Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all 2663 articles
Browse latest View live

Sondazhi rajonal: 84% e bizneseve në Shqipëri fshehin të ardhurat, sa manipulohet me TVSH

$
0
0

Një sondazh rajonal për praktikat e ekonomisë së fshehur në Maqedoni dhe Shqipëri nxjerr në pah evazionin e lartë të ekonomisë shqiptare, ku 84.3% e kompanive të anketuara konfirmuan se tentojnë të fshehin të ardhurat vazhdimisht, në më të shumtën e rasteve, ose ndonjëherë. Për Maqedoninë,  kjo përqindje është dukshëm më e ulët, ku 54.4% e bizneseve të anketuara konfirmojnë se praktikat e ekonomisë së fshehur përdoren në sektorin e tyre në mënyrë ‘konstante’,  ‘në shumicën e rasteve’, ose ‘ndonjëherë’.

Sondazhi u krye nga Qendra për Kërkime dhe Politikëbërje (CRPM) në Maqedoni dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Shqipëri, me metodologji identike. Për Maqedoninë, sondazhi u zhvillua në fund të vitit 2016 dhe për Shqipërinë në prill të vitit 2017, me një kampion prej 70 sipërmarrje për secilin vend, përfaqësuese sipas xhiros dhe ndarjes sektoriale në ekonomi dhe demografikisht.  Raporti titullohet: “Barra e lartë ndaj biznesit çon në fshehjen e aktivitetit-Perspektiva e biznesit dhe Ekonomia e Fshehur në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”.

Raporti thekson se fshehja e xhiros është më domethënëse në Shqipëri, ku 40% e atyre që pohuan se tentojnë të fshehin të ardhurat thanë se kjo praktikë përdorej në ‘më të shumtën e rasteve.’

Rezultatet e këtyre të dhënave janë në të njëjtën linjë me gjetjen e sondazhit të mëparshëm me popullatën për përdorimin e kuponëve fiskalë, ku përfshihej dhe Kosova. Për shembull 17% në Maqedoni, 52% në Shqipëri dhe 29.6% e të anketuarve nga Kosova konfirmuan se ata nuk kishin marrë kurrë, ose kishin marrë rrallë kuponë tatimorë për veshjet dhe këpucët. Për alkoolin dhe cigaret, 20% në Maqedoni, 52% në Shqipëri dhe 40% e të anketuarve nga Kosova gjithashtu konfirmuan se ata kishin marrë rrallë, ose nuk kishin marrë asnjëherë kupon tatimor. Megjithëse rastet për mos lëshimin e kuponit tatimor janë relativisht të rralla në të tre vendet dhe janë poshtë nivelit 18%, ka përjashtime të dukshme, si p.sh për Shqipërinë për kategoritë alkool /cigare (26.5%), libra (28.3%), dhe për Kosovën gjithashtu për librat (26%). Sondazhi me bizneset konfirmon këto gjetje, teksa 52% në Maqedoni dhe 68% në Shqipëri kanë konfirmuar se mos lëshimi i kuponit tatimor kryhet vazhdimisht në pjesën më të madhe ose ndonjëherë në sektorët e tyre përkatës, ku dominon përgjigja ‘ndonjëherë’, theksohet në raport.

Sondazhet me popullatën dhe bizneset në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë kanë konstatuar një tendencë të dukshme të bizneseve për të fshehur një pjesë të të ardhurave të tyre, që nga ana e saj ndikon negativisht konkurrencën dhe mbikëqyrjen e qeverisë si dhe të ardhurat publike, thuhet në raport.

Disa nga metodat më të zakonshme që bizneset përdorin për të shmangur ose manipuluar me raportimin e taksave janë:

  1. Të punësosh një person pa kontratë ose me kontratë me klauzola të fshehura;
  2. Raportimi i të ardhurave më të ulëta;
  3. Mos-pagimi i detyrimeve, taksave dhe akcizës;
  4. Dhënia dhe marrja e ryshfetit
  5. Mos lëshimi i faturave
  6. Këmbëngulja në pagesat cash
  7. Kryerja e prokurimeve pa tender
  8. Ekzekutimi i marrëveshjeve të caktuara
  9. Flukset dalëse ose hyrëse ilegale të aseteve
  10. Manipulimi me pagesën e TVSH-së
  11. Përdorimi i trukeve të kontabilitetit në mënyrë që të paguhen më pak taksa.

Manipulimi me TVSH

Një tjetër metodë e disa bizneseve në mënyrë që të paguhen taksa më të ulëta është manipulimi me TVSH-në dhe zbatimi i trukeve të kontabilitetit, thekson raporti.

Një e treta e bizneseve në Maqedoni (31.4%) dhe dy të tretat në Shqipëri (60%) kanë konfirmuar se manipulimi me TVSH-në përdoret vazhdimisht, në pjesën më të madhe të rasteve, ose ndonjëherë.

Në mënyrë të ngjashme, rreth 1/4 e kompanive në Maqedoni (24.2%) dhe 1/3 e kompanive në Shqipëri (32.3%) besojnë se midis 11% deri 51% të kompanive në sektorin e tyre paguajnë më pak taksa sesa duket të paguanin, duke përdorur truke të kontabilitetit.

“Humbjet e lidhura me TVSH-në ndodhin ose përmes evazionit të paorganizuar fiskal (mos lëshimi i faturave dhe kuponit tatimor, nën raportimi i shitjeve të produkteve dhe shërbimeve aktuale, ose mbivlerësimi i shpenzimeve të lëndëve të para) ose përmes një abuzimi më të organizuar të sistemit, përmes transaksioneve fiktive me tregtues jo ekzistentë ose të falimentuar (p.sh. mashtrimi karusel). Kjo e fundit përfshin një (p.sh. tregtues me pakicë pa faturë tatimore) ose në maksimum dy palë (biznes me biznes, kur manipulohet shuma e faturave) gjatë transaksioneve. Kjo e fundit përfshin rrjete komplekse, që aktivizojnë biznese reale (p.sh. prodhues real, kompani logjistike, zyra kontabiliteti) dhe kompani me zero asete, që zotërohen nga të varfër, të pashkolluar, madje edhe njerëz të dënuar, mes të cilave kryhen transaksione me letra në shumë nivele”, thuhet në raport, duke cituar një studim të SELDI.net – Ekonomia e Fshehur dhe Qeverisja e Mirë në Europën Juglindore: Raporti i Vlerësimit Rajonal 2016.


“Thahet” Fierza, prurjet vetëm 25 m3/s

$
0
0

Situata në kaskadën e Drinit vazhdon të jetë kritike. Thatësira ka detyruar Korporatën Energjetike Shqiptare që të ulë në minimum prodhimin duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 MËh në ditë për OSHEE.

Të dhënat zyrtare të së mërkurës 2 gusht tregonin se aktualisht liqeni i hidrocentralit të Fierzës ishte në nivelin 269.80 metra, ndërkohë që prurjet janë vetëm 25 m3/s.

Në këto kushte, për të mos cenuar sigurinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik, me nivelin aktual të prurjeve në basenin e Fierzës, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare arrin të përmbushë plotësisht vetëm detyrimet në kuadër të kontratave prioritare që ka me Operatorin e Sistemit të Transmetimit, pra, furnizimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit, si dhe furnizimin e energjisë së mjaftueshme për balancimin e sistemit, dhe të furnizojë OSHEE sh.a/ FSHU me jo me shume se 1600 MWh/ditë energji elektrike për furnizimin e klientëve tariforë sipas marrëveshjes së dakorduar mes palëve.

Në përputhje me parashikimet dhe kuadrin ligjor e rregullator në fuqi, pjesa tjetër e nevojave të klientëve që përfitojnë nga shërbimi universal i furnizimit duhet të plotësohet nga tregu i parregulluar.

Aktualisht furnizimi në vend po bëhet përmes importeve të siguruara një javë më parë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Vetëm për gushtin OSHEE bleu 434 mijë KWh energji me një vlerë prej rreth 30 milionë euro.

Ky është muaji i dytë që furnizim i vendit me energji mbështetet tek importet dhe procedurat i përfundon OSHEE edhe pse pritej një përfshirje e KESH përmes kredisë të Bankës Botërore në nivelin 22.4 milionë euro por që do të vijohet në një moment të dytë.

Koha për të blerë euro?! BSH paralajmëron se leku do zhvlerësohet, forcimi ishte i përkohshëm

$
0
0

Një euro sot këmbehet në tregun vendas me rreth 132.5 lekë, duke qenë afër nivelit më të ulët të 9 viteve të fundit. Euro është e nënçmuar në tregun e brendshëm, edhe pse në bursat ndërkombëtare ajo ka arritur në 1.187USD në nivelin më të lartë që nga janari 2015.

Në dhjetor të vitit 2016, kur euro zbriti në nivele të ulëta historike të 10 viteve të fundit në bursat ndërkombëtare, në 1.05 USD, edhe në tregun shqiptar ajo u zhvlerësua në 134.5 lekë. Gjatë këtij viti edhe pse euro u forcua ndjeshëm në bursat ndërkombëtare për të arritur gati 1.19 USD, në Shqipëri ai vijoi të nënçmohej, duke zbritur në 27 qershor poshtë 132 lekëve, niveli më i ulët që nga gushti 2009. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, krahas faktorëve të tjerë, si përmirësimi i eksporteve, investimeve të huaja dhe të ardhurave nga turistët, kjo lidhet dhe me sasinë e lartë të euros që qarkullon nga ekonomia e kriminalizuar dhe përdorimi i eurove gjatë fushatës.

