Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all 2663 articles
Browse latest View live

Konfindustria: Kujdes! Tregu i Përbashkët Rajonal favorizon Serbinë

$
0
0

Konfindustria ka përforcuar dyshimet se nisma për krijimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, e ndërmarrë në Samitin e Triestes, favorizon Serbinë. Konfederata e Industrive u kërkon Shqipërisë dhe Kosovës të jenë të kujdesshme në zbatimin e kësaj nisme, duke u kujtuar se në krye të nismës është vënë një ish –ministër i ish –Jugosllavisë dhe se ajo do të jetë shumë e vështirë për t’u zbatuar.

“Krijimi i Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor është e vështirë të jetë e suksesshme, nëse nuk mbahet parasysh se roli i BE duhet të mbeëhtetet para se gjithash në parimin e paanësisë dhe mosfavorizimit të asnjë prej 6 shteteve anëtare. Sa më sipër duhet të shprehet edhe në shpërndarjen e investimeve prej 1 miliard euro të premtuara në mënyrë, që të zbuten ndryshimet e thella të sotme në infrastrukture dhe ekonomi ndërmjet vendeve të Rajonit

“Kihet parasysh, se tashmë prej vitit 2013 në krye të Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal/KBR është Ministri i Jashtëm serb i Ish Jugosllavisë. Në takimin e Triestes pikërisht KBR ju ngarkua nga BE edhe detyra strategjike e mbikqyrjes së zbatimit të krijimit të Tregut te Perbashket te Rajonit, përvec detyrave të deritashme për ecurinë e zbatimit të marrëveshjes tregtare pothuajse të deshtuar CEFTA, etj.    

Eshte e qartë, se në kushtet e sotme Serbia për shkak të shumë rrethanave infrastrukturore, ekonomike dhe financiare të trashëguara do të jetë në kushte shumë më të favorshme sesa shtetet e tjera të Rajonit në Tregun e Përbashkët të propozuar në Trieste”, parlajmëron Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrias, në një deklaratë për shtyp.

Edhe disa media gjermane hodhën dyshimin se kjo nismë ishte rikthim tek ish –Jugosllavia, në përbërje të së cilës do të ishte edhe Shqipëria. Por kryeministri shqiptar Edi Rama i hodhi poshtë këto lajme, duke i quajtur “broçkulla”. Edhe pse i zhvlerësoi për nga rëndësia lajmet e mediave gjermane, gjithësesi ai u detyrua të mbante një konferencë të posaçme për shtyp për këtë çështje.


Aktiviteti “top sekret” i Call Center në Shqipëri

$
0
0

Nën presionin e qeverisë italiane, e cila shtrëngoi masat për delokalizimin e aktivitetit të call center në vendet jashtë BE-së, përfshi Shqipërinë, kompanitë call center u gjendën përpara dy zgjidhjeve: të mbylleshin ose të diversifikohen. Sot shumë prej tyre po funksionojnë si qendra të investimit në bursë (forex) dhe kanë filluar të marrin edhe licencën tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare…

Dini italisht?- Ishte pyetja që dy vajza u drejtoheshin kalimtarëve, kryesisht të rinjve, në bulevardin “Zogu i Parë”, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Vajzat, në emër të kompanisë ProData, ishin në kërkim të të rinjve njohës të gjuhës italiane dhe që ishin të interesuar për të punuar si agjentë burse.

Të interesuarit jepnin të dhënat dhe numrin e telefonit dhe brenda një jave njoftoheshin për intervistë në zyrat e kompanisë ProData.

Megjithëse drejtuesit e këtyre kompanive u kontaktuan nga Monitor, ata nuk pranuan të flisnin mbi aktivitetin e tyre. Ata pohojnë se funksionojnë si bursë dhe e quajnë veten institucion financiar. Kompania, vetëm javën e fundit mori licencën nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të operuar si agjent brokeri në letrat me vlerë, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Depaho” Ltd;

ProData, e krijuar në mars 2013, në pronësi të një izraeliti, sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), me fokus në aktivitetin call center, një vit më vonë iu shit shoqërisë Bridlane Corp, e themeluar në shtetin e Belizës, për 100 lekë, sipas aktit të shitblerjes.

Në maj 2017, Prodata ndryshoi emrin në Prodata Securities dhe objekti i saj i aktivitetit u ndryshua në kryerjen e transaksioneve me tituj dhe veçanërisht blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit dhe veprimtarinë e këshillimit të veprimtarisë me tituj.

