindje,  “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,9 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesëkëmbimi”  me +1,5 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve,është: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,2 pikë përqindje./Monitor

“Çeku i bardhë” 1 miliard euro

$
0
0

Çfarë është projekti i qeverisë “1 miliard euro investime”, sa transparent është, cilat janë kostot dhe përfitimet dhe mbi të gjitha a ka pasoja për të nesërmen? Pikëpamjet e ndryshme të ekspertëve të ekonomisë Besart Kadia, Oltion Rrumbullaku dhe Ornela Liperi

“Apres nous, le deluge” (Pas nesh, le të bëhet hataja). Kështu e përmbledh eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu, projektbuxhetin për vitin 2018. Që do të jetë borxh, askush nuk e vë në diskutim, thekson ai, – por pyetja është se sa do të paguajmë për këtë borxh. E vlerëson shokues projektin “1 miliard euro investime” dhe thekson se në faturën që bizneset do t’i bëjnë qeverisë do të shtojnë fitimin e investimit në projektet publike “veresie” për 15 vjet, si edhe koston e kredisë që do të marrin në banka, sepse nuk besoj se ato kanë kaq shumë para të thata nën “jastëk”.

Projekti “1 miliard euro investime”, siç pritej ka ndarë në dysh ekspertët e ekonomisë, por për publikun ai mbetet ende i paqartë. “Mapo Weekend” në forumin e saj sjell mendimet e tre ekspertëve të fushës, duke u fokusuar te transparenca dhe pasojat.

Kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi, mendon se projekti i qeverisë është si një përrallë me një fillim të bukur, por që fundin mund ta ketë ndoshta dhe të hidhur. Ajo vëren se mungon transparenca, nuk ka një analizë të qartë kosto-përfitime dhe mund të mbetet si një borxh i fshehur. Liperi vëren gjithashtu se nuk dihet nëse bankat do të jenë të gatshme të marrin përsipër rrezik dhe të financojnë këto projekte. “Ndaj pas dhjetë vitesh mund të gjendemi në një situatë ku do të shohim që kemi shpenzuar shumë dhe kemi përfituar pak dhe brezat e ardhshëm do të ngarkohen me një barrë të panevojshme borxhi, që do të dëmtojë rritjen e qëndrueshme në afatin e gjatë”.

Drejtori i “Institutit Europian Pashko”, Besart Kadia, është skeptik edhe për ekzistencën e projektit “1 miliard euro investime”. Kadia evidenton se ende s’kemi parë një projekt të tillë të shpallur publikisht nga qeveria. “Ka në fakt disa diskutime për projekte financimi të mundshme infrastrukturore, por që njëra nuk i ngjan tjetrës. Pra, nuk është i njëjti parim kontraktual apo incentivë ekonomike si ndërtimi i Rrugës së Arbrit, me ndërtimin e një shkolle. Pra, është e vështirë të shprehësh një mendim si ekonomist për këtë projekt kur studimet teknike të fizibilitetit të këtyre projekteve nuk janë publike (nëse këto ekzistojnë).

Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë, Olti Rrumbullaku, e sheh më pozitivisht iniciativën. Ai mendon se Shqipëria ka nevojë për investime publike në çfarëdolloj formati që të vijnë, por këto investime të kenë studime fizibiliteti të mirëfillta dhe të trajtohen njësoj si investimet e tjera buxhetore. Ai thekson gjithashtu se në projektbuxhetin e vitit 2018 mund të kishim një shpërndarje më të madhe fondesh për bujqësinë, sikundër mund të kishte një mbështetje më të shtuar kundrejt arsimit profesional, si dy fusha që mund të gjenerojnë më shumë punësim.

Tre ekspertët analizojnë edhe ndryshimet në paketën fiskale dhe pritshmëritë për ndryshimet që do të sjellë projektbuxheti për vitin 2018 në sektorin e punësimit dhe zhvillimin e biznesit dhe investimeve.

 

S’ka asnjë dokument të qeverisë për projektin “1 miliard euro” 

Besart Kadia, Drejtor i Institutit Europian Pashko

Si e vlerësoni projektin e qeverisë “1 miliard euro investime”, sipas jush është mënyra e vetme edhe pse me risk për të patur investime të konsiderueshme apo kemi të bëjmë me shmangie të garës dhe borxh që do ta paguajnë qytetarët më vonë me interes të lartë?

Nga përdorimi i shpeshtë i termit “projekti 1 miliard” ne pa dashje biem në grackën e komunikimit dhe ndërtojmë analizën e politikave ekonomike bazuar mbi këtë gjest komunikativ sikur me të vërtetë ekziston një “projekt 1 miliard euro”. Duhet theksuar se akoma dhe sot nuk ekziston asnjë dokument i shpallur publikisht nga qeveria se çfarë do të thotë projekti 1 miliard euro.

Ka në fakt disa diskutime për projekte financimi të mundshme infrastrukturore, por që njëra nuk i ngjan tjetrës. Pra, nuk është i njëjti parim kontraktual apo incentivë ekonomike si ndërtimi i Rrugës së Arbrit, me ndërtimin e një shkolle. Pra, është e vështirë të shprehësh një mendim si ekonomist për këtë projekt kur studimet teknike të fizibilitetit të këtyre projekteve nuk janë publike (nëse këto ekzistojnë).

P.sh., në relacionin e vitit 2018 vihet re se sa diverse dhe jo të ngjashme janë kontratat që synohen të lidhen në vitin 2018. Ato variojnë nga ndërtimi i shkollave në arsimin parauniversitar në Bashkinë e Tiranës me vlerë 48 milionë euro, në ndërtimin e spitalit të Fierit me vlerë 72 milionë euro apo në ndërtimin dhe operimin e rrugës Orikum–Himarë me vlerë 132 milionë euro. Po ashtu, u shpall në publik fituesi i koncesionit të Rrugës së Arbrit, por nuk shprehet se sa do të jetë kostoja e interesit në këtë kontratë nga ana e qeverisë, sa ishin kostot e paraqitura nga kompanitë e tjera, sa do të jetë kostoja e tarifës së përdorimit të rrugës etj. Po ashtu, 2 kompani të tjera nuk kishin as dokumentacionin e rregullt në këtë tender kaq të rëndësishëm dhe të gjitha kompanitë ishin shqiptare. Pra, një ndër arsyet përse shpallen PPP-të është edhe tërheqja e investitorëve të huaj që të ofrojnë know-how apo shprehin më vonë interes për sektorë të tjerë të ekonomisë etj. Në rast se të gjitha firmat që marrin pjesë në tender dhe shpallen fituese do të jenë vetëm firma shqiptare mendoj se duhet të shprehim shqetësim për procedurat e nënshkrimit të këtyre kontratave.

Gjithashtu, edhe kontratat e shërbimit të nënshkruara në sektorë të tillë si shëndetësi janë akoma jotransparente dhe nuk janë të qarta se sa konkurruese ka qenë procesi i përzgjedhjes së këtyre firmave dhe çfarë përfitimesh ekonomike kanë sjellë për qytetarët shqiptarë.

Mendoni se projektbuxheti 2018 është nxitës për ekonominë, ndihmon zhvillimin e biznesit, rrit punësimin apo vijon shpërndarja rutinore e fondeve sipas sektorëve?

Po të hiqet diskutimi për projektin e financimit të projekteve me anë të PPP-ve, buxheti i vitit 2018 është një buxhet pa interes për publikun e gjerë e për bizneset.

Vijon sërish ndryshimi i taksave në baze të paketës së re fiskale. Cilat do të jenë efektet e këtyre ndryshimeve dhe çfarë iniciativash fiskale mendoni se mungojnë në paketën fiskale?

Buxheti i vitit 2018 është larg premtimeve elektorale të qeverisë Rama II. Në të thuhet se tatimi mbi dividentin do të ulej në 6% nga 15%. Po ashtu, shkruhet se do të ulet tatimi mbi të ardhurat personale nga 23% në 18%. Por këto dy premtime të vetme që janë shkruar dhe në programin qeverisës nuk po realizohen. Kjo është dekurajuese pasi në katër vitet e shkuara si nga pushteti lokal dhe nga ai qendror barra fiskale është rritur gjatë tërë kohës duke mos dhënë asnjë lehtësim për sipërmarrjen vendëse. Në fakt është shumë negative për ekonominë tonë që sërish po diskutohet që të vendoset taksa progresive 23% për të gjitha llojet e të ardhurave të individit. Kjo e komplikon akoma më shumë sistemin tatimor dhe do të jetë një masë tjetër dëmtuese për ekonominë. Mos harrojmë që dhe për sa i përket klimës së biznesit Shqipëria ka bërë hapa pas me 7 vende sipas “Doing Business” të Bankës Botërore. Mos harrojmë se para dy vitesh qeveria Rama sponsorizonte shkrime në revistën prestigjioze “The Economist” për t’i treguar botës se ishte lider në rajon për sa iu përket reformave. Por dy vite më vonë indikatori i Bankës Botërore tregon se të bësh biznes në Shqipëri është më pak e lehtë se në vendet e tjera.