Por, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se ky vlerësim i lekut është i përkohshëm dhe si pritet të zhvlerësohet. “Efekti negativ i kursit të këmbimit pritet të shuhet gradualisht. Banka e Shqipërisë vlerëson se intensiteti aktual i mbiçmimit të kursit të këmbimit – i derivuar në masën më të madhe nga përmirësimi i shpejtë i bilancit të shkëmbimeve tregtare e të shërbimeve dhe nga flukset e larta të investimeve të huaja direkte – do të vijë drejt zbehjes. Në këto rrethana, efekti frenues që ky mbiçmim përcjell në inflacion pritet të vijë progresivisht drejt reduktimit në horizontin afatmesëm”, pohoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë në daljen e tij të fundit para mediave.

A është kjo koha më e mirë për të blerë euro? Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët  nuk ka të ngjarë të jetë më kaq e lirë në tregun vendas. Për më tepër, që edhe euro pritet të jetë e fortë në bursat ndërkombëtare ndaj dollarit, pas sinjaleve pozitive dhe ekonomisë amerikane dhe vonesës së rimëkëmbjes së asaj amerikane.

Megjithatë historia e 15 viteve të fundit ka treguar se sjellja e euros në tregun vendas ka qenë e paparashikueshme dhe e pavarur nga kursi euro/dollar (përveç ruajtjes së raportit të kryqëzuar mes euros dhe dollarit në Shqipëri).

Për shembull, kërcimi më i madh i euros është konstatuar në periudhën 2009-2011, kur nga 123 lekë në 2009, monedha përbashkët arriti në 140 lekë në 2011-n, ndonëse në bursat ndërkombëtare euro u nënçmua vazhdimisht në atë periudhë (shihgrafikun). Më shumë se faktorët e jashtëm, ndikimin kryesor, sipas edhe vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë të asaj kohe, e dha transferimi i fitimeve nga kompanitë celulare, Vodafone dhe AMC (sot Telecom Albania). Në vitin 2008, këto dy kompani arritën fitime rekord prej rreth 190 milionë eurosh së bashku, një pjesë e të cilave u transferuan te mëmat në vitin e mëparshëm. Për një treg që në atë kohë vlerësohej se kishte këmbime valutore 2-5 milionë euro në ditë, këto ishin shuma të konsiderueshme, që e “shkundën” tregun. Dy kompanitë kanë vijuar me fitime të larta deri në 2012, më pas ato kanë rënë ndjeshëm.

Pas forcimit të 2009-2010, tregu i këmbimeve valutore për disa vite arriti një lloj ekuilibri ku euro tregtohej mesatarisht me 140 lekë. Ai qëndroi rreth niveleve të tilla të larta edhe në 2015-n, kur në bursa euro zbriti në 1.11 USD, nga 1.33 vitin e mëparshëm. Atë vit, kursi i kryqëzuar (ruajtja e raportit Euro/USD në bursa) u mbajt përmes mbiçmimit të dollarit, me monedhën e gjelbër që arriti në 133 lekë.

Monedha vendase filloi të forcohej me shpejtësi në gjysmën e dytë të vitit 2016, duke e mbyllur vitin në kuotën e 135 lekëve, niveli më i ulët ky që nga 2009-a, teksa e kishte nisur në kuotën e 139.3 lekëve.

Ky nënçmim ka vijuar dhe në gjysmën e parë të 2017-s, duke zbritur aktualisht poshtë nivelit të 133 lekëve, si rrjedhojë e ofertës së lartë për euro në tregun vendas. A do të vijojë të ketë sërish një sasi të lartë të eurove që qarkullojnë jashtë kanaleve bankare edhe në një të ardhme afat-mesme, apo leku do të dorëzohet? Kjo mbetet për t’u parë…/Monitor

‘Përmbarimi’, denoncohen “teknikët”; Bankat i drejtohen FMN e BB

$
0
0

Sipas shoqatës së bankave vendimi i ministrit të Drejtësisë dhe asaj të Financave që dyfishon tarifat e shërbimit përmbarimor është abuziv, joprofesional dhe buron nga motive të dyshimta.

 Top Channel publikon komentet e forta që shoqata e bankave i drejton bankës botërore dhe fondit monetar ndërkombëtar.
“Tarifat e reja të larta janë abuzive dhe subjektive për shkak se nuk bazohen në asnjë analizë profesionale”, thuhet në komentet e bankave.Pagesa e përmbaruesve përbëhet nga dy tarifa. E para është tarifa fikse. Ajo  i  parapaguhet përmbaruesit ende pa u kryer shërbimi dhe është e pakthyeshme. Ndërsa tarifa e dytë është e lidhur me suksesin e ekzekutimit të pengut. Përmes një udhëzimi të beftë, në datën 26 qershor, pra vetëm një ditë pas zgjedhjeve, dy ministrat teknikë të opozitës kanë dyfishuar tarifën e pakthyeshme duke e çuar deri në 10 për qind të vlerës së pronës. Sipas bankave kjo përkeqëson situatën, pasi duke fituar pagesa të majme paraprakisht shoqëritë e përmbarimit nuk kanë më motiv të ekzekutojnë pronat e vëna peng.

“Udhëzimi është i papranueshëm dhe tërësisht në kundërshtim me frymën e ligjit dhe përpjekjet e qeverisë për të ulur kreditë e këqija”, thuhet në komentet e bankave.

Por udhëzimi nuk prek vetëm bankat. Sipas ligjit, shpenzimet përmbarimore i ngarkohen gjithmonë debitorit. Me tarifat e reja, qytetarët apo bizneset që nuk arrijnë të shlyejnë borxhet, veç humbjes së pronës do të paguajnë shuma të majme edhe për përmbaruesit. Por më i dëmtuari është vetë shteti, si debitori më i madh. Të gjitha institucionet publike që nuk shlyejnë borxhet ne afat, dhe çohen në përmbarim do të ngarkohen me pagesa të larta, të cilat paguhen nga paratë e taksapaguesve.

“Tarifat e reja krijojnë një barrë shtesë mbi sektorin bankar, komunitetin e biznesit dhe të gjithë qytetarët”, thuhet në komentet e bankave.

A ia vlen të blesh shtëpi për ta dhënë me qira: Ja llogaritjet për Tiranën

$
0
0

Investimi në pasuri të paluajtshme konsiderohet nga shumë si një formë pasive investimi, megjithatë agjentët e pasurive të paluajtshme në Tiranë tregojnë se ka një trend në rritje të individëve që po investojnë në prona, me qëllim lënien me qira. Në kryeqytet kthimi i investimit është mesatarisht 25 vjet

Nga Ledina Loga, Monitor

Afërdita L. e kujton edhe sot ditën kur përgjegjësi i ndërmarrjes së ndërtimit, pas shqyrtimit të kërkesës për zgjerim shtëpie, i caktoi një banesë në katin e parë të një shtese pallati në vitin 1990. Pavarësisht se në atë kohë ishte shumë e palumtur me shtëpinë që i caktuan, më vonë do të kuptonte se përgjegjësi i ish-ndërmarrjes së ndërtimit, në fakt i kishte dhuruar “një biznes” afatgjatë, që siç tregon ajo nuk e lë kurrë pa të ardhura në fund të muajit.

Me liberalizimin e tregut, zona ku gjendej pallati i saj do të shndërrohej në një nga rrugët kryesore të zhvillimit të biznesit të vogël në Tiranë. Fillimisht, Afërdita çeli një aktivitet të vetin, por duke qenë se vitet dhe puna e gjatë në ndërtim kishte bërë të vetën, vendosi që katin e parë, të cilin e kishte përbuzur shumë vite më parë, ta linte me qira. Të ardhurat mujore nga qiraja sot e tejkalojnë shifrën e 2000 eurove në muaj. Në 2013-n, Afërdita, me anë të një kredie, do të blinte një shtëpi të dytë me qëllim lënien me qira dhe me të ardhurat nga qiraja do të paguante këstin mujor të kredisë.
Me një popullsi që po i afrohet shifrës prej 1 milion banorësh, Tirana është ndër qytetet me dendësinë më të madhe të rajonit, ku thuajse një e treta e popullsisë së saj është e përqendruar në kryeqytet.

Sipas inxhiniere Xheni Jahja, nga Tirana Real Estate, i gjithë qyteti i Tiranës lihet me qira. Duke qenë se Tirana është qendër jo vetëm ekonomike, por edhe studentore, kërkesa për apartamente dhe dyqane me qira është e lartë. Për këtë arsye, të shumtë janë ata, që si zonja Afërdita, kanë vendosur që të investojnë në pasuri të paluajtshme me qëllim dhënien me qira.

Cilët po blejnë shtëpi të dyta?

Pas një ngërçi në sektorin e pasurive të paluajtshme, tregu ka filluar të gjallërohet sërish. Sipas Dritan Cakës, nga agjencia DevInf., ka një kërkesë të shtuar për shtëpi të dyta nga grupi i individëve që u përkasin profesioneve të lira, si dentistët, mjekët, avokatët, farmacistët, të cilët po blejnë një banesë të dytë për ta dhënë me qira, veçanërisht në zonën e Liqenit të Thatë apo në Komunën e Parisit.

Dritan Caka shtoi se kjo është një mënyrë e mirë investimi për shtresat e mesme. Blerja e një apartamenti në zonën e Liqenit, ku çmimi mesatar është rreth 700 euro dhe më pas shfrytëzimi për dhënie me qira është një alternativë investimi. Me rregullimet në infrastrukturë, pritet që vlera e asaj zone të rritet dhe rrjedhimisht dhe qiratë.