Në bilancin e viit 2015 (i fundit i dorëzuar në QKB) Prodata deklaroi të ardhura prej 530 milionë lekësh (gati 4 milionë euro). Norma e fitimit para taksave ishte 14%, ndërsa kostot e personelit zinin 70% të totalit të shpenzimeve.

Fushatat agresive të rekrutimit

Reklama të shumta në rrugët e kryeqytetit shqiptar ftojnë të rinjtë të punojnë në kompanitë call center që tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë (por shumë shpejt edhe shqiptarët) dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla.

Përpos kësaj, në disa nga rrugët kryesore të Tiranës shikohen vajza që bëjnë fushatë për punësimin e operatorëve (agjentë burse).

Në datën 19 qershor shumë pranë qendrës, kompania ProData po bënte fushatë për rekrutimin e operatorëve, njohës të gjuhës italiane. Paga bazë e ofruar ishte 60 mijë lekë, plus komisionet në bazë të punës së kryer.

Rekrutimi në rrugë funksionon duke marrë numrat e kontaktit të personave të interesuar për punë dhe që janë njohës të gjuhës italiane. Më pas, burimet njerëzore të kompanive call center i marrin në intervistë dhe pasi i përzgjedhin, i trajnojnë.

Sipas rekrutueses në rrugë, puna nuk është e një niveli shumë të vështirë, mjafton të jesh njohës i gjuhës italiane.

Forex Company, Quality Call, Winner Communications, Elite International kërkojnë punonjës në kryeqytetin shqiptar (sipas reklamimeve që ata bëjnë në faqet e punësimit), që të punojnë me forex (këmbim valutor) dhe ‘Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë). Elite International, psh është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në janar të këtij viti.

Sipas njoftimit në internet për punësim, Elite International, thotë se është kompani me eksperiencë ndërkombëtare disa vjeçare. Kompania kërkon punonjës me përvojë në Forex apo Binary Options, ofron dyfishim të pagës aktuale dhe premton paga që së bashku me bonuese arrijnë nga 1000 deri në 5000 euro në muaj. Ajo ofron mundësi trajnimi në Izrael dhe në Johanesburg.

Skepticizëm

Roberto Caparrotta, sipërmarrës në këtë sektor është skeptik lidhur me orientimin e call center-ave drejt forex. Ai thotë se këto kompani kanë fitime të larta dhe “hileja” e këtyre fitimeve qëndron te humbjet e klientëve.

Këto kompani i bindin klientët të investojnë, i joshin duke i lënë të fitojnë herën e para dhe më pas i shtyjnë drejt humbjeve. Përfitimet më të larta këto kompani i marrin nga humbjet e klientëve. Ai shton se shumë kompani call center po orientohen drejt këtyre shërbimeve dhe po kërkojnë punonjës. Edhe ai vetë pohon se ka marrë oferta për të operuar dhe bashkëpunuar në këtë fushë, por që nuk ka pranuar.

Forex

Reklama të shumta në rrugët e kryeqytetit shqiptar ftojnë të rinjtë të punojnë në kompanitë call center që tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla.

Pas dyerve

Të kontaktuar nga ‘Monitor’, drejtuesit e kompanive nuk pranojnë që të flasin publikisht për aktivitetin e tyre të ri.

Ndërsa, të punësuarit në këto qendra telefonike thonë se brenda dyerve çdo gjë është “top secret”. Drejtuesit nuk iu japin shumë informacion dhe kanë ndërprerë çdo lloj marrëdhënie nënkontraktore me kompanitë italiane.

Sipas punonjësve, tashmë call center po punojnë për llogari të kompanive izraelite, kryesisht me tregjet italiane dhe angleze.

S., e punësuar në një nga këto kompani, tregon se kur bëri trajnimin për herë të parë, punëdhënësit nuk e informuan për kompaninë përgjegjëse për trajnimin.

Ajo tregon se pagat në këto qendra janë shumë të kënaqshme dhe bonuset që përfitojnë operatorët kapin shifra të larta, madje një pjesë e tyre kanë filluar të regjistrohen në QKR si persona fizikë, për të shmangur tatimin mbi të ardhurat personale.