Nga ana tjetër, sot qeveria mbledh mbi 28% të GDP-së në formën e të ardhurave tatimore nga 24% që ka qenë më parë. Duke qenë se lufta anti-informalitet solli shumë pak rezultat kjo tregon se e gjithë e ardhura shtesë ka ardhur si rezultat i rritjes së taksave në ekonomi dhe jo si rritje e eficiencës e mbledhjes së taksave. Ky indikator në fakt është një indikator i mirë për Ministrisë e Financave, por shumë i dëmshëm për aktorët ekonomikë. 

 

Shqipëria ka nevojë për investime publike në çfarëdolloj formati që të vijnë 

Olti Rrumbullaku, ekspert ekonomie, pedagog në Universitetin e Tiranës 

Si e vlerësoni projektin e qeverisë “1 miliard euro investime”, sipas jush është mënyra e vetme edhe pse me risk për të patur investime të konsiderueshme apo kemi të bëjmë me shmangie të garës dhe borxh që do ta paguajnë qytetarët më vonë me interes të lartë?

Shqipëria ka nevojë për investime publike në çfarëdolloj formati që të vijnë. E rëndësishme është që këto investime të kenë studime fizibiliteti të mirëfillta dhe të trajtohen njësoj si investimet e tjera buxhetore. Madje, nëse bankat do jenë pjesë e financimit të këtyre investimeve, do të kemi një palë të tretë që do verifikojë në mënyrë më korrekte këto investime dhe besueshmërinë e bizneseve të cilët do futen në një garë të tillë. Këto praktika kanë risqet e tyre, por edhe investimet e mirëfillta nëpërmjet buxhetit nuk është se kanë qenë të përsosura në lidhje me frytshmërinë e tyre për buxhetin dhe ekonominë.

Mendoni se projektbuxheti 2018 është nxitës për ekonominë, ndihmon zhvillimin e biznesit, rrit punësimin apo vijon shpërndarja rutinore e fondeve sipas sektorëve?

Deri në 2017 qeveria ka treguar se mund të gjenerojë një rritje konstante të të ardhurave gjatë viteve, por jo e shoqëruar me rritje të investimeve. Buxheti i vitit 2018 është një ndryshim i rëndësishëm në lidhje me investimet duke pasur një fokusim tjetër tek investimet publike të kombinuara me koncesione që sjellin investime publike të tjera shtesë. Mund të kishim një shpërndarje më të madhe fondesh për bujqësinë, sikundër mund të kishte një mbështetje më të shtuar kundrejt arsimit profesional, si dy fusha që mund të gjenerojnë më shumë punësim.

Vijon sërish ndryshimi i taksave në baze të paketës së re fiskale. Cilat do të jenë efektet e këtyre ndryshimeve dhe çfarë iniciativash fiskale mendoni se mungojnë në paketën fiskale?

E gjithë paketa fiskale ka vetëm dy momente që ia vlen që të ndalemi. Ndryshimi i parë ka lidhje me favorizimin e turizmit dhe ndryshimi i dytë për uljen e pragut të bizneseve të vogla. Në lidhje me çështjen e parë, turizmi shqiptar ka një problem themelor që duhet kohë që ta tejkalojmë. Në Shqipëri mungojnë strukturat hoteliere masive që mund të akomodojnë grupe të mëdha të organizuara turistike.

Gjeografikisht jemi pranë shteteve që përdorin në mënyrë të gjerë këtë lloj turizmi, por që nuk mund të përfitojmë qoftë edhe në mënyrë sporadike apo anësore. Ligji për Investimet Strategjike duhet të përdorej në mënyrë më të drejtpërdrejtë për këtë qëllim, por me sa duket është ende e vështirë për investimet e tilla që të interesohen për Shqipërinë dhe që të tejkalojnë të gjithë pengesat burokratike që krijohen këtu te ne. Nga ana tjetër, qasja e biznesmenëve vendës për të përdorur bregdetin për investime rezidenciale është një tjetër pengesë në këtë drejtim, sepse sidoqoftë investimet nuk mund të jenë të panumërta.

Në pikën e dytë në lidhje me biznesin e vogël ka disa opinione të ndryshme. Trajtimi fiskal i bizneseve të vogla në Shqipëri ka një favorizim të jashtëzakonshëm, i pangjarë në asnjë shtet tjetër në zonën e Europës Lindore, Ballkan e me gjerë. Më në fund po merret një vendim që e ndryshon paksa këtë qasje. Në këtë situatë nuk ndryshon tatimi mbi fitimin apo mbi të ardhurat personale, por vetëm pragu i TVSH-së. Deri në vitin 2015, pjesa dërrmuese e bizneseve të vogla e të mesme që shesin me pakicë mallra apo shërbime drejt konsumatorit ishin jashtë TVSH-së duke deklaruar xhiro shumë më të ulëta. Pas fushatës së informalitetit, kjo sjellje filloi të ndryshojë dhe administrata tatimore realizoi transferimin e mijëra bizneseve në pragjet më të sipërme, mbi 5 milionë dhe mbi 8 milionë. Gjithsesi, për shkak se pragjet tatimore janë pranë njëri-tjetrit, përsëri ishte e vështirë që pragu 5 milionë të kishte një zbatim të përpiktë të deklarimit të xhirove. Në këto kushte, përgjithësisht shtetet përdorin uljen e mëtejshme të pragut, për të qenë më të drejtë në shënjestrimin e subjekteve që në të vërtetë realizojnë xhiro më të lartë. 

 

Një përrallë me një fillim të bukur, por që fundin mund ta ketë të hidhur

Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës “Monitor” 

Si e vlerësoni projektin e qeverisë “1 miliard euro investime”, sipas jush është mënyra e vetme edhe pse me risk për të patur investime të konsiderueshme apo kemi të bëjmë me shmangie të garës dhe borxh që do ta paguajnë qytetarët më vonë me interes të lartë?

Projekti 1 miliard euro është si një përrallë me një fillim të bukur, por që fundin mund ta ketë të paparashikuar, ndoshta dhe të hidhur. Problemet janë po ato që kanë ngritur Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe së fundmi edhe Banka Botërore. Së pari, mungon transparenca, së dyti, nuk ka një analizë të qartë kosto-përfitime, së treti për sa kohë që qeveria nuk ndryshon metodologjinë e raportimit të tyre sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, ky do të jetë një borxh i fshehur dhe së katërti nuk dihet nëse bankat do të jenë të gatshme të marrin përsipër rrezik dhe të financojnë këto projekte. Ndaj pas dhjetë vitesh mund të gjendemi në një situatë ku do të shohim që kemi shpenzuar shumë dhe kemi përfituar pak dhe brezat e ardhshëm do të ngarkohen me një barrë të panevojshme borxhi, që do të dëmtojë rritjen e qëndrueshme në afatin e gjatë.

Mendoni se projektbuxheti 2018 është nxitës për ekonominë, ndihmon zhvillimin e biznesit, rrit punësimin apo vijon shpërndarja rutinore e fondeve sipas sektorëve?

Në pamje të parë buxheti duket pozitiv dhe i qëndrueshëm. Të ardhurat totale në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB) pritet të arrijnë në 28.1%, me një rënie të lehtë në krahasim me 28.2% e PBB-së që parashikohet për këtë vit. Qeveria ka vijuar me politikën e konsolidimit fiskal, duke ulur deficitin buxhetor dhe duke planifikuar një ulje graduale të borxhit publik dhe duke rritur njëkohësisht shpenzimet kapitale. Por, duke e lidhur me elementet që përmendëm më lart, buxheti duket më shumë si një tullumbace e bukur, që rrezikon të shfryhet sapo t’i ngulet një gjilpërë. Sa iu përket shpenzimeve ato nuk dalin nga rutina e përhershme, fryrja e kostove administrative, ndërsa vijon e rritet barra e buxhetit për pagesën e pensioneve, në një sinjal që reforma e pensioneve nuk ka dhënë rezultatin e duhur. Dhe teksa FMN dhe BB kanë paralajmëruar se ekonomia do të ngadalësohet vitet e ardhshme për shkak të mbarimit të investimeve të mëdha (TAP dhe Devoll), nga ana e qeverisë shihet një vetëkënaqësi, e nxitur nga investimet e brendshme të larta, por që për fat të keq janë në pjesën më të madhe në ndërtim, duke mos i dhënë vlerë të shtuar ekonomisë në afatin e gjatë. 

Vijon sërish ndryshimi i taksave në baze të paketës së re fiskale. Cilat do të jenë efektet e këtyre ndryshimeve dhe çfarë iniciativash fiskale mendoni se mungojnë në paketën fiskale? 

Në fakt qeveria këtë vit ka patur dy sjellje të kundërta dhe që nuk janë aspak në filozofinë e të majtës. Së pari, në emër të formalizimit të ekonomisë ajo ka ulur kufirin e TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, duke rritur barrën administrative dhe taksat për biznesin e vogël (nëse ky i fundit nuk do arrijë të transferojë në çmimin fundor do të detyrohet ta paguajë vetë dhe të mbyllet). Së dyti, kjo paketë ka lehtësi fiskale të jashtëzakonshme për hotelet me 5 yje, një lëvizje që pritet të rrisë evazionin fiskal dhe të dëmtojë konkurrencën e lirë. Për sa i përket zgjerimit të taksës progresive, ajo thjesht do të rrisë më tej evazionin siç ka bërë dhe taksa progresive mbi pagat që arrin deri në 23%, ku sot shumë individë me paga të larta po regjistrohen si biznese të vogla dhe po lëshojnë fatura, duke shmangur taksat. Është pra e qartë se qeveria nuk ka një plan të qartë se si të luftojë informalitetin, por thjesht po bën lëvizje të pamenduara mirë dhe mbi të gjitha klienteliste.

 

Ambasadori Graf: Ndryshimet e shpeshta fiskale i largojnë investitorët zviceranë

$
0
0
Intervistë e Ambasadorit të Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf: Do të doja të shihja një rritje të investimeve zvicerane në Shqipëri. Për shkak të afërsisë gjeografike dhe faktorëve të tjerë, mendoj se ka një potencial të pashfrytëzuar për më shumë biznes zviceran në këtë vend

Monitor

Qeveria e re ka përpara sfida që kërkojnë angazhim serioz në trajtim, si dhe vendosmëri në zbatimin e reformave. Për ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri, përveç pesë prioriteteve që përcaktohen në raportin e progresit të Bashkimit Europian që shërbejnë si busull orientimi, janë të paktën katër çështje ekonomike që duhet të marrin vëmendje.

Kjo nis nga reforma në drejtësi, tek politikat e punësimit, konsolidimi makrofiskal si dhe përmirësimi i infrastrukturës bashkiake që prek më drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, siç mund të jenë furnizimi me ujë, ujërat e zeza, apo menaxhimi i mbetjeve të ngurta. Graf shprehet se sot, ekonomia po ecën mirë, falë Investimeve të Huaja Direkte si TAP, apo hidrocentrali i Devollit, por e ardhmja shtron para pikëpyetje se cili do ta nxisë rritjen pas përfundimit të këtyre veprave. Në këtë pikë, ai rekomandon një debat të gjerë. Lidhur me investitorët zviceranë dhe interesin e tyre për Shqipërinë, ai vlerëson se ka potencial për zgjerim të këtyre investimeve, por investitorët kërkojnë plotësimin e disa kushteve, për të cilat Shqipëria ka vend për të përmirësuar.

Z. Ambasador Graf, Shqipëria ka një qeveri të re e cila është në fillimin e mandatit të saj. Në opinionin tuaj si përfaqësues zviceran, cilat janë disa nga çështjet më të rëndësishme të brendshme që duhet të adresohen me synim që të ecet përpara në rrugën drejt integrimit në BE?

Gjatë vitit 2017, në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme. Pati një marrëveshje politike midis qeverisë dhe opozitës; u emërua një President i ri; zgjedhjet parlamentare; dhe ngritja e një qeverie të re dhe më të vogël në shtator. Ndryshime të këtij lloji sjellin mundësi, por edhe sfida. Qeveria përballet tani me detyrën e vazhdimit të reformave prioritare pa humbur kohë dhe me mbajtjen e ritmit për vijimin e reformave. Këtu u referohem 5 prioriteteve të raportit të progresit të BE-së për të ecur drejt hapjes së bisedimeve për hyrje në BE.

Më konkretisht, për sa u përket prioriteteve ekonomike, do të rendisja katër çështje kryesore, të cilat në pikëpamjen time do t’i sillnin shumë dobi popullit dhe shoqërisë shqiptare.

(i) Së pari, zbatimi i besueshëm i së shumëpriturës reformë në drejtësi. Unë e shoh këtë si hapin më të rëndësishëm drejt qartësimit të shumë pengesave në zbatimin e ligjit, përmirësimin e mjedisit të biznesit, dhe një konfidence më të madhe për investitorët vendas dhe të huaj.
(ii) Së dyti, politikat e punësimit dhe të krijimit të vendeve të punës duhet të jenë në krye të listës në axhendën e qeverisë. Kjo do të thotë të orientohet zhvillimi ekonomik jo thjesht drejt rritjes, por rritjes së qëndrueshme, e cila prodhon punë dhe të ardhura për qytetarin e thjeshtë shqiptar.
(iii) Një detyrë e tretë është mirëmbajtja e arritjeve të deritanishme në stabilitetin makroekonomik dhe konsolidimin fiskal. Një cilësi më e mirë e financave publike në nivelin e qeverisjes qendrore dhe vendore mund të kontribuojë për të tërhequr më shumë biznes. Për më shumë, financat e forta publike dhe një qasje më me përgjegjësi ndaj borxhit janë një parakusht për të pasur shpenzime më të shëndosha dhe më përfshirëse. Kjo pastaj do të kontribuonte për të luftuar varfërinë dhe për të reduktuar pabarazitë sociale dhe gjeografike.
(iv) Dhe çështja e katërt lidhet me përmirësimin e shërbimeve të infrastrukturës bashkiake si furnizimi me ujë, ujërat e zeza, dhe menaxhimi i mbetjeve të ngurta, si dhe diversifikimi dhe besueshmëria e furnizimit me energji. Këto janë kushte kuadrim të cilat kanë rëndësi për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe përfshirëse, dhe në linjë me kërkesat e BE-së.

Zvicra po asiston Shqipërinë në këto fusha veçanërisht në forcimin e arsimit profesional për të rinjtë, forcimin e menaxhimit të financave publike dhe përmirësimin e klimës së investimeve. Besoj se këto masa janë të rëndësishme për të ulur emigracionin që ende është i konsiderueshëm. Njerëzit do të duan të qëndrojnë në këtë vend, nëse i besojnë qeverisë, nëse gjejnë mundësi për të studiuar dhe për të punuar, dhe nëse shohin mundësi për biznes.

 

Si e shihni përparimin dhe ecurinë ekonomike të Shqipërisë në këtë fazë ku jemi sot?

Ekonomia e Shqipërisë po rritet me rreth 4%. Kjo duket mirë krahasuar me 0.5 deri 1% rritje në 2013/2014. Megjithatë, nëse shoh burimet kryesore të kësaj rritjeje, do ta përshkruaja si një “rikuperim delikat”. Rritja, deri tani, ka ardhur kryesisht nga dy investime të huaja, TAP – Gazsjellësi Trans Adriatik dhe Hidrocentrali i Devollit. Sa e qëndrueshme është kjo rritje? Cilat do të jenë burimet kryesore të rritjes në afat të mesëm dhe të gjatë? Si mund të shfrytëzohet potenciali i plotë ekonomik i Shqipërisë? Pyetje të tilla meritojnë më shumë vëmendje në debatet aktuale. Ajo që Shqipëria ka nevojë është një rritje përfshirëse, e orientuar ndaj vendeve të punës, dhe që ndërtohet mbi reforma të qëndrueshme. Qasja për të arritur këtë është natyrisht e shumanshme. Për shembull, sektori i energjisë u përmirësua në katër vitet e shkuara. Për shkak të klimës, këtë vit Shqipërisë i është dashur të importojë më shumë energji se sa ishte parashikuar. Duke përmirësuar vizionin afatgjatë, këto lloj problemesh mund të kapërcehen.

Si e shihni interesin nga investitorët zviceranë për Shqipërinë? A po rritet ky interes dhe çfarë mund të bëjë qeveria e re për të përmirësuar klimën e biznesit?

E kam deklaruar disa herë që do të doja të shihja një rritje të investimeve zvicerane në Shqipëri. Për shkak të afërsisë gjeografike dhe faktorëve të tjerë, mendoj se ka një potencial të pashfrytëzuar për më shumë biznes zviceran në këtë vend. Por, kompanitë dhe investitorët zviceranë kërkojnë një mjedis biznesi aftësues. Ata kërkojnë parashikueshmëri dhe një mjedis biznesi dhe ligjor të sigurt. Duhet të ketë rregulla dhe këto rregulla duhet të zbatohen. Respektimi i sundimit të ligjit dhe eliminimi e praktikave korruptive është thelbësor. Administrata publike duhet të jetë efikase dhe e besueshme. Ndryshimet e shpeshta në rregullat fiskale dhe të taksave krijojnë konfuzion dhe i largojnë investitorët zviceranë.