Interesant është fakti se shtimi i kërkesës për të marrë shtëpi me qira vjen njëkohësisht me rritjen e kërkesës për blerje apartamenti, kur normalisht kjo duhet të ulte kërkesën për qira. Aktorët e tregut e shpjegojnë këtë tendencë me shtimin e numrit të të ardhurve në kryeqytet, nga rrethet e tjera, por edhe të të huajve, si dhe faktit që sidomos në qendër, apartamentet po blihen kryesisht për qëllime investimi.

Ku të investosh në Tiranë

Kohët e fundit, çmimet e apartamenteve janë rritur. Sipas një vrojtimi që bëri Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimit të banesave në rang vendi u rrit me 12.8%. Ky zhvillim është ndikuar nga rritja e vëllimit të shitjeve në zonat qendrore të kryeqytetit dhe nga rritja e çmimit dhe vëllimit të shitjeve në zonat e tjera si dhe dyfishimin e taksës së infrastrukturës nga 4% e kostos në 8% të vlerës së shitjes.

Përpos çmimit të apartamenteve, janë rritur edhe çmimet për qiratë.
Sipas agjentes së pasurive të paluajtshme të Century21, Estela Ziu, në tregun e apartamenteve me qira vërehet kohët e fundit një tendencë në rritje e çmimit të tyre. Nëse vetëm para një apo dy viteve, një apartament në një kompleks të ri jepej rreth 25 mijë lekë, sot jepet rreth 250 euro, pra rreth 37% më shumë. Gjithashtu, sipas saj, po shikohet dhe një tendencë në rritje e blerjes së apartamenteve për t’i lëshuar me qira, si një formë investimi.

Këtë gjë e pohojnë edhe agjencitë e tjera. Ing. Xheni Jahja, nga Tirana Real Estate, tha se i gjithë qyteti i Tiranës jepet me qira. Konkretisht ka familje të cilat të ardhurat e tyre i kanë nga qiraja. Me normat aktuale të depozitave, individët po investojnë në blerjen e shtëpive, si formë më e mirë kthimi.

Sipas përllogaritjeve nga të dhënat e mbledhura nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, zonat më të mira për të investuar janë ato pranë qendrës së Tiranës. Në rast se një individ blen një apartament në njësinë administrative 5 në Tiranë, ku përfshihen lagjet si Komuna e Parisit, ish-Blloku, Stadiumi Dinamo dhe Liqeni Artificial, shuma e nevojshme për investim varion nga 100 mijë euro deri në 180 mijë euro. Qiratë mujore për apartamentet që janë në kushte të mirë, si për cilësinë e ndërtimit edhe për mobilimin, luhaten në vlerat 500-600 euro. Sipas përllogaritjeve, duke zbritur taksat dhe shpenzimet e mirëmbajtjes, investitorit i kthehet shuma e investuar në atë zonë kthehet pas 25 deri në 30 vite. Periudha e kthimit të investimit është relativisht më e gjatë krahasuar me Europën, ku kthimi vjen për 15 deri në 20 vite. Por, agjentët e pasurive të paluajtshme thonë se një mënyrë tjetër për përfitimin nga pasuria e paluajtshme është rishitja.

Edhe në njësinë administrative 2, ku përfshihen zona e Radio Televizionit, Stadiumi Qemal Stafa, Rruga e Elbasanit, çmimet e apartamenteve janë të larta. Në përgjithësi këto zona funksionojnë si qendra biznesi dhe kanë një vlerë më të lartë, ndërsa periudha e kthimit të investimit përllogaritet të jetë 25 deri në 30 vjet.

Interesant është fakti se duke iu larguar zonave të qendrës, çmimet e apartamenteve janë më të ulëta, por ndryshimi në qira nuk është dhe po aq i lartë. Nëse diferenca në çmim nga dy zonat e qendrës në krahasim me zonat e tjera mund të shkojë nga 500 deri në 1000 euro për metër katror, qiraja ndryshon nga 50 deri në 100 euro.
Për shembull, në rast se një individ blen një apartament në njësitë administrative 9, në zonën e Don Boskos, për ta lënë me qira, shuma e investuar do t’i kthehet për një periudhë mesatare prej 22 vitesh, kthim që i afrohet mesatares europiane.

Kostot që shoqërojnë qiradhënien

Pronat që jepen me qira kanë nevojë për investime të vazhdueshme. Sipas inxh. Xheni Jahja, çdo pesë vjet shtëpia duhet rinovuar. Mesatarisht një prone që lihet me qira i nevojiten në një vit rreth 600-700 euro shpenzime për mirëmbajtje.
Përpos shpenzimeve për mirëmbajtje, të ardhurat nga qiradhënia aktualisht kanë një normë taksimi prej 15% të vlerës. Ndërkohë që është diskutuar edhe vendosja e një takse më të lartë për individët që kanë shtëpi të dyta.

Shqipëria, me kthimin më të lartë nga qiraja në rajon
Sipas Numbeo.com, portalit me bazën më të gjerë të të dhënave për kostot e jetesës, treguesit e banesave, trafikut, krimit dhe ndotjes, Shqipëria renditet e para në rajon për sa i përket kthimit nga qiraja.

Ky tregues përllogaritet si raport i qirasë vjetore me çmimin e apartamentit dhe shprehet si përqindje. Nga të dhënat më të fundit, kthimi vjetor i qirasë për apartamentet në qendër më Shqipëri është 3.9%, ndërsa mesatarja e rajonit është 3.5%.
Për apartamentet në periferi, kthimet nga qiraja vjetore janë më të larta, argumentuar me faktin se çmimet janë më të lira, ndërsa hendeku midis qirave nga qendra në periferi është më i ngushtë. Kosova dhe Shqipëria kanë kthimin më të lartë nga qiraja në të gjitha rajonin, ku ky tregues përllogaritet rreth 5%, 1 pikë për qind më shumë se mesatarja e rajonit për kthimin nga apartamentet në periferi.

Të blesh një shtëpi, apo ta marrësh me qira

Sipas llogaritjeve standarde globale, Shqipëria renditet në kufirin ku është më mirë që ta blesh një shtëpi, sesa ta marrësh atë me qira…
Raporti çmim/qira përdoret kudo në botë për të treguar nëse ia vlen të blesh një shtëpi, apo të rrish me qira. Ai mat vlerën e një shtëpie, në krahasim me të ardhurat që mund të marrësh nga ajo. P.sh., nëse është 15, kjo do të thotë se çmimet e shtëpisë janë sa 15 herë qiraja vjetore që do të fitohej nga këto shtëpi.

Sipas vlerësimeve të përgjithshme, të marrësh një shtëpi me qira është e leverdishme nëse ky raport është më i madh sesa 20, nëse kjo normë është më pak se 15. Nëse norma është midis 15 dhe 20, atëherë ka më shumë sens që të blesh, në rast se blerësi synon të jetojë në shtëpi për një kohë të gjatë.
Për Tiranën, sipas të dhënave të Numbeo, ky raport është 22, pranë kufirit ku ndahet blerja me qiranë. Për Shkupin, ku raport është 26.6, për Beogradin 28.3.

Cili investim ta leverdis?

Nëse që në fillim kërkon të blesh një shtëpi për investim, me synim dhënien me qira, ai që blen një shtëpi në Tiranë, duhet të marrë parasysh që minimumi i viteve që i kthehet investimi është 22. P.sh., një shtëpi në një zonë pak periferike të Tiranës, që e blen për 80 mijë euro (përfshirë dhe interesat e kredisë) dhe e jep me qira për 300 euro në muaj, e nxjerr vlerën për rreth 22 vjet, teksa të ardhurat vjetore janë rreth 3600 euro në vit.

Por për shtëpi me vlerë më të lartë, që ndodhen në qendër dhe jepen me qira të paktën 500 euro në muaj, kthimi vjen për një periudhë më të gjatë. Megjithatë agjencitë e pasurive të paluajtshme argumentojnë se një tjetër formë përfitimi nga apartamentet në qendër është rishitja. Çmimi për metër katror i apartamenteve në Tiranë, veçanërisht i atyre në qendër, është rritur vetëm në vitin e fundit mesatarisht 200 deri në 300 euro për njësi matëse.

Investimi i kapitalit në pasuri të paluajtshme, krahasuar me mundësitë e tjera të investimit, si depozita ku norma e interesit për 1 viti është më e ulët se 1 për qind, në bono thesari rreth 2.1 për qind në vit dhe në fondet e investimit 3 për qind po në vit, duket se është më i favorshëm për individët. Ndërsa për sa i përket formave të tjera të investimit si bursa, në Shqipëri nuk janë shumë të zhvilluara.

Për investimet afatgjata, alternativa janë depozitat e bankave që arrijnë deri në 5 vjet si dhe blerja e obligacioneve qeveritare, që arrijnë maksimumi deri në 7 vjet, por që emetohen rrallë.

Fierza drejt pikës së krizës. Mbi 80% e energjisë po importohet

$
0
0

Gati 80 përqind e energjisë elektrike që hidhet aktualisht në rrjet vjen nga importi. Thatësira e tejzgjatur ka shterruar nivelin e Fierzës, që të hënën zbriti nën kuotën më të ulët të shfrytëzimit dhe po prodhon me kapacitet minimal.

Sipas KESH, niveli në Fierzë aktualisht është 269 metër. Për të mos lejuar rënien e rezervës, Koorporata po përpunon vetëm prurjet natyrale, prej 20 m3/sek.