Një operator ose ndryshe “agjent burse” ka detyrën e “vështirë” që të bindë investitorët potencialë që të marrin pjesë në platformat e investimit online. Në bazë të shumës që investitori vendos që të investojë në bursë, agjenti merr një përqindje të caktuar. S. thotë se paga mund të shkojë deri në 400-500 mijë lekë (të reja), në varësi të aftësisë që ka agjenti për të bindur investitorin që të hedhë sa më shumë para.

Këtë fakt e pohojnë dhe ekonomistët, të cilët thonë se është rritur numri i individëve që regjistrohen si biznese për t’u shpëtuar taksave, por ndërkohë janë të punësuar si operatorë në call center.

Kontabilistët shpjegojnë se aktualisht ka një diferencë të madhe mes taksimit të individëve me paga të larta dhe bizneseve të vogla, çka po nxit një skemë të shmangies ndaj taksave, teksa individë me paga të larta po regjistrohen si persona fizikë (biznes i vogël) dhe faturojnë kompanitë që ata punojnë, në mënyrë që të shmangin tatimin mbi të ardhurat personale.

“Top Secret”

Ndërsa, të punësuarit në këto qendra telefonike thonë se brenda dyerve çdo gjë është “top secret”. Drejtuesit nuk iu japin shumë informacion dhe kanë ndërprerë çdo lloj marrëdhënie nënkontraktore me kompanitë italiane. Sipas punonjësve, tashmë call center po punojnë për llogari të kompanive izraelite, kryesisht me tregjet italiane dhe angleze. Vetë kompanitë nuk pranuan të prononcoheshin

Legale apo ilegale?!

Kompanitë shfrytëzojnë hapësirat në ligj për të ushtruar aktivitetin. Flora Musta, drejtore në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, thotë se gjurmimi dhe hetimi i këtyre kompanive është i vështirë.

Së pari, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) këta operatorë në përshkrimin e aktivitetit tregojnë se merren me promovimin e shërbimeve dhe produkteve, por në fakt bëhet fjalë për shërbime dhe produkte financiare, tregtimi i të cilave mbikëqyret nga rregullatorët.

Së dyti, operatorët thonë se nuk operojnë brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë por shërbimet financiare bëhen për të huajt dhe në Shqipëri bëhet vetëm komunikimi telefonik, ndërsa transaksionet kryhen me bankat jashtë.

Ligjërisht është e vështirë që t’i kapësh. Globalizimi ka krijuar mundësinë që një shtet “x” të shesë produkte në një shtet “y”, duke shfrytëzuar një të tretë për promocion si Shqipëria.

Klienti, gjithmonë humbet

E. K., në fillim të vitit të shkuar, nisur nga një lajmërim në internet, aplikoi për t’u punësuar në një kompani si agjente burse. Në njoftimin në internet, kompania premtonte një pagë të lartë, plus komisione dhe me kontratë pune.

Pa kaluar shumë kohë, E.K filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte me aktivitetin e kësaj kompanie. Për “Monitor” ajo rrëfeu se kompania nuk ishte e licencuar në Shqipëri për tregtimin e aksioneve në bursë. Nga kërkimet na rezulton se ky biznes është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si call center.

“Ne punonim me një faqe keystock.com, në të cilën gjendeshin informacionet bazë të kompanisë sonë. Në këtë faqe ishin të dhënat se ku mund të investonin klientët si p.sh., në valutë, në naftë apo në flori etj. Gjithashtu, kompania kishte përgatitur video informuese për t’iu shpjeguar klientëve se si mund të investonin në platformë. Në përgjithësi, klientët ishin të huaj, italianë apo anglezë, por kishte edhe shqiptarë. Avantazhet që ne i jepnin klientit ishin që nëse investonin online me kompaninë tonë përfitonin konsulentin ‘falas’. Ai i udhëheq gjatë gjithë kohës dhe i jep informacion klientit se ku duhet të investojë dhe mënyrën si online klienti nuk paguan taksa dhe as për shërbimin e konsulentit. Klienti mund të nisë investime edhe me shuma të vogla duke filluar nga 250 euro deri në shuma ekstreme 300 mijë euro”.

“Ndërsa, klientët që bëjnë investime nëpërmjet bankës duhet të paguajnë taksa dhe për shërbimin e konsulentit. Shuma minimale për të investuar ishte 5 mijë euro”, tregon E.K., dikur e punësuar agjente burse.