Zvicra ka qenë shumë aktive në Shqipëri, duke ofruar grante, asistencë dhe projekte konkrete. Cilët do të jenë sektorët që do të përfitojnë në vitet e ardhshme? A mund të na jepni më shumë detaje?

Zvicra po finalizon një strategji të re bashkëpunimi për katër vitet e ardhshme 2018-2021 së bashku me Shqipërinë. Kjo do të vazhdojë të ndërtojë mbi strategjinë e mëparshme. Por, burimet e disponueshme do të rriten me rreth 20% mbi shumën aktuale prej 20 milionë frangash zvicerane që qeveria e Zvicrës investon çdo vit për të mbështetur përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Sektorët kryesorë janë qeverisja demokratike, zhvillimi ekonomik, infrastruktura urbane dhe energjia, si dhe shëndetësia. Më shumë se 50% e asistencës së qeverisë zvicerane për Shqipërinë shkon drejt nxitjes së zhvillimit ekonomik, infrastrukturës dhe energjisë.

Një shembull i mirë është infrastruktura bashkiake: deri tani sistemet e furnizimit me ujë në Pogradec, Shkodër dhe Lezhë janë rinovuar me sukses. Kjo i ka sjellë përfitim 220,000 qytetarëve përmes furnizimit të përmirësuar, të besueshëm dhe me kosto të arsyeshme të ujit, si dhe shërbimeve më të mira të kanalizimeve. Në vitet e ardhshme, 430,000 qytetarë do të përfitojnë nga rehabilitimi i sistemeve të ujit dhe kanalizimeve dhe përmirësimi i ndërmarrjeve të ujit në 7 bashki të tjera: Kamëz, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Librazhd, Gjirokastër dhe Delvinë.

Sektori i energjisë do të vazhdojë të marrë mbështetje zvicerane. Shqipëria po përpiqet të përmirësojë furnizimin me energji si dhe të diversifikojë burimet energjetike. Një projekt prej 6 milionë frangash zvicerane aktualisht po ngre kapacitetet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për menaxhimin e sektorit të sapoformuar të gazit dhe po ndihmon Shqipërinë që të përfitojë sa më shumë nga TAP – Gazsjellësi Trans Adriatik.

Në katër vitet e ardhshme, mbështetja zvicerane do të synojë edhe burimet e energjisë së rinovueshme dhe eficencën në energji. Dy projekte të reja në këto fusha po përgatiten të financuara nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO). Shqipëria nuk mund të varet vetëm në një lloj burimi energjie – hidrocentralet. Do të jetë shumë më mirë nëse krijon sisteme alternative furnizimi me energji.

Intervistoi: Nertila Maho


Tregu i telefonisë celulare drejt ristrukturimit, pritet të mbetet me 3 operatorë

$
0
0

Tregu i telefonisë celulare po shkon drejt riformatimit. Kompanitë dhe institucionet rregullatore janë në diskutim për numrin e licencave që do të mbeten në treg dhe masat për mbrojtjen e konsumatorit.
Aktualisht në treg janë katër operatorë, Vodafone Albania, Telecom Albania, Albtelecom dhe Plus Telecomunication. Por, duket se së shpejti do të kemi tre operatorë në treg.

 

Sinjali i parë është dhënë nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka bërë të ditur zyrtarisht se ka marrë njoftimin për një marrëveshje që Vodafone Albania dhe Telecom Albania kanë arritur me kompaninë Plus Telecommunication, në bazë të së cilët dy kompanitë e para do të ndajnë të drejtën e përdorimit të frekuencave të Plus Communication.

Kjo do të thotë që Plus do të jetë operatori që do të largohet së shpejti nga tregu.
Diskutimet e operatorëve rregullatorë (Autoriteti i Konkurrencës, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) janë përqendruar në faktin se si duhet të mbrohet konsumatori, pra nëse do të mundësohet një portim i numrave drejt operatorëve të tjerë.

Pasi Vodafone dhe Telecom Albania (ish AMC) vepruan të vetëm në treg për më shumë se një dekadë, duke operuar me çmime të larta dhe fitime të mëdha, konkurrenca u shtua me hyrjen e Eagle Mobile (që sot është pjesë e Albtelecom) e cila nisi aktivitetin në vitin 2001 dhe më pas të Plus Communication në qeshor 2009. Kjo solli një ashpërsim të garës mes operatorëve dhe rënie të fitimeve, por që u shoqërua me ulje të ndjeshme të çmimeve për konsumatorët.

Tashmë që tregu po shkon sërish drejt konsolidimit, konkurrenca pritet të zbutet, duke dhënë ndikim e vet dhe në ofertat për konsumatorët./Monitor.

Shqiptarët i bëjnë lekët llaç e tulla, Europa teknologji e shpikje

$
0
0

Që shqiptarët janë të dhënë pas ndërtimeve, kjo është e dukshme në çdo cep të vendit. Nga zonat urbane tek bregdeti, një sipërfaqe e madhe toke është betonizuar pas viteve ’90, nisur dhe nga nevojat e mëdha për strehim pas tranzicionit ekonomik. Pas një faze maturimi, ndërtimi ka rifilluar me ritme të vrullshme muajt e fundit, kryesisht në kryeqytet dhe bregdet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ndërtimi, sidomos ai i banesave zënë pjesën e luanit të investimeve të brendshme, që është më e larta në rajon dhe Europë. Sipas INSTAT treguesi i formimit bruto të kapitalit fiks (investimet e brendshme materiale dhe jo materiale) përbëhet në 75% nga ndërtimi, 17% nga pajisjet dhe 8% nga të tjera (transport, bujqësi e kërkime minerare). Brenda ndërtimit, gati 60% shkon për banesa. Të dhënat e fundit i përkasin vitit 2015, por nuk ka ndonjë ndryshim të madh në krahasim me 10 vjet më parë, kur ndërtimi zinte 80% të invesimeve të brendshme në ekonomi.

Formimi bruto i kapitalit fiks është pjesë e shpenzimeve të prodhimit të brendshëm bruto dhe tregon se sa nga vlera e shtuar në ekonomi investohet sesa konsumohet. Shqipëria i bën pjesën më të madhe të parave llaç e tulla, një investim që mund të ndikojë në afatin e shkurtër në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë (Shqipëria vijon të mbetet një ndër shtetet me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe Europë).

Europa i përdor paratë krejt ndryshe në krahasim me Shqipërinë. Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2016, investimet e brendshme shkojnë 48% për ndërtim. Pjesa tjetër përdoret në investime në teknologji e shpikje, që rrisin produktivitetin, përkatësisht 31% në pajisje dhe 17% në pronësi intelektuale (shiko grafikun).

Sipas tw dhwnave tw pwrpunuara nga Monitor nga institutet statistikore tw rajonit, edhe në Maqedoni, ndërtimi merr rreth 63% të investimeve, ndërsa pajisjet e makineritë rreth 30%, sa dyfishi i Shqipërisë. Maqedonia është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë, teksa është një prodhues i pjesëve të makinave, si psh katalizatorë nga Johnson Doel, një kompani që kishte të ardhura prej 1.2 miliardë eurosh në 2016-n, tre herë më shumë se sipërmarrja më e madhe në Shqipëri.

Në Mal të Zi dhe Serbi, ndërtimi zë rreth gjysmën e investimeve të brendshme, ndërsa pajisjet e makineritë zënë përkatësisht 37% n Mal të Zi dhe 48% në Serbi.

Kanalizimi i fondeve të lira kryesisht në banesa ka bërë që vendi ynë të ketë peshën më të lartë të ndërtimit në prodhimin e brendshëm bruto në Europë. Me gati 11% të PBB-së, ndërtimi qëndron gati 3 pikë përqindje më lart nga ndjekësi më i afërt, që është Maqedonia. Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja kanë qenë më të frenuar në zhvillimin e këtij sektori, që zë mesatarisht 4-6% të PBB-së. Në vendet e Bashkimit Europian, ndërtimi, i maturuar prej vitesh, zë rreth 5.3% të PBB-së. /Monitor

DHAT: Mbani premtimin, ulni në 18% tatimin për pagën

$
0
0

Ndërkohë kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, propozoi që taksa e banesave për shtëpitë e para të jetë zero. Sipas tij kjo do të stimulonte individët për të blerë një shtëpi. Ai shtoi se për shtëpitë e dyta dhe të treta të paguajnë më shumë.

Bizneset shprehën dje mendimet e tyre për ndryshimin në taksën e pronës, ndryshimin në taksën e infrastrukturës mbi ndërtimet, tatimit mbi të ardhurat personale dhe shtrirjen e skemës së TVSH-së për bizneset qe kanë xhiro më të lartë se 2 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që është aktualisht.

Sipas Monitor.al për sa i përket taksës së banesave, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, propozoi që për shtëpitë e para të jetë zero. Sipas Jakës, do stimulohen individët për të blerë një shtëpi. Ai shtoi se për shtëpitë e dyta dhe të treta të paguajnë më shumë.

Jaka tha se taksa e infrastrukturës, prej 8 për qind mbi çmimin e shitjes për ndërtimet civile ndikon për investimet.

Kreu i Dhomës së Tregtisë u shpreh kundër uljes së pragut të TVSH-së në 2 milionë lekë, pasi kjo sipas tij do të nxisë informalitetin. Ai kërkoi që të mos ketë fare prag TVSH-je, pra të fillojë nga zero.

Për sa i përket heqjes së TVSH-së për ushqimet e shportës bazë, një propozim i deputetëve të LSI, Jaka u përgjigj se produktet ushqimore janë në 70 për qind importe dhe ulja e TVSH nuk do të sjelle përfitim në ekonomi.

Dhoma Amerikane ka ripërsëritur komentet e saj për paketën fiskale. Anëtarët e Dhomës i kanë kërkuar qeverisë që të mbajë premtimin që bëri përpara zgjedhjeve, që tatimi mbi pagat e larta mbi 130 mijë lekë në muaj të ulet nga 23% në 18%. Në paketën fiskale aktuale mungon një nismë e tillë.

“Ulni taksën mbi TAP që të ketë rritje të pagës dhe të deklarimit të tyre”, thanë përfaqësuesit e Dhomës Amerikane.

Në këtë paketë fiskale vumë re se shumë prej ligjeve do përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Dhoma Amerikane ka kërkuar që elemente të rëndësishme duhet të përcaktohen me ligj.

Aktualisht në rastin e TVSH-së, kufiri përcaktohet me VKM. Dhoma ka kërkuar që kufiri të mos ndryshojë nga viti në vit.

Në opinionin e anëtarëve të Dhomës, ligji duhet të përcaktojë qartë detyrimin tatimor duke përcaktuar qartë dhe pa ekuivokë si bazën e tatueshme ashtu edhe normën tatimore. Aktet nënligjore do të duhet më tej të specifikojnë detaje apo japin sqarime, por jo të vendosin elemente tepër llogaritjes së detyrimit tatimor.

Komentet dhe propozimet

Dhoma Amerikane dorëzoi në fund të tetorit komentet e saj për paketën fiskalë në Ministrinë e Financave. Dy ishin vërejtjet kryesore të Dhomës: Së pari, po i lihet hapësirë e madhe Këshillit të Ministrave përmes VKM-ve, sidomos për uljen e kufirit të TVSH-së dhe taksën e pronës dhe së dyti, paketa nuk ka nxitës realë për biznesin. Dhoma mendon edhe se kalimi i taksës së pasurisë mbi bazën e vlerës së tregut është i parakohshëm.

I lihet shumë hapësira KM, kufiri i TVSH-së të përcaktohet me ligj

Nga leximi i projektligjeve të propozuara si pjesë e Paketës Fiskale 2018, anëtaret e Dhomës janë të mendimit qe këto projektligje përcaktojnë vetëm disa parashikime të përgjithshme dhe lënë një hapësirë të madhe për plotësim nga ana e Këshillit të Ministrave. Sipas nenit 155 të Kushtetutës së Shqipërisë “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj”. Më tej, sipas nenit 118 të Kushtetutës, “Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte”. Si në rastin e dispozitave të projektligjit për ndryshime në ligjin për TVSH, te projektligji për ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat si dhe te projektligji për ndryshime në ligjin për taksat vendore, autorizohet Këshilli i Ministrave që të përcaktojë “kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin” e dispozitës ligjore. Por asnjë nga projektligjet nuk parashikon parimet mbi bazën e të cilave do të nxirret akti nënligjor nga Këshilli i Ministrave. Kjo gjë sjell si pasojë lënien e një fushe veprimi të gjerë për Këshillin e Ministrave për të përcaktuar çfarëdolloj kushti apo kriteri për tatimpaguesit që të detyrohen të paguajnë një tatim apo të përfitojnë lehtësira tatimore.

Në opinionin e anëtarëve të Dhomës, ligji duhet të përcaktojë qartë detyrimin tatimor duke përcaktuar qartë dhe pa ekuivokë si bazën e tatueshme ashtu edhe normën tatimore. Aktet nënligjore do të duhet me tej të specifikojnë detaje apo japin sqarime, por jo të vendosin elemente tepër llogaritjes së detyrimit tatimor.

Shembulli tipik është autorizimi i Këshillit të Ministrave për të vendosur kufirin e regjistrimit në TVSH. Dhoma mendon se kufiri i regjistrimit duhet të caktohet në ligj (qofte në një shume të përcaktuar apo një segment ku parashikohet një shumë minimale dhe maksimale, brenda të cilit mund të vendosë Këshilli i Ministrave). Për me tepër , ligji duhet të përcaktojë në mënyrë specifike cilat janë rastet e përjashtimit nga detyrimi për regjistrimin në TVSH apo cilat janë kategoritë e veçanta ku kufiri minimal i regjistrimit mund të jetë i ndryshëm.

Shembull tjetër është autorizimi i Këshillit të Ministrave që të përcaktoje me vendim “aktivitetet që përfshihen në fushën e prodhimit të software-ve si dhe procedurat për zbatimin e nenit që lidhet me normën e reduktuar të tatimit mbi fitimin”. Ashtu siç është formuluar kjo dispozitë, është e paqartë se ku do të bazohet Këshilli i Ministrave për të përgatitur listën e aktiviteteve që përfitojnë nga përjashtimi dhe çfarë procedurash do të rregullojë. Ligji duhej të sanksiononte listën e aktiviteteve sipas Nomenklaturës së Aktiviteteve Ekonomike të cilat do të përfshiheshin në këtë incentivë.

Së fundmi, në projektligjin për taksat vendore lihet e hapur për t’u përcaktuar nga Këshilli i Ministrave miratimi i “metodologjisë për përcaktimin e vlerës së tatueshme të pasurisë së paluajtshme – ndërtesa”, por në kundërshtim me dispozitat kushtetuese të sipërpërmendura nuk parashikohet asnjë parim ku do të bazohet Këshilli i Ministrave për miratimin e metodologjisë.

Ulja e kufirit të regjistrimit në TVSH

Ulja e kufirit të regjistrimit në TVSH, sipas Dhomës, duhet të ketë parasysh parimet e mëposhtme:

(a) lehtësimi i procedurave të deklarimit të TVSH nga bizneset e vogla me deklarime tremujore, heqje gjobash për vonese në deklarim etj., si dhe

(b) mosfutja në TVSH e bizneseve shumë të vogla.

Shqetësim për anëtarët tanë përbën kapaciteti i administratës tatimore (dhe sistemit e-tax) për menaxhimin e një numri të madh subjektesh në TVSH. Kostoja e administratës për menaxhimin dhe kontrollin e këtyre subjekteve duhet të justifikohet me të ardhurat qe ata do të sjellin në buxhet. Shqetësimi tjetër ka lidhje me faktin se fokusi i administratës tatimore nuk duhet të zhvendoset te tatimpaguesit e vegjël pasi dëmi më i madh në buxhet shumicën e rasteve bëhet nga të mëdhenjtë.

Nga ana tjetër, iniciativa në uljen e kufirit të TVSH duhet të shoqërohet me masa të tjera në kuadrin e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin apo tatimin mbi fitimin. Për shkak të ndryshimeve thelbësore në procedura dhe barrë tatimore ndërmjet këtyre dy lloj tatimeve që ndahen te xhiro vjetore 8 milionë Lekë, ka një shtytje të kuptueshme të subjekteve qe të qëndrojnë nën kufirin prej 8 milionë Lekë (përfshirë këtu hapjen dhe mbylljen e NIPT-eve për të njëjtin aktivitet).

Sugjerimi ynë është që ministria të propozoje ndryshimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe atë për taksat vendore që të vendose një mënyrë dhe masë tatimi që iu lejon këtyre bizneseve të vogla formalizmin e tyre pa barrë fiskale të ekzagjeruar. Në këtë këndvështrim, duhet të trajtohen veçmas aktivitetet e shitjes së mallrave dhe ato të shërbimeve për arsye se tek ofrimi i shërbimeve, xhiro prej 8 milionë është më pranë fitimit Neto të subjektit, ndërsa në rastin e shitjes së mallrave, pjesën më të madhe të xhiros e zë vlera e shitjes se mallrave (dhe jo marxhi i fitimit).

Pra, duke i mbetur filozofisë se kush fiton (jo qarkullon) më shumë paguan më shumë, klasifikimi i biznesit të bëhet në bazë të fitimit. Kjo e shoqëruar me lehtësim të raportimit/ dokumentimit për bizneset me xhiro të vogël. Duke u tatuar fitimi dhe jo xhiro do të ketë efekt edhe në kërkesën me të madhe për të dokumentuar lëvizjet e mallrave dhe uljen e presionit për të fshehur të ardhurat/qarkullimin.

Njohja e shpenzimeve të zbritshme për individët

Përfshirja në shpenzime të zbritshme për qëllime të të ardhurave personale (vjetore) të më shumë shpenzimeve, përgjithësisht ato lloj shpenzimesh për të cilat të ardhurat zakonisht shkojnë të patatueshme nga ofruesit e këtyre shërbimeve (p.sh. shërbimet dentare dhe shëndetësore, riparimet e automjeteve, kurset trajnuese ose kurseve jashtëshkollore, qirasë se shtëpive etj.). Rimbursimi i tatimit për këto lloj shpenzimesh do të zëvendësohej në buxhet nga tatimi që do iu merrej furnizuesve.

Futja e taksës së pasurisë së paluajtshme mbi bazën e vlerës së tregut

Taksimi i pasurive të paluajtshme mbi bazë vlere tregu të pasurisë dhe jo mbi bazë fikse është i parakohshëm. Niveli dhe standardi i jetesës është shumë i ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit ku aplikohet takse si përqindje mbi vlerën. Do të rendonte shumë buxhetin familjar të një familjeje shqiptare duke ulur nivelin e konsumit dhe do të ketë impakt negativ në ekonomi. Përpara se të ndërmerren hapa të tillë duhet të analizohet një herë standardi i jetesës dhe mundësia për ta përballuar nga një qytetar shqiptar. Në anën tjetër vendi ynë vijon të ketë probleme të theksuara me pronën ku shumë prona janë të paregjistruara, të palegalizuara, janë të zaptuara etj. Duhet të zgjidhen njëherë ngërçet e krijuara nga ligji i pronës dhe pastaj të kalohet te taksimi i saj. Sugjerojmë qe taksimi i pasurive të paluajtshme të vijojë të jetë mbi bazë fikse i cili sërish është i drejtë sepse bazohet në sipërfaqen që çdo pronar zotëron. Shteti duhet t’iu krijojë mundësi rezidentëve përmes punësimit, zgjidhjes së problemeve me pronën dhe rritjes së standardit të jetesës përpara se sa të kërkojë të vjelë prej tyre.

Mospërfshirja e uljes së tatimit mbi dividendin dhe tatimit mbi të ardhurat personale

Pavarësisht premtimit të qeverisë shohim se Paketa Fiskale 2018 nuk përmban ndonjë dispozitë për uljen e tatimit mbi dividendin si dhe uljen e tatimit mbi të ardhurat personale. Është tashmë e pranuar nga të gjithë që ulja e këtyre dy normave do të jepte një efekt pozitiv në rritjen e investimeve dhe trajtim më të favorshëm të punëmarrësve.

Një tjetër linjë low-cost nga Rinasi: Fluturoni drejt Londrës

$
0
0

Aeroportit të Rinasit, i cili ka çmimet më të larta për udhëtimet në Europë, shumë shpejt do t’i shtohet një linjë low-cost, raporton Klan Plus.

Kompania ajrore “Wizz Air” ka njoftuar se do të zgjerojë operacionet me bazë në aeroportin Luton në Londër.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, deri në qershor 2018 flotës së tyre do t’i shtohen edhe 4 avionë të rinj Airbus 320.

Me zgjerimin e flotës së kësaj linje, që operon kryesisht në Europën Lindore do të nisin edhe  destinacione të reja për në Qipro, Sllovaki, Estoni, Ukrainë dhe Shqipëri.

Gjithashtu, avionët do të përdoren për të rritur edhe frekuencën e udhëtimeve në destinacionet aktuale të kompanisë, si Izraeli, Rumani dhe Kosova.

Fluturimet nga Tirana për në Londër tashmë janë shfaqur në portalin zyrtar të Wizz Air dhe do të kenë një frekuencë prej 3 fluturimesh në javë.

Ato do të nisin nga data 31 maj 2018.

Çmimet sigurisht do të jenë low-cost, dhe duke u bazuar në ato nga Prishtina drejt Londrës pritet të nisin nga 27 GPB vetëm vajtje.

Vlerësuesit e riskut lënë Shqipërinë sërish në zonën e kuqe, “në sitë” politika, ekonomia dhe klima e biznesit

$
0
0

Agjencitë e vlerësimit të riskut të kreditit janë pjesa më e specializuar e tregut për mënyrën sesi paraqesin një vend para investitorëve, kur këta të fundit duan të japin para borxh. E ndërsa një vend për interesin e tij mund të bëjë vlerësime herë pas here, por në hark kohor më të gjatë se tremujor, agjencitë e specializuara që kanë nën menaxhim portofol biznesesh të rëndësishme bëjnë një analizë të pavarur çdo tre muaj.

Euler Hermes, një kompani e sigurimit të kredisë që ofron një gamë të gjerë të bonove, garancive dhe shërbimeve të mbledhjes së arkëtimeve bussines-to-bussines, që ka një operim të gjerë në tregun global mbështetur nga Allianz ka bërë vlerësimin e saj për riskun e vendeve në tremujorin e tretë të vitit. Ky risk i vlerësuar e klasifikon Shqipërinë tek vendet me faktorë problematikë që në hartën e publikuar u përgjigjet ngjyra e Kuqe. Ndër vendet e rajonit me këtë ngjyrë është vetëm Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina. Po kështu këto dy shtete mbeten të vetmet në Europë me këtë nivel klasifikimi.

Në terma afatmesëm vlerësimi është me shkronjën D që i përgjigjet një vlerësimi dukshëm të ulët dhe që përcjell pasiguri të mëdha tek investitorët. Në afatshkurtër, risku i bendit kategorizohet me numrin 4 që do të thotë “RISK i lartë”.

Metodologjia e tyre sikurse shpjegohet në faqen zyrtare bazohet në mbledhjen e informacionit mbi renditjen makroekonomike. Pra analiza e strukturës së ekonomisë, pjesa buxhetore, politika monetare, borxhi publik si dhe gjasat për një destabilizim politik.

Një tregues i dytë i marrë në vlerësim është mjedisi strukturor ku operon biznesi që mat perceptimin e biznesit mbi mbrojtjen ligjore si dhe luftën ndaj korrupsionit.

Së treti, bëhet një ndarje më vete për riskun politik që merr parasysh përqendrimin e pushtetit, efektivitetin e politikëbërjes si dhe pavarësinë e institucioneve që duhet të funksionojnë si të tilla./Monitor

Shifrat e FMN-së: Shqipëria e 105-ta në botë për të ardhurat për frymë, ndër më të varfrat e Europës

$
0
0

Shqipëria renditet e 105-ta në botë nga 189 shtete, përsa i përket të ardhurave për frymë në vitin 2017, sipas shifrave të fundit që janë përditësuar në sistemin e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë. Vendi ynë lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina.

Maqedonia është në vendin e 96, me 5500 dollarë për frymë, Serbia në vendin e 94, me 5600 dollarë. Më mirë është Mali i Zi, në vend të 84 (7071 dollarë për frymë).

Parashikimet e FMN-së janë që deri në vitin 2022, të ardhurat për frymë të çdo shqiptari të arrijnë në 6000 dollarë, duke u përmirësuar lehtë në renditje, për të zbritur në vendin e 100.

Por, e kaluara tregon që Shqipëria nuk ka arritur të ecë më shpejt sesa vendet e tjera në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj, përkundrazi është përkeqësuar. Në vitin 2006 Shqipëria kishte të ardhura për frymë prej rreth 3000 dollarë, por renditej një pozicion më mirë, pra në vendin e 104.

Sa më shpejt që të rritet ekonomia e një shteti të varfër, në krahasim me vendet e zhvilluara, në atë që njihet si proces i konvergjencës, aq më shumë zvogëlohet pabarazia në të ardhura. Por, në Shqipëri ky proces duket se ka ndalur. Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria ka mbetur në mesataren e 30% të BE-së, ndryshe nga fqinjët që e kanë përmirësuar këtë tregues. Madje në vitin 2016, Shqipëria ia kaloi dhe Bosnjë Hercegovina, të arhdurta e të cilës ishin sa 31% e mesatares së BE-së.

Për krahasim, të ardhurat e Maqedonisë në vitin 2016 ishin sa 38% e mesatares së BE-së, nga 34% në 2012-n. Serbia ka të arhdura mesatare sa 36% e mesatares së BE-së, sipas Eurostat.

Banka Botërore, në raportin e saj të rregullt rajonal, publikuar së fundmi tha se me ritmet aktuale të rritjes, Shqipërisë do t’i duhen 60 vite për të arritur mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian.

Edhe sipas renditjes së fuqisë blerëse, Shqipëria është në vendin e 98 në botë, po sipas shifrave të FMN-së, sërish ndër më të fundit në Europë.

Shtetet më të pasura të botës

Shteti me të ardhurat për frymë më të lartat në botë në vitin 2017 ishte Luksemburgu me 90 mijë dollarë për frymë, i ndjekur nga Norvegjia me 74 mijë dollarë, Katari me 69 mijë dollarë dhe Zvicra me 58 mijë dollarë.

Në fund të tabelës renditen shtete si Afganistani, Gambia, Liberia, Nigeri, Sudani, që kanë të ardhura për frymë më pak se 500 dollarë në vit. /Monitor/

 

Bujqësia zvogëloi ritmet e rritjes në 2016, zgjerohet prodhimi i perimeve, pemëtaria dhe blegtoria dobët

$
0
0

Bujqësia shqiptare ndonëse është sektori më pak i maturuar në vend vijon të zgjerohet me ritme shumë të ulta. Sipas të dhënave të INSTAT për 2016 mësohet se rritjen më të madhe e ka pësuar prodhimi i perimeve ndërsa sektori i blegtorisë ka një rritje të vakët. Sektori i bujqësisë ka frenuar dukshëm ritmet e rritjes ne krahasim me një vit më parë.

Në vitin 2016 prodhimi i perimeve është 1.129.101, duke shënuar një rritje prej 9,6 %, krahasuar me vitin 2015. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 373.406 ton, Tiranë me 121.661 ton dhe Berat me 120.105 ton.

Prodhimi i drithërave, në vitin 2016, është 698.400 ton, duke shënuar një rritje me 0,4 %, në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit me 156.530 ton, e pasuar nga qarqet Elbasan me 98.535 ton dhe Korçës me 88.451 ton.

Në grupin e perimeve peshën më të madhe e zënë perimet e njoma me 65,5 %, të pasuara nga bostanoret me 24,5 % dhe perimet e thata me 10,0 %.

Numri i rrënjëve të pemëve frutore në prodhim në vitin 2016 është 10.575.000, duke pësuar një rritje me 3,8 %, në krahasim me vitin 2015.

Numri i rrënjëve të ullinjve në prodhim në vitin 2016 është 6.643.000 dhe ka pësuar një rritje 4,9 %, në krahasim me vitin 2015. Numri i rrënjëve të agrumeve në prodhim në vitin 2016 është 1.044.000, duke shënuar një rritje 9,8 %, në krahasim me vitin 2015.

Sipërfaqja e vreshtave në prodhim është 10, 011 Ha, duke pësuar një rritje me 1,2 %, në krahasim me vitin 2015. Prodhimi i pemëve frutore në vitin 2016 është 261.754 ton dhe u karakterizua nga një rritje prej 7,6 %, krahasuar me 2015. Në vitin 2016 u prodhuan 99.075 ton ullinj duke pësuar një rritje 3,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Prodhimi i agrumeve në vitin 2016 është 40.000 ton, duke shënuar një rritje prej 33,3 %, krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në qarkun e Vlorës me 23.379 ton.

Blegtoria, bie numri i lopëve rritet i deleve dhe dhive
Numri i gjedhëve në vitin 2016 është 492.393 krerë, duke shënuar një rënie me 2,3 %, në krahasim me vitin 2015. Ndaj totalit të tufës së gjedhit dominojnë lopët e qumështit me 72 %. Numri i të leshtave nuk ka pasur ndryshime të dukshme në vitet e fundit. Në vitin 2016, numri i të leshtave është 1.971.933 krerë ose 2,8 % më shumë se në vitin 2015.

Kategoria kryesore e të leshtave janë delet e qumështit me 72,4 % ndaj totalit të tufës. Qarqet ku është më i përqendruar mbarështimi i të leshtave është Vlora me 17,3 %, Gjirokastra dhe Fieri me 15 %. Lezha është qarku i cili ka numrin më të vogël të të leshtave, me 1,7 % ndaj totalit të numrit të krerëve në të gjithë vendin.

Në vitin 2016, numri i të dhirtave është 940.806, me një rritje vjetore 0,9 %, në krahasim me vitin 2015. Kategoria kryesore janë dhitë e qumështit, me 76 % ndaj totalit të tufës.

Qarqet ku është më i përqëndruar mbarështimi i të dhirtave janë Gjirokastra dhe Elbasani me 15 %, ndërsa Durrësi është qarku i cili ka numrin më të vogël të të dhirtave me 2,3 % ndaj totalit. Në vitin 2016 numri i krerëve të derrave ka qenë 181.024 krerë, duke shënuar një rritje vjetore me 5,6 % në krahasim me vitin 2015. Përqëndrimi më madh i numrit të krerëve është në Lezhë me 36,2 % dhe Shkodër me 27,7 % ndaj totalit të gjithë krerëve.

Qarqet me numrin më të vogël përfaqësues të derrave janë: Vlora dhe Elbasani me 3 %, ndërsa Gjirokastra është qarku më pak përfaqësues me 0,7 %, ndaj totalit të krerëve të derrave në të gjithë vendin.

Në 2016, prodhimi i qumështit është rreth 1.2 milion ton, duke rritur me 1,2 %, në krahasim me vitin 2015. Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 160 mijë ton, duke u rritur me 1,27 %, në krahasim me vitin 2015./monitor/


Fshati braktis skemën e pensioneve, numri i kontribuuesve ra me 3.3% edhe janar-qershor

$
0
0

Skema publike e pensioneve për fshatin është duke u përballur me një krizë të vërtete për shkak të rënies së numrit të shpejtë të kontribuuesve, të cilët duket se, nuk e kanë “mirëpritur” rritjen e pagesës me reformëne re te pensioneve.

Sipas statistikave zyrtare te Institutit të Sigurimeve Shoqërore për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, shihet se numri i kontribuuese në zonat rurale ra më tej gjatë gjashtë mujorit të parë 2017 në raport me fundin e vitit 2016

Gjatë janar-+qershor 2017 kanë derdhur kontribute 51,366 persona në raport me 53,168 persona në fund të vitit 2016, me një rënie mbi 3.3 %.

Rënia mësohet të jetë drastike në raport me vitin 2015, ku kontribuuesit e fshatit në skemë gati u përgjysmuan. Në vitin e parë të reformës kontribuuesit nga zonat rurale ishin më shume se 80 mijë persona me një rënie 40.6%.

Teksa reforma e pensioneve synonte të rikthente parimin e drejtësisë për fshatin, ku pensionet të përfitoheshin në bazë të kontributeve, duket se në vend që të sistemohej është deformuar edhe më tej.

Ligji i ri i sigurimeve synonte barazimin e kontributeve të sigurimeve për pensionet rurale me zonat rurale deri në vitin 2018.

Ekspertet e ISSH-së, thonë se rënia e kontribuuesve në bujqësi më shumë se sa reformës, i dedikohet rënies së produktivitetit në këtë sektor. Sipas tyre kjo ndodh për disa arsye, së pari për shkak të produktivitetit të ulët të ekonomisë familjare agrare, urbanizimit dhe braktisjes së bujqësisë, si dhe rritjes së masës së kontributit që duhet të paguajnë fermerët.

Sipas tyre një arsye tjetër është fakti që një pjesë e mirë e fermerëve, kryesisht mosha e mesme dhe afër moshës së pensionit, për shkak të faljes së kamatëvonesave dhe interesave të kontributeve që u bënë në vitin 2014, blenë shumë vite sigurimi (deri në 21 vite sigurimi) dhe duke pasur edhe vite pune në ish-kooperativat bujqësore kanë plotësuar vitet e nevojshme për të përfituar një pension pleqërie.

Po zhvillimet e skemës së sigurimeve për zonat rurale janë deformuar më tej, teksa numri i përfituesve është 161% më i lartë se numri i kontribuuesve, për rrjedhojë edhe deficiti financiar në skemën e fshatit është në të njëjtin trend.

Para reformës, kontributet e drejtpërdrejta që paguheshin nga të vetëpunësuarit në bujqësi mbulonin vetëm 18.7% të shpenzimeve për pensionet rurale, por pas reformës, ky tregues është përkeqësuar. Për pasojë, skema e sigurimeve në fshat po sponsorizohet në një masë edhe më të madhe nga taksat e të gjithë shqiptarëve. Bujqësia dhe fshati, edhe pse punësojnë më shumë se 40% të shqiptarëve, janë gati një sektorinekzistent për nga kontributi në taksa dhe tatime dhe në sigurime shoqërore./Monitor

Tarifat e reja për ujin, ja sa do të paguajnë familjet dhe bizneset në Tiranë

$
0
0

Pas miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë nga Enti Rregullator i Ujit, tashmë vendimi i miratuar në fillim të nëntorit është zyrtarizuar edhe më tej me botimin e tij në “Fletoren Zyrtare”, ku janë specifikuar edhe tarifat e reja për konsumatorin familjar dhe për bizneset në Tiranë.

Tabela me çmimet e reja është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm.

Sipas vendimit të fundit të Entit Rregullator të Ujit, tarifat do të jenë tarifa volumetrike për shërbimin, ku specifikohet se klientët familjarë do të paguajnë 65 lekë/m³.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se klientët publikë do të paguajnë 140 lekë/m³, klientët privatë 155 lekë/m³, klientët e veçantë (prodhim pijesh alkoolike, pijesh freskuese, pishina) 170 lekë/m³, furrat e bukës 95 lekë/m³, për shitje uji me shumicë tarifa do jetë 12 lekë/m³ dhe për HEC-in e Lanabregasit 5 lekë/m³.

Nga ana tjetër, konsumatorët mund të paguajnë tarifë fikse, ku për kategoritë e mësipërme pagesat do të jenë 200 lekë në muaj për klient.

Në vendimin e Entit Rregullator të Ujit publikohen edhe tarifat që do të aplikohen për konsumatorët për largimin e ujërave të ndotura. Vendimi me tarifat e reja do të hyjë në fuqi më 1.1.2018. Shitje e ujit me shumicë për shoqërinë Ujësjellës Ura Vajgurore.

Po në Fletoren Zyrtare është botuar edhe vendimi për shitjen e ujit me shumicë për shoqërinë Ujësjellës Ura Vajgurore, ku thuhet: “Miratohet tarifa e shitjes së ujit me shumicë për shoqërinë Ujësjellës Ura Vajgurore sh.a.: a) Tarifë shitjeje uji me shumicë do të jetë 29 lekë/m³”.

Pagat e arsimtarëve, ja sa do të rriten nga 1 korriku 2018

$
0
0

Buxheti i shtetit në 2018­-n do të akordojë 1 miliard lekë për rritjen e pagave në arsim dhe shëndetësi. Paga do të rritet 5 për qind edhe për punonjësit e arsimit.

Efektet e rritjes do të nisin zbatimin nga 1 korriku. Përfitues nga kjo rritje janë 31,370 punonjës mësimorë në sistemin parauniversitar.

Aktualisht paga mesatare e një arsimtari, pas rritjes që qeveria bëri nga 1 marsi, është 64,650 lekë për mësues të shkollës 9­ vjeçare dhe 67,950 lekë për shkollat e mesme.

Me rritjen 5 për qind që nis nga korriku, paga e një mësuesi në shkollën 9=­vjeçare rritet 3,232 lekë, duke arritur në nivelin e 67,882 lekë.

Për mësuesit në shkollat e mesme rritja e pagës llogaritet 3397 lekë. Për këtë kategori paga mesatare llogaritet të shkojë 71,347 lekë.

Nuk ka rritje pensioni në 2018-ën, vetëm indeksim

$
0
0

Fondi 1.8 miliardë lekë i akorduar për politikat e pensioneve nuk mundëson rritje, por vetëm indeksim për të gjitha pagesat që trajtohen si pensione. Nuk ka pará shtesë as pagat e administratës

Fondi i indeksimit të pensioneve për vitin 2018 do të jetë në vlerën e 1 miliard e 820 milionë lekëve. Sipas raportimeve të Ministrisë së Financave pranë Komisionit të Shëndetësisë dhe të Çështjeve Sociale, edhe fondi i nxitjes së punësimit nuk do të ketë ndryshim nga ai i një viti më parë. Ky fond do të jetë në vlerën e 490 milionë lekëve.

“Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar në vlerën 1 miliardë e 820 milionë lekë. Këtu doja t’i referohesha ligjit 7703 dhe konkretisht nenit për indeksimin e përfitimeve, ku shprehimisht thuhet se pensioni social, pensionet e pleqërisë, ato të invaliditetit, pensionet familjare si dhe të ardhurat nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale indeksohen çdo vit për të kompensuar pasojat e ndryshimeve të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura, për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve”,- deklaroi juristja e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Komision.

Deputetët e djathtë nuk e kanë mbështetur këtë fond, duke thënë se kjo është një shumë nga e cila 640 mijë pensionistët nuk  kanë asnjë përfitim.

Mashtrimi i qeverisë

Pothuajse në të gjitha diskutimet në komisionet parlamentare, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj e ka “shitur” fondin që akordohet në zërin e pensioneve si një shtesë që do të përmirësoje jetesën e pensionistëve në vend. Të njëjtën  retorikë ka përdorur edhe për fondin e pagave, i cili në llogaritjet bazë që janë bërë nga ekspertët, rezulton që të mos favorizojë administratën, por mund të prekë vetëm disa sektorë.

Në projektbuxhetin e vitit 2018 fondi në total për rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2.8 miliardë lekë, ndër të cilat 1 miliard për politikat e reja të pagave dhe 1.8 miliardë për pensionet. Në rast se krahasojmë shifrat e dala nga buxheti i këtij viti dhe buxhetit të planifikuar për vitin e ardhshëm, duket qartë se ka një mungesë  indeksimi sidomos në paga. Këto të fundit nuk kanë asnjë shans të pësojnë rritje, pasi fondi shkon 1 miliard lekë nga 5.5 miliardë që u planifikua këtë vit. Po kështu edhe për pensionet, nuk mund të merret në konsideratë asnjë lloj rritje që do të ndikonte vërtet në xhepat e pensionistëve, pasi fondi ulet me 700 milionë lekë krahasuar me këtë vit.

Pra, nga 2.5 miliardë lekë, fondi tani është 1.8 miliardë lekë dhe këtu Financat bëjnë edhe një gabim të dytë, pasi nuk llogarisin rritjen që pëson numri i personave në pension.  Kjo vlen, edhe për pagat, ku numri i punonjësve në administratë do të pësojë rritje nga 81 617 punonjës, bëhet 81660, dhe paratë që ndahen për politika të reja pagash janë shumëfish më të pakta. Ajo për çka duhet të gëzohen pensionistët është vetëm shpërblimi i fundvitit, i cili edhe ky krahasuar me vitin  e kaluar që i paraprinte zgjedhjeve është përgjysmuar nga 6000 lekë në 3000 lekë.

Shpërblimet

Në datën 9 nëntor, ministri Ahmetaj tha se pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë edhe këtë vit shpërblimin për festat e fundvitit, në vijim të paketës së solidaritetit për pensionistët. Ai foli edhe për rritjen. “Nga muaji maj 2018, pensionistët do të përfitojnë edhe rritjen e pensionit.

Fondi do të jetë 1.8 miliardë dhe indeksimi i pensioneve do të jetë më i lartë se norma e inflacionit. Më tej ai përmendi edhe kategoritë që përfitojnë sipas rastit shpërblim. Pensionistët që do marrin shpërblim: Pensionistët që marrin pension sipas ligjit për pensionet e anëtarëve të ish-kooperativave bujqësore.

Pensionistët që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar dhe pension social. Personat qe marrin trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë. Pensionistët që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ, të Policisë së Burgjeve, të policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të shpëtimit të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Pensionistët që marrin pension për punën e kryer në miniera dhe nën tokë./Shekulli/

Keni në plan të emigroni? Në këto 7 vende mund të gjeni punë

$
0
0

Të kesh një punë, dhe një rrogë në qarkullim është shumë e rëndësishme për të gjithë, pasi kështu e siguron jetesën tuaj atje ku po jetoni, megjithatë sot është bërë e vështirë kjo, por jo në të gjithë botën.

Kështu, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka paraqitur disa shtete ku mund të gjeni punë më lehtë se në disa vende tjera.

Më poshtë ju sjellim këto vende:

1. Norvegjia, konsiderohet si një nga vendet më të begatë për punë

2. Suedia, numri i të papunëve 7.4% të popullsisë.

3. Estonia, ky vend është lider në Evropën Lindore.

4. Zvicra ofron paga dhe pensione të mira.

5. Rusia, ekonomia po shërohet nga sanksionet.

6. Islanda, mund të punoni dy ose tri vende pune me kohë të pjesshme.

7. Kolumbia, ka punë, por standardi është i ulët.

Viewing all 2663 articles
Browse latest View live