Kjo sasi energjie shkon për të mbuluar nevojat e OST-së për ruajtjen e parametrave teknikë dhe humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shumë pak për furnizimin me energji.

Ndërkohë, OSHEE po përgatit një tjetër procedurë për import për muajin gusht, që synon blerjen e 30 mijë megavat/orë, si pasojë e rritjes së konsumit të energjisë nga temperaturat e larta.

Vetëm për muajin korrik dhe gusht, OSHEE shpenzoi 52 milionë euro në total për blerjen e energjisë elektrike. Por procedura e re pritet të kushtojë më shtrenjtë, për shkak të periudhës aspak të favorshme të çmimeve në bursë.

Burime konfidenciale i thanë Top Channel se, nëse thatësira do të zgjasë, në muajin shtator vendi rrezikon varësi totale nga importi. Në këto kushte, blerja e energjisë do të tejkalojë mundësitë financiare të OSHEE-së, duke kërkuar deri edhe ndërhyrjen e buxhetit të shtetit.

Por ajo që do të ndihmonte në tejkalimin e vështirësisë financiare është kredia prej 22.4 milionë eurosh e Bankës Botërore që autorizon KESH të nisë importin me këtë fond, por që nuk është lëvruar ende nga kjo bankë./TCh/

Alarmi nga ekspertët e ujërave: Thatësirat do ulin me 20% prodhimin e energjisë nga HEC-et

$
0
0

Deri në 2050, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e mëdhenj dhe të vegjël në Shqipëri pritet të bjerë me rreth përkatësisht, 15% dhe 20%, për shkak të rënies me 20% të shirave në stinën e verës deri në 2050.

Alarmin e dha  Ministria e Bujqësisë në draftstrategjinë për menaxhimin e integruar të burimeve ujore. Strategjia e cila aktualisht është në proces diskutimi ka marrë në konsideratë të dhëna të mëprashme nga Banka Botërore.

Ekspertët shqiptarë të ujërave lajmërojnë se, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e mëdhenj është i lidhur me rënien e shirave dhe mbushjes me ujë të rezervuarëve furnizues, ndërsa prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e vegjël varet nga volumi i rrjedhjes së ujit në lumenj.

Megjithëse disponueshmëria e përgjithshme e ujit për prodhimin e energjisë pritet të jetë e mjaftueshme, duhet të ndërmerren masa për të menaxhuar ujin gjatë periudhave të verës, në mënyrë të atillë që prodhimi i energjisë të jetë i përshtatshëm, ndërkohë që përdorimet e tjera të ujit do të rriten paksa, ndërsa ekosistemet që varen nga uji do të kërkojnë sigurimin e prurjes minimale. Kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë midis sektorit të energjisë dhe sektorëve të tjerë që përdorin ujë si për shembull industria dhe bujqësia, shprehen ata.

Ndryshimet klimaterike janë reflektuar vitet e fundit, ku është parë se basenet e HEC-ve janë përballur me  situata ekstreme, herë me tejmbushje nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje e herë më thatësira si kjo e kësaj verë ku vendi po plotëson nevojat e furnizimit thuajse nga importi.

Vetëm për muajt korrik dhe gusht u harxhuan rreth 60 milionë euro për importin e energjisë, shumë kjo që shterroi thuajse të gjitha fitimet e kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë të realizuara me 2016.

Ekspertët lajmërojnë se, ndryshimet e faktorëve klimatikë dhe ndikimi stinor së bashku ndikojnë kërkesën dhe furnizimin me energji. Stina e dimrit pritet të jetë më e shkurtër dhe më e ngrohtë dhe kjo do të çojë në një rënie të kërkesës për energji për ngrohje. Gjithsesi, temperaturat e larta në stinën e verës do të çojnë në rritje të konsumit të energjisë për ftohje.

Reshjet e dendura të shirave (që parashikohen të jenë më të shpeshta) së bashku me shkrirjen e shpejtë të dëborës për shkak të temperaturave të larta në stinën e dimrit mund të jenë një kërcënim për sigurinë e digave, duke i bërë komunitetet dhe zonat e banuara afër tyre të jenë të ekspozuara nga përmbytjet dhe/ose rrjedhjet e mundshme nga rezervuarët e hidrocentraleve.

Ky efekt bëhet akoma më i madh për shkak të ndryshimeve në sasinë e reshjeve, veçanërisht gjatë reshjeve të dendura pas periudhave të gjata pa reshje duke shtuar këtu ndryshime në bimësi (shpyllëzimet) përgjatë rrjedhave të ujit, proçeset gjeologjike, dhe ndryshimet në rrjedhën e ujit. /monitor/

Qeveria i vë fre pagesave për invaliditetin, për herë të parë ulet numri i përfituesve

$
0
0

Të paktën mediat kanë denoncuar me dhjetëra raste vitin e kaluar ku invalidë të gjymtuar rëndë janë përjashtuar nga pagesat e mujore që shteti jep për këtë kategori.

Në dy dekadat e fundit numri i përsonave që kanë përfituar këtë pagesë ka ardhur gjithnjë në rritje përjashtuar 2016.

Nga rreth 26 mijë përsona që merrnin pagesë invaliditeti më vitin 2000, në fund të vitit 2016 këtë pagesë e marrin 61,938 përsona.

Pagesat e invaliditetit pësuan një rritje të shpejtë në në vitin 2016 dhe vitet e tjera që pasuan më pas pasi qeveria e kohës lehtësoi kriterët e përfitimit të pagesës.

Në këtë periudhë i hoq kriteri i vjetërsisë, duke ndikuar rritjen e numrit të përfituese në moshat të reja.

Kështu numri i përfituesve në dekadën e fundit pësoi një ritje të shpejtë dhe pagesat për to gjithashtu.

Por qeveria pas vitit 2013 mori masa për të frenuar rritjen e mëtjeshme të pagesave për invalidët. Për herë të parë më 2016 nga skema dolën 163 përsona, ndërkohë që invalidë rishtas nuk u futen dot në skemë.

Reduktimi i përsonave thonë ekspertët ka ardhur për shak të shtrëngimit të kriterëve për pagesat. Kryesori është kushti i të pasurit një vit sigurime në pesë vitet e fundit nga momenti që bëhet kërkesa për pagesë invaliditeti. Kjo ka vështirësuar se tepërmi pagesën për përsonat që dalin rishtas në Komision.

Ligji për sigurimet shoqërore shprehet se, personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti./monitor/


Paralajmërimi i Moody’s: Pas TAP, investimet e huaja në Shqipëri do të bien

$
0
0

Gjigandi ndërkombëtar i vlerësimeve financiare, Moody’s paralajmëron se Shqipëria mund të përballet me rënien e investimeve të huaja, pas përfundimit të gazsjellësit Trans Adriatik dhe kaskadës së Devollit.

“Ne shikojmë një rrezik se investimet e huaja direkte mund të bien gjatë viteve në vijim, veçanërisht në kushtet kur pozicioni i jashtëm i ekonomisë shqiptare është i dobët”,- deklaron ‘Moody’s’ në raportin vlerësues për Shqipërinë.

Ky vit shënon kulmin e vëllimit të investimeve për dy projektet e mëdha të energjisë, TAP dhe Kaskadën e Devollit, rrjedhimisht investimet e huaja direkte pritet të shënojnë nivelin 9 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por Moody’s parashikon se shifra do të ulet ndjeshëm vitin që vjen duke rënë në 7 për qind e PBB.

Sipas agjencisë prestigjoze, rënia do të vazhdojë edhe në vitin 2019, kur investimet e huaja direkte pritet të cekin nivelin 6.5 për qind e Prodhimit Kombëtar, plot 2.5 pikë përqindje më pak se sa niveli aktual.

Rënia e investimeve të huaja, përveçse përkeqëson pozicionin e jashtëm të ekonomisë shqiptare do të ketë pasoja negative për rritjen ekonomike dhe atë të punësimit.

Në tre vitet e fundit, investimet e huaja janë ndikuar ndjeshëm nga punimet për gazsjellësin TAP dhe ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Devoll. Por, shqetësimi lidhet me faktin që këto dy projekte janë afatshkurtra në kohë dhe kërkohet diversifikimin në afatin e mesëm.

Kjo është theksuar edhe nga Komisioni Europian ka tërhequr vëmendjen për nevojën e diversifikimit të investimeve të huaja dhe burimeve të rritjes së Shqipërisë në raportin e zgjeruar të programit të reformave për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën për periudhën 2017-2019.

Sipas raportit, përfundimi i projekteve të mëdha dhe një rënie e çmimeve të lëndëve të para mund të përbëjë rrezik për rritjen, nëse nuk tërhiqen investime të qëndrueshme në aktivitete me vlerë të shtuar më të lartë do ta integronte ekonominë më mirë në zinxhirët e furnizimit global, për të rritur produktivitetin dhe për të krijuar më shumë vende pune dhe më të mira në të gjithë ekonominë.

Monedha euro në kushte të vështira, vazhdon rënia dhe në muajin gusht

$
0
0

Edhe pse në fund të muajit korrik, monedha europiane pati një rritje të lehtë, në ditët e para të gushtit persëri nisi zhvleresimi i euros.

Në pikat e këmbimit valutor, 1 Euro u këmbye me rreth 132.5 lekë.

Ky është niveli më i ulët i gati 9 viteve, ndërkohë që Euro shfaqi shenjat e dobësisë rreth një vit e gjysmë më parë.

Në mënyrë të vazhdueshme, Euro ishte më e dobët, ndonëse në tregun ndërkombëtar këtë vit ka fituar pikë ndaj Dollarit.

Dobësia e Euros pritet të vijojë të paktën edhe këtë muaj, kur fluksi i hyrjeve turistike është në kulmin tij.

Si mund të shpëtojnë botën, idetë më radikale të Kejnesit

$
0
0

Nga Ryan Cooper, The Week

Teksa po afrohej Lufta së Dytë Botërore, ekspertët e ekonomisë të vendeve aleate u takuan në një resort në Nje Hempshajër të SHBA-së në përpjekje për të ndërtuar një sistem monetar ndërkombëtar, që do të parandalonte përsëritjen e Depresionit të Madh. Debati u përqendrua rreth dy propozimeve kryesore, një nga delegacioni britanik dhe tjetri nga ai amerikan. Xhon Mejnard Kejnes, ekonomisti më i madh i shekullit XX, paraqiti planin britanik, ndërsa Herri Dekster Uajt, një nga këshilltarët kryesorë ekonomikë të presidentit Ruzvelt atë amerikan. Kejnesi humbi në shumë pika kyçe. Rezultati ishte sistemi Breton Uds, i quajtur sipas qytetit të vogël, në të cilën u mbajt konferenca. Si pjesë e marrëveshjes, ai krijoi gjithashtu ato që më vonë do të bëhen Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Ajo marrëveshje shërbeu si sistemi i menaxhimit të tregtisë ndërkombëtare dhe kursit të këmbimit për gati 3 dekada. FMN dhe Banka Botërore kanë mbijetuar deri në ditët tona, por Breton Uds mori fund në vitin 1971, kur Nikson pezulloi këmbyeshmërinë e dollarit në ar. Megjithatë, shumica e problemeve që nxitën krijimin e Breton Udsit, janë rikthyer në një formë disi më pak emergjente.
Ia vlen të kthehemi tek idetë origjinale të Kejnesit, ide shumë më ambicioze për një institucion ndërkombëtar për të menaxhuar rrjedhën e mallrave dhe parave anekënd globit. Problemi themelor me tregtinë ndërkombëtare, është se pabarazitë mund të zhvillohen: Disa vende kanë suficite të mëdha të eksportit, ndërsa të tjerët detyrimisht zhvillojnë deficite të mëdha tregtare (përderisa bota nuk mund të jetë në suficit apo deficit me vetveten).
Dhe për shkak se vendet zakonisht duhet të marrin hua për të financuar deficitet tregtare, është një recetë e shpejtë dhe e lehtë drejt një tronditje financiare në ato vende, kur aftësia e tyre për të marrë më shumë borxhe mbërrin kufirin maksimal. Kjo nuk është aq e keqe për vendet me teprica, pasi ato s’do të pësojnë një krizë të borxhit apo një kolaps në vlerën e monedhës së tyre, por ndërkaq do të dëmtohen nga humbja e tregjeve të eksportit. Ky problem ka shqetësuar kombet që para Revolucionit Industrial.
Kombe si Gjermania me një tepricë të madhe të eksporteve, shpesh e paraqesin atë si rezultat të virtytit të tyre të lartë dhe aftësive teknike. Por realiteti themelor i një tepricë të tillë është se ajo kërkon dikë për të blerë eksportet. Sikurse e thekson Janis Varufakis në librin e tij të ri, pa një lloj mekanizmi të përhershëm për të ricikluar sërish atë tepricë te vendet në deficit, pasoja do të jetë një katastrofë e mundshme.
Kjo është pikërisht ajo që shkaktoi krizën fillestare ekonomike në Greqi, dhe që është ende në vazhdim. Breton Uds e adresoi këtë problem përmes një sërë masash të plota dhe jo masave të përkohshme. Vlera e dollarit do të jetë lidhej me një sasi të caktuar ari, dhe normat gjysmë-fikse të këmbimit për monedhat e tjera do të silleshin rreth të parës.
Në përputhje me pikëpamjet më ortodokse ekonomike, të gjitha pabarazitë tregtare duhet të zgjidheshin përmes një ndërhyrje në kahun e deficitit. Nuk kishte asnjë kufizim për kombet me suficite për t’u rritur (e rëndësishme është të theksohet se asokohe SHBA-ja ka qenë një eksportuese e madhe), dhe FMN-ja kishte për detyrë për të trajtuar shtetet që kanë probleme serioze me deficitet tregtare, përmes zbatimit të masave të kursimit dhe shtrëngimit të politikave monetare (Kjo do të çonte në katastrofa të përsëritura për vendet në zhvillim).
Nga ana tjetër ideja e Kejnesit, qe në thelb më ambicioze. Ai propozoi një krijimin e një “International Clearing Union” gjithëpërfshirës, të cilit potencialisht mund t’i bashkohej çdo vend i botës. Kjo do të krijonte një monedhë të re rezervë, “bancor”, që mund të përdorej vetëm për zgjidhjen e llogarive ndërkombëtare, dhe vendet anëtare do të paguanin një kuotë anëtarësimi në raport me volumin e tyre tregtar.
Vendet në suficit do të marrin kredi bancor, ndërsa ata në deficit do të kenë një llogari negative. Unioni gjithashtu synonte qartazi lehtësimin e rritjes së tregtisë në përgjithësi (ndryshe nga Breton Udsi). Dhe në mënyrë kritike, do të stimulonte kombet të mbanin tregtinë e tyre të balancuar në të dyja anët – tepricën dhe deficitin. Kur zgjeronte deficitin, një vend do ta kishte të nevojshëm të zhvlerësonte monedhën për të reduktuar importet.
Por nëse zmadhonte tepricën, do të jetë e nevojshme që monedha e një vendi të rivlerësohet në mënyrë që të rriten importet. Ndërkohë një taksë bancor do të vendosej mbi cilindo me një çekuilibër të madh tregtar. Ka shumë më tepër te kjo histori, por ideja themelore është mjaft e thjeshtë. Sikurse shkroi Kejnesi në propozimin e tij origjinal, “parimi bazë është barazia e kredive dhe debive, e aktiveve dhe detyrimeve. Nëse asnjë kredi nuk mund të zhvendoset jashtë sistemit të kleringut, por kalohet vetëm brenda saj, vetë Unioni nuk mund të gjendet asnjëherë në vështirësi”.
Për brezin e pasluftës, Breton Uds ka funksionuar në një nivel të pranueshëm – dhe qe sigurisht një përmirësim i madh në krahasim me standardin e arit të paraluftës. Por mekanizmat e saj ishin shumë më pak të lexueshme, dhe kërkonin përpjekje të vazhdueshme në mirëbesim nga vende të ndryshme, veçanërisht nga Gjermania dhe SHBA-ja për të punuar si duhet.
Më e rëndësishmja, ajo u mbështet në tepricat e mëdha amerikane për të thithur ndihmën e madhe që po dërgohej në Europë sipas Planit Marshall, një pjesë e mirë e të cilës u përdor për të blerë eksportet amerikane. Kur SHBA-ja u zhvendos te deficiti, sistemi u prish brenda pak vjetësh. Përkundrazi plani i Kejnesit, do ta kishte pasur me gjasë fleksibilitetin e duhur për t’iu përshtatur një zhvendosje masive në 180 gradë në bilancin tregtar.
Ajo është gjithashtu shumë më transparente dhe e kuptueshme për njerëzit mesatarë, ndoshta duke i dhënë fund deri në një farë mase krenarisë së tepruar të vendeve me suficite. Dhe nëse do të krijohet në të ardhmen, kjo do të jetë nën mbikëqyrjen efektive nga shtetet anëtare. Batërdia e madhe financiare e shkaktuar nga e papërgjegjshmja dhe mbikombëtarja Banka Qendrore Europiane, është shumë e zymtë për ta injoruar këtë ide.
Padyshim do të duhen vite të tëra për të përditësuar dhe zbatuar propozimet e Kejnesit, aty ku është e mundur. Por problemet që ai plan është projektuar për të trajtuar, do të jenë gjithmonë shpërthyese. Ndoshta pasi eurozona të shpërbëhet, bota do të ketë një tjetër shans për të bërë atë që është e drejtë.

Në shqip nga bota.al

 

Pushimet jashtë, oferta dhe destinacionet kryesore

$
0
0

Destinacione tradicionale, pa kokëçarje, e me komoditet të mjaftueshëm. Kjo po i karakterizon pushimet e shqiptarëve jashtë vendit këtë sezon. Destinacioni kryesor mbetet Turqia.

Ritmi i prenotimeve për pushime jashtë vendit ka qenë i lartë që me fillimin e muajit korrik. Më të preferuarat mbeten ato pushime që mund t’i quajmë “me duar në xhepa”, pra ku gjithçka është e përfshirë. Janë agjencitë sot që mendojnë për çdo gjë, mjafton që ju të përcaktoni buxhetin dhe të keni ide të qarta. Tendencat mbeten pak a shumë të njëjta, kryefjala janë Turqia dhe Greqia. Por jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur as destinacionet “ekzotike” që preferohen më shumë nga çiftet e reja e më pak edhe kroçerat. Përmendim këtu Spanjën, që vetë drejtuesit e agjencive e veçojnë, duke qenë se është kthyer në një trend të vërtetë në mesin e destinacioneve europiane. Në listën e të preferuarave janë edhe Budapesti dhe Amsterdami, për shkak të nisjes së fluturimeve nga dy operatorët me kosto të ulët, Wizz Air dhe Transavia Airlines. Ata që janë treguar të shkathët dhe kanë prenotuar që në fillim të vitit kanë mundësi që të shijojë fluturime me çmime më të lira. Drejtuesit e agjencive turistike thonë se këto dy destinacione janë përfshirë në axhendën e udhëtarëve shqiptarë, të cilët sërish nuk do të heqin dorë nga fluturimet nga aeroportet simotra të “Nënë Terezës”, siç është ai i Prishtinës apo Shkupit. Në paketat turistike, agjencitë kanë të përfshirë edhe nisjet nga këto aeroporte për destinacione të ndryshme, që nga Tirana do të kushtonin disa herë më shumë. Të rinjtë zgjedhin të organizohen vetë me paketa individuale. Vendet më të preferuara për sezonin veror mbeten plazhet e Turqisë, ishujt e Greqisë, e më pak vendet fqinje si Mali i Zi apo Kroacia. Çmimet e paketave turistike nuk kanë pësuar ndonjë luhatje të fortë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Larg dhe shtrenjtë

Edhe pse është herët për të bërë bilancin e sezonit sa u përket ofertave jashtë vendit, statistikat e katër muajve të parë të vitit tregojnë tendencë pozitive. Të dhënat e INSTAT treguan se numri i shtetasve shqiptarë, të cilët dolën nga territori i vendit tonë në periudhën janar – prill 2017, ishte rreth 6% më i lartë krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm për muajin prill, ky numër arriti në 429,126 ose 17.3% më shumë krahasuar me muajin prill 2016. Për drejtuesit e një prej agjencive kryesore në vend, ATHS pavarësisht situatës së ndërlikuar politike që kaloi vendi nuk pati anulime të prenotimeve. Një shtysë pozitive për udhëtime jashtë është edhe nisja e fluturimeve nga dy shoqëritë me kosto të ulët të fluturimeve ajrore, që do t’i japin më shumë frymëmarrje këtij tregu. Destinacion tjetër, disi më ekzotik, është Palma de Majorka. Vizitohet nga më shumë se 10 milionë persona në vit. Plazhet e bardha, klima e ngrohtë mesdhetare dhe gatimet tipike spanjolle e bëjnë këtë vend shumë të pëlqyer edhe nga shqiptarët. 1,000 ishujt koralorë që përbëjnë Republikën e Maldives mund të jenë zgjedhja ideale për personat që pëlqejnë zhytjen dhe sportet e tjera ujore. Për nisjet deri në fund të muajit maj, për 7 ditë, ofertat nisin nga rreth 360 euro. Por do t’ju duhet të udhëtoni me autobus. Vera zbeh disi interesin për turet kulturore, pasi siç shprehen edhe drejtuesit e agjencive turistike ato tërheqin më shumë në pranverë. Por, edhe në këtë rast, paketat nuk mungojnë. Parisi mund të vizohet duke filluar nga 399 euro, Costa Brava në Spanjë (8 ditë, mëngjes dhe darkë) duke filluar po nga 399 euro, por me nisje nga Shkupi; Stambolli mund të vizitohet duke filluar nga 219 euro për person për katër ditë; Amsterdami me 4 ditë qëndrim mund të vizitohet për 344 euro/personi me nisje direkt nga Tirana. Por, mund të zgjidhni të shkoni edhe në Moskë, ku 6 ditë do t’ju kushtojnë duke filluar nga 699 euro për person me nisje nga Podgorica e Malit të Zi. Nga agjencitë turistike, Budapesti ofrohet duke filluar nga 299 euro për 4 ditë, por me udhëtim me autobus.

Turqia, atje ku shkon shumica

Turqia pa dyshim mbetet zgjedhja e parë, si një destinacion i konsoliduar. Nivelin e lartë të frekuentimit të plazheve turke nga shqiptarët e konfirmuan edhe të dhënat e vitit 2016. Të dhënat nga Tirana International Airport për udhëtimet me charter treguan se drejt Antalias fluturuan mbi 41,000 persona ose rreth 18% më shumë se viti paraardhës. Ulja e çmimeve të paketave turistike tërhoqi shqiptarët që të zgjidhnin të pushonin në qytetet bregdetare të Turqisë. Agjencitë thanë se kërkesa për të prenotuar në resortet e tipit “all dhe ultra inclusive” shënoi kulmin në periudhën pas datës 14 korrik e deri në fund të muajit gusht 2016. Antalia është destinacioni kryesor, duke u ndjekur nga Kemeri, Bodrumi e Alania. Koha e qëndrimit llogaritet mesatarisht nga 7 në 10 net. Nuk ka agjenci në vend që të mos ofrojë paketa turistike që kanë si destinacion Turqinë. Statistikat zyrtare tregojnë se turistët në Turqi shpenzojnë rreth 20% të buxhetit për ushqim, duke e konsideruar si një nga elementet kryesore në përzgjedhjen e këtij vendi si destinacion. Edhe drejtuesit e agjencisë turistike Union Travel thonë se Turqia do të vazhdojë të mbetet ndër destinacionet e preferuara të shqiptarëve për këtë verë, duke u ndjekur nga Greqia, por edhe Spanja. Agjentët kanë përgatitur paketa që u përshtaten më së miri kërkesave të klientëve shqiptarë, të cilët nuk duan të heqin dorë nga komoditeti dhe luksi që ofrojnë resortet turke, pavarësisht frikës nga sulmet terroriste. Qershori është padyshim muaji me paketat më të favorshme. Për resorte me akomodim deri në 5 yje, çmimet nisin nga 499 euro. Drejtuesit e agjencisë turistike Savatours, pranë hartuar paketa për destinacione si Antalia, Alania, Beleku, Kemeri, Side. Kështu për nisje nga data 7 qershor do të mund të merrni paketa pushimesh duke filluar nga 459 euro për person deri në 599 euro për person. Korriku dhe gushti, sipas drejtuesve të agjencive turistike, do të ketë çmime disi më të shtrenjta, duke qenë se përbëjnë edhe kohën ‘pik’ të sezonit. Ndërsa europelowcost.com ofron paketa vërtet tërheqëse për Turqinë, madje për muajin gusht, me 7-14 net-qëndrime me çmime duke filluar nga 750 euro e deri në 1,444 euro me trajtim all inclusive.

Greqia, afër dhe larg

Fqinji jugor prej kohësh i ka ndezur motorët e turizmit. “My sea, my sky, my culture, oh Greece!”. Ky është slogani që do të joshë turistët. E duket se me gjermanët ka nisur të funksionojë. Parashikohet që rreth 3 milionë turistë gjermanë të pushojnë këtë vit në Greqi, ose rreth 1 milion më shumë se vitin e kaluar. Por, nuk do të jetë kjo forma e vetme me të cilën do të tërheqë Greqia turistët dhe shtetasit e huaj për të qëndruar në brigjet e saj. Së fundmi, fqinji ynë jugor ka prezantuar programin “Greek Golden Visa”, sipas të cilit çdo person që do të investojë të paktën 250,000 euro në sektorin e pasurive të paluajtshme apo edhe në tregjet financiare, do të mund të bëhet rezident i përhershëm i shtetit grek. Investitorë nga Turqia, Kina, Egjipti, Rusia, por edhe nga Azia dhe Afrika kanë nisur të shfaqin interes. Destinacionet ku ata kanë hedhur sytë janë: Mikonos, Santorini, Spetses, Antiparos, Kreta. Edhe shqiptarët nuk do të mungojnë si pushues në brigjet greke. Drejtuesit e agjencisë Union Travel thonë se destinacionet më të pëlqyera në Greqi janë: Korfuzi, Kalkidhikia e Parga. Afërsia dhe mundësia e arritjes së këtij destinacioni edhe me mjete private e bëjnë të frekuentuar dhe të pëlqyer nga një pjesë e mirë e shqiptarëve që zgjedhin të pushojnë jashtë. Ofertat për këtë destinacion janë për hotelet me katër e pesë yje, për 10 apo 6 ditë qëndrim. Kështu Union Travel ofron pushime në Korfuz, duke filluar nga 299 euro për person në hotele me 4 yje; në Kalkidhiki, duke filluar nga 218 euro për person. Resortet greke, veçanërisht ato të Kretës dhe Korfuzit, janë renditur si ndër më të lirat në Europë, gjatë viteve të fundit. Ekspertët vlerësojnë se në kushtet ku ndodhet turizmi, grekët duhet të mendojnë më pak për çmimet dhe më shumë për cilësinë, si një mënyrë për të rritur konkurrencën mes destinacioneve të tjera.

Fundjavat në rajon

Operatorët turistikë të Ballkanit kanë zgjedhur që të ofrojnë paketa që përfshijnë disa vende. Aktualisht, operatorët turistikë ofrojnë paketa në Shqipëri, Maqedoni, Greqi me çmime që shkojnë në rreth 700 euro, Shqipëri – Ohër 675 euro, kur turi klasik shqiptar tetëditor e ka mesataren 677 euro. Paketa rajonale njëjavore më e shtrenjtë është ajo Korfuz-Shqipëri, që varion nga 650 euro në 1250 euro.

Nuk do të thoshim gjë të re nëse do të pohonim se Ohri pret shumë më tepër turistë se Pogradeci. Çmimet janë të parat që vendosin, por edhe kushtet e tjera që plotëson ky rajon turistik i Maqedonisë. Nëse akomodohesh në hotel me katër yje, me të gjitha të përfshira, për tetë ditë e shtatë net, paguan në këtë sezon rreth 560 euro, por nëse negocion mund ta gjesh shumë më ulët këtë paketë. Maqedonasit ofrojnë ture klasike 8-ditore 500 euro me karakter kulturor ose 11-ditor nëpër Maqedoni me 780 euro. Por, Maqedonia ofron pafund ture 3 dhe 5-ditore të tipit “aventurë” apo me udhëtime malore me biçikletë ose njëditore në Shkup dhe Mavrovë. Në Malin e Zi, paketat ofrojnë çmime edhe më të lira. Në Mal të Zi, mesatarja ditore shkon në 30 euro për person dhe më interesantja është një paketë shtatëditore që përfshin udhëtime në disa qytete, me vetëm 470 euro. Fqinjët tanë janë më dorëlëshuar edhe me ushqimin, duke ofruar në paketa mëngjesin dhe drekën ose mëngjesin dhe darkën.

INSTAT: Veshjet, më të lira në korrik, por çmimet e ushqimeve rriten

$
0
0

Inflacioni për muajin korrik shënoi 2 për qind, raporton Instituti i Statistikave me një rënie të papërfillshme krahasuar me qershorin. Ndërkohë, edhe krahasuar me një vit më parë ndryshimi është i vogël.

Në korrikun e 2016-s indeksi i çmimeve të konsumit ishte 1.9%. Ndikimin më të madh në inflacion e ka dhënë grupi i ushqimeve që zë dhe peshën kryesore. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 4.7%.

Brenda këtij grupi, çmimet e zarzavateve u rritën me 13.7% dhe frutave 11.2%, kurse për ushqimet e tjera shtrenjtimi ka qenë më i përmbajtur, me përjashtim të vajrave, janë shitur me 3% më lirë.

Me rritje 3.4% është grupi i mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, ndërsa për kategoritë e tjera si pije alkoolike, duhan, por edhe shërbime si transport e komunikim rritja me bazë vjetore është më e ulët.

Në krahun rënës është grupi i veshjeve dhe këpucëve me ndryshim vjetor minus 1.7%, pasuar nga grupet argëtim dhe mobilie, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje me minus 0.1% secili.

Ekspertët e ujërave japin alarmin: Thatësirat do ulin me 20% prodhimin e energjisë nga HEC-et

$
0
0

Deri në 2050, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e mëdhenj dhe të vegjël në Shqipëri pritet të bjerë me rreth përkatësisht, 15% dhe 20%, për shkak të rënies me 20% të shirave në stinën e verës deri në 2050. Alarmin e dha Ministria e Bujqësisë në draftstrategjinë për menaxhimin e integruar të burimeve ujore. Strategjia e cila aktualisht është në proces diskutimi ka marrë në konsideratë të dhëna të mëprashme nga Banka Botërore.

Ekspertët shqiptarë të ujërave lajmërojnë se, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e mëdhenj është i lidhur me rënien e shirave dhe mbushjes me ujë të rezervuarëve furnizues, ndërsa prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e vegjël varet nga volumi i rrjedhjes së ujit në lumenj.

Megjithëse disponueshmëria e përgjithshme e ujit për prodhimin e energjisë pritet të jetë e mjaftueshme, duhet të ndërmerren masa për të menaxhuar ujin gjatë periudhave të verës, në mënyrë të atillë që prodhimi i energjisë të jetë i përshtatshëm, ndërkohë që përdorimet e tjera të ujit do të rriten paksa, ndërsa ekosistemet që varen nga uji do të kërkojnë sigurimin e prurjes minimale.

Kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë midis sektorit të energjisë dhe sektorëve të tjerë që përdorin ujë si për shembull industria dhe bujqësia, shprehen ata.

Ndryshimet klimaterike janë reflektuar vitet e fundit, ku është parë se basenet e HEC-ve janë përballur me situata ekstreme, herë me tejmbushje nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje e herë më thatësira si kjo e kësaj verë ku vendi po plotëson nevojat e furnizimit thuajse nga importi.

Vetëm për muajt korrik dhe gusht u harxhuan rreth 60 milionë euro për importin e energjisë, shumë kjo që shterroi thuajse të gjitha fitimet e kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë të realizuara me 2016.

Ekspertët lajmërojnë se, ndryshimet e faktorëve klimatikë dhe ndikimi stinor së bashku ndikojnë kërkesën dhe furnizimin me energji. Stina e dimrit pritet të jetë më e shkurtër dhe më e ngrohtë dhe kjo do të çojë në një rënie të kërkesës për energji për ngrohje. Gjithsesi, temperaturat e larta në stinën e verës do të çojnë në rritje të konsumit të energjisë për ftohje.

Reshjet e dendura të shirave (që parashikohen të jenë më të shpeshta) së bashku me shkrirjen e shpejtë të dëborës për shkak të temperaturave të larta në stinën e dimrit mund të jenë një kërcënim për sigurinë e digave, duke i bërë komunitetet dhe zonat e banuara afër tyre të jenë të ekspozuara nga përmbytjet dhe/ose rrjedhjet e mundshme nga rezervuarët e hidrocentraleve.

Ky efekt bëhet akoma më i madh për shkak të ndryshimeve në sasinë e reshjeve, veçanërisht gjatë reshjeve të dendura pas periudhave të gjata pa reshje duke shtuar këtu ndryshime në bimësi (shpyllëzimet) përgjatë rrjedhave të ujit, proçeset gjeologjike, dhe ndryshimet në rrjedhën e ujit./monitor/

CIA: Shqipëria ka taksa komplekse dhe një mjedis të varfër për biznesin, po pengohen investimet e huaja

$
0
0

Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA-së, CIA, ka azhurnuar së fundmi të dhënat për Shqipërinë, ku sipas saj, ekonomia e Shqipërisë është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme dhe rritja ekonomike pritet të rritet në 3.8% në vitin 2017.

“Kodet e taksave komplekse dhe kërkesat e licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet e pronësisë, si dhe infrastruktura e vjetruar kontribuojnë në mjedisin e varfër të biznesit në Shqipëri, duke e bërë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja”, vë në dukje Agjencia Amerikane e Inteligjencës

CIA vë në dukje se, lidhjet e ngushta të tregtisë, remitancave dhe sektorit bankar me Greqinë dhe Italinë e bëjnë Shqipërinë të prekshme ndaj pasojave të krizave të mundshme të borxhit dhe rritjes së dobët në Eurozonë.

Remitancat, një katalizator i rëndësishëm për rritjen ekonomike, u ulën nga 12-15% të PBB-së para krizës financiare të vitit 2005 në 5.8% të PBB-së në vitin 2015, kryesisht nga shqiptarët që banojnë në Greqi dhe Itali.

CIA analizon se sektori i bujqësisë, i cili kontribuon pothuajse në gjysmën e punësimit dhe në një të pestën e PBB-së, kufizohet kryesisht në operacionet e vogla familjare dhe në bujqësinë për ekzistencë, për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, të drejtave të paqarta të pronësisë dhe përhapjes së vogël, parcelat e tokës.

Furnizimi me energji elektrike i Shqipërisë është i pabarabartë, pavarësisht nga kapacitetet e transmetimit të përmirësuara me vendet fqinje. Megjithatë, qeveria kohët e fundit ka ndërmarrë hapa për të frenuar humbjet jo teknike dhe ka filluar të përmirësojë rrjetin e shpërndarjes. Zbatimi më i mirë i kontratave të energjisë elektrike ka përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të sektorit, duke zvogëluar mbështetjen e tij në mbështetjen buxhetore. Gjithashtu, me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë, qeveria po ndërmerr hapa për të përmirësuar rrjetet e varfra të rrugëve dhe hekurudhave, një pengesë afatgjatë për një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Buxheti i Shqipërisë për 2017 synon të arrijë një tepricë të vogël primare, të cilën qeveria shqiptare ka në plan ta arrijë duke forcuar mbledhjen e taksave midis rritjes së moderuar të pagave publike dhe pensioneve. Vendi vazhdon të përballet me borxhin e lartë publik, duke tejkaluar kufirin ligjor të saj prej 60% të PBB-së në vitin 2013 dhe duke arritur në 71% në vitin 2016./Monitor


Alarmi: 410 diga rezervuaresh kërkojnë ndërhyrje urgjente

$
0
0

Këshilli Kombëtar i Ujit ka bërë së fundmi një analizë për gjendjen e sigurisë së digave, duke kërkuar ndërhyrje urgjente ne 65 për qind të tyre.

Nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të 626 digave, rezulton se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si përsa i takon sigurisë së digave ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë.

Analiza tregon se, në 27% të tyre ka dëmtime në trupin e diges, 29% dëmtime të shkarkuesit katastrofik, 30% demtime të ujeleshuesit, 14% demtime njëkohësisht të trupit të digës dhe shkarkuesit katastrofik/ujëlëshuesit.

Në total, kapaciteti ujor i rezervuarëve është zvogëluar me rreth 45%. Këshilli Kombëtar i Ujit thotë se, kjo për faktin se cikli i jetëgjatësisë së tyre është në përfundim dhe kupat e rezervuarëve janë mbushur me aluvione. Kapaciteti ujor i projektuar për të 626 rezervuarët ka qënë 560 milion m3 ujë, ndërsa kapaciteti total aktual shkon në rreth 300 milion m3 për sezon ujitjeje.

Ekspertët rekomandojnë abandonimin e i rreth 70 digave me rrezik shembje, të cilat kanë humbur funksionin e përdorimit dhe nuk justifikojnë koston e rehabilitimit.

Objektivat kryesore për digat dhe rezervuarët, për t’u arritur brenda një periudhe 10 – 15 vjeçare, janë lLargimi i mbetjeve nga kupat e rezervuarëve për ta rritur kapacitetin aktual nga 45% në 90% të atij të projektuar dhe nNdërtimi i rezervuarë të rinj aty ku mund të ndërtohen dhe shfrytëzohen në mënyrë të sigurt.

Ekspertët thonë se edhte e domodoshme ritja e kapacitetit të rezervuarëve për të plotësuar me ujë sipërfaqen potencialisht të ujitshme dhe efektin e ndryshimeve të pritshme klimatike. /Monitor/

Të dhënat e INSTAT: Hotelet dhe restorantet nuk i rritën çmimet këtë vit

$
0
0

Sipas të dhënave të INSTAT, nuk ka ndryshim në çmimin e hotele e ristorante nga vitit i kaluar në vendin tonë.

Sipas këtyre të dhënave, çmimet kanë mbetur të njëjta si një vit më parë edhe për kafenetë, restorantet dhe shërbimet e kateringut.

Mësohet se operatorët hotelierë në zonat më fluksin më të lartë turistik pohojnë se në vend që të rrisin çmimet kanë zgjedhur që të zgjerojnë kapacitetet akomoduese.

Numri i shtetasve të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar këtë vit ishte 561 mijë, nga 229 mijë vitin e kaluar me një rritje 144% krahasuar me janar-qershor 2016, raportoi INSTAT.

Kriza energjetike, fatura 5 miliardë lekë

$
0
0

Kriza energjetike do të ketë pasoja financiare për buxhetin e shtetit, por sipas Ministrisë së Financave ato janë të përballueshme dhe nuk do të çojnë në rritje të borxhit.

Paraprakisht ekspertët e ministrisë llogarisin se fatura e krizës për buxhetin do të jetë rreth 5 miliardë lekë ose gati 38 milionë euro.

Në dy muajt e fundit Shqipëria ka shpenzuar mbi 50 milionë euro për të blerë energji elektrike. Deri tani fatura e importeve është përballuar nga vetë operatori i shpërndarjes së energjisë. Por për shkak të këtyre shpenzimeve të larta, OSHEE ka ndalur ripagesat e kredive, të marra me garanci të qeverisë.

Për vitin 2017, ishte parashikuar që kompanitë publike të ripaguanin rreth 5 miliardë lekë kredi. Këto pagesa tashmë do të mbulohen nga buxheti.

Stafi teknik i Ministrisë së Financave ka nisur punën për ndryshimin e buxhetit, i cili me gjasa do të zyrtarizohet pas formimit të qeverisë së re. Por sipas tyre, pagesat për energjinë nuk do të çojnë në rritje të borxhit, pasi fatura do të mbulohet nga kursimet e interesave.

Në 6 muajt e parë të vitit, qeveria kurseu 3 miliardë lekë nga shërbimi i borxhit publik për shkak të rënies së interesave. Deri në fund të vitit, qeveria shpreson të kursejë më shumë, para të cilat do i përdorë për të financuar kreditë e kompanive energjetike pa rritur deficitin buxhetor./TCh/

Bashkia e Tiranës nis aksionin për bllokimin e karburanteve, Mazniku: Bizneset të aplikojnë për licencë

$
0
0

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për mbylljen e pikave të karburantit të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku ndoqi nga afër aksionin për mbylljen e një prej pikave të karburantit pranë zonës së Pallatit me Shigjeta, ndërkohë që puna ka vijuar me bllokimin e dy pikave të tjera, një në Sauk dhe një tjetër pranë digës së Liqenit Artificial.

Nënkryetari Mazniku shprehu vendosmërinë për të mbyllur të gjitha ato pika të cilat nuk respektojnë kriteret ligjore. Mazniku u shpreh se nuk mund të vijojë më kjo situatë ku bizneset të cilat shesin karburante të vijojnë të funksionojnë pa paguar detyrimet kundrejt shtetit.

“Sipas vendimi të Këshillit të Ministrave, karburantet në qytetin e Tiranës duhet të pajisen me një licencë nga Bashkia e Tiranës dhe të paguajnë detyrimet e tyre për funksionimin në këtë qytet. Deri tani në Bashkinë e Tiranës funksionojnë 173 karburante të cilët pothuajse asnjëri nuk ka nisur procesin e aplikimeve për t’u pajisur me këtë licencë duke mos kryer kështu detyrimet ndaj qytetit. Në qytet në të cilin ne po kërkojmë që çdo qytetar, familje, person, biznes i vogël të paguajë detyrimin ndaj qytetit, nuk mundet të vijojmë ku bizneset e mëdha dhe bizneset që shesin karburante të funksionojnë pa paguar detyrime ndaj qytetit. Këto janë të gjitha të ardhura të cilat qyteti që më pas shpenzohen për çerdhe, kopshte, lulishte, parqe”, tha Mazniku.

Nënkryetari Mazniku deklaroi se pikave të tregtimit të lëndëve djegëse u është dhënë kohë e mjaftueshme që të pajisen me dokumentacionin e kërkuar.

“Çështja kryesore pse kemi ardhur në këtë pikë, është sepse në diskutime të vazhdueshme me Shoqatën e Hidrokarbureve, por edhe me kompanitë e ndryshme, ne kemi kërkuar që t’i japin atyre në mënyrë të vijueshme kohën që të bëjnë procesin e aplikimit. Ka pasur një diskutim gjyqësor para rreth 1 viti, për ata që mund ta mbajnë mend, i cili tashmë ka mbaruar, VKM është rinovuar në vlerat e reja, tani nuk ka më arsye përse kjo çështje të vijojë”, u shpreh ai.

Manziku u bëri thirrje të gjitha pikave të shitjes së karburanteve që të aplikojnë për licencim dhe të paguajnë detyrimet.

“Nuk ka më asnjë arsye pse të vijojnë bizneset që të mos aplikojnë për marrjen e licencës dhe pagesës së këtyre detyrimeve. Ky është një aksion që do të vijojë në ditët në vijim dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha bizneseve, të gjitha karburanteve në qytet të vijnë pranë bashkisë të aplikojnë për licencim, të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm, të marrin licencën, të paguajnë detyrimet dhe më pas të vijojnë punën në mënyrë normale, por nuk mund të vijojmë në këtë situate”, u shpreh ai.

Duke u ndalur në numrin e pikave të karburantit të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet, që në jo pak raste kanë krijuar probleme edhe me sigurinë, Mazniku tha se ato do të shqyrtohen rast pas rasti edhe nga ana urbanistike.

“Daljet janë një ndër çështjet e tjera, të cilat nuk kanë lidhje vetëm me licencimin, kanë të bëjë me lejet që karburantet duhet të kenë për të funksionuar në qytet dhe për të pasur akses në hyrje-dalje. Ato do të gjykohen nga pikëvështrimi urbanistik rast pas rasti dhe mundësisë që kanë rrugët për të lejuar aksesin, për të hyrë apo për të dalë. Ajo është një çështje e cila është kryesisht urbanistike dhe nuk ka të bëjë rrënjësisht me çështjen e licencës”, nënvizoi nënkryetari i Bashkisë.

Institucionet e Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim edhe me organet e tjera shtetërore do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të bllokojnë të gjithë këto aktivitete tregtare, deri në pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës dhe shlyerjen e detyrimeve të taksave të parashikuara nga aktet ligjore e nënligjore. Në Tiranë numërohen 173 karburante të cilët kanë probleme me sigurinë në zona urbane, burim aksidentesh dhe cilësi që lë për të dëshiruar.

Hapet tenderi për rrugën e Arbrit

$
0
0

Qeveria ka hapur zyrtarisht tenderin për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Ministria e Transporteve publikoi në faqen e Agjencisë së Prokurimeve njoftimin i cili fton kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat për veprën që lidh Tiranën me Dibrën.

Sipas njoftimit, ofertat do të hapen në datën 2 tetor, ndërkohë që ndërtimi i rrugës pritet të fillojë menjëherë pas firmosjes së kontratës me fituesin.

Rruga e Arbrit do të ndërtohet me partneritet publik-privat. Vlera e projektit është llogaritur 33.6 miliardë lekë, ose afro 254 milionë euro, por çmimi real i rrugës do të dalë vetëm pas tenderit.

Sipas formës së përzgjedhur, kompania që do të shpallet fituese në tender do ta ndërtojë rrugën me fondet e saj dhe paralelisht do të ketë detyrimin për ta mirëmbajtur atë për 13 vitet e ardhshme.

Ndërkohë, qeveria do ta paguajë rrugën më këste për një periudhë kohore prej 13 vitesh. Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 73.5 kilometër. Nga këto, 20.1 kilometër janë ndërtuar me paratë e buxhetit, ndërsa pjesa tjetër do të ndërtohet nga kompania private.

Në prill të këtij viti, kur miratoi dhënien me konçesion të rrugës, qeveria shpërbleu me një bonus sa 10 për qind të pikëve ofertën e pakërkuar të kompanisë “Gjoka Construction”.

Kjo e vendos këtë kompani në avantazh në garën e tetorit. Ndërtimi i rrugës së Arbrit është pjesë e programit 1 miliard euro, që u lançua nga qeveria në fillim të këtij viti.

I pagëzuar me emrin “Programi i Rindërtimit”, ai synon tërheqjen e kapitalit privat në financimin e veprave publike, për të modernizuar infrastkrutrën e vendit, jo vetëm atë rrugore por edhe në arsim e shëndetësi./TCH

Viewing all 2663 articles
Browse latest View live