Pastaj nëse klienti ka dëshirë të bëhet ‘milioner’, hapte një llogari në kompanitë tonë me të dhëna të sakta, na dërgon ID, numrat e kartës dhe një faturë me adresë të saktë, shpjegon ajo.

E pyetur nëse kishte pasur klientë që kishin humbur para në këto investime gjatë periudhës kur ajo kishte qenë e punësuar, E. K. u përgjigj se klienti gjithmonë humbiste.

Konsulenti duhet të njohë mirë bursën, lëvizjet që ndodhin në grafik brenda sekondave, sepse bursa bie edhe ngrihet. Objektivi ishte që një agjent nga ne duhet të bënte 10 klientë secili për një muaj, shton ajo. Në atë kompani, ishin rreth 20 vetë të punësuar si agjentë burse.

Klientët që ne fusnim në lojë i merrnin përsipër konsulentët, të cilët duhet të ishin gjatë gjithë kohës shumë të informuar me atë çka ndodhte në tregje dhe që kishin për detyrë të rrisnin fondet që vinin në lojë klientët si investim, tregon ajo. Fondet shkonin në 100 ose 200 mijë euro, por ka pasur raste kur shuma për investim ka arritur deri në 300 mijë euro.

Në fakt, konsulentit nuk i intereson lloji i transaksionit që klienti kryen, nëse është me humbje apo me fitim, atij i intereson që të kryejë një numër sa më të madh transaksionesh. Për çdo transaksion që kryen klienti, konsulenti merr një përqindje fitimi mbi shumën e futur në lojë.

Kush fiton?!

Nëse klienti ka dëshirë të bëhet ‘milioner’, hapte një llogari në kompanitë tonë me të dhëna të sakta, na dërgon ID, numrat e kartës dhe një faturë me adresë të saktë, shpjegon ajo.

E pyetur nëse kishte pasur klientë që kishin humbur para në këto investime gjatë periudhës kur ajo kishte qenë e punësuar, E. K. u përgjigj se klienti gjithmonë humbiste.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Po hetojmë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është pyetur nga “Monitor” në rast se po i hetojnë rastet e këtyre qendrave telefonike që funksionojnë si bursa. Në përgjigjen e tyre zyrtare, AMF deklaron se i ka në mbikëqyrje të vazhdueshme dhe ka kryer inspektime në disa prej tyre.

Bazuar në legjislacionin në fuqi dhe në funksion të kompetencave të veta, AMF:

• Ka bashkëpunuar dhe komunikuar në vijimësi me organet kompetente si Drejtoria Kundër Krimit Ekonomik Financiar pranë Policisë së Shtetit, apo Prokuroria në lidhje me subjektet e palicencuara dhe të pamiratuara që promovojnë platformat online të investimit;

• Ka bashkëpunuar me Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT) dhe AKEP për mbylljen e aksesit të platformave të pamiratuara (rasti i bllokimit të faqes së internetit ‘fxlider.com’);

• Me iniciativë të AMF janë zhvilluar diskutime në të gjitha mbledhjet e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), gjatë vitit 2016, për marrjen e masave dhe sidomos rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rreziqet e investimit në platformat online duke publikuar Deklaratat për shtyp të GKSF;

• Ka kryer inspektime në subjektet e miratuara për të vepruar si agjent për llogari të platformave, me qëllim evidentimin e problemeve të funksionimit të tyre;

• Ka tërhequr vëmendjen e investitorëve nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare amf@amf.gov.al të njoftimit për mosinvestim në platformën online FXLIDER, apo për të marrë shërbime financiare vetëm nga shoqëri të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke konsultuar vazhdimisht faqen zyrtare të AMF-së.

• Ka qenë pjesë e diskutimeve në media nëpërmjet përfaqësuesve të tij duke ofruar informacion mbi platformat e tregtimit, rolin e AMF dhe ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet e investimit në platformat online.

Rritja e rolit parandalues ndaj shoqërive që promovojnë platformat e tregtimit online, mbetet një nga objektivat e punës së AMF me qëllim minimizimin dhe shmangien e rreziqeve që burojnë nga veprimtaria e palicencuar për të mirën dhe sigurinë e publikut investues. Në këtë proces, Autoriteti do të kërkojë vëmendje më të madhe nga institucionet shtetërore ligjzbatuese në drejtim të parandalimit të skemave dhe fenomeneve të paligjshme./Monitor/

Bitcoin.com pranon: Në Shqipëri ka disa tregtues të monedhës virtuale, ja cilët janë dhe çmimet

$
0
0

Bitcoin.com, faqja zyrtare e monedhës virtuale bitcoin, ka pohuar se në Shqipëri ka disa tregtues të localbitcoin, megjithëse ajo pranon që ende ka një pjesë tregu shumë të vogël në këtë vend.

Bitcoin ka referuar disa transaksione, ku këta tregtues shqiptarë, me emër të koduar, dëshirojnë që të shesin ose blejnë bitcoin dhe takimet, apo edhe transksionet i bëjnë gjithnjë në vende publike. P.sh. përdoruesi BtcExMtl do të shesë bitcoin me çmimin e luhatshëm 1876.14 EUR / BTC, ku shuma minimale që mund të fillojë tregtimi është 300 euro. Tregtuesi lë takim me të interesuarin për të blerë bitcoin në një ambient publik. Ky tregtues rezulton ta ketë hapur llogarinë tre vjet më parë dhe ka më shumë se 1000 tregtime të konfirmuara me 678 partnerë të ndryshëm.

Një tjetër tregtues, DragosWarrior, po në Tiranë, e blen monedhën virtuale me çmimin 1596.65 EUR / BTC. Në këmbim të blerjes së monedhës tregtuesi jep euro në cash. Ai thotë se vendi i preferuar i takimit është publik (ndonjë bar-kafe), ndërsa edhe shkëmbimi do të bëhet po në vend publik. Ky tregtues e ka krijuar llogarinë 2 vjet e 6 muaj më parë dhe ka 100 tregtime të konfirmuara me 92 partnerë të ndryshëm.

Lajmin dhe linkun e informacionit për tregtuesit, faqja zyrtare e Bitcoin.com e ka dhënë kur ajo ka ripublikuar një deklaratë të Bankës së Shqipërisë, e cila paralajmëronte publikun për 5 rreziqet e monedhës virtuale.

“Kjo është hera e parë që Banka e Shqipërisë ka publikuar një paralajmërim rreth bitcoin, që ende ka një pjesë shumë të vogël tregu në vend dhe vetëm një grusht tregtuesish Localbitcoin.”

Në fund të artikullit Bitcoin.com ka pyetur lexuesit se çfarë mendojnë ata rreth paralamërimit të Bankës së Shqipërisë.

Javën e kaluar Banka e Shqipërisë  paralajmëroi se ajo nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e licencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Si pasojë, në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci të plota për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim. Nisur nga ky këndvështrim, përfshirja e çdokujt në këtë lloj veprimtarie mbetet një veprim në përgjegjësinë individuale të çdo personi që e ndërmerr atë.

Më herët, Monitor bëri të ditur se mania e monedhës virtuale ka ardhur dhe në Shqipëri. Megjithëse Banka e Shqipërisë, si dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thonë se nuk ka asnjë kompani të licencuar për tregtimin e kriptomonedhës, e cila nuk është asgjë më shumë se një kod kompjuteri, individë të ndryshëm kanë filluar të promovojnë dhe të asistojnë në blerjen e parasë virtuale.

Raporti i ISTAT: Shqipëria eksportoi më pak në Qershor

$
0
0

Në Qershor 2017, sipas INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u ulur me 7,1 %, në krahasim me muajin Maj dhe 0,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia vjetore e eksporteve prej -0,3 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -11,4 pikë përqindje dhe “prodhime druri dhe letre” me -0,02 pikë përqindje.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, janë: “materiale ndërtimi dhe metale” me +4,5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +3,8 pikë përqindje dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 34 mld lekë, duke u rritur me 15,1 %, krahasuar me Qershor 2016 dhe me 7,9 %, në krahasim me Maj 2017.

Image

6-mujori

Ndërsa, në gjashtë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 13,5 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 295 mld lekë, duke u rritur me 5,6 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 162 mld lekë, duke u ulur me 0,1 %, krahasuar me 2016.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “materiale ndërtimi dhe metale” me +5,3 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +3,6 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është “prodhime druri dhe letre” me -0,1 pikë përqindje.

Image

Importet

Importet e mallrave, në Qershor 2017 arritën vlerën 56 mld lekë, duke u rritur me 8,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,3 %, në krahasim me Maj 2017.

Vjetore e importeve prej +8,4 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “materiale ndërtimi dhe metale” me +3,7 pikë përqindje, “ushqim, pije, duhan” me +2,4 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet: “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -1,7 pikë përqindje dhe “prodhime druri dhe letre” me -0,1 pikë përqindje.

Ndërsa nw gjashtw muajt e parw tw vitit, importet e mallrave arritën vlerën 295 mld lekë, duke u rritur me 5,6 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “produkte kimike dhe plastike” me +1,5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +1,2 pikë përqindje, “ushqim, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetore të importeve, është: “materiale ndërtimi dhe metale” me -0,3 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Qershor 2017, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Qershor 2016 janë: Kosova me (+36,6 %), Spanja me (+218,4 %) dhe Gjermania me (+49,1 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me (-7,6 %), Greqia me (-20,0 %) dhe Mali i Zi me (-14,3 %). Gjatë gjashtë muajve të parë, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (+6,3 %) Kosova me (+26,8 %) dhe Spanja me (+167,7 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Zvicra me (-47,0 %), Hollanda me (-6,6 %) dhe Kroacia me (-35,0 %). Në muajin Qershor 2017, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Qershor 2016 janë: Italia me (+3,8 %), Greqia me (+25,2 %) dhe Gjermania me (+8,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina me (-21,9 %), Shtetet e Bashkuara me (-52,0 %) dhe Rusia me (-23,5 %).

Image

Në gjashtëmujorin e parë, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (+3,8 %), Turqia me (+13,0 %) dhe Greqia me (+10,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania me (-7,5 %), Kina me (-12,1 %) dhe Shtetet e Bashkuara me (-9,8 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 68,8 %, të gjithë tregtisë. Në Qershor 2017, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 78,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 65,0 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,6 %), Greqia (7,7 %), Gjermania (7,5 %) dhe Turqia (5,6 %). Shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë, me vendet e BE zënë 66,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Qershor 2017, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (37,3 %), Gjermania (7,2 %), Greqia (7,0 %) dhe Kina (6,2 %).

Eksportet, ekonomia shqiptare nuk po shfrytëzon kapacitetet e veta

$
0
0

Vlerësimi i FITCH: Shqipëria nuk do të jetë në gjendje që të zhvillojë prodhimin e mallrave kryesore gjatë viteve të ardhshme, gjë që do ta pengojë vendin që të arrijë një bazë më të diversifikuar të eksportit.

Shqipëria nuk po arrin dot të shfrytëzojë kapacitetet e saj eksportuese. Ndërmarrjet shqiptare që prodhojnë për eksport e kanë shumë të vështirë të çajnë me mallrat e tyre në tregjet rajonale dhe më gjerë. Shifrat tregojnë përsëri se gjatë muajve të fundit ritmet e eksporteve janë në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë arsyeja kryesore e rënies së fortë të eksporteve është e lidhur me përgjysmimin e shitjeve jashtë vendit të grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”. E para këtu është se nafta që nxirret në vend tani nuk po shkon më për eksport dhe e dyta ka të bëjë me faktin se sektori i energjisë elektrike jo vetëm që nuk shet në këtë stinë thatësire por përkundrazi është i detyruar të importojë dhjetëra milionë euro energji në muaj. Kjo e thellon edhe më tej deficitin tregtar të vendit, i cili është klasifikuar nga raporti më i fundit i BMI Research, pjesë e grupit vlerësues së njohur Fitch si sfida më kryesore për financat e Shqipërisë.

Eksportet në ngadalësim

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë eksportet kanë shënuar një rritje prej 13.4% me bazë vjetore për periudhën janar-qershor, duke ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes, teksa për 5-mujorin, zgjerimi ishte gati 17%. Arsyeja kryesore e këtij ngadalësimi lidhet me rënien e fortë të shitjeve jashtë vendit të grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, që në qershor pothuajse u përgjysmuan, për të arritur në 2.7 miliardë lekë (nga 5.3 mld lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë). Kjo ka bërë që rritja e këtij grupi për 6-mujorin të ngadalësohet në 11%, nga rreth 40% që ishte zgjerimi në muajt e parë të vitit. Arsyeja kryesore e këtij ngadalësimi lidhet me faktin se prodhuesi i naftës Bankers Petroleum, një nga eksportuesit më të mëdhenj, po e shet një pjesë të konsiderueshme të naftës në vend, te kompania IRTC, e cila më pas e përpunon dhe e hedh në tregun e brendshëm. Burime nga Bankers Petroleum pohuan se aktualisht 50% e naftës shitet në vend dhe 50% shkon për eksport, ndërsa vitin e kaluar e gjithë sasia shkonte për eksport.

Shifrat e qershorit

Sipas INSTAT, Në Qershor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u ulur me 0,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,1 %, në krahasim me Maj 2017. Importet e mallrave në Qershor 2017 arritën vlerën 56 mld lekë, duke u rritur me 8,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,3 %, në krahasim me Maj 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 34 mld lekë, duke u rritur me 15,1 %, krahasuar me Qershor 2016 dhe me 7,9 %, në krahasim me Maj 2017. Rënia vjetore e eksporteve prej -0,3 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -11,4 pikë përqindje dhe “prodhime druri dhe letre” me -0,02 pikë përqindje. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, janë: “materiale ndërtimi dhe metale” me +4,5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +3,8 pikë përqindje dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje. Në gjashtë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 13,5 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 295 mld lekë, duke u rritur me 5,6 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 162 mld lekë, duke u ulur me 0,1 %, krahasuar me 2016.

Çfarë eksportojmë

Grupi më i madh i eksportuar vijuan të mbeten tekstilet dhe këpucët, që për 6-mujorin u rritën me 7.8%, në 58 miliardë lekë, duke përbërë 43% të totalit të eksporteve. Në vlerë absolute, rritjen më të lartë të eksporteve e ka shënuar grupit “Materiale ndërtimi dhe metale”, me një zgjerim prej 6.4 miliardë lekësh me bazë vjetore për 6-mujorin (për tekstilet e këpucët rritja për të njëjtën periudhë ishte 4.2 miliardë lekë), apo me 42%. Rigjallërimi i aktivitetit të Kurum (përmes kompanisë Albametal) dhe shtimi i eksporteve te materialeve të ndërtimit (çimentos) rezultojnë arsyeja kryesore e këtij zgjerimi. Grupi “Ushqime, pije dhe duhan” ka ngadalësuar rritjen në qershor, çka ka bërë që për 6-mujorin ai të zgjerohej me 13% në 13.6 miliardë lekë. Grupit “Mak, pajisje dhe pjesë këmbimi” i është kthyer sërish ritmeve të larta të rritje, me 24% për 6-mujorin, por ai mbetet i ulët në vlerë absolute, duke zënë 5.2% të totalit. Grupet e tjera mbeten ende të papërfillshme për sa iu përket eksporteve.

Paralajmërimi i BSH

Banka e Shqipërisë e kishte paralajmëruar rënien e eksporteve muaj më parë. Sipas saj kontratat porositëse për eksport ishin në trend rënës për disa tremujorë me radhë, ndërkohë që në tremujorin e parë të 2017 rënia ishte regjistruar me 10 për qind. Ecuria e kontratave në eksport është një indikator i ri që Banka ka nisur të publikojë vitin e kaluar. Ecuria e tyre ishte pozitive gjatë gjithë vitit 2015 deri në tremujorin e parë 2016. Më pas ka nisur rënia e cila vijon të jetë prezente edhe këtë vit. Rënia më e madhe e kontratave të porosive u pa në tremujorin e dytë të 2016 me 28%, më tej eksportuesit kanë dhënë sërish përgjigje negative, por me vlera më të ulëta. Ndikimin negativ në këtë rënie e ka pasur sektori i industrisë së rëndë, naftës dhe mineraleve. Rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar dhe cilësia e dobët e produkteve të nëntokës shqiptarë i ka bërë më pak të kërkuara ato në tregun ndërkombëtar. Kontratat e porosive janë treguesi më i hershëm i ecurisë së eksporteve. Për shkak të kushteve jo shumë të favorshme të krijuara nga kursi i këmbimit, ulja e konkurrueshmërisë dhe çmimet jo të favorshme në tregjet ndërkombëtare i kanë bërë eksportet shqiptare të agropërpunimit më të dobëta, teksa shihet një ecuri më pozitive me rritje gati me 20% e eksporteve nga fasoni. Edhe pse treguesi i besimit të bizneseve ishte në përmirësim në tremujorin e parë 2017, bizneset kanë raportuar rënie të fortë të porosive të reja në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke lajmëruar kështu se dobësitë në konsum do të vijojnë edhe në periudhë afatmesme.

Rreziku i rënies së eksporteve

Raporti i fundit i BMI Research, pjesë e