Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all 2663 articles
Browse latest View live

Lojërat e Fatit, tregu që qarkullon dhe fiton miliona

$
0
0

Jo rastësisht, sa herë ka ndryshime ligjore që lidhen me lojërat e fatit, ka një lobim të fortë për të mbështetur kërkesat e kësaj të fundit.

Është një nga industritë që ka një qarkullim të jashtëzakonshëm të parave, me një marzh fitimi të lakmueshëm dhe mbi të gjitha, ka një numër të lartë punësimi, edhe pse asnjëherë sektori nuk ka operuar plotësisht në formalitet duke minimizuar përfitimet reale.

Por cilat janë në fakt sot kompanitë që operojnë në treg? Referuar të dhënave zyrtare në faqen e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, sot është i licencuar një subjekt si bingo televizive që është Nacionali, një kazino që është Regency.

Në kategorinë e kazinove elektronike janë 10 kompani: Imperial Casino, V.L.T Albania, Flamingo Albania, Adriatik Game, Astra Albania, Apex-Al, Alba Games, Top Start Kazino Elektronike, M&M Topuzi sh.a., Euro Game 2012. Te bastet sportive rezultojnë tre kompani me licenca aktive: Loto Sport, Top Start, I.T.S.G.A sha.

Edhe te bingot tradicionale janë tre kompani të licencuara ku: Tirana, Telebingo Shqiptare dhe Xhelili sh.a. E fundit në listën e kategorive është Lotaria Kombëtare. Nga viti në vit, tregu duket se ka qenë dinamik, me kompani që janë ngritur duke përjetuar kulmet e tyre të zgjerimit, por edhe rënien dhe zëvendësimin me të reja.

Fitimi i kompanive të lojërave të fatit

16 kompanitë kryesore, që janë subjekt i lojërave të fatit, kanë qarkulluar zyrtarisht rreth 120 milionë euro gjatë vitit 2015 (rezultatet e 2016 nuk janë ende publike), sipas të dhënave të deklaruara në bilancet e tyre dhe fitime prej rreth 20 milionë eurosh (shiko tabelën). Ky është vetëm deklarimi zyrtar, ndërsa informaliteti në këtë sektor mbetet shumë i lartë dhe vlerësohet të arrijë në 70%. Vetë operatorët “zbulojnë” një pjesë të këtij informaliteti kur në shkresën e dërguar Kuvendit, i kërkojnë shtyrjen e hyrjes në fuqi edhe me një vit të ligjit të ri të lojërave të fatit, pohojnë se “të ardhurat nga ky sektor për buxhetin e shtetit në total (tatime, taksa, kontribute direkte, si dhe pagesat në thesar e shpenzimet e tjera të aktivitetit në favor të të tretëve, pra të ekonomisë) janë afërsisht rreth 125 milionë USD në vit”. Kjo shumë është e përafërt me xhiron e deklaruar zyrtarisht, ndërsa ajo reale vlerësohet të jetë tre herë më e lartë, teksa këto kompani nuk punojnë me bankat. Pikërisht ligji i ri duhet të formalizonte llogaritë e tyre, duke disiplinuar deklarimet nëpërmjet regjistrimit online të lojtarëve dhe automateve të lojërave të fatit. Por, kjo nuk u arrit.

Kompanitë kryesore

Ndonëse 2015-a ka qenë një vit pa kampionate të rëndësishme botërore, apo europiane, kompanitë e lojërave të fatit kanë arritur të mbajnë nivele të larta të ardhurash. Në total, qarkullimi i pesë operatorëve kryesorë në këtë sektor, Top Bast, Apex-Al, Astra Albania sh.a., Adriatic Game, Top Start ishte rreth 72 milionë euro, pothuajse i njëjti nivel si në 2014-n, duke zënë rreth 60% të tregut zyrtar të lojërave të fatit.
Operatori më i madh në këtë segment këtë vit ka kaluar Top Bast, që ka arritur të ruajë ritme të larta rritjeje, me 22%, në rreth 2.3 miliardë lekë.

Të ardhura pothuajse të njëjta në rreth 2.3 miliardë lekë ka raportuar dhe APEX-AL, që pas tkurrjes me rreth 3.5% ka kaluar në kompaninë e dytë më të madhe të aktiviteteve të lojërave të fatit në vend.
Astra Albania është operatori i tretë më i madh, me të ardhura prej 2.1 miliardë lekësh dhe tkurrje prej 6% me bazë vjetore.

Adriatik Game dhe Top Start kanë deklaruar rënie të qarkullimit vjetor përkatësisht me 9.6% dhe 4.4%.
Disa prej kompanive raportojnë norma fitimi të larta, ku më fitimprurësja është APEX-Al, që në vitin 2015 kishte një normë fitimi para taksave prej 45%, duke u renditur ndër 10 kompanitë me norma më të larta të fitimeve në vend. Edhe operatorë të tjerë deklarojnë norma fitimi të larta, midis 25 dhe 40% (shih tabelën). Vetëm tre prej operatorëve në këtë sektor deklarojnë humbje, ku performancën më negative e ka Lotaria Kombëtare.

Borxhet nxjerrin TOP Bast nga tregu

Ajo që bie në sy në listën e subjekteve të licencuara dhe aktive në treg është që aktualisht, në listën e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, nuk rezulton më subjekti TOP Bast. Një nga kompanitë më të mëdha të tregut ndër vite duket se nuk u ka mbijetuar aksioneve të tatimorëve për masat antiinformalitet. Të dhënat zyrtare tregojnë se detyrimet afatshkurtra, në bilanc në zërin “të pagueshme për detyrime tatimore” në fund të vitit 2015 rezultojnë 779 milionë lekë (5.8 milionë euro llogaritur me një kurs 133 lekë).

Rritja e detyrimeve tatimore ka qenë stratosferike, po të kemi parasysh që i njëjti zë, në fund të vitit 2014, ishte 264 milionë lekë. Telashet për TOP Bast duket se kanë nisur në vitin 2016, kur në datë 7 korrik 2016 u vendos heqja e lejes së ushtrimit të aktivitetit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Aktualisht përplasja mes kompanisë dhe palës AMLF e Drejtoria Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj është në Gjykatën Administrative të Apelit, e regjistruar më 17 mars të këtij viti. Por, nga një kërkim i thjeshtë pranë Gjykatës Administrative rezulton që TOP Bast të ketë një numër rekord çështjesh të depozituara nga viti 2014 e deri në vitin 2017, ku numërohen 90 të tilla. Shumica e tyre kanë të bëjnë me apelimet e gjobave tatimore që nuk janë marrë parasysh as nga Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve./Monitor/


Zgjedhjet nuk e shthurën buxhetin

$
0
0

Të ardhurat e qeverisë u rritën me 105 milionë euro në gjysmën e parë të vitit, pavarësisht fushatës zgjedhore, e cila në të kaluarën është shoqëruar thuajse gjithmonë me tronditjen e buxhetit.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar-qershor të ardhurat në buxhet arritën 212 miliardë lekë nga 198 miliardë që ishin një vit më parë.

Statistikat e detajuara tregojnë se rritja ka ardhur veçanërisht nga tre zëra, taksat kombëtare, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akcizat, të cilat së bashku kanë sjellë 10 miliardë lekë më shumë se një vit më parë në arkën e qeverisë.

Por ndonëse nuk kanë cenuar ecurinë e të ardhurave, zgjedhjet kanë prekur krahun tjetër të buxhetit, atë të shpenzimeve. Sipas shifrave, shpenzimet e qeverisë u rritën me 28 miliardë lekë ose rreth 210 milionë euro krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2016.

Qeveria ka shpenzuar më shumë si për operacionet e saj të përditshme ashtu edhe për projektet publike. Sipas të dhënave, shpenzimet korrente të buxhetit u rritën me 18 miliardë lekë ndërsa investimet publike ishin 11.6 miliardë lekë më të larta se gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja e fortë e shpenzimeve nuk ka sjellë rritje të borxhit publik. Në gjysmën e parë të vitit bilanci i buxhetit rezultoi me suficit në masën 3 miliardë lekë, pasi edhe pse janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, pagesat e qeverisë kanë qenë me të ulëta se të ardhurat dhe brenda planit të periudhës./TCH/

Punonjësit refuzojnë: Bizneset i kërkojnë shtetit t’u gjejë “spiunin”

$
0
0

Bizneset që kanë mbi 100 të punësuar duhet të ngrinin strukturën e sinjalizuesit  brenda datës 15 korrik dhe të dërgonin pranë Inspektoratit të  Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) gjeneralitetet e personave të përzgjedhur. Ky detyrim u kishte lindur atyre në bazë të ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, që hyri në fuqi në datën 1 korrik.

Por,  disa biznese po hasin vështirësi që të gjejnë sinjalizuesin brenda ndërmarrjes, pasi punonjësit nuk pranojnë ta kryejnë këtë funksion. Drejtuesi i një prej bizneseve më të mëdha në vend, që ka rreth 700 punonjës, thotë se në këto kushte ata janë detyruar t’i nisin një shkresë ILDKPKI-së, ku i vënë në dijeni se në bazë të ligjit për  “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, ata kanë zhvilluar disa herë takime me punonjësit, por nuk kanë arritur të bindin asnjë prej tyre që të bëhet sinjalizues. “Në këto kushte ju drejtohemi Ju, që të na mundësoni gjetjen e një punonjësi, që do të ushtrojë funksionin e sinjalizuesit dhe ne do ta punësojmë atë”, thuhet në shkresën e parë nga “Monitor”.

Në fillim të muajit korrik, Kryeinspektori i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj u dërgoi një shkresë gjithë bizneseve me më shumë se 100 punonjës, ku u kërkohej “të caktohej një njësi përgjegjëse e cila regjistron, heton, administrativisht, shqyrton sinjalizimet për rastet e korrupsionit pranë ILDKPKI sipas ligjit. Për sa më sipër, mbartni detyrimin për ngritjen e njësisë përgjegjëse dhe njoftimin me shkrim të Inspektorit të Përgjithshëm për krijimin e saj së bashku me gjeneralitetet, pozicionet e punës, si dhe kontaktet e punonjësve të caktuar brenda datës 15.07.2017. Shkelja e detyrimeve të përcaktuara në ligj ju ngarkon me përgjegjësi administrative dhe penale”, thuhej në shkresë.

Në Shqipëri ka më pak se 1500 biznese që kanë më shumë se 100 punonjës, sipas të dhënave nga INSTAT. Një pjesë e madhe e tyre e kanë ngritur këtë strukturë, sipas ligjit, por ka dhe nga ata që po hasin vështirësi për të gjetur “spiunin” brenda ndërmarrjes.

Qëllimi i këtij ligji është marrja e informacioneve dhe sinjalizimeve nga sinjalizuesit, njësia përgjegjëse ose e drejtpërdrejtë nga ILDKPKI për rastet e veprave penale të korrupsionit, çdo veprimi ose mosveprimi të kundërligjshëm sipas legjislacionit penal në fuqi, në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose kompetencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave si dhe çdo akt tjetër të ngjashëm me to të kryer në subjektin tuaj nga pronarët, administratorët, drejtuesit dhe cilido tjetër, hetimin e këtyre rasteve nga ILDKPKI dhe përcjelljen e tyre organit të Prokurorisë dhe Policisë kur gjenden elementë të veprave penale të mësipërme./Monitor

Një e ardhme e artë turistike e pret ishullin misterioz shqiptar

$
0
0

Dikur i izoluar dhe shtëpi e personelit ushtarak, ishulli i Sazanit po shndërrohet në një vend të preferuar turistik për shqiptarët dhe të huajt.

Nga Fatjona Mejdini, BIRN

Enver Hoxha, diktatori famëkeq i Shqipërisë, kishte një plan të madh për ishullin e Sazanit. Ai donte ta shndërronte atë në një fortesë prej shkëmbi kundër fuqive Perëndimore që ai druhej se mund të pushtonin vendin e tij.

Ishulli më i madh jashtë Shqipërisë, me një sipërfaqe totale prej 5.7 km katror, ai shtrihet strategjikisht midis detit Adriatik dhe Jon, në mes të ujërave territoriale të Shqipërisë dhe Italisë, ose të ashtuquajturit “Kanali i Otrantos”.

Ishulli ka shërbyer prej kohësh si bazë ushtarake. Forcat italiane e pushtuan atë në vitin 1920 dhe vetëm më 22 tetor 1944, drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore, partizanët e Hoxhës e shpallën çlirimin e tij.

Ndërsa Hoxha me krenari deklaroi se Shqipëria kishte “çelësat e kanalit të Otrantos”, duke iu referuar Sazanit, ai filloi punën për ta shndërruar ishullin në një zonë tepër të fortifikuar.

Sovjetikët ndihmuan me municione dhe ekspertizë, ndërsa dhjetëra tunele – disa prej tyre streha anti-bërthamore – u ndërtuan në ishull. Ajo që Hoxha e dinte të bënte më mirë, sigurisht, ishin bunkerët e tij të famshëm. Rreth 3,600 të tillë u ndërtuan në ishull.

Megjithatë, makineria ushtarake që po ndërtohej në Sazan kishte nevojë për njerëz dhe gjatë 46 viteve të sistemit të diktaturës, rreth 10,000 prej tyre qenë të detyruar të jetonin në zonë.

Familjet e ushtarëve, admiralëve dhe gjeneralëve mbushën ishullin, ndërsa kjo u pasura me infrastrukturë, përfshirë shtëpi, salla kulture, shkollat, spitale dhe ndërtesa të tjera për komunitetin. Jeta e njerëzve lulëzoi midis luftës për të siguruar energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Megjithatë, për pjesën tjetër të Shqipërisë, Sazani ishte një vend misterioz dhe legjendë. Për njerëzit që nuk kishin lidhje me jetën në ishull, kjo ishte një zonë e kufizuar.

As rënia e regjimit komunist nuk e ngriti perden në Sazan. Ushtria shqiptare vazhdoi ta përdorte atë si bazë ushtarake, ndërkohë që policia italiane dhe shqiptare tashmë e përdorte për të gjurmuar aktivitete dhe lëvizje të paligjshme midis dy vendeve.

Në vitin 2015 qeveria për herë të parë lejoi shkurtimisht anije turistike nga Gjiri i Vlorës të ndalonin në Sazan dhe njerëzit mund të shikonin ishullin e fshehur dhe të notonin nga plazhet e tij. Por në vitin 2016 ishulli u mbyll përsëri.

Megjithatë, këtë prill, pasi Ministria e Mbrojtjes, Ekonomisë dhe Turizmit arriti një marrëveshje, ata vendosën ta hapnin përsëri këtë ishull për qëllime turistike nga maji në tetor. Agjencitë turistike në Vlorë e kapën menjëherë këtë mundësi.

Joshje për turistët pavarësisht mungesës së faciliteteve

Një mëngjes korriku, në portin e Vlorës, rreth 200 njerëz po prisnin të niseshin për një udhëtim një ditor me varkë në Sazan – udhëtimi përfshinte edhe gadishullin e Karaburunit.

Vendas dhe turistë nga e gjithë bota u mblodhën të emocionuar ndërsa katër ekuipazhe anijesh po bëni marrëveshjet e fundit me autoritetet e portit.

Ruzhdi Ganiki, një biznesmen nga Peja në Kosovë dhe ka jetuar në Norvegji për 26 vjet, ishte i emocionuar që do të shikonte Sazanin, një ishull për të cilin kishte dëgjuar vetëm në filmat e kohës së komunizmit dhe në lajme, si një bazë ushtarake misterioze në një pozicion strategjik.

“Destinacioni ynë për pushimet verore ishte Saranda, por sapo dëgjova që ishulli i Sazanit ishte një mundësi, e mbajta familjen time dy ditë në Vlorë, vetëm që të kem mundësinë ta vizitoj atë,” tha ai për BIRN.

Lefter Dhima, një nga kapitenët e anijeve që bëjnë turin e ishullit dhe të gadishullit të Karaburunit, tha për BIRN se prania e Sazanit në listën e vendeve ku ata mund të ndalojnë ishte shndërruar në një joshje të madhe.

“Askush s’dëshiron të udhëtojë më me ne, nëse Sazani nuk është në listë,” tha ai.

Megjithatë, aksesi i plot në të gjithë ishullin ende nuk është i mundur. Anijet e kanë të kufizuar vendin ku mund të ndalojnë, pasi gjysma e ishullit është ende e zënë nga një bazë ushtarake.

Në orën 19:00 fiks vizitorët e fundit duhet të largohen nga ishulli, ndërkohë që askush nuk lejohet të kalojë natën atje.

15 kilometrat ujë nga porti i Vlorës deri në Sazan përshkohet për rreth një orë e gjysmë, por kjo s’është problem për turistët të cilët mund të shijojnë pamjen e tufave të delfinëve që notojnë ngjitur. Shqiptarët e mbushin kohën e tyre me valle tradicionale që të huajt i ndjekin me padurim.

Megjithatë, guidat turistike kanë shqetësimet e tyre kur bëhet fjalë për plotësimin e nevojave të udhëtarëve pasi në ishull nuk ka ende ndërtesa.

Migen Xhelo, një operator turistik në Vlorë, tha për BIRN se është e vështirë që turistët të rrinë gjatë në ishull, sepse nuk ka bare, restorante, tualete apo facilitete të tjera.

Ajo që turistët mund të gjejnë tani në Sazan janë plazhe të mrekullueshme me ujë të kaltër, pamje të mrekullueshme, tunele, bunkerë të shumtë dhe rrënojat e qytetit të kohës së komunizmit.

Ndërkohë që një rrugë prej betoni i çon ata në kodër, shumë bunkerë dhe tunele fillojnë të shfaqen në horizont, bashkë me ndërtesat ku familjet ushtarake kaluar vite të jetës së tyre.

Ndërtesa e shkollës fillore e quajtur “22 tetori” – sipas ditës së çlirimit – ka 13 klasa që duket se mbajnë jehonat e zërave të fëmijëve në të kaluarën e largët. Nëpër klasa ka ende disa banka të vjetra.

Pallati i Kulturës është shkatërruar gjithashtu, njësoj si teatri veror dhe bari dhe restoranti i dikurshëm i qytetit.

Xhelo beson se nëse turistëve u ofrohet më shumë informacion mbi ndërtesat dhe qytetin e periudhës së komunizmit, e gjithë eksperienca do të ishte shumë më e mirë.

“Vendi është padyshim historik në shumë mënyra. Me jo shumë investime, ai mund të shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm mesdhetar,” tha ai.

Kur vjen puna te investimi dhe e ardhmja e vendit, qeveria megjithatë ka heshtur. Nuk ka dalë asnjë plan publik për Sazanin.

Pavarësisht mungesës së faciliteteve, pas dy orësh endje deri atje, Ruzhdi Ganiki shprehet se ishulli është edhe më i bukur nga sa e imagjinonte ai.

“Unë jam një patriot i madh dhe do të bëj me mijëra kilometra rrugë për të vizituar vende të mira në Shqipëri,” tha ai.

“Por tani po flasin instinktet e mia të mira për biznes. Ky ishull është flori,” përfundoi ai.

Nastya, 17 vjeçarja nga Kievi që punon në Sarandë

$
0
0

Nga Anxhela Ferra, Dritare.net

Sapo mbërrij në ALER Hotel në zonën e Kanalit të Çukës, Sarandë, më përshëndet Nastya, fillimisht  me “Dobro pozhalovat” dhe më pas “Mirë se vini”.

Nastya është një nga shumë vajza e djem të rinj, të cilët kanë ardhur nga Ukraina për të punuar në ALER Group. Prej disa kohësh, agjencia turistike ALER, bashkëpunon me shkollat e hoteleri-turizëm në Ukrainë. Studentët që janë në përfundim, vijnë në Shqipëri gjatë sezonit të verës dhe bëjnë praktikën. Por, njëkohësisht paguhen nga ALER Group, të cilët në fund i japin edhe një cerifikatë, e cila njihet nga shkolla.

“Prej pak kohësh unë jetoj në Kiev, ku edhe vazhdoj studimet për hoteleri-turizëm. Ishte mësuesja ime, e cila më propozoi për të bërë praktikën e shkollës në Shqipëri, e të punoja si kameriere në ALER Hotel. Për vendin tuaj dija shumë pak gjëra, ndaj edhe në fillim isha pak skeptike. Por, edhe pse është larg nga Ukraina e kulturat tona janë ndryshe, vendosa të vija, sepse doja shumë të njihja më tepër nga Vendi i Shqiponjave,” shprehet për dritare.net.

Nastya është vetëm 17 vjeç dhe Shqipëria është shteti i parë në të cilin ka udhëtuar nga Ukraina. Ndaj edhe emocioni për të ardhur këtu, ishte edhe më i madh.

“Unë nuk kam dal asnjëherë më parë nga Ukraina dhe të vija në një shtet të panjohur dhe larg vendit tim, më frikësonte , por njëkohësisht ishte edhe emocionuese. Kur isha në avion, përjetoja nga të gjitha ndjesitë, emocionin e të bërit diçka për herë të parë, dëshirën për të parë e njohur njerëz të rinj, por edhe mallin për familjen. Edhe pse prindërit e mi nuk jetojnë me mua, pasi janë në një qytet tjetër, përsëri takohemi shumë shpesh. Kurse tani që jam këtej, mundohem të flas sa më shume në telefon, gjithmonë pasi lirohem nga puna,” thotë për dritare.net Nastya, teksa sheh telefonin për të parë dhe sa orë i mbeten për të folur me prindërit.

Nastya ka ardhur në Shqipëri në muajin qershor, ku fillimisht punoi në ALER Hotel në Durrës, e më pas erdhi në Sarandë. Më thotë se jugu i pëlqen më shumë, sepse “plazhet janë një mrekulli e natyrës.”

“Shqipëria është një vend shumë i bukur, moti është shumë i ngrohtë dhe kjo më pëlqen shumë, sepse në Ukrainë është shumë më ftohtë. Ajo që më mrekullon më tepër është pamja, keni det dhe mal në të njëjtin vend.”

Edhe pse punën e nis herët dhe përfundon afër mbrëmjes, Nastya mundohet që çdo natë të vizitojë qytetin. I pëlqen të njihet me njerëzit, të vështrojë lëvizjet e tyre, si sillet një shqiptar, si ecën. Do të njohë çdo gjë nga shqiptarët dhe Shqipëria.

“Unë e nis punën në orën 6:30 dhe duke qenë se ne si staf qëndrojmë në apartament pranë hotelit, kjo më ndihmon shumë në mëngjes, pasi e kam pak problem zgjimin herët. Por, sapo vijmë këtu, vesh rrobat e punës dhe nis shërbimi i mëngjesit për klientët e hotelit. Dita kështu vazhdon, duke mikpritur klientë të rinj e duke i shërbyer atyre që janë me ne prej disa ditësh.

Kur përfundon puna, me vajzat e tjera të stafit shkojmë kryesisht në shëtitoren e qytetit, për tu qetësuar, por edhe për të parë. Më pëlqen shumë kjo pjesa, aq sa ndonjëherë ulem në stol dhe vetëm shoh. Ju shqiptarët, përveç mikpritës, të gatshëm për të ndihmuar dhe të qeshur, jeni edhe një popull i bukur, me shumë të rinj e të reja.

Gjatë shëtitjes shumë prej njerëzve na përshëndesin, sepse e kuptojnë që ne jemi të huaja. Ndonjëherë, ka pasur edhe djem të cilët na kanë ndaluar, ose na kanë ngacmuar. Por, asnjëherë nuk e kanë kaluar kufirin, edhe unë mundohem të ruaj distancën. Sepse jam ende e vogël, e nuk dua të krijoj një lidhje për momentin. Më shumë më pëlqen të krijoj miqësi, me djem e vajza.”

Edhe pse gjuhët e ndryshme, shpesh herë janë barrierë për të komunikuar, veçanërisht në këtë biznes, Nastya thotë për dritare.net, se ndjehet me fat që punon me një hotel, ku turistët janë më së shumti rusishtfolës. Të paktën, deri sa edhe ajo të mësojë shqipen.

“Duke qenë se klientët me tepër janë rusishtfolës, komunikimi nuk sjell asnjë problem. Por edhe me shqiptarët, unë tashmë jam mësuar .

Klientët shqiptarë janë më të mirë se klientët rus apo ukrainas, pasi këta të fundit, janë më shumë kërkues. Veçanërisht kur e shohin që kamerierja është ukrainase si ata, kërkojnë edhe më shumë.

Ndoshta, vij edhe vitin tjetër për të punuar në Shqipëri, e deri atëherë, me siguri që do ta kem mësuar më mirë gjuhën shqipe. Shpresoj vetëm që vitin tjetër, t’i kushtohet më tepër rëndësi pastërtisë së plazheve, pasi tani lënë pak për të dëshiruar. Dhe nuk është mirë që një vendi si Shqipëria, t’i cenohet gjithë kjo bukuri natyrore , për një gjë që rregullohet lehtë./dritare.net

Italia paguan 1 miliard euro pensione jashtë vendit, pengesat që duhet të heqë Shqipëria

$
0
0

Rreth 373 mijë pensionistë italianë kanë zgjedhur të pleqërojnë jashtë italisë duke nxjerrë nga paratë publike të shtetit fqinjë 1 miliardë euro jashtë vendit, shkruajnë mediat italiane. Pjesa më e madhe e tyre zgjedhin Portugalinë, por edhe Shqipëria ka nisur të jetë tërheqëse.

Një pensionit italian me pagesë 1200 euro ne muaj kur zhvendoset në Portugali i rritet automatikisht pensioni në 1500 euro pasi nuk paguan tatimin mbi të ardhurat. Përjashtimi i pensionit nga taksat dhe kostot më të lira i kanë bërë vendet e gadishullit iberik parajsën e pensionistëve Italinë.

Por vitet e fundit edhe Shqipëria është bërë pjesë e tortës së pensionisteve emigratorë. Deri tani besohet se janë diku te 100 pensionistë italianë që pleqërojnë në Shqipëri, por statistikat e sakta mungojnë, thotë Lura Baci, nga Unione Italiani nel Mondo. Përveçse ndikojnë në hyrjen e një sasie të ardhurash në Shqipëri, importi i të moshuarve italianë po ndikon në rritjen e punësimit të dadove, infermierëve dhe në ngritjen e biznesit të azileve, thotë Baci.

Mirëpo ka disa pengesa që duhen kapërcyer. Një problem i madh i pensionistëve italianë që duan të tranferohen në Shqipëri është pajisja me lejen e qëndrimit. Për të marrë lejen e qëndrimit atyre u kërkohet të kenë një banesë në pronësinë e tyre, gjë që bëhet një pengesë e madhe për qëndrimin e tyre në vendin tonë.

Baçi thotë se, ky është një problem shumë shqetësues, për të cilin pensionistët italianë me të drejtë ankohen shpesh dhe kërkojnë një zgjidhje ligjore nga ana e autoriteteve kompetente shqiptare.

Pensionistët italiane po nxisin edhe shërbimet të tjera mbështeste. Dy të rinj italianë kanë hapur një agjenci real estate në Shqipëri, pikërisht për të orientuar të moshuarit italianë që duan të jetojnë në Shqipëri, por edhe të gjithë ata italianë që jetojnë këtu për arsye të tjera.

Baçi thotë se, nëse Shqipëria do të nisë të bëhet atraktive për italianët, do të duhet të zhvillohet biznesi i azileve dhe qendrave të posaçme për trajtimin e të moshuarve. Kostot e ulëta mundësojnë ofrimin e këtij shërbimi me një tarifë mujore më të ulët se 1000 euro, të përballueshme nga shumë pensionistë ndryshe nga vendet e tjera si Italia e Gjermania, ku tarifat mujore janë përkatësisht mbi 2000 dhe 3000 euro.

Nga ana tjetër, fenomeni i transferimit të pensionistëve italianë në Shqipëri sjell pasoja pozitive nga pikëpamja ekonomike dhe sociale: të ardhurat nga pensionet e tyre futen dhe shpenzohen në vendin tonë, rrisin fuqinë blerëse në tregun shqiptar. Po ashtu, prania e tyre, krahas kategorive të tjera të shtetasve italianë, në shoqërinë tonë që synon të bëhet pjesë e familjes europiane, sjell shembuj qytetarie dhe kulture jetese. /Monitor/

Bono thesari, BSH: Interesat me maturim 12 mujor u rritën në 2.14%

$
0
0

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se bonot me maturim 12 mujor u emetuan në ankandin e së martës me një interes mesatar të ponderuar prej 2.14%, nga 2.10% që kishte qenë interesi në ankandin e mëparshëm.

Kërkesa e tregut për bono ishte sërish e lartë, për një total prej 8.8 miliardë lekësh, kundrejt 8.2 miliardë lekëve të shpallura nga qeveria për financim.

Ekspertët bankar vlerësojnë se, rritja e mirëfilltë dhe e qëndrueshme e interesave në tregjet financiare mund të ndodhë vitin e ardhshëm, kur inflacioni pritet të arrijë objektivin e Bankës Qendrore, çka mund të diktojë një kah të ri në kursin e politikës monetare.

Koncesioni 60 mln euro për shkollat e kryeqytetit, koncesionari do fitojë 10.5 milionë euro

$
0
0

Vlera e përgjithshme e projektit të partneritetit publik privat për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet është 8. 8 miliardë lekë, nga të cilat, 814 milionë lekë janë shpronësime që do të paguhen direkt nga Bashkia Tiranë te të shpronësuarit dhe 7.99 miliardë lekë është vlera e koncesionit. Nga shuma e koncesionit prej gati 8 miliardë lekësh, (rreth 60 milionë euro), fitimi i koncesionarit do të jetë 1.4 miliardë lekë, apo rreth 10.5 milionë euro për një periudhë 7 vjeçare, me një marzh fitimi prej rreth 18%.

Të dhënat e detajuara janë paraqitur në studimin e fisibilitetit të hartuar nga Bashkia Tiranë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Kostoja direkte e investimit, pra ndërtimi dhe vënia në funksion e shkollave është përllogaritur në bazë të preventivave, të cilat përfshijnë dhe marzhin e fitimit të kontraktorit. Nga ana tjetër, duke qenë se koncesionari, për vlerat e investuara për këtë qëllim, do të mbulohet në harkun kohor të 7 viteve, minimalisht, duhet të rimbursohet për vlerën në kohë të parasë, si dhe për pjesën e mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme për këtë periudhë.

Për këtë arsye si marzh fitimi Bashkia ka marrë si tavan normën mesatare të obligacioneve të qeverisë shqiptare, për obligacione 7 vjeçare fikse, përkatësisht rezultatet e obligacioneve 7 vjeçare nga viti 2015 deri në 15.09.2016, me një normë prej 6.28%.

Bashkia thotë se ka zgjedhur metodën e partneritetit publik-privat, pasi ajo nuk mund ta bëjë njëherësh investimin në 17 shkolla. “Kosto e ndërtimit të këtij projekti është rreth 84% e buxhetit faktik të Bashkisë dhe në rast se do ta financonte atë, Bashkia jo vetëm që nuk do mund të ofronte asnjë shërbim tjetër, por nuk do të mund të mbulonte as pagat e punonjësve të saj”, thuhet në relacion.

Sipas skemës së PPP-ve, koncesionari e bën investimin dhe më pas ai do paguhet me këste vjetore brenda 7 viteve. “Përmes kësaj skeme, jo vetëm që sigurohet ndërtimi i 17 shkollave në kohë rekord, duke zgjidhur minimalisht çështjen e arsimimit me turne, dhe mbipopullimit të klasave, por duke qënë se të gjitha risqet për mirëmbajtjen dhe përdorimin me kujdes të asetit do të jenë në ngarkim të  koncensionarit, dhe të lidhura dhe me pagesat, kjo do të bëjë që të kemi ndërtime cilësore në dobi të komunitetit”, thuhet në relacion.

Koncensionari do të paguhet përmes kësteve vjetore zbritëse. Kjo mënyrë pagimi do të bëntë që koncesionari të mos vendosej në vështirësi financiare të mëdha gjatë gjithë periudhës së zgjatjes së kontratës së koncensionit. Në vitin e parë kësti do të jetë 1,288,021,874 lekë dhe pas çdo viti do të ulet gradualisht, deri në 996,983,257 lekë në vitin e fundit (shiko tabelën në fund: Shuma e këstit vjetor).

Sipas relacionit, kosto e ndërtimit të një shkolle, në varësi të tipit varion nga 185 milionë lekë (pa ambiente të kopshtit), deri në 376 milionë lekë.

Si do mbulohen shpenzimet

Shpenzimet e koncesionit do të mbulohen përmes të ardhurave të Bashkisë, dhe Granteve të Kushtëzuara që Ministria financave do të japë për këtë projekt.

Të ardhurat e Bashkisë së Tiranës për këtë projekt, do të gjenerohen nga Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore, e cila është vendosur në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 59, datë 30.12.2015, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore për qytetin e Tiranës”.

Të ardhurat nga Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore janë planifikuar të jenë 870 milionë lekë në vitin 2016, ndërkohë që këto të ardhura parashikohet të rriten në 940 milionë lekë në vitin 2017 dhe 1 miliard lekë në vitin 2018. Kjo taksë e përkohshme është vendosur për një periudhë 7 vjeçare dhe për vitet 2019-2022, të ardhurat vjetore parashikohet të jenë rreth 1 miliard lek. Të ardhurat nga transferta specifike nga Ministria e Financave do të jenë në masën 700 milionë lek në vit. Në këtë mënyrë, fondi në dispozicion të Bashkisë Tiranë për kryerjen e pagesave periodike parashikohet të jetë rreth 1 miliard e 700 milion lekë në vit./Monitor


Ja 1000 emrat e përfituesve të kredisë së butë nga Bashkia e Tiranës

$
0
0

Rreth një mijë familje të reja në Tiranë do të përfitojnë sot një kredi të butë.

Këshilli Bashkiak pritet që të miratojë në mbledhjen e sotme listën e atyre që do të përfitojnë nga  zbatimi i programit social të strehimit për kreditë e buta për blerjen e një shtëpie, duke marrë përsipër të subvencionojë interesat e tregut bankar.

Ky është një tjetër premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili deklaroi në marrjen e detyrës rikthimin e kredive të buta si një tjetër alternativë që Bashkia e Tiranës ofron për t’i dhënë fund problemit të strehimit në kryeqytet, krahas programeve të tjera që zbaton prej muajsh.

Targeti kryesor që përfitojnë nga skema e kredive të buta janë kryesisht familjet e reja, por sigurisht që nuk përjashtohen edhe familjet e tjera të cilat nuk kanë mudnësi që të blejnë një banesë vetë.

Kredia do të jetë e garantuar ndaj luhatjeve të tregut.

Kredia do të jetë 3% për 20 vjet dhe çdo interes mbi 3% amortizohet nga Bashkia e Tiranës.

1 Kleorent Qemal Agalliu
2 Korab Sabri Kuçi
3 Esmeralda Ded Kolaj
4 Leonard Ndriçim Karaj
5 Xhulio Islam Moriseni
6 Laureta Shkëlqim Barjami
7 Fatbardha Pal Delia
8 Donalda Kristaq Meta
9 Irdi Ferdinand Apostolaqis
10 Flogert Bashkim Male
11 Armand Xhelil Dumani
12 Rezana Eshref Shehu
13 Korab Selim Kolaj
14 Eduart Eqerem Rama
15 Ndue Gjon Laska
16 Edvin Besnik Lila
17 Oligert Laze Duçellari
18 Hysen Farudin Vrenjo
19 Shpati Naim Braho
20 Bledion Rauf Zykaj
21 Ervis Difrit Zaimaj
22 Kabash Haziz Bakalli
23 Elton Sulejman Vrapi
24 Ardita Neki Çipa
25 Ideal Salih Idrizi
26 Avdi Myftar Muço
27 Aurela Qetsor Jaho
28 Edlir Piro Solis
29 Jonida Lulzim Qyshka
30 Arjan Maksut Kullolli
31 Verona Kol Paskali
32 Endri Spahi Zanaj
33 Blerim Ali Gjoni
34 Ilda Gani Shalqizi
35 Ritmalca Rdvan Perollari
36 Ilmi Ajet Shahu
37 Vasilika Baftjar Deda
38 Ralf Pëllumb Daci
39 Andrea Ryzhdi Dapaj
40 Enea Kurt Shkreta
41 Matilda Mustaf Hadribeaj
42 Fatjon Syrja Avdulaj
43 Matilda Bedri Mcini
44 Parashqevi Koço Nako
45 Driselda Dëfrim Mançka
46 Fation Qani Bojari
47 Andi Qemal Malasi
48 Braçe Servet Shahu
49 Antela Gjolek Shehu
50 Jonida Besnik Fezga
51 Nevila Bujar Gjona
52 Kleard Bashkim Agalliu
53 Denis Behar Korpa
54 Olgert Vangjel Projko
55 Hajdar Hysen Dauti
56 Tedi Muhamet Arifi
57 Hasan Qamil Rrapa
58 Alba Gurim Bazaiti
59 Haxhi Besnik Telhaj
60 Ermira Luan Selfollari
61 Ervin Sotir Zenelaj
62 Klodian Selim Skënderi
63 Roland Myrteza Hallvaxhiu
64 Santiljano Diamantino Capi
65 Romeo Afrim Çollaku
66 Dajana Nikoll Ndoj
67 Emanuela Bashkim Zenelaj
68 Lura Skënder Disha
69 Ervin Enver Tafaj
70 Arben Lutfi Loka
71 Bledar Petrit Buci
72 Rubin Astrit Zhorda
73 Egert Qerim Spahiu
74 Ernald Gëzim Mali
75 Visar Pëllumb Milori
76 Markez Mehmet Nikollari
77 Altin Gezim Çobaj
78 Viron Xhevair Baxhia
79 Donald Ramiz Mezini
80 Rudina Bashkim Braho
81 Asqeri Kosta Këllezi
82 Robert Dhimitraq Ngjela
83 Leonard Marash Deda
84 Panajo Jorgji Nasi
85 Afërdita Prënd Gjoklaj
86 Nertela Avni Mulla
87 Roland Ramazan Hysa
88 Sami Ramo Ramo
89 Sokol Janaq Dhimitri
90 Florida Bashkim Ismaili
91 Majlinda Llesh Përduka
92 Altin Fatmir Tarko
93 Mellani Andon Vesho
94 Florian Shaqir Dauti
95 Sabjola Muhamet Bregu
96 Eriola Shkëlqim Dajlani
97 Emirjan Vladimir Metushi
98 Denada Selim Kallolli
99 Shpresa Rifat Mezini
100 Arban Kujtim Shehu
101 Oltjona Mitre Milo
102 Gani Rexhep Hoxhaj
103 Fatmira Rustem Mulosmani
104 Dritan Sulejman Hajdarmataj
105 Nesti Vasil Aleksi
106 Ilir Vladimir Liço
107 Isuf Sefedin Ademi
108 Hysnije Fejzo Elezi
109 Gentjan Zoi Buda
110 Klodian Kujtim Saliasi
111 Edison Syrja Sulkollari
112 Edlira Veledin Abazi
113 Indrit Arben Fida
114 Klajdi Nikoll Mrruku
115 Florian Xhevat Shimaj
116 Eridon Medi Leka
117 Vjollca Ahmet Duka
118 Anduela Ndue Ndreu
119 Albi Fredi Kolaneci
120 Filjedi Pasko Marolli
121 Blendi Agron Kasemi
122 Erion Shpetim Ferruku
123 Artan Ramazan Patogu
124 Florenc Gjergj Meçja
125 Bojkena Byniamin Rushiti
126 Armand Enver Xhaferaj
127 Redjan Pëllumb Dervishi
128 Stela Ibrahim Karaj
129 Albara Aleksandër Amzaj
130 Besnik Ahmet Hajri
131 Saimir Astrit Hasaj
132 Klarita Muharem Mollaj
133 Bledar Luan Baçi
134 Klaudio Kujtim Duqi
135 Vojsava Haxhi Hoxha
136 Renato Bardhyl Faskaj
137 Enkejda Sezair Metani
138 Ergys Fran Tusha
139 Reivis Kujtim Xhepa
140 Ervin Ilir Koci
141 Inida Fadil Noga
142 Irena Ferman Velaj
143 Dashamir Ferit Deda
144 Edison Jani mecolli
145 lorenc Llazar Biqiku
146 Iva Lemejan Dokle
147 Urita Lemejan Dokle
148 Dritan Agron Haxhaj
149 Migena Gramoz Shehu
150 Alban Haxhi Kërtuka
151 Ermal Selami Fetah
152 Milika Sotir Simoni
153 Ramadan Ramazan Nanushi
154 Brahim Jakup Behari
155 Roland Qamil Rrapa
156 Arjana Hamdi Metaliaj
157 Denis Agron Merdani
158 Kajame Dovlet Kaloçi
159 Blerta Estref Turani
160 Neranxa Nexhip Elezi
161 Genci Flamur Sheme
162 Dhurata Arap Çobaj
163 Judenis Asllan Kamara
164 Elona Agim Vrenezi
165 Lorena Fatmir Llangozi
166 Agron Kadri Koçi
167 Dhurata Idris Bozhiqi
168 Pëllump Ferat Alushi
169 Anamaria Albert Thoma
170 Genc Fatmir Korbi
171 Edison Servet Selimllari
172 Inesa Ilir Dervishi
173 Ervis Petrit Kuca
174 Artan Myfit Redhaj
175 Indrit Xhelo Hitaj
176 Klejdi Remiz Veizi
177 Nertila Islam Hilaj
178 Sokol Nin Rajta
179 Bujar Adem Daci
180 Fatjon Hazbi Kapllanaj
181 Azem Mehmet Xhaferi
182 Nderim Xhemal Çizmja
183 Ervis Rystem Kryeziu
184 Klement Zoto Mahmuti
185 Roland Bashkim Kika
186 Elton Aqif Arapi
187 Henri Vlladimir Peshkatari
188 Kreshnik Luan Ismalaja
189 Alvin Kadri Asimi
190 Olgerta Ali Topi
191 Denis Petrit Disha
192 Fatmir Iljaz Bega
193 Sajmir Hysen Muça
194 Eugent Elez Nezaj
195 Besnik Veliko Ferraj
196 Dritan Maliq Skrapari
197 Irisi Skënder Gjonaj
198 Shkelzen Adem Demiraj
199 Ilir Mustafa Ahmeti
200 Odise Muhamet Zade
201 Juli Gezim Karaj
202 Erlis Qemal Bako
203 Lulzim Mustafa Plaku
204 Alban Albert Gusho
205 Ersjol Qako Dhame
206 Arta Qamil Alvora
207 Blerin Xhemal Kuçuku
208 Elona Riza Jaupaj
209 Altin Vllazi Krimçe
210 Xhevair Ramazan Lami
211 Klediano Pushkim Hamza
212 Eridjola Ylli Karemanaj
213 Artur Xhemal Jazi
214 Enkeleda Dhimitër Zhupa
215 Gjok Preng Tosku
216 Zamira Lek Matoshi
217 Klaudio Dëfrim Hoxhallari
218 Florian Todi Sallo
219 Dritan Sadik Muça
220 Anila Spiro Pekmezi
221 Elva Dylber Leka
222 Armand Avni Domi
223 Elton Petraq Ceca
224 Markela Thoma Baka
225 Engrid Petraq Henaj
226 Klodian Luan Sade
227 Romeo Rrahman Dapi
228 Blertjan Asqeri Maksutaj
229 Altin Tomorr Kaso
230 Ermir Xhemali Milori
231 Ervis Asllan Topalli
232 Endrit Ramazan Çota
233 Elidjon Pëllumb Lulaj
234 Armando Fiqiri Kamberaj
235 Sokol Isuf Çajkri
236 Arsenol Ilmi Basha
237 Aleksandër Martin Caka
238 Gëzim Dilaver Çeliku
239 Aleks Kareman Biba
240 Qamil Bajram Koçi
241 Rexhep Sinan Mici
242 Alma Kujtim Mustafaj
243 Kristina Eduard Vila
244 Elton Nazmi Islami
245 Rudina Muhamet Jaho
246 Sali Shaban Kadriaj
247 Matilda Hyllson Zizolli
248 Alfons Fran Doda
249 Ervis Thoma Kosta
250 Gentian Haki Veliu
251 Altin Nozi Hazizi
252 Everest Shefqet Demiri
253 Anisa Vladimir Peto
254 Xhuliana Asllan Hyka
255 Aranit Mark Bala
256 Klevi Shkelqim Hajdini
257 Ela Izedin Çela
258 Fation Selim Gjuzi
259 Flamur Bejkush Sinani
260 Erlin Sybi Gjolena
261 lorenc Gjergji Pina
262 Denisa Petraq Kola
263 Ergys Halil  Sula
264 Erald Arif Facja
265 Elda Osman Muzaka
266 Feliks Asqeri Hoda
267 Klodiana Xhemal Bena
268 Denada Dhimosten Xhera
269 Saimir Enver Maja
270 Dolers Bernard Kiçi
271 Arjeta Sotiraq Manxhari
272 Ilirian Enver Dahri
273 Roland Selfo Haxhia
274 Brunilda Shahin Hoxhallari
275 Ermir Bajram Ahmeti
276 Xhensila Bekim Sinomati
277 Besfort Xhelil Goxhi
278 Adjola Hatem Kushova
279 Ervis Meleq Sinanaj
280 Elsa Stavri Prifti
281 Briken Udi Nurçe
282 Armand Asllan Musaraj
283 Alton Viktor Gjata
284 Marsida Skënder Mihalçka
285 Godjan Mënir Zhupa
286 Julian Zenal Bardhi
287 Kristi Petraq Kereci
288 Renaldo Manol Tandili
289 Reald Bashkim Kuqi
290 Roland Fatos Mujo
291 Fatos Salih Rama
292 Ermira Afrim Dedej
293 Roland Sulejman Allkurti
294 Medion Shaban Bishaj
295 Bledar Gëzim Bali
296 Leonora Mehmet Laraku
297 Gentjan Riza Grabova
298 Endri Musa Topi
299 Euglena Maksut Qemalaj
300 Armant Agron Fezollari
301 Alfred Reis Hysa
302 Erjon Sali Shuli
303 Flogerta Syrja Alia
304 Elton Xhelal Lika
305 Erkin Xhelal Lika
306 Bledi Pal Bërdufi
307 Edjola Arben Matraxhiu
308 Armina Dajlan Shehaj
309 Ester Ajet Polovina
310 Fitim Tomorr Pepa
311 Hedije Shkëlqim Guxholli
312 Arisa Vladimir Mici
313 Arbër Servet Jonuzi
314 Sena Namik Baka
315 Artur Ymer Hambari
316 Vladimir Sotiraq Zvezhda
317 Erjon Dhame Lito
318 Eva Adriatik Osmani
319 Sonila Ilirjan Kocli
320 Kujtim Iljas Dautaj
321 Jonida Ramazan Beqari
322 Olsi Agim Meli
323 Paulin Nikoll Bajraktari
324 Genti Xhymert Shkalla
325 Adriatik Seit Paci
326 Fatbardh Lazër Pali
327 Guxim Ajet Gogo
328 Nikolin Pjetër Hasaj
329 Besmir Haxhi Vathi
330 Blerim Bislim Hasandoçaj
331 Sonila Ferdinant Bala
332 Genci Pëllump Rakipllari
333 Mariglen Tafil Demçe
334 Noli Skender Yzeiraj
335 Agustin Pjeter Lleshi
336 Orkida Fatmir Isufaj
337 Denisa Ramazan Biba
338 Arban Mustafa Buzha
339 Flutura Llaqi Mëhilli
340 Elton Burhan Qeli
341 Alfred Petrit Xhaferaj
342 Lumturi Xhem Hilaj
343 Julian Filip Dhosi
344 Matilda Bardhyl Çaushi
345 Andi Rustem Gjeçi
346 Kleand Lefter Gega
347 Eduin Agim Tice
348 Rezart Bardhyl Çipi
349 Bledar Musa Strazimiri
350 Flutura Napolon Celibashi
351 Ludian Mikel Tabaku
352 Glen Roland Xhelili
353 Pal Frrok Biba
354 Rezart Rexhep Balla
355 Flora Pjetër Perleka
356 Luan Qazim Çera
357 Mikaela Flamur Bejko
358 Renaldo Beniamin Lika
359 Adriatik Baftiar Progonati
360 Miklovan Mitat Malaj
361 Shkëlqim Dalip Xhemali
362 Denis Platon Xhelili
363 Enerieta Selfo Bega
364 Taulant Visarion Qejvani
365 Florjan Arben Hardhiaj
366 Miranda Shaban Kolaveri
367 Elis Edmond Halili
368 Ketrin Bujar Zeneli
369 Elvin Kujtim Kale
370 Ejona Idriz Zogu
371 Ylber Xhevdet Rina
372 Afërdita Dhori Pitikorja
373 Ardi Thoma Kajana
374 Ilir Artan Kacidhja
375 Klevis Trifon Ziu
376 Enis Demir Dollani
377 Olgert Hasan Hoxhallari
378 Rudin Vezir Zhupa
379 Nelson Bashkim Sinanaj
380 Edvis Gramoz Spahi
381 Klodian Qatip Cibaku
382 Xhevahir Mark Lekaj
383 Mirela Fran Nikolli
384 Dorina Nihat Azo
385 Aleksandër Ndue Smaçi
386 Majlinda Muharrem Gurabardhi
387 Ilian Jordan Mazniku
388 Erdet Bajram Muzhaj
389 Mirdash Imer Mata
390 Aldo Jak Dudi
391 Amilda Arben Haka
392 Ervin Foto Postoli
393 Ronert Raim Penko
394 Alfred Hamdi Methasa
395 Ylber Imerr Bala
396 Fatjon Shefqet Kallmeti
397 Yllka Mehmet Bajro
398 Megi Edmond Bektashi
399 Taulant Bexhet Shyti
400 Blerta Spiro Konomi
401 Sonila Ndue Gjini
402 Enzo Shkëlqim Muho
403 Amarilda Mihal Shabani
404 Ilir Petraq Ziu
405 Amos Astrit Mëzuraj
406 Ledia Dylber Gjiriti
407 Daniela Mitat Mullaj
408 Nertila Përparim Kondakçiu
409 Egert Ramadan Murtati
410 Armand Bilbil Mama
411 Elvis Spiro Tasho
412 Arben Naim Shabani
413 Nancy Refat Tushe
414 Elsuida Pjetër Pulaj
415 Mateo Spiro Kuramano
416 Kestrina Agim Hasani
417 Ergys Nazif Kurti
418 Saimir Thoma Skura
419 Marsel Murat Ramadani
420 Erind Sefer Xheleku
421 Evis Nexhat Tosku
422 Shpëtime Fiqeri Mana
423 Ijoni Fatmir Fagu
424 Çelnike Pasho Malkollari
425 Valbona Mihallaq Gega
426 Erina Ndue Çoku
427 Glodian Fetih Meminaj
428 Mariglen Zeni Allko
429 Sejdie Imer Xhekaliu
430 Antigoni Njazi Laçi
431 Valmira Pandeli Jorgji
432 Ernest Astrit Brahollari
433 Adela Kujtim Lazaj
434 Roland Odhise Dine
435 Donald Agron Hasimi
436 Dorina Pullumb Saja
437 Elvis Petref Hoxhallari
438 Besmir Agim Gjikondi
439 Erlind Kujtim Zaçe
440 Ornel Arben Molla
441 Redon Seit Vathi
442 Erion Nazif Serani
443 Eralda Sami Lila
444 Edmond Ndue Pulaj
445 Maringlen Ilir Dorzi
446 Orgest Qemal Ormëni
447 Skardilajd Brahim Lishi
448 Amarilda Agurim Jonuzaj
449 Daniel Barjam Skënderaj
450 Agim Xhelil Liçaj
451 Elton Tasim Jonuzi
452 Rodolf Nevrus Osmani
453 Dorina Lefter Karroqe
454 Pranvera Haris Plepi
455 Jeta Qemal Toçila
456 Tufik Ramadan Cara
457 Shpetim Ibrahim Barruku
458 Gerald Robert Prifti
459 Jonida Ruzhdi Aliu
460 Marsela Mihal Sina
461 Gentian Ndue Kovaçi
462 Nertila Faslli Haxha
463 Reald Vladimir Kila
464 Freskida Tomor Abazaj
465 Jonid Xhevdet Zhupa
466 Klodiana Haki Difi
467 Myfit Malo Çangollari
468 Elton Ali Muhaxhiri
469 Shpend Tahir Daci
470 Alfred Banush Kullolli
471 Edison Kujtim Gorica
472 Fatjon Vesel Dalipi
473 Silvana Mehmet Telaj
474 Florian Besnik Sadushaj
475 Migena Mustafa Cane
476 Ervis Agron Jaupi
477 Elton Skënder Karapici
478 Viktor Vangjel Tanuçi
479 Arlind Elez Çelaj
480 Besmir Agron Ndreu
481 Ermir Zihni Leka
482 Durim Ramadan Halilaj
483 Istin Shuaip Duka
484 Adela Petrit Kocaj
485 Erda Piro Kaceli
486 Florjan Petrit Toska
487 Stela Andon Shkarpa
488 Geraldo Xhevahir Merkaj
489 Nikolin Thoma Samaraj
490 Rakip Barjam cakollari
491 Roland Pellumb Shehu
492 Flamur Preng Lleshaj
493 Elvis Fatmir Basholli
494 Alvi Shkelqim Minga
495 Rigels Jogji Naci
496 Gjergj kastriot Xhaholli
497 Imelda Mekail Prence
498 Denis Njovit Turabi
499 Erjon Mydeir Muco
500 Erjon Dhulqif Beqo
501 Evisa Isuf Hoxhaj
502 Megi Zini Jaupi
503 Altin Fatmir Ruda
504 Alisona Gezim Mece
505 Genc Bashkim Vozga
506 Klej Izet Dora
507 Dashamir Imerr Kurti
508 Adriana Kasim Hasani
509 Vjosa Syrja Berberi
510 Mikela Isa Mezani
511 Kliton festim rrapaj
512 Denisa Adriatik Murataj
513 Ervin Flamur Grani
514 Edmond Adnan Kukeli
515 Denis Ibrahim Matja
516 Bledar Imerr Gallushi
517 Flamur Ibrahim Lataj
518 Alfred Bashkim Xhafa
519 Jetnor Veli Qyrani
520 Orjola Fatmir baba
521 Iva Niko Kurti
522 Ejona Pirro Kaceli
523 Gani asqiri Hoda
524 Ermira Haqif Zharri
525 Andi Vllasi tanka
526 idriz Sefer haxhiu
527 Ornela Fari Mullalli
528 Ilda Durim Killo
529 Aurida Mehmet Muca
530 Ervina Fatmir Zharri
531 Evison Shke;zen Domi
532 Judmir Jani Dhima
533 Jola Asllan Byluku
534 Sabajeta Fejzi Isufi
535 Orest Kristo Çipa
536 Kleda xhevalin Paloka
537 Ornela Zubo Memushi
538 Asllan Muharrem Hida
539 Orgest Fatmir Arapi
540 Euglen Xhelal mustafallari
541 Gilda Alfred Shehu
542 Pellumb Muhamet Hoxha
543 Bledar Qazim Raseni
544 Jonida Mihal Sadikaj
545 Edison Kadri Kallaja
546 Edina Mehmet Rrokaj
547 Gertjan Xhevdet Goxharaj
548 Genada Fatmit taho
549 Klevi Sotiraq Kocileri
550 Ismet Ahmet Aliaj
551 Krenar Atem Burimi
552 Mateo Ilirjan Jasharai
553 Petrit Agim Bici
554 Abaz Shaban Seferasi
555 Rovena Shuaip Veliu
556 Armando Kujtim Loga
557 Arian Bilal Dushku
558 Aurora Perparim Ferko
559 Dorina Agim Sulce
560 Hysni Hasan Gura
561 Ermal Fari Dinoshi
562 Elda Luan Hallanjaku
563 Enton nevruz Hoxhaj
564 Rajmonda Manol Lena
565 Spartak Adem Skenderaj
566 Dolora Bujar bejte
567 Mirilda Gezim Jaupaj
568 Skerdiljan Mystehak Mucobega
569 Erinda Reshat kazazi
570 Nadire HALIL Lika
571 Dorela Arben Kurani
572 Indrit Xheladin Koci
573 Andi Agron Josifi
574 Rudina kastriot Lalollari
575 Zhuljeta Servet Bregu
576 Blenard Fatmir Hajdini
577 Valmir Dhimitrov Rapi
578 Erjon Pasko Bicja
579 Edlira Vasillaq Thoma
580 Erion Ylli Lamcaj
581 Aida Feta Hoxha
582 Dorjan Zoto Shalari
583 Ariana Idriz Berdynaj
584 Erind Enver Kalemasi
585 Tonin Stak Hilaj
586 Erion Gezim Bullaj
587 Admir Ylli Telhai
588 Ertil Ashi Cana
589 Bersiana Sure Gjoka
590 Vjollca Ferman Velaj
591 Besmir Hetem Salko
592 Fatime Qazim Zela
593 lorenc Haxhi Muca
594 Iva Luan Xhixha
595 Ervis Eduart Lako
596 Adela Adem Koci
597 Roland Selim Shaba
598 Gjergji Kristaq Dano
599 Erjon Enver Qose
600 Endri Hasan Dano
601 Matilda Rexhep Lleshi
602 Julian Gezim Hysi
603 Enisa Bekim Qemalli
604 Elvis Byrhan Leva
605 Xhovan Binok Luci
606 Ervin Shani Muja
607 Ilda Nezmi Celmeta
608 Edgar Hyzni Lluka
609 Rodens Astrit Dosti
610 Ediola Servet Merko
611 Vilma Mark Brozi
612 Blerina Luan Mancellari
613 Madona Gezim Qato
614 Erjon Petraq Nastas
615 Elona Zyber Sinani
616 Danjela Ilir matmuja
617 Jotilda Thoma Gjoka
618 Qazim Luan Ballo
619 Alket Petrit tare
620 Erklina Agim Denja
621 Alketa Ferit Luzi
622 Genci Kristaq Angjellari
623 Roxhensa Adriatik Nake
624 Ardit Agron Kohila
625 Silvana Fatmir Pllumbi
626 Ana Fatmir Qorri
627 Ardita Pjetër Korriku
628 Elvis Vasil Vasili
629 Bernard Aleksandër Gjeçi
630 Ledio Aqif Nuredini
631 Oltion Edmond Subashi
632 Voltiza Dhimiter Prendi
633 Roland Ethem Dura
634 Rovin Viktor Qori
635 Renato Skender Spaho
636 Elisa Qendro Skenderaj
637 Amarild Astrit Zaçe
638 Ejup Hysen Lila
639 Halime Petrit Lile
640 Mimoza Ndue Memaj
641 Bledar Hasan Sina
642 Rudolf Alfons Molla
643 Ajdi Fatmir Spahiu
644 Albana Bashkim tare
645 Mariana Shpresim Kullojka
646 Rolanda Enver Toçka
647 Erion Gramos Ruçaj
648 Elvis Baftjar Perhati
649 Nebi Kasëm Ganellari
650 Mentor Zeqir Muca
651 Dardan Pajazit Cahani
652 Olsi Përparim Aliaj
653 Adrian Albert Nezha
654 Ermal Lavdi Nako
655 Mic Bardhyl Tabaku
656 Rrapi Selim Hajdëraj
657 Genti Pashk Shkurti
658 Jonida Vizhdan Iljazi
659 Daniel Edmond Memushi
660 Armand Haxhi Likaj
661 lorenc Ëngjell Dake
662 Gert Agim Reçi
663 Gerardo Hamza Bleta
664 Eduard Ndue Prenga
665 Oltion Etem Cenaj
666 Aldo Gëzim Gaçi
667 Ermal Mark Nufi
668 Anila Sulo Dajlanaj
669 Erjona Sadetin Fishta
670 Aulona Ligor Stefani
671 Mirjan Hamëz Mehmetaj
672 Alba Gjergj Ngresi
673 Remir kastriot Llakaj
674 Ervin Gani Kola
675 Arben Naim Guxha
676 Arben Ramazan Hasani
677 Valentina Frang Zhivanaj
678 Elton Garip Gozhdari
679 Fation Agron Xhelilaj
680 Besmir Alush Idrizi
681 Shukri Ramazan Marku
682 Ermonel Mihal Monka
683 Juljana Muhamet Bilbilaj
684 Ardit Idriz Korbi
685 Hysni Avdulla Kuçuku
686 Arben Hazbi Xhixho
687 Entela Spiro Cici
688 Sabri Yzedin Çerçizaj
689 Hysen Niko Bajraktari
690 Edi Vesaf Mulla
691 Redinela Ilias Gozhdari
692 Luan Rifat Meta
693 Albana Muharrem Metaliaj
694 Ardit Adriatik Firaj
695 Kelvin kastriot Spirollari
696 Sokol Pjetër Maletaj
697 Enver Asllan Çaushi
698 Lediona Emin Braho
699 Endri Alfred Rumani
700 Fatmondi Muharrem Kolonjari
701 Minushe Dilaver Lazaj
702 Mustafa Ender Prisoj
703 Brunilda Ismet Hylviu
704 Bledar Mina Kreci
705 Rudina Dhimitwr Gjogu
706 Sokol Kujtim Dedja
707 Arjan Gëzim Sadedini
708 Xhiliola Jeto Jaçe
709 Silva Bajram Fejza
710 Jetmir Selim Musaj
711 Elton Shukri Neçi
712 Blerina Xhevat Leçini
713 Eurikela Flamur Minxha
714 Xhesi Qazim Demishago
715 Edison Frang Nikolli
716 Ulpian Bajazit Cahani
717 Elvira Engjell Boçi
718 Luis Faslli Kapllanaj
719 Aurora Ylli Ahmetaj
720 Albjon Xhevit Blloku
721 Gertjon Ferik Aliaj
722 Artan Nuredin Osmani
723 Shpetim Ramiz Kuti
724 Lulzim Mihal Lena
725 Edison Agathokli Proko
726 Eljona Luan Braho
727 Fatmir Sali Nikoçi
728 Jonida Kujtim Brahollari
729 Eno Agim Hoxha
730 Laureta Sako Qirio
731 Dorjana Ilirjan Zhilla
732 Erald Hazbi Kalemi
733 Albana Hamit Balliu
734 Besian Lulëzim Hoxha
735 Arjan Ferhat Zyberi
736 Bojken Valter Rushi
737 Sander Kol Kola
738 Edison Ramis Kaja
739 Erjon Ndue Prekaj
740 Rubin Nihat Grazhdani
741 Endrit Shkelqim Jaçaj
742 Julian Farik Çela
743 Alban Lutfi Kamberi
744 Artenida Petrit Toska
745 Astrit Myslym Halimi
746 Anilda Kujtim Serjani
747 Daniel Astrit Beshello
748 Edlira Gegë Prendi
749 Aurora Lutfi Rushiti
750 Dritan Shefqet Buzani
751 Jolanda Vangjel Alushaj
752 Gertjana Fatmir Lutaj
753 Altin Ali Beraj
754 Daniela Rexhep Shkëmbi
755 Elda Emin Kuqja
756 Armida Ilirian Ali
757 Elda Belul Kamolli
758 Herbon Qemal Selimaj
759 Besmir Maxhun Nezaj
760 Geldon Marash Gjoni
761 Elvis Nexhat Brahimi
762 Armand Miftar Elezaj
763 Eduart Rahman Leka
764 Ilirjan Marko Zhaka
765 Dorina Selim Gega
766 Klodiana Luftar Reçi
767 Endrit Gëzim Hoxha
768 Fabjola Vesel Doçi
769 Ana Kadri Mema
770 Sonila Vladimir Zaloshnja
771 Anxhela Astrit Shehu
772 Harald Robert Gjini
773 Erald Albert Duka
774 Besnik Abaz Hoxha
775 Gentian Pilo Spiro
776 Anila Petrit Busho
777 Gentjan Mane Sulaj
778 Albjona Flamur Brahollari
779 Denisa Bujar Naço
780 Jetmir Enver Kërxhaliu
781 Drini Astrit Mataj
782 Elkjer Josif Lipe
783 Blerina Edmond Xhaferaj
784 Evis Vait Rroko
785 Jurgen Besim Duraku
786 Gentian Pëllumb Mollaymeri
787 Astrit Agim Disha
788 Gerald Bujar Pino
789 Nertil Agim Bilali
790 Hekuran Ameli Tarko
791 Merjeme Muharrem Bakushi
792 Nora Ndue Sinanaj
793 Erisa Gani Hoxha
794 Denis Ilir Hoxha
795 Flaurenda Polikron Kureta
796 Zinetë Nefail Ymeraj
797 Flamur Hysen Manko
798 Flamur Osman Mira
799 Ridvana Mevlut Hoxha
800 Emirjon Nazmi Senja
801 Armela Kujtim Demaj
802 Kristi Ardjan Huqi
803 Migena Ndoc Maletaj
804 Azem Haqif Hysa
805 Marinela Beshir Buzi
806 Elton Defrim Spahiu
807 Gentian Baftjar Rizvanaj
808 Taulant Jonus Nukaj
809 Migena Hyqmet Guri
810 Vullnet Veri Çullhaj
811 Roland Baki Llaka
812 Erinda Sotiraq Kote
813 Rozvana Vangjel Nano
814 Gledis Thanas Prifti
815 Shqipe Lutfi Hoxhaj
816 Elona Gjon Bushpepa
817 Bledar Çerçis Zaçe
818 Oltjon Kujtim Ceni
819 Agustin Tahir Frangu
820 Edi Medin Kokaj
821 Eglantina Elez Pupuleku
822 Rajmonda Petrit Shemshiri
823 Florant Çlirim Qorraj
824 Edvin Thoma Andrea
825 Mikel Palokë Millja
826 Alen Ismail Shehi
827 Nertila Vangjel Zani
828 Kreshnik Avni Baja
829 Renato Skender Matarangasi
830 Flora Skender Haka
831 Çlirim Xhemal Omuri
832 Betim Ded Nikolla
833 Marsela Refit Fejzaj
834 Erand Myslym Hysa
835 Florian Nezir Kuka
836 Olsi Sadik Zani
837 Teuta Ahmet Agalliu
838 Irisa Irakli Thoma
839 Egid Kujtim Hasani
840 Sonila Fidai Mersinllari
841 Nertil Vangjel Dhimitri
842 Kastriot Hasan Cenko
843 Megi Jorgji Mara
844 Ledio Hysni Xhani
845 Ferit Halil Lika
846 Roland Azem Nela
847 Iljan Skënder Kongjonaj
848 Artan Ramiz Nurçe
849 Gjon Preng Gjoka
850 Ana Sabri Halipaj
851 Ema Thoma Andrea
852 Erisel Fatos Qosja
853 Xhelil Ismail Husi
854 Ernest Adem Pupla
855 Boren Lulëzim Hoxha
856 Elona Bejko Gjergjani
857 Ditjon Xhemal Polla
858 Ridvan Behari Abazaj
859 Gentian Zyber Velaj
860 Brenton Arben Bënja
861 Besart Bashkim Fishka
862 Arben Ali Nela
863 Eltjan Mysteak Sulaj
864 Sokol Abdi Kita
865 Artur Ahmet Nikaj
866 Oriana Bardhyl Arapi
867 Bledar Foto Rushiti
868 Klaudia Aleksandër Prenga
869 Fiona Agron Belaj
870 Vilson Andre Muhaj
871 Jonida Ruzhdi Llaci
872 Alma Përparim Hysi
873 Sabrie Avdyl Hoti
874 Marsen Fatmir Korça
875 Julian Fatmir Koçaj
876 Alma Fatmir Ferko
877 Gentiana Qazim Bregu
878 Benardo Haxhi Pllaha
879 Edmir Fadil Hasa
880 Albana Agim Jani
881 Bledar Qamil Hoxha
882 Erjon Nikolla Skënderi
883 Aurora Sadik Lleshi
884 Elton Gani Lami
885 Luan Medin Bariamcanaj
886 Doriana Janul Gjyli
887 Fation Lekë Marku
888 Kastriot Abas Aliaj
889 Klaudio Vasil Çuka
890 Edison Rushan Ruka
891 Artur Robert Ngjela
892 Eljasa Servet Zika
893 Alma Ekrem Muça
894 Artan Mehmet Gjoni
895 Ledjan Lutfi Kaci
896 Ledion Selam Salaj
897 Viktor Piro Tesho
898 Eduart Arif Asllanaj
899 Përparim Sherbet Haka
900 Doriana Lavdi Hazizaj
901 Flori Islam Frashëri
902 Ardena Muhamet Çeço
903 Alda Pavli Kora
904 Ergys Shyqyri Gjoni
905 Esmeralda Besim Bunaca
906 Alvaro Hazis Mema
907 Mariglen Agim Kumaraku
908 Behar Musa Avdiaj
909 Silvana Pandeli Çela
910 Ilirjan Latif Hodaj
911 Klodjan Bashkim Llanai
912 Marpol Petro Koço
913 Afërdita Tetem Alushaj
914 Mirald Vasil Gopo
915 Migena Vexhi Maletaj
916 Elida Polo Çipa
917 Bardhyl Qerim Isaku
918 Agim Qemal Zajaku
919 Arjola Viktor Tafa
920 Julian Lutfi Myrto
921 Gertian Roland Agalliu
922 Daniel Vangjel Shahini
923 Klaudio Viktor Hoxha
924 Rezearta Astrit Ceka
925 Manjola Dilaver Bajraktari
926 Loreta Hyqmet Hado
927 Roland daut Kupi
928 Dhimiter Lesko Selmanaj
929 Ermir Sami Bekteshi
930 Erand Hetem Muharremi
931 Flora Filip Kurbëneshi
932 Armando Fiqiri Goxharaj
933 Enkeleda Geg Rica
934 Alban Ramazan Osmani
935 Enid Enver Hazizi
936 Vagner Iqmet Bushka
937 Indrit Shkëlqim Saraçi
938 Ermela Artan Zenelaj
939 Elvis Arben Sakaj
940 Marjol Kristaq Puka
941 Andi Veli Mehmeti
942 Ernest Mexhit Melani
943 Shpëtim Xhemali Shehu
944 Erjena Muharrem Berisha
945 Margarita Laskë Lazarou
946 Artan Musa Zenelaj
947 Vera Luigj Ndoja
948 Blerina Arian Kaci
949 Daniela Skender Kaja
950 Afrim Gugash Dushku
951 Artur Ferid Hoxha
952 Enkelejd Zeni Ismailaj
953 Leidja Vladimir Çelikler
954 Eneda Agron Veizaj
955 Julian Naim Imami
956 Kledis Josif Paskali
957 Ervin Nikoll Picaku
958 Rexhep Mehmet Korita
959 Arbion Perllat Dalipaj
960 Albin Josif Tanellari
961 Juliana Kujtim Nebiaj
962 Silvi Ilirjan Tare
963 Arben Kadri Elezi
964 Aurela Zaim Murati
965 Ylli Sadin Xhaferri
966 Kastriot Luan Shehu
967 Bardhyl Argjir Zhamo
968 Aurora Loni Gjoni
969 Migena Hekuran Meçaj
970 Irxhi Platon Osmani
971 Nardi Naun Bushi
972 Sopot Abedin Nikolla
973 Dorian Rami Raza
974 Deana Gramos Haskaj
975 Florant Novruz Kapllani
976 Julian Thanas Gjata
977 Eni Gazmen Reça

Ministria e Transportit hap garën për 91 linja ndërqytetëse, ofertat dorëzohen deri më 4 gusht

$
0
0

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi se ka hapur garën për operatorët e interesuar në fushën e transportit ndërqytetës që duan të operojnë të paktën 1 nga 91 linjat e miratuara me një udhëzim të veçantë.

Për këtë është ngritur edhe një komision i posaçëm për vlerësimin e ofertave.

“Komisioni Vlerësues do të shqyrtojë dokumentacionin e të gjithë subjekteve të interesuara për këto linja, që do të aplikojnë deri më datë 04.08.2017, ora 13.00, në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës dhe sipas ligjit do të përzgjedh vetëm një subjekt për linjë, që do të operojë në këto linja” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Bazë të vlerësimit të ofertave do të jenë kriteret e përcaktuara në udhëzimin  Nr. 5627, datë 18/11/2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” si dhe ofrimi i një shërbimi sa më cilësor për transportin në linjat specifike.

Referuar listës së re të linjave rezulton që për qarkun Berat të jenë shtuar 8 të tilla, për Dibrën 4, Durrësi 10, Elbasani 13, Fieri 8, Gjirokastër 9, Korçë 3, Kukës 2, Lezhë 4, Tiranë, 23, Vlorë 8.

Aktualisht Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka shpallur fituesit për disa linja në vend vetëm pak kohë më parë dhe do të vijojë me plotësimin e gjithë linjave të reja.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një reagim nga Shoqata e Transportit Ndërqytetës e cila ka akuzuar ministrinë se miratimi i linjave është dublim i atyre ekzistuese dhe se mbijetesa e kompanive në këto kushte është e pamundur.

Kjo situatë u përshkallëzua edhe në një pezullim njëditor të transportit ndërqytetës për zonën e Juglindjes së Shqipërisë por pavarësisht këtyre kundërshtimeve Transportet deklaruan se do të vazhdojnë me procedurat dhe se do të rrisin kontrollet për përmbushjen e kushteve nga subjektet operuese./Monitor

Ja profesionet që u paguan më shumë në Shqipëri në vitin 2016-n

$
0
0

2016-a nuk ka qenë një vit i mbarë për pjesën më të madhe të punonjësve në Shqipëri, të cilët kanë parë një rënie të të ardhurave të tyre nga pagat.

INSTAT ka publikuar së fundmi tabelën e përditësuar me Pagat mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas aktiviteteve ekonomike, për vitin 2016. Nga 21 sektorë, që raporton INSTAT, 10 prej tyre, apo gati gjysma, rezultojnë me rënie të pagave bruto. Në total, paga mesatare bruto në ekonomi ra me 2.1%, nga 46,829 në 45,845.

Por, cilët janë aktivitetet ekonomike, me pagat më të larta mujore në vitin 2016 dhe si kanë ndryshuar në krahasim me një vit më parë.

Në vend të parë janë organizatat ndërkombëtare, të cilat rezultojnë se i paguajnë më shumë punonjësit e tyre, se në çdo sektor tjetër. Paga mesatare bruto ishte 124,814 lekë në 2016-n. Megjithatë, edhe organizatat e huaja duket se i ka kapur kriza, teksa paga mesatare është -3,351 lekë, apo -2.6 më e ulët se në 2015-n.

Profesioni i dytë më fatlum në Shqipëri është për të gjithë ata që punojnë në banka, ose kompani sigurimi. Paga mesatare bruto mujore e Aktiviteteve Financiare dhe Sigurimit ishte  97,962 lekë në 2016-n. Ky vit ka qenë i mbarë për profesionistët e këtij sektori, që kanë parë një rritje mesatare të pagës me 2,435 lekë, ose 2.5%.

Të tretët në listë janë punonjësit e Informacionit dhe Komunikacionit, me pagë mesatare  70,083, që ka rënë me 1,491 lekë, ose 2.1%, në krahasim me vitin e mëparshëm.

Të katërtit, Aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe teknike kishin një pagë mujore prej 69,115 lekë në 2016-n, por në vlerë absolute ata kanë pasur rritjen me të lartë me 7,206 lekë, apo 11.6%. Megjithatë, më shumë sesa fakti që profesionistët duket se kanë filluar të vlerësohen, kjo ka lidhje dhe me rritjen e pagave referencë për profesionet e lira, nga janari 2016, por që u rrëzua në shtator nga Gjykata Kushtetuese.

Në vend të pestë janë ata që punojnë në aktivitetin e Furnizimit me Energji Elektrike, Gaz e Avull dhe me Ajër të Kondicionuar, me pagë 68,355, një rritje e lartë me 8.7%.

Renditjen e vijon Industria nxjerrëse, me një pagë mesatare bruto prej 59,574, por që ka parë rënien më të madhe në vlerë absolute me 4,261 lekë, apo 6.7% më pak. Ky ka qenë një vit i vështirë për këtë industri për shkak të konjukturës së pafavorshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Në vend të shtatë është aktiviteti i Administrimit publik dhe i mbrojtjes, me pagë mesatare 58,548 lekë, me një rënie prej 1.2%.

Për arsimin, 2016-a ka qenë i mbarë, pasi ka parë një rritje të pagave me 4.4, apo me 2,412 lekë, për të arritur në 57,140 lekë.

Në vend të nëntë janë Aktivitete të tjera shërbimi, me pagë mesatare 49,875 lekë, me rënie 1.3%.

Shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale kanë pasur një rritje mesatare të pagës mujore me vetëm 500 lekë në 48,410 lekë.

11 profesionet e tjera kanë një pagë mujore më të ulët se 45 mijë lekë (shiko tabelën). Pagën më të ulët e ka “Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit”, kryesisht kamarierët, të cilët paguhen edhe me bakshishe.

Të ulëta i kanë pagat edhe ata që ofrojnë Shërbime në shtëpi, që për më tepër kanë parë një rënie të lartë, me rreth 4000 lekë, nga 33,211 në 29,221 lekë në vitin 2016./Monitor

Kriza energjetike, importet e kufizuara të energjisë nuk mjaftuan për të përballuar thatësirën

$
0
0

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se KESH e mbajti Fierzën në nivel të kënaqshëm deri në fund të muajit mars; megjithatë, importet e energjisë qenë të kufizuara në periudhën janar-qershor dhe të pamjaftueshme për të kompensuar për mungesën e reshjeve.

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, dy kompanitë publike të gjenerimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, KESH dhe OSHEE, deklaruan që vendi ishte në prag krize për shkak të thatësirës dhe mungesës së reshjeve që ushqejnë basenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin – burimi kryesor i prodhimit të energjisë në vend.

Më 21 qershor, drejtori teknik i OSHEE Haki Musfata –produkt i marrëveshjes politike parazgjedhore midis kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha – porositi hapjen e procedurave për importimin e 285.6 GWh energji me vlerë të përgjithshme prej 16.4 milionë euro si dhe me çmim mesatar prej 57.4 euro për MWh. Periudha e importimit qe nga data 28 qershor deri më 31 korrik.

Një javë më vonë, drejtori joteknik i OSHEE, Adrian Çela – i cili zëvendësoi Mustafën pas zgjedhjeve – urdhëroi hapjen e procedurave të reja të prokurimit për import shtesë nga data 7 deri më 31 korrik. Në këtë tender, OSHEE bleu 105 GWh energji me vlerë 7.2 milionë euro dhe me çmim mesatar 68.2 euro për MWh.

Në total, vetëm për të siguruar furnizimin e korrikut, OSHEE do të shpenzojë 23.6 milionë euro.

Kjo situatë krize erdhi si pasojë e rënies drastike e prodhimit nga hidrocentralet publike dhe ato private si dhe reagimit të plogësht të KESH dhe OSHEE për të ruajtur rezervën energjetike duke e kompensuar në kohë mungesën e reshjeve me importe të energjisë elektrike nga vendet e rajonit.

Thatësira ul prodhimin

Përgjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka importuar mesatarisht rreh 25 për qind të nevojave të saj, por niveli i importeve ka variuar nga 49 për qind e konsumit në vitin 2007 në 13 për qind eksporte neto në vitin 2010. Në vitin 2016, prodhimi vendës i energjisë mjaftoi për të mbuluar të gjithë konsumin si dhe realizoi një eksport neto modest. Situata paraqitet ndryshe në vitin 2017.

Të dhënat e vëna në dispozicion të BIRN nga Enti Rregullator i Energjisë përmes një kërkese për të drejtë informimi, tregojnë se prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri për periudhën janar-prill 2017 ka rënë me 20 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila menaxhon kaskadën e Drinit, pësoi rënie në prodhim me 19 për qind ndërsa hidrocentralet private dhe me koncesion patën rënie me 28 për qind. Rënie të konsiderueshme pati prodhimi në katër hidrocentralet e privatizuara nga Kurum, Ulza, Shkopeti, Bistrica 1 dhe 2 me 30 për qind ndërsa hidrocentrali privat Peshqesh pësoi gjithashtu rënie me 23 për qind. Hidrocentrali i Banjës, i cili ka hyrë në prodhim për herë të parë verën e kaluar, prodhoi gjatë kësaj periudhe një sasi modeste prej 51 milionë KWh, e barazvlefshme me 2 për qind të prodhimit kombëtar.

Fierza pranë minimumit historik

Pavarësisht se rreshjet qenë të pakëta, niveli i Hidrocentralit të Fierzës u mbajt në kuotë të lartë prej 281 metrash mbi nivelin e detit deri në muajin mars, duke qëndruar afro 1.6 metra mbi nivelin mesatar shumëvjeçar të këtij muaji. Por në muajt në vijim, niveli i Fierzës ra me shpejtësi duke arritur në vetëm 272 metra mbi nivelin e detit në muajin qershor.  Në qershor, niveli i Fierzës qe 17.5 metra më i ulët se sa mesatarja shumëvjeçare dhe vetëm 1.1 metra më lartë se sa minimumi shumëvjeçar i shënuar në vitin 2002. Rënia e nivelit të Fierzës mbart pasoja të dyfishta për prodhimin pasi nga njëra anë ul prodhimin si pasojë e prurjeve më të pakta ndërsa nga ana tjetër ul eficencën e prodhimit të energjisë nga përdorimi i të njëjtave burime ujore. Mirëmenaxhimi i kaskadës së Drinit përmes mbajtjes në nivel të lartë të Fierzës mund të sjellë një luhatshmëri deri në 40 për qind për çdo metër kub ujë të përdorur.

Shqipëria ka prodhuar mesatarisht 5 miliardë KWh energji elektrike përgjatë 15 viteve të fundit ndërkohë që ka konsumuar mesatarisht 6.5 miliardë KWh me një deficit mesatar të mbuluar nga importet në masën 1.5 miliardë KWh. Por prodhimi në Shqipëri luhatet në varësi të reshjeve dhe cilësisë së menaxhimit të kaskadës dhe për rrjedhojë, deficiti është luhatur nga 49 për qind e konsumit në krizën e vitit 2007 në një suficit prej 13 për qind në vitin 2010.

Importe të pamjaftueshme

Megjithëse prurjet dhe prodhimi qenë shumë më të ulëta gjatë fillimit të vitit 2017, OSHEE u kufizua në importin e sasive relativisht të vogla të energjisë në muajt janar-maj ndërsa në qershor importet ranë më shumë si pasojë e pasigurisë të shkaktuar nga emërimi i një “drejtori teknik” nga qeveria, ndërsa vetëm në korrik filluan importet në shkallë të gjerë për të shmangur krizën në furnizim. Megjithatë, të dhënat e ERE tregojnë se ulja e nivelit të Fierzës, ndonëse u përkeqësua në qershor, kishte filluar që në prill. Kështu, niveli i Fierzës në prill 2017 qe 279 metra, afro 8 metra nën mesataren shumëvjeçare ndërsa në maj ai ra në 9 metra nën mesataren shumëvjeçare.

Gjatë kësaj periudhe, KESH ndërmorri vetëm praktika të optimizimit të energjisë në sasi të vogla, praktikë që nënkupton shitjen e energjisë në orët pa konsum dhe marrjen e saj në orët me konsum për të optimizuar përfitueshmërinë ekonomike.

Ndërkohë që importet qenë të pakta, niveli i Fierzës ra me shpejtësi. Në janar, OSHEE bleu 9.5 milionë euro energji në treg të parregulluar me çmim 51 euro për MWh ndërsa në shkurt bleu 10 milionë euro të tjera ndërkohë që çmimi fluturoi në 65.2 euro për MWh. Në total gjatë periudhës janar-korrik, OSHEE bleu 50 milionë euro energji në treg të parregulluar me çmim mesatar 54.2 euro për MWh.

Për muajin gusht, importet u rritën më tej. OSHEE bleu përmes një ankandi 434 mijë MWh, e barabartë me gati 80 për qind të konsumit të pritshëm për këtë muaj me vlerë të përgjithshme prej 29.9 milionë eurosh dhe me çmim mesatar prej 69 euro për MWh, çmimi më i lartë i shënuar deri tani dhe një nga çmimet më të larta në dekadën e fundit.

Importet pritet të vijojnë të larta edhe për muajt e ardhshëm duke tharë financat e OSHEE. Kompania ka përfituar gjatë viteve të shkuara nga ulja e kostos së importeve të energjisë duke kursyer dhjetëramilionë euro si pasojë e prodhimit më të lartë. Por rikthimi te importet do ta detyrojë të shkurtojë planin e vet të investimeve për të paguar këto importe.

 

Habiten të huajt: Pse Shqipëria nuk është në gjendje të zgjidhë nevojat elementare për të jetuar?!

$
0
0

Shqipëria po përjeton një bum turistik. Por, sa e përgatitur është ajo të përballojë këtë fluks të turistëve të huaj, përballë infrastrukturës së dobët, problemeve me kapacitetet akomoduese, cilësinë e shërbimit? Zak Topuzi: Është e pafalshme që sot Shqipëria të vuajë menaxhimin e mbeturinave, mungesën e ujit të pijshëm, ndërprerje energjie ose tension të ulët, trajtimin e ujërave të ndotura…

Monitor

Valbona, e cila menaxhon një hotel në bregdetin e Golemit, është jo vetëm e zënë me punë këto ditë, por edhe shumë e acaruar nga ndërprerjet e energjisë dhe ujit. “Aktualisht kam disa dhoma me klientë të huaj gjermanë dhe suedezë dhe nuk di ç’t’u them”, pohon ajo. Për një grup polak, që i erdhi më 2 korrik, ajo pohon se u detyrua të blinte ujë me bote. “Punimet para pallatit për ujërat e zeza po i bëjnë tani”, ankohet ajo.

Një tjetër shqetësim i saj lidhet me konkurrencën që vjen nga apartamentet që nuk paguajnë taksa. “Autobusë të Kosovës vijnë dhe mbushin vilat dhe apartamentet përreth. Ata paguajnë energjinë si familjarë. Taksa nuk kanë dhe kanë fitime të larta”. Si rrjedhojë, ajo është e detyruar të ofrojë çmime të ulëta për të mbetur konkurruese dhe çmimet e hotelit i mban në rreth 25 euro/nata. Turistët, që vijnë në Shqipëri, pohon ajo, janë kryesisht aventurierë dhe synojnë edhe çmimet e lira.

Të gjithë këto probleme po e bëjnë të pendohet që ka zgjedhur të investojë në turizëm. Ajo shton se edhe të huajt habiten se si Shqipëria nuk është në gjendje të zgjidhë nevojat elementare për të jetuar.
I të njëjtit mendim është edhe Zak Topuzi, sipërmarrës i Hotel Mondial dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA). “Është e pafalshme që sot Shqipëria të vuajë menaxhimin e mbeturinave, mungesën e ujit të pijshëm, ndërprerje energjie ose tension të ulët, trajtimin e ujërave të ndotura, mungesën e një transporti publik të standardeve dhe të kthehet çdo vit në një kantier ndërtimi në sezonin pik”, pohon ai.
Problemet vijojnë të jenë të mëdha, tha Jimmy Lama, Shoqata e Tur-operatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA), duke nisur që nga kapacitetet akomoduese, transporti publik, guidat, pastërtia etj.

Por, pavarësisht këtyre problemeve, Shqipëria këtë vit po përjeton një rritje të ndjeshme të turistëve, përveç atyre tradicionalë, nga Kosova dhe Maqedonia, ku pjesën më të madhe e zënë polakët e çekët. Agjencitë polake parablenë dhomat në shumë hotele në Durrës. Përveç kompanisë polake ITAKA që operonte në Shqipëri, sivjet ka nisur operimin dhe një tjetër kompani e madhe turistike Rainbow, e cila nisi një linjë direkte charter gjatë gjithë sezonit, nga qershori në shtator, me rreth 200 turistë polakë çdo javë. Por sivjet patëm dhe turistët e parë nga Ukraina dhe Bjellorusia, falë dhe heqjes së vizave me këto vende, sipas të dhënave nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS).

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se të huajt që kanë vizituar Shqipërinë në gjashtëmujorin e parë të 2017-s për qëllime pushimi janë dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar këtë vit ishte 561 mijë, nga 229 mijë vitin e kaluar, me një rritje 144% krahasuar me janar-qershor 2016, raportoi INSTAT.
Por sa e përgatitur është ajo të përballojë këtë fluks të turistëve të huaj, përballë infrastrukturës së dobët, problemeve me kapacitetet akomoduese, cilësinë e shërbimit?

Zak Topuzi, pohon se Shqipëria ka problem me kapacitetet akomoduese dhe i mungojnë shërbimet për ata që duan turizmin e detit dhe të rërës. Megjithatë, ai thotë se ka një angazhim serioz të qeverisë për turizmin.

Zak Topuzi

Është e pafalshme që sot Shqipëria të vuajë menaxhimin e mbeturinave, mungesën e ujit të pijshëm, ndërprerje energjie ose tension të ulët, trajtimin e ujërave të ndotura, mungesën e një transporti publik të standardeve dhe të kthehet çdo vit në një kantier ndërtimi në sezonin pik

Jahtet, tendenca e të pasurve shqiptarë: Ja milionat e shpenzuara

$
0
0

Rriten blerjet e jahteve dhe sidomos skafeve vitet e fundit. Nga Holanda te Franca dhe Malta, ja flamujt që po zgjedhin për regjistrim pronarët e rinj. Milionat që i ikin Shqipërisë nga transaksionet jashtë kanaleve të saj dhe si po përfiton Mali i Zi nga turizmi dhe projektet e suksesshme. Transaksionet i kalojnë 20 milionë euro

Nga Nertila Maho, Monitor

Miliarderët janë shpesh pjesë e titujve “bombastikë” të mediave në botë dhe, në shumë raste, për stilin ekstravagant të jetesës së tyre. Kanë supermakina, megajahte, hotele dhe bëjnë pushime që të krijojnë iluzionin e një bote tjetër, të një bote ireale. Shqipëria, edhe pse një pikë oqeani, duket se nuk i ka shpëtuar tendencës që kanë super të pasurit për të shijuar në maksimum aksesin që të jep ky status.

Së fundmi, një tendencë që po përvijohet është zotërimi i një jahti duke kaluar nga faza e qiramarrjes në atë të të qenët pronar. Burime nga operatorët e tregut që kryejnë edhe negociatat apo asistojnë në transaksione, thanë për “Monitor” se, në harkun e më pak se një viti janë blerë shtatë jahte, por numri i tyre është shumë më i madh. Pyetja që lind vetvetiu është: Ku janë këto jahte, pse nuk i shohim në brigjet shqiptare?
Në fakt, shumica zgjedhin t’i mbajnë larg Shqipërisë, në brigjet e Montekarlos në Monako, të Kanës në Francë, në Holandë, dhe më i afërti me Shqipërinë, në Tivat të Malit të Zi. Ka edhe nga ata që zgjedhin të prekin herë pas here brigjet shqiptare, por ky veprim nuk u krijon problemin e zakonshëm që lind nga burokracia, sepse regjistrimi i tyre është bërë nën flamurin e një shteti tjetër, që rëndom mund të jetë Malta, Holanda, Italia, Qiproja apo Monako.

Volumet kanë ardhur në rritje dhe këtë e konfirmon edhe tendenca që ka pasur importi i mjeteve të tjera lundruese ku motoskafë, varka me motorë dhe gomone kanë shënuar nga viti 2012 në 2016 një shifër prej 4165 njësish të importuara, me një vlerë kumulative prej 4.5 milionë dollarësh, sipas burimeve zyrtare.

Por ndërsa për këtë kategori është e lehtë të kuptosh vlerën e shpenzuar, për jahtet, transaksionet kryhen në kanale jashtë Shqipërisë por që përmes agjencive negociatore mund të krijosh një ide mbi milionat që qarkullojnë. Dorian Mersini, avokat për çështjet detare, shprehet se interesi ka ardhur në rritje, por transaksionet që bëhen nuk kalojnë përmes Shqipërisë. Ai shton se janë të paktën 20 milionë euro blerje jahtesh që janë bërë në vend, nga të cilat, Shqipëria ka humbur 4 milionë vetëm nga mosarkëtimi i TVSH-së së zhdoganimit .

Kush po i ble?

Jo çdokush mund të blejë një jaht, në shumë raste jo për hir të shpenzimit të parë që është vlera e këtij mjeti, por më tepër për koston e mirëmbajtjes dhe të akostimit. Këto janë ato që përbëjnë sfidën e vërtetë dhe sidomos në një shtet si Shqipëria, ku infrastruktura është e dobët dhe jahtet shihen me dyshim si të ishin “gomone” që janë bërë herë pas here pjesë e lajmeve me aksione policorë dhe antikanabis. Nëse e merr një jaht, me logjikë ai duhet të qëndrojë në ujë dhe jo të magazinohet diku, kjo fazë e bën atë thjesht një mjet të rëndomtë.

Por kush po i ble në fakt jahtet sipas biznesmenëve dhe sektorëve ku operojnë? Pothuajse në të gjithë sektorët ka nga një emër përfaqësues, por vitet e fundit, janë kryesisht ndërtuesit, të cilët kanë blerë jahte, industria e lojërave të fatit ka qenë e interesuar gjithashtu, si dhe bankierët. Këta të fundit, ku shumica janë të huaj por jo vetëm, vijnë nga një tjetër kulturë, ku të pasurit e një jahti nuk përbën diçka të jashtëzakonshme, por një mënyrë për t’i shpëtuar rutinës. E në këto kushte kanë edhe jahtet e tyre, për aq kohë sa edhe shtetësia e huaj dhe një mjet i regjistruar nën një flamur joshqiptar ua bën më të thjeshtë situatën.

Nuk është e vështirë të gjesh emrat e atyre që kanë sot një jaht, kjo pasi në faqet e kompanive që kanë kryer transaksionet dhe regjistrimet e tyre nën flamurin e shtetit tjetër, pikërisht blerësit kanë lënë edhe përshtypjet për shërbimin e kryer, gjithsesi më shumë sesa emrat e përveçëm, rëndësi po marrin tre pika: shqiptarët po ndjekin tendencën e blerjes së jahteve, Shqipëria po humb paratë nga transaksionet e kryera që nuk kanalizohen përmes saj dhe duket se asgjë nuk është gati në terren për t’ju përgjigjur kësaj tendence.
Një ngërç duket se e shkaktoi një moratorium i gjatë i aplikuar nga ish-qeveria Berisha dhe një politikë e zbehtë e rregullimit të këtij sektori nga qeveria Rama, e cila erdhi vetëm pak muaj pas heqjes së ndalimit.

Ku po i mbajnë sot jahtet shqiptarët

Sot, shqiptarët po i mbajnë jahtet e tyre edhe në Porto Montenegro që ndodhet në Tivat, në Malin e Zi. Në këtë port ekziston opsioni i qiramarrjes me afat të gjatë nga 10 në 30 vjet për një vend akostimi. Në total, në këtë port janë 450 vende për akostim. Nga viti 2009, kur nisi aktivitetin, janë shitur 200 prej tyre. Kostoja për akostimin e një jahti me afat 12-mujor dhe me një gjatësi prej 15 metrash është 3500 euro, por edhe kjo varion sipas parametrave specifikë të çdo jahti.

Bonus në rastin e Portit të Tivat është fakti që Porto Montenegro, ashtu si një pjesë e mirë e porteve me koncesion apo privatë të jahteve, ofron lehtësi si furnizim me karburant pa taksat mbi çmimin final, çka e bën shumë ekonomik udhëtimin, si dhe pjesën e pijeve dhe verës sërish “tax free”.

Një pjesë tjetër e atyre që kanë jahte zgjedhin t’i mbajnë edhe në Holandë dhe kjo sepse procedura e regjistrimit nën flamurin e tyre është pa burokraci, madje mund të plotësohet edhe online, me një vlerë nga 220 euro në 350 euro, ndërkohë që tarifat e akostimit variojnë sipas portit.
Në Shqipëri, sipas ekspertëve, regjistrimi kthehet në një makth për qytetarët, pasi legjislacioni mbetet ende i pafreskuar me kërkesat e kohës dhe hapat që kanë bërë shtetet europiane. Mbetet ndoshta pjesa që kemi përafruar më pak.

Rritet importi i gomoneve, skafeve dhe varkave me motor

Të dhënat tregojnë se ka një tendencë gjithnjë në rritje për blerjen e një mjeti lundrues. Një jaht në kufijtë 20-25 metra nis minimalisht me vlerën nga 500 mijë euro dhe sipas madhësisë dhe faciliteteve të integruara në të, rritet edhe çmimi, që shkon në miliona euro.
Por jo të gjithë mund të përballojnë shpenzimet marramendëse që ka një mjet lundrues i klasifikuar si jaht. Ndaj një pjesë e mirë e atyre që gëzojnë një status ekonomik të kënaqshëm dhe ndajnë pasionin për peshkimin, eksplorimin dhe adrenalinën që të jep deti mjaftohen edhe me mjete lundruese më ekonomike, siç mund të jenë skafet, gomonet por pse jo, edhe motor uji që rëndom njihen si jet ski.

Por si paraqitet importi për këto mjete nga viti 2012 e deri në fund të vitit 2016. Në vitin 2012, kur ende kishim moratoriumin në fuqi janë importuar të paktën 84 gomone, që fryhen me ajër ose gaz në një vlerë kumulative prej mbi 67 mijë dollarësh. Në vitin 2013, kur u hoq moratoriumi, importi për këto gomone shkoi në 130 njësi dhe vlera në para e tyre, 114 mijë dollarë. Në vitin 2014 u importuan 221 njësi gomone, me një vlerë 137 mijë dollarë. Kulmi për këtë kategori do të ishte viti 2015, 616 njësi dhe vlerë 248 mijë dollarë. Në vitin 2016, edhe pse numri është i ulët, vetëm 121, vlera e tyre kap rekordin 318 mijë dollarë, çka tregon për import të gomoneve më të shtrenjta, pasi çmimi mesatar për njësi ka arritur 2628 dollarë.

Nga viti 2012 deri në fund të vitit 2016, në total janë importuar 365 motoskafë dhe vlera e tyre arrin në 1.66 milionë dollarë. Mesatarisht, çmimi për njësi është 4669 dollarë. Viti kur janë importuar më shumë motoskafë është 2015, me105 të tillë, kurse në vitin 2016, rezultojnë vetëm 75 njësi.

Në listë janë edhe mjetet e tjera lundruese si varka me motor apo jet ski, që arrijnë në shifrën 2023, nga një luhatje prej 90 minimalisht në vitin 2012 dhe 282 në vitin 2013. Vlera e importeve për këtë kategori është 1.9 milionë dollarë, me çmimin mesatar për njësi prej 718 dollarësh, por që çmimi i varkave ulet dukshëm nga mesatarizimi me çmimin e jet ski (shiko grafikët në fund të shkrimit).
Në total, ajo që vihet re është tendenca e shqiptarëve për t’u pajisur me mjete lundruese, ku një pjesë e mirë kanë shkuar edhe në funksion të turizmit, siç janë kryesisht jet ski, por edhe për përdorim individual.

 

Intervistë me Dorian Mersini, avokat për çështjet detare: “Ja kush po blen jahte”

Shqipëria duhet të lehtësojë procedurat, të përmirësojë infrastrukturën dhe t’u përgjigjet kërkesave të kohës lidhur me zhvillimin e nautikës shqiptare. Sot ka një rritje të interesit nga milionerët shqiptarë “për t’u arratisur” nga rutina me një jaht privat, por burokracitë që hasin e kthejnë aventurën e relaksit në një stres më vete.

Në një intervistë për “Monitor”, Dorian Mersini, avokat për çështjet detare, shprehet se interesi ka ardhur në rritje, por transaksionet që bëhen nuk kalojnë përmes Shqipërisë. Të paktën nga 20 milionë euro blerje jahtesh që janë bërë, Shqipëria ka humbur 4 milionë vetëm nga mosarkëtimi i TVSH-së së zhdoganimit. Më problematike sesa kjo janë burokracitë në vend, në rast se kërkon të kryesh një blerje të tillë luksoze. Gjithsesi, sipas Mersinit nuk i ka kufizuar shqiptarët që të blejnë superjahte dhe t’i regjistrojnë nën flamuj të tjerë.

“Kjo praktikë regjistrimi nëpërmjet dhënies së flamurit, u lejon këtyre shteteve të kanalizojnë në sistemet e tyre fiskale transaksionet mbi shitje-blerjen e barkave, shërbimeve që lidhen me to, si dhe t’u ofrojnë mundësinë e akostimit të tyre në marinat dhe portet e vendit të flamurit. Ndërsa për fatin tonë të keq, Shqipëria qëndron në heshtje si një spektatore, e cila ende nuk e konsideron sektorin si një burim të rëndësishëm të ardhurash, dhe nuk parashikon asnjë strategji shtetërore”, – shprehet Mersini.

Si shfaqet sot tendenca e jahteve në vend?

Përpara se t’ju sqaroj për pyetjen tuaj, ju përgëzoj dhe më vjen mirë që revista juaj gjithnjë ka shkruar rreth kësaj teme, për të ndihmuar lexuesin të kuptojë sa më shumë rreth jahteve, që fatkeqësisht për shqiptarët, ndër vite e për shumë arsye janë konsideruar si një “mollë e ndaluar”. Gjithsesi, le të fokusohemi tek e ardhmja e këtij sektori në Shqipëri dhe të harrojmë të kaluarën, pasi vetëm kështu mund të përcjellim një frymë pozitive dhe relaksi, tepër e rëndësishme për shqiptarët këtë sezon vere.

Le t’i rikthehemi pyetjes. Tendenca për të zotëruar një jaht sot është përhapur ndjeshëm te një pjesë e mirë e biznesmenëve shqiptarë, të cilët sot, pas dekadave pune në biznes, kanë mundësinë financiare të eksperimentojnë në investime të tilla. Ata më shumë se kurrë sot kanë nevojë të ndiejnë lirinë, qetësinë, privatësinë dhe luksin që ofron deti në bordin e një jahti.

Për më tepër nuk duhet harruar se bregdeti shqiptar ka një magji të veçantë, në mungesë të infrastrukturës rrugore përgjatë vijës bregdetare, pjesa më e madhe e tij paraqitet krejtësisht e virgjër dhe mund të aksesohet vetëm me rrugë detare. Pikërisht ky fakt e bën udhëtimin detar me jaht, të duket si një lloj aventure për eksplorimin e vendeve të reja. Kjo tendencë është tepër e vlerësuar nga turistët e huaj të jahteve, të cilët këtë përvojë mund ta realizojnë vetëm në Shqipëri, pasi në vendet e tjera, popullsia është zhvilluar përgjatë vijës bregdetare.

Nga të dhënat që dispononi a është rritur kërkesa për blerje jahtesh dhe kush po i ble?

Po, sot mund të themi me siguri se kërkesa për të blerë jahte apo për t’i marrë ato me qira, është në rritje, kjo referuar pikërisht asaj çka përmenda më lart, rritjes ekonomike të vendit tonë dhe të bizneseve shqiptare. Gjithsesi, duhet pasur parasysh se mungesa e kulturës dhe përvojave të shqiptarëve me barka, e bën kërkesën të jetë disi e brishtë. Jo mirë e menduar. Në shumicën e rasteve, emocionale. Më shumë tendencë momenti ose mode, se sa stil jetese. E rëndësishme është që shqiptarët që kanë mundësinë financiare, së fundmi kanë filluar të hedhin hapat e parë në zotërimin e barkave dhe marrjen me qira të tyre. Me kalimin e kohës, patjetër që kjo tendencë do të kthehet në një stil jetese për ta dhe fëmijët e tyre. Çdo kulturë e re kërkon kohën e vet për t’u zhvilluar me qëndrueshmëri.

Gjatë 10 viteve të fundit mund të shprehemi se transaksionet e shitblerjes së jahteve në Shqipëri kanë njohur një rritje të ndjeshme, pasi kanë kaluar shifrën e 20 milionë eurove. Kjo shifër, edhe pse e lartë në dukje, është e papërfillshme, nëse i referohemi vlerës së lartë të tyre për njësi. Gjithashtu, nëse do të krahasonim ecurinë e kësaj tendence në vendet fqinje si: Greqi, Itali, Mal i Zi apo Kroaci do të vërenim që Shqipëria është shumë mbrapa në këtë drejtim. Arsyet pse vendi ynë nuk po arrin ta përvetësojë maksimalisht këtë tendencë, referuar vendeve fqinje konkurrente, është se në Shqipëri, ky sektor është zhvilluar në mënyrë rudimentale, sipas iniciativave sporadike nga vetë biznesmenët shqiptarë. Ende sot nuk kemi një strategji të qartë investimesh konkrete dhe afatgjatë. Nuk ekzistojnë marina apo porte të përshtatshme për pritjen dhe shërbimin e jahteve, sipas kërkesave të kohës.

I vetmi port në vend që mund të quhet marinë jahtesh, është ai i Orikumit. Një vend si Shqipëria, me 450 kilometra vijë bregdetare duhet të zotëronte minimalisht 10 porte të tillë, me rreth 4000 vende akostimi, vetëm për nevojat vendase. Ndërsa për të qenë konkurrues në rajon duhet të zotëronte të paktën 30 porte, me një kapacitet kompleksiv prej gati 18.000 vende akostimi. Nuk duhet harruar se sot, në Shqipëri, rezultojnë të regjistruar rreth 5000 barka të dimensioneve nga 5 metra deri në 20 metra.

Klientela e jahteve luksoze, përpara se të vendosë për regjistrimin dhe flamurin e mjetit lundrues, nëpërmjet agjencive të specializuara që merren me menaxhimin e mjetit, studion paraprakisht alternativat dhe avantazhet fiskale të ofruara nga vende të ndryshme të botës që kanë interesa në ekonominë detare. Këto vende, si Malta, Holanda, Belgjika, Britania e Madhe, Kroacia, Mali i Zi, etj., prej vitesh janë futur në një garë globale për të përthithur sa më shumë jahte pranë regjistrave të tyre detare. Kjo praktikë regjistrimi nëpërmjet dhënies së flamurit, u lejon këtyre shteteve të kanalizojnë në sistemet fiskale transaksionet mbi shitje-blerjen e barkave, shërbimeve që lidhen me to, si dhe t’u ofrojnë mundësinë e akostimit në marinat dhe portet e vendit të flamurit.

Ndërsa për fatin tonë të keq, Shqipëria qëndron në heshtje si një spektatore, e cila ende nuk e konsideron sektorin si një burim të rëndësishëm të ardhurash dhe nuk parashikon asnjë strategji shtetërore apo partneritet publik – privat, për zhvillimin e kësaj pjese të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Mjafton të shikojmë zhvillimin e porteve të jahteve në fqinjin tonë Malin e Zi, veçanërisht Porto Montenegro në Tivat. Ky është një investim që ka kapur vlerën e 100 milionë eurove, i realizuar në më pak se 10 vjet, me mbështetjen e qeverise malazeze nëpërmjet projekteve koncesionare dhënë investitorëve të huaj. Ky port, që më parë ka qenë në shërbim të ushtrisë, pasi u dha me koncesion, ka zhvilluar një zonë krejtësisht të harruar më parë, tepër të varfër. Pas 10 viteve, banorët e Tivatit nuk kanë më probleme punësimi, kanë shndërruar banesat e tyre në hotele dhe sot kjo zonë frekuentohet nga një nivel elitar turimi, që gjeneron të ardhura të shumta jo vetëm për komunitetin e zonës, por edhe për shtetin e Malit të Zi.

Duke parë këto përvoja, fare mirë mund të kuptojmë lehtësisht se ku janë gabimet tona dhe të ndërmarrim rrugën e duhur për zhvillimin e sektorit.
Ende sot, klientela e jahteve në Shqipëri përballet me një sërë problemesh burokratike që janë trashëguar ndër vite. Asnjë qeveri nuk ka marrë dhe nuk po merr iniciativën për t’i reduktuar, ose qoftë t’i eliminojë, pasi paraqiten jo konform praktikave ndërkombëtare të detit, referuar jahteve.

Nëse një barkë kërkon të lundrojë në ujërat shqiptare, bazuar në kërkesat ligjore, duhet të bëjë raportime duke paraqitur dokumentacionin e kërkuar në mënyrë të vazhdueshme pranë Policisë Kufitare, Kapitanerisë, Administratës së Portit etj. Kjo praktikë është e kërkuar për anijet e mallrave dhe nuk mund të jetë gjithashtu kërkesë detyruese për barkat që lundrojnë brenda ujërave territoriale. Njoftimi i institucioneve në të gjithë vendet e botës, kur nuk kemi kalim të kufirit shtetëror, bëhet nëpërmjet komunikimit radio, nga kapiteni i jahtit.

Ndërsa në Shqipëri duhet të lajmërohen institucionet 24 orë përpara nisjes, duhen dërguar një sërë dokumentesh (letrat e skafit, dokumentet e identifikimit të personave në bord, dëshmitë, lejet, etj.) dhe më pas të merret konfirmim nga të gjitha institucionet për nisjen e skafit. Duhet kuptuar se një mjet lundrues është gjithnjë i identifikuar nëpërmjet numrit të matrikulës dhe komunikimit radio që kapiteni kryen me kapitaneritë e porteve në vazhdimësi. Kjo praktikë është trashëguar nga koha kur skafet shikoheshin si mjete të angazhuara në aktivitete të jashtëligjshme. E kundërta, sot. Skafet janë në pronësi të personaliteteve të biznesit, artit, sportit. Të ushtrosh kontrolle është një praktikë e mirë, pasi ndihmon sigurinë e lundrimit. Por të kërkosh paraqitjen e dokumenteve institucionale, sa herë që skafi do të niset në lundrim, e bën këtë përvojë të shndërrohet nga kënaqësi në një makth. Si rrjedhojë i detyron pronarët shqiptarë të heqin dorë nga zotërimi i barkës, ose nga regjistrimi i saj me flamur shqiptar, si dhe të mos i marrin më këto barka me qira në Shqipëri, por të zgjedhin vendet fqinje, ku këto praktika janë tërësisht të liberalizuara.

Duke qenë se Shqipëria zotëron rreth 460 kilometra vijë bregdetare, e ka të gjithë potencialin gjeografik dhe ekonomik për ta zhvilluar sektorin e nautikës, jo sipas shpikjeve të zyrtarëve shqiptarë, por sipas përvojave më të mira të realizuara në vendet fqinje, ku ky sektor ka marrë një zhvillim të qëndrueshëm, me standarde bashkëkohore, në kushte konkurrence tregu.

Po në lidhje me qiradhënien, si është ky raport? Si paraqiten çmimet e qiramarrjes dhe blerjes? Kush merr jahte me qira sot?

Qiradhënia e jahteve, duke pasur parasysh problematikat e adresuara më lart, sot paraqitet si një alternativë e pronësisë së barkës. Klientela, për të mos u përballur me vështirësitë që ka sot nautika në Shqipëri, preferon t’i marrë barkat me qira dhe të shijojë vetëm pjesën e kënaqësisë që këto mjete luksoze dhurojnë. Personat që zgjedhin qiranë, më shumë se sa pronësinë e barkës, janë individët që rishtas kanë filluar t’i kalojnë pushimet me jahte dhe ende nuk ndihen të gatshëm të përqafojnë të dyja aspektet e të pasurit të një barke. Pjesa e vështirë: mirëmbajtja dhe administrimi i barkës, kostot dhe pjesa e bukur: përdorimi për kënaqësi. Në kategorinë e personave që marrin barka me qira bëjnë pjesë edhe individët që e kanë kohën e kushtëzuar, si rrjedhojë e impenjimeve që kanë në jetën e tyre të përditshme. Këta persona e shikojnë alternativen e qirasë si një mundësi më pak të kushtueshme dhe më pak impenjative, krahasuar me zotërimin e pronësisë së një jahti.

Çmimet e qiramarrjes janë të përcaktuara nga vetë tregu i këtij sektori, për llojin e barkës, zonën e lundrimit, kapacitetin, kohëzgjatjen e qirasë etj. Ka një dallim të ndjeshëm ndërmjet barkave me vela dhe jahteve motorike. Të parat janë më të përshtatshme për shtresën e mesme dhe të lartë të shoqërisë, referuar mundësive ekonomike. Ndërsa jahtet motorike janë ekskluzivitet i të pasurve (ato fillojnë nga 1000 euro dita dhe kufi është imagjinata dhe portofoli i klientit).

Ajo çfarë influencon negativisht tregun shqiptar në ngritjen e çmimit të qirasë, është mungesa e infrastrukturës portuale të përshtatshme për shërbimin e jahteve. Ende kompanitë ndërkombëtare të sigurimeve nuk ofrojnë shërbim siguracioni për lundrim në ujërat shqiptare. Hartat detare ende rezultojnë të papërditësuara (publikime të vjetra) dhe shumë zona lundrimi aktualisht paraqiten si zona detare të minuara.
Gjithashtu mungon informacioni në portale apo faqet e internetit për këtë lloj turizmi në Shqipëri. Nuk ekzistojnë guida të specializuara dhe të certifikuara për të trajtuar dhe për t’i shërbyer turizmit të jahteve në rang vend. Në Shqipëri nuk kemi ende një distributor karburanti për jahtet që kalojnë tranzit dhe që kërkojnë të furnizohen me naftë të përjashtuar nga taksat. Mungojnë shërbimet e specializuara ndaj jahteve (mirëmbajtje, asistencë teknike në det, pastrim, etj.).

Vendi ynë nuk është pjesë e tregut ndërkombëtar për lëvizjen e jahteve çka sjell shumë pasiguri tek pronarët e tyre. Më të guximshmit, ata me shpirt eksploratori, zgjedhin të lundrojnë në ujërat shqiptare dhe padyshim kalojnë një përvojë mbresëlënëse, me të cilën më pas krenohen duke e treguar tek miqtë e tyre. Por kjo nuk është dhe nuk mund të jetë rruga e duhur për promovimin e këtij sektori.

Këto informacione në tregun ndërkombëtar të qiramarrjes (Yacht Charter) kanë ndikim tepër negativ, që nuk e ndihmon përqasjen e interesit të investitorëve të huaj drejt nautikës shqiptare. Nga ana tjetër vlen të theksohet se ky lloj turizmi do të shpërthejë vetë nga kërkesat e tregut të brendshëm, i cili tashmë ka filluar të fokusohet në këtë drejtim të ri. Shumë biznese shqiptare kanë ndërmarrë iniciativë për ndërtim të marinave të jahteve, përfshirë portet me rezidenca shumëfunksionale në shërbim të nautikës. Kanë filluar njëkohësisht 4 projekte të tilla, kryesisht përgjatë bregdetit Adriatik. Nesër këto nisma do të mbeten thjesht në letër apo të zbatohen së shpejti, koha do ta tregojë. Personalisht jam i mendimit që, nisur nga përvojat e gabuara të viteve të shkuara, nga koha e humbur e fitimi i munguar i këtij sektori të ekonomisë, do të jetë në interesin e qeverisë shqiptare të mundësojë dhe të mbështesë realizimin e këtyre investimeve, çka do t’i jepnin jetë nautikës shqiptare.

Çfarë ndikimi ka mospasja e infrastrukturës së nevojshme portuale ku mund të ankorohen? Një pjesë e mirë e atyre që i kanë në pronësi i mbajnë jashtë Shqipërie…

Siç u shpreha dhe më lart, personat të cilët kanë vendosur të blejnë një jaht, u adresohen agjencive të specializuar, për të vendosur mbi: shtetin e regjistrimit të barkës, portin e akostimit, shtetësinë dhe certifikimin e ekuipazhit që do të mbajnë në bord, vendin për kryerjen e kantierit detar. Nëse në vendet fqinje, për të gjitha këto shërbime ofrohen dhe ekzistojnë lehtësi burokratike dhe fiskale, atëherë zgjedhja e alternativës më të mirë është në dorë të klientelës.

Vetëm nëse vendi ynë do të bëjë hapa përpara në këtë drejtim, duke krijuar mundësinë e investimeve të huaja për ndërtimin e marinave me kushte bashkëkohore, lidhjen e infrastrukturës së marinave me rrjetin rrugor dhe atë ajror, ofrimin e shërbimeve të specializuara të jahteve, reduktimin ose heqjen e burokracive administrative që nuk përkojnë me praktikat ndërkombëtare, ndryshimin e sistemit fiskal për shërbimet dhe zotërimin e jahteve, si dhe promovimin e këtij sektori në Panairet e Turizmit, atëherë mund t’i kërkojmë kësaj klientele të vlerësojë krahas alternativave të shumta, edhe variantin tonë për zotërimin e një Jahti me Flamur Shqiptar.

Cilat janë zonat më të bukura për t’u përshkuar me jaht?

Zonat më të bukura të vendit tonë për të udhëtuar me jaht janë gjiret dhe shpellat që gjenden në detin Jon (Gjiri i Karaburunit, Sazani, Gjiri i Gramës, Arushës, Shpella e Haxhi Aliut, Gjipe, Kështjella e Ali Pashë Tepelenës, bregdeti i Dhërmiut, Himarës, Sarandës). Këto gjire, përveç bukurive mahnitëse natyrore, janë të mbushur dhe me histori dhe site arkeologjike. Në këtë drejtim, shteti duhet të bëjë sa më parë ruajtjen dhe kontrollin e tyre, mbrojtjen mjedisore, katalogimin e pasurive arkeologjike mbi dhe nënujore, si dhe të nxirren ligjet përkatëse me sanksione të rrepta, nëse këto pasuri cenohen nga turistë, qofshin këta shtetas shqiptarë apo të huaj.
Gjithashtu zona të bukura ka dhe deti Adriatik, ku mund të përmendet Kepi i Rodonit me kalanë e Skënderbeut, Rana e Hedhun në Shëngjin.

 

monitor 790.indd

monitor 790.indd

monitor 790.indd

 

monitor 790.indd

 

Zgjedhjet, 44 milionë euro fluturuan jashtë bankave në mars-qershor

$
0
0

Paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar ka arritur në një nivel rekord në qershor, sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë. Në fund të qershorit, jashtë sistemit bankar qarkullonin 250 miliardë lekë, apo rreth 1.8 miliardë euro, niveli më i lartë rekord ky në vite. Vetëm gjatë muajit qershor kemi një rritje me 3.8 miliardë lekë, apo rreth 28 milionë euro më shumë, që kanë qarkulluar në treg. edhe në prill ky tregues ishte rritur me 13 milionë euro, ndërsa në maj nuk u konstatua rritje e ndjeshme këtij treguesi. Për gjithë periudhën mars-qershor, paraja jashtë sistemit bankar u rrit me rreth 44 milionë euro.

Teksa ka një rritje sezonale të parasë jashtë bankave në dhjetor dhe gusht të çdo viti, e llidhur me flukset e emigrantëve, kjo rritje në qershor është e lidhur me shpenzimet e larta përpara zgjedhjeve, një tendencë kjo që është konstatuar në çdo fushatë parazgjedhore.

P.sh. në maj-qershor 2015, para zgjedhjeve vendore, ky tregues u rrit me gati 10 miliardë lekë. Në prill -maj 2013, për zgjedhjet e përgjithshme paraja jashtë bankave shënoi rritje me rreth 9 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Në prill qershor 2009, ky indikator u zgjerua me rreth 6.6 miliardë lekë.

Periudhat para zgjedhore tradicionalisht shoqërohen me rritje të inflacionit (për shkak të rritjes së parasë në qarkullim) dhe zhvlerësim të monedhës vendase. Por këtë vit, aktorët e tregut valutor kanë konstatuan edhe një  rritje të pazakontë të përdorimit të euros para fushatës, që ata e cilësuan dhe si një ndër arsyet e zhvlerësimit të fortë të monedhës europiane në tregun vendas. Në 27 qershor, eur zbriti në nivelin më të ulët të 9 viteve, duke u këmbyer pak nën 132 lekë. Më pas euro e mori veten dhe aktualisht e ka kaluar kufirin e 133 lekëve.

Rritja e parasë jashtë bankave duket se ka krijuar likuiditet të bollshëm jashtë kanaleve bankare. Qarkullimi i parave jashtë bankave është nxitur vitet e fundit edhe nga politika lehtësuese që ka ndjekur Banka e Shqipërisë. Ulja e normës bazë të interesit në 1.25% është reflektuar në uljen e interesave të depozitave në lekë. Nëse indeksojmë interesin e depozitave në banka me inflacionin e muajit, interesi real është në negativ me -1%.

Banka e Shqipërisë ka njoftuar së fundmi për rigjallërimin e fenomenti të huadhënies informale. Ka një lidhje empirike ndërmjet rritjes së parasë që qarkullon jashtë bankave dhe fenomenit të fajdeve. Edhe në vitin 2015, kur financimet me kontrata huaje nga noterët u rritën jashtë normales, pati një rritje jo të zakontë të qarkullimit të parasë jashtë kanaleve bankave./Monitor


Nga Tirana tek Kukësi, ja cilat janë qytetet më të pasura dhe më të varfra në Shqipëri

$
0
0

Ata që banojnë në Tiranë kanë mesatarisht të ardhurat më të larta për frymë në Shqipëri, sipas raportit të fundit të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruro, sipas rajoneve statistikore.

Tirana kishte të ardhura prej frymë prej 679 mijë lekë në vitin 2015 dhe pati një rritje me 5,5 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 37,0 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditen Qarku Fier me 550 mijë lekë, duke shënuar një rënie prej 9,6 %, ndaj vitit 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 11,0 % mbi mesataren e vendit.

Pas Fierit renditen Gjurokastra, Durrësi, Vlora, Berati, Korça.
Qyteti më i varfër është Kukësi, me rreth 319 mijë lekë duke shënuar një rënie me 2,2 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 35,7 % nën mesataren e vendit. Më pas, me PBB-në për frymë më të ulët, renditet Qarku Elbasan me rreth 351 mijë lekë duke shënuar një rënie me 0,5 % ndaj vitit 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 29,2 %, nën mesataren e vendit.

Për gjithë Shqipërinë, në vitin 2015 niveli i PBB-së për frymë është rreth 496 mijë lekë. Krahasuar me vitin 2014 PBB për frymë u rrit me 2,63 %.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 679 mijë lekë dhe pati një rritje me 4,8 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,1 % mbi mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 404 mijë lekë, duke shënuar një rritje me 5,9 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni është 18,5 % nën mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 457 mijë lekë, duke shënuar një rënie me 3,3 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni është 7,8 % nën mesataren e vendit. /Monitor/

Shqipëria turistike, reklama që po na bëjnë të huajt

$
0
0

Mediat dhe personat më në zë të vendeve të BE reklamojnë ofertën turistike shqiptare si të larmishme dhe të lirë. Nuk mungojnë krahasimet me Karaibet dhe vlerësime të tilla si “parajsë e fshehur”

Një parajsë e fshehur. Kështu e quan bregdetin shqiptar në një reportazh televizioni francez Francë 2. Ndërsa një media italiane nuk ngurron të bëjë krahasimin e plazheve të Shqipërisë me ato të Karaibeve. Gjatë gjithë muajve të fundit mediat më në zë të vendeve europiane kanë përcjellë për lexuesit e tyre informacione të shumta për Shqipërinë turistike duke theksuar në çdo rast se bëhet fjalë për një destinacion të lirë. Duket se në këtë promovim nuk janë indiferentë as personalitete të njohura europiane, të cilët iu rekomandojnë qytetarëve të vendeve të tyre të vizitojnë Shqipërinë. Një ndër to është rasti i këshilltarit të ish-kryeministrit britanik Bler, Alistar Campbell. Edhe faqet elektronike të kompanive të specializuara për udhëtime tashmë e kanë bërë Shqipërinë pjesë të paketave të tyre duke e reklamuar atë jo vetëm për turizmin e detit dhe atë kulturor por edhe për turizmin malor apo siç njihet ndryshe atë të aventurës. Duket se Shqipëria nuk është më një parajsë edhe aq e fshehur, derisa mediat dhe kompanitë e huaja janë në një “garë” për ta promovuar vendin tonë.

Alistar Campbell: Vizitoni Shqipërinë

Nëse nuk keni prenotuar ende pushimet, duhet patjetër të shkoni në Shqipëri. Kjo është këshilla që ish-zëdhënësi i Toni Blerit, Alistar Campbell u jep britanikëve. “Shqipëria, shkruan ai në faqen e tij të internet – nuk është ai vendi ku ka një statujë të komedianit Norman Uisdom, sepse ai është i vetmi perëndimor që shqiptarët kanë parë në ekranet e tyre bardhezi. Nuk është as ai vendi i imagjinuar nga skenat e filmit Taken me Liam Neeson. Droga, prostitucioni, rrëmbimet, trafikimi i njerëzve…askush nuk do të donte të shkonte në një vend të tillë… Por, Shqipëria nuk është kjo…”. Ish-zëdhënësi i Blerit, shkruan se në të gjitha vizitat e tij, nuk është ndjerë asnjëherë i pasigurt…dhe citon atë çfarë kryeministri Edi Rama i ka thënë Boris Johnson “nëse ka kriminelë shqiptarë në Londër, ata janë kriminelët tuaj, jo të mitë”, duke iu përgjigjur kështu kërcënimit të Johnson kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Campbell, thërret në ndihmë edhe Lord Bajronin dhe përshkrimet e tij për vendin e shqiponjave. Poeti udhëtoi në Shqipëri në shekullin e 19-të dhe i krahasoi shqiptarët në veshje, imazh dhe mënyrën e jetesës me malësorët skocezë. “Sigurisht, thotë Campbell – do të duhet një farë kohe që trashëgimitë e të shkuarës të zhduken, por ndërsa gushti erdhi, më lini t’iu sugjeroj….provoni Shqipërinë. Ua kam rekomanduar shumë njerëzve më parë, disa më kanë dëgjuar dhe askush nuk është bërë pishman”. “E para, është lirë… E dyta, moti dhe ushqimi janë mesdhetare. E treta, asnjë panoramë mbi tokë nuk mund të krahasohet për mua me malet e Skocisë, por Bajroni kishte të drejtë, Shqipëria, i afrohet shumë… E katërta, atje ka plazhe fantastike, të paprekura. E pesta, njerëzit janë shumë të këndshëm…dhe i pëlqejnë britanikët… E më e rëndësishmja, është një vend ku ndjen energji dhe shpresë. Ju këshilloj të shkoni e ta shikoni… E në përfundim, do ta doni po aq sa edhe unë…ju premtoj”, përfundon Campbell.

Corriere: Bregu shqiptar si Karaibet

Në morinë e artikujve në mediat e huaja për Shqipërinë, ditë e fundit ka një të tillë me plot vlerësime, nga Paola Cimarelli nga Corriere Adriatico. Në rubrikën e udhëtimeve, ka shkruar për vizitën në bregdetin shqiptar, – ku nuk ngurron të krahasojë plazhet e Jugut me ato të Karaibeve-, qytetet e trashëgimisë kulturore, liqenet, lumenjtë, trashëgiminë historike, burimet natyrore ujore, që i quan burimi i perëndive. Një artikull që na sjell të gjithëve në vëmendje pasuritë natyrore që kemi dhe se si nuk arrijmë t’i shfrytëzojmë ato në të mirë të rritjes së mirëqenies së një prej vendeve më të varfra të Europës. Ja çfarë shkruante ajo në këto ditë të korrikut. “Në një cep të Ballkanit është Shqipëria, një vend që është për t’u dëshiruar, për t’u përshkruar, për t’u eksperimentuar me detin e saj, që nganjëherë të ngjan me Karaibet, me male, duke e bërë atë ende “vendin e shqiponjave”, me histori, me mbetjet e arkeologjisë pellazgjike, romake, greke, ilire, turke, dhe pa lënë mënjanë natyrën, me mundësi për të vizituar 12 parqe kombëtare. Nga Puglia, nëse disa agon qartë, ju mund të shihni majat e malit Korab, dhe me fuqinë e mendimit, pothuajse mund të prekni brigjet, që janë 80 kilometra larg nga Italia. Pra, kjo është koha për të marrë një avion ose një anije dhe të shkoni dhe të zbuloni një tokë ende jashtë turizmit masiv, por ndoshta jo për kohë të gjatë. Për të udhëtuar, ju mund të zgjidhni transportin publik, por me një makinë, madje edhe me qira, ju mund të shijoni të gjithë pasurinë e saj kulturore dhe bukurinë e saj. Deti, ose më mirë bregdeti shqiptar, është i gjatë 360 km midis Adriatikut dhe Jonit. Plazhi i Ksamilit është 17 kilometra nga Saranda, përballë pjesës veriore të ishullit grek të Korfuzit, nga ku nisen autobusët e përditshëm. Një bregdet me rërë të artë shtrihet në katër ishuj, në një lartësi prej 7.5 deri 15 metra, të cilat mund të arrihen me anije, not dhe njëra madje edhe në këmbë. Edhe këtu, në gusht, ka shumë njerëz, por jashtë sezonit do ju duket sikur keni marrë një avion dhe keni shkuar në ishujt tropikalë të Karaibeve. Pastaj është plazhi i Qeparos, menjëherë pas gjirit të Porto Palermo me kështjellën e tij Ali Pasha, më pas Skalom, me rërë të hollë dhe det të kristaltë të qartë, në afërsi të saj është gropa e Frëngut, si dhe Dhërmiu, që është një nga vendet më të bukura. Në Bregdetin Jon dhe ku mund të shihni manastirin e Shën Teodorit, në këmbët e të cilit gjendet Shpella e Piratëve. Gjithashtu, mund të vizitoni zonën arkeologjike të Butrintit, në jug të Sarandës, që i përket shekullit të 8-të para erës sonë, edhe pse mitet e lidhura me origjinën e saj flasin se aty janë themelet e të mërguarve të Trojës. Më pas vjen Himara e lashtë, në një rajon me male deri në dy mijë metra, që zbresin në det me tarraca me pemë të kultivuara të ullirit dhe agrume, për ta mbyllur në Parkun e Llogorasë.

Gjithashtu në zonën malore ndodhet Syri i Kaltër, burimi i perëndive, me origjinë karstike të vendosura në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë. Ata që e duan liqenin mund të shkojnë në Shkodër, në kufi me Malin e Zi, dhe në Ohër, në kufi me Maqedoninë. Ka tri vende të trashëgimisë së UNESCO në Shqipëri: Vendi arkeologjik i Butrintit, në Gjirokastër dhe Berat, dy shembujt e rrallë të arkitekturës nga periudha osmane. Në qendër të Beratit gjen fakte të bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore, me kishat e saj bizantine, kështjellë, Kala të shekullit të trembëdhjetë dhe xhamitë e epokës osmane. Gjirokastra, në luginën e lumit Drinos në jug të Shqipërisë, është karakterizuar nga një sërë shtëpish dykatëshe, e ndërtuar në shekullin e 17-të. Në qytet ka gjithashtu një pazar, një xhami e shekullit të 18-të dhe dy kisha të së njëjtës periudhë. Çmimet e hoteleve variojnë nga 40-60 deri në 200 euro në natë. Jashtë sezonit mjafton të prenotosh dy ditë para, në kulmin e sezonit 20 ditë përpara.

Francë 2: Shqipëria, parajsë e fshehur
Edhe televizioni francez TV France 2 i ka kushtuar Shqipërisë dhe bukurive të saj natyrore një reportazh të detajuar. “Është ende një vend i panjohur për turistët, një parajsë e fshehtë përballë Italisë, e mbërthyer mes Greqisë dhe Malit të Zi”, nis përshkrimi për Shqipërinë. Me ujërat e kristalta, peizazhet malore, natyra e ruajtur e shkëputur për një kohë të gjatë nga bota prej një diktature të egër komuniste, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë për shkak të çmimeve të lira. Larg turizmit masiv dhe vilave luksoze, zhytuni në “Perlën e Ballkanit”, fton turistët reportazhi francez. Dy turistë francezë tregojnë se për një javë pushime në jug të Shqipërisë kanë shpenzuar për akomodimin, transportin me avion dhe ushqimin, rreth 500 euro për person. Turistët nuk mohojnë se para se të niseshin për në Shqipëri, i kishin paralajmëruar të bënin kujdes për sigurinë në Shqipëri, por krejt të kundërtën kanë përjetuar gjatë qëndrimit të tyre këtu. Pas përshkrimit të detajuar të jugut të Shqipërisë, fokusi zhvendoset në qytetin e Beratit, trashëgiminë botërore, ku kishat i gjen përballë xhamive. Turistët në këtë zonë shijojnë gatimet tradicionale të Beratit, ëmbëlsirat dhe verën vendëse, të cilat nuk kushtojnë më tepër se 20 euro për person. Në vetëm pak vite, përfundon reportazhi francez, numri i turistëve nga Franca është rritur ndjeshëm, nga 5 mijë në 35 mijë, e sipas specialistëve me disa ndryshime të vogla në infrastrukturën rrugore e turistike, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të shndërrohet në Kroacinë apo Malin e Zi të së nesërmes. Reportazhi është ndjekur nga 8 milionë shikues francezë.

SiViaggia: Shqipëria destinacioni i 2017-s

Është radha e portalit të njohur italian SiViaggia që ta rendisë Shqipërinë ndër destinacionet që nuk duhen humbur për këtë vit. “Shqipëria është një vend në zhvillim, që ka rinovuar Infrastrukturën dhe strukturën akomoduese dhe padyshim konsiderohet si një destinacion turistik për vitin 2017”. E këtë e thonë edhe drejtuesit e agjencive të ndryshme turistike italiane. Ombretta Fresco, drejtuese e “Dreams Beach – La Playa del Sol”, por edhe “Geo Travel”, që e njohin mjaft mirë vendin, duke qenë se prej disa vitesh realizojnë ture të ndryshme turistike në Shqipëri. “Ka disa vite që Shqipëria është një vend që po frekuentohet shumë nga turistët europianë. Së fundmi, zonat bregdetare po popullohen kryesisht nga turistë gjermanë, britanikë, por edhe australianë e amerikanë”. Po çfarë po ndodh me turistët italianë? “Edhe ky treg dalëngadalë po i drejtohet Shqipërisë, e cila ende vuan pasojat e paragjykimeve të vjetra”, thotë Fresco. Sipas saj, Shqipëria është një destinacion i duhur për ata turistë, të cilët janë kuriozë dhe të pasionuar pas aventurave dhe brigjeve të pashkelura. “Janë ata turistë, të cilët zgjedhin të vizitojnë vende të largëta, por nuk dinë asgjë rreth Shqipërisë dhe bëhen kuriozë. Është një vend që tërheq më shumë turistët në grup ose individë”. Përveç, turizmit klasik arkeologjik, shkruan SiViaggia, ka edhe forma të tjera që mund të eksplorohen siç është ekoturizmi/slow tourism në zonat malore, të përshtatshme për personat që janë ta pasionuar pas natyrës dhe ekskursioneve.

“Oferta është përmirësuar, thotë Fresco, e cila nënvizon se ka hotele me tri yje me cilësi të lartë në disa lokalitete antike, si Gjirokastra e Berati, megjithatë nuk mungojnë edhe hotelet e mira me 4 apo 5 yje, që janë ndërtime të reja”. Ndërlidhja? Aeroporti i Tiranës është i vetmi nga ku mund të fluturoni, ndërsa me rrugë detare mund të lidheni me Ankonën, Barin, Brindizin e Triesten. Në dy vitet e fundit janë rehabilituar edhe disa akse rrugore.
Airbnb, Shqipëria, destinacion i lirë

Vouchercloud, aplikacioni europian më popullor i blerjeve online, ka listuar vendet më të shtrenjta dhe më të lira të Europës për sa i përket çmimit për natë qëndrimi (çift apo në grup) bazuar mbi të dhënat e Airbnb. Vendet e Ballkanit janë ndër alternativat më të lira të pushimit në Europë. Sipas renditjes së Vouchercloud, më e lira në Europë është Maqedonia, ku çmimet mesatare për një natë qëndrimi për dy persona përllogariten rreth 25 paund, ndërsa për grupet deri në gjashtë persona, çmimi mesatar është 50 paund. E dyta renditet Shqipëria, ku një natë qëndrimi sipas Airbnb për dy persona kushton mesatarisht 26 paund, ndërsa çmimi për grupe deri në gjashtë persona është më i ulët se 50 paund, duke u renditur kështu ndër vendet më të lira në Europë. Si vende miqësore me buxhetin listohen gjithashtu Kosova dhe Serbia me çmime mesatare përkatësisht 28 dhe 30 paund për dy persona.

ATTA: Shqipëria, destinacion për turizmin e aventurës

Një surprizë për 2017-n është shfaqja në listë e një vendi të ri në 5 destinacionet kryesore: Shqipëria. Shkëndija e interesit në Shqipëri është e dukshme që nga 2014-a me Aventurën Javore në Ballkanin Perëndimor. ATTA (Adventure Travel Trade Association) ka publikuar gjetjet e situatës për industrinë e turizmit për 2017-n, një panoramë krahasuese për sektorin e industrisë së udhëtimeve aventureske nga sytë e tur operatorëve turistikë. Ndër destinacionet kryesore për turizmin aventuresk është listuar edhe Shqipëria. Aktivitetet e aventurës më të kërkuara ishin ekoturizmi, veprimtaritë kulturore, qëndrueshmëria mjedisore, ecjet dhe gastronomia. Popullore për rajone të caktuara janë çiklizmi dhe ekspeditat botës së egër. Tur operatorët thonë se destinacionet që kanë zgjuar interesin e turistëve në kërkim të aventurës janë vendet Skandinave, Amerika e Jugut, Afrika Juglindore dhe Mesdheu. Përfitimet e destinacionit turistik: Tur operatorët përllogarisin se 67% e shpenzimeve për turist mbesin në destinacion, rreth 2% më shumë se një vit më parë. Gjithsesi, ata gjithashtu kanë përllogaritur se turistët që udhëtojnë me kompanitë e udhëtimit shpenzojnë mesatarisht 142 dollarë në udhëtim për punime artizanale vendëse dhe për suvenire. 3 dollarë më pak se në 2016-n.

Investimet në Shqipëri, Greqia në vend të parë

$
0
0

Pavarësisht krizës shumëvjeçare, Greqia vazhdon të mbetet investitori kryesor dhe partneri bazë i ekonomisë shqiptare.

Lajmin e bën me dije Agjencia Shtetërore greke e lajmeve, që i referohet burimeve nga BSH si dhe nga zyra Ekonomike dhe Tregtare e ambasadës greke në Tiranë.

Statistikat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë vlera e aseteve që kompanitë greke zotërojnë në ekonominë shqiptare vazhdon te mbetet mbi nivelin e 1.2 mld euro, perafërsisht 25% e totalit te investimeve të huaja në Shqipëri.

Në vend të dytë vijnë kompanitë hollandeze vlera e aseteve të të cilave shkon në 870 mln euro. Ndërkohë stoku i investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare është rritur në 5.8 mld euro në tremujorin e parë të vitit 2017.

Bëhet fjalë për  investime të kryera ndër vite të cilat përfaqësojnë shumën e aseteve që zotërojnë aktualisht në ekonominë shqiptare kompanitë e huaja dhe që sipas buletinit të Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të ambasadës greke në Tiranë është rritur me 800 mln euro.

Sipas të njetave burimeve sektorët që tërhoqën më shumë investime të huaja janë:
Ai i komunikimit dhe informacionit, me gati 1.2 mld euro që përfshin kompanitë e telekomunikacionit, teknologjisë së informacionit, qendrat telefonike etj, shkruan tch.
Sektori i industrisë së gazit dhe energjisë elektrike që përfshin investime me vlerë mbi 1 mld euro në hidrocentralet e dhëna me koncension si dhe tek gazsjellësi Trans Adriatic (TAP).
Dhe sektori i tretë ai i financiar me investime të shumës 952 mld euro.

A e dini cilat janë qytetet më “qejflie”? Do habiteni me Gjirokastrën

$
0
0

Si një popull mesdhetar, shqiptarët nuk kursejnë për t’u argëtuar edhe pse janë të varfër. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2015, kategoria “Arte, argëtim dhe çlodhje” zinte 2.47% të vlerës së shtuar bruto të ekonomisë (ajo që prodhon ekonomia në një vit, përjashtuar taksat dhe subvencionet). Në vlerë absolute, shqiptarët rezulton se kanë shpenzuar për “qejf” rreth 250 milionë euro.

Por cilat janë qytetet, që shpenzojnë më shumë për t’u argëtuar, për t’u çlodhur dhe për të ndjekur artin:

-E para është Tirana, që është jo vetëm kryeqyteti i vendit, por edhe qendra e artit dhe argëtimit në vend, me numrin më të lartë të kinemave, teatrove, por dhe të njerëzve që janë të interesuar për t’i ndjekur ato. Sipas INSTAT, kategoria “Arte, argëtim dhe çlodhje” zinte 4.3% të totalit të vlerës së shtuar bruto të Tiranës për vitin 2015. Në kryeqytet janë të përqendruara 62.4% e totalit të shpenzimeve të argëtimeve në vend, apo rreth 157 milionë euro.

-Gjirokastritët janë mbajtur gjithnjë si njerëz kursimtarë dhe janë madje edhe simbol i koprracisë, e  materializuar kjo edhe në barsoleta të shumta. Por, me sa duket realisht ata nuk janë aq dorështrënguar, kur vjen puna tek argëtimi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet për “art, argëtim dhe çlodhje”, zinin 2.6% të vlerës së shtuar bruto në vitin 2015, duke u renditur e dyta, menjëherë pas Tiranës. Në fakt, në Gjirokastër janë disa nga zonat më të pasura të Shqipërisë, sipas një raporti të mëparshëm të INSTAT. Komuna më e pasur në Shqipëri është Zagoria, ku niveli i varfërisë është vetëm 2.5%. Nga 10 njësitë me varfërinë më të ulët, 7 janë në Gjirokastër dhe 3 të tjerat në Korçë, Sarandë e Përmet. Po në Gjirokastër janë dhe njësitë që kanë konsumin më të lartë për frymë në vend, ku kryesojnë Zagoni, Pogoni, Odrie, Antigona, Dropulli i Sipërm, qyteti i Gjirokastrës etj., zona këto që kanë marrë në vite pensione nga Greqia.

-Korça e serenatave, e ushqimeve karakteristike është kthyer në një destinacion të preferuar të fundjavës për shumëkënd. Qyteti, që krahasohet me një “Paris të vogël”, tërheq jo vetëm kryeqytetasit, por edhe shumë të huaj. Ndaj dhe Korça renditet e treta, në peshën që zënë shpenzimet për argëtim,  çlodhje dhe art, me 2.4% të vlerës së shtuar bruto të atij qyteti.

-Në vend të katërt është Vlora, qyteti bregdetar, që në verë kthehet në një destinacion për pushuesit e dashuruar pas bregdetit të Jonit, ku atraksionet kryesore mbeten Drimadhes, Himara, Dhërmiu. Dhe pushuesit nuk kursehen dhe dëfrehen me ‘shkuma party’, apo pije të shtrenjta. Shpenzimet për argëtim dhe art zënë 2.3% të totalit të shpenzimeve totale të Vlorës.

-Në vend të pestë është një qytet që nuk është as bregdetar dhe as i njohur për ndonjë traditë për argëtim. Banorët e Lezhës shpenzojnë të njëjtën peshë si në Vlorë, me 2.3% të totalit.

Pas Lezhës vjen Shkodra, me 2.1%. Durrësi, një qytet bregdetar, por që njihet edhe për indiferentizëm, renditet vetëm në vend të shtatë për peshën që zënë shpenzimet për argëtim, çlodhje e arte, ndaj totalit.

Më pas renditen Berati, Elbasani, Kukësi Fieri.

Në vend të fundit është Dibra, e njohur për “pasionin” e saj për të ndërtuar, por banorët e saj nuk preferojnë të argëtohen, teksa pesha e shpenzimeve për këtë zë është vetëm 0.6%.

Raporti për tremujorin e parë, Sejko: Rritje ekonomike, do vazhdojë. Pritet rritje e pagave

$
0
0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u shpreh sot besimplote, bazuar nga analiza e raportit per tremujorin e pare te vitit 2017 se rritja ekonomike do te vijoje dhe kjo do te krijoje kushtet e duhura edhe per kthimin e inflacionit ne objektiv brenda vitit 2018.

“Rritja ekonomie do vazhdojë dhe afatmesëm e mjaftueshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër dhe do jetë mjaftueshëm për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018”.

“Nisur nga ecuria për inflacionin mesatar për 2017 ka pësuar një rishikim të lehtë për poshtë. Ekonomia duket se po i afrohet nivelit potencial, nisur edhe në rënien e normës së papunësisë. Ky përmirësim do mundësojë rritje të pagave…efekti negativ i kursit të këmbimit pritet të shuhet gradualisht.

Ekonomia vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse. Inflacioni mesatat i tre mujorit të dytë ka shënuar rënie.

Rritja e aktivitetit ekonomik ka qenë më e lartë se pritshmëritë tona. Konsumi dhe investimet private janë rritur si rrjedhojë e përmirësimit të besimit në ekonomi, rritjes së investimeve të huaja direkte. Politika fiskale ka prodhuar stimuj pozititiv”, tha Sejko.

Viewing all 2663 articles
Browse latest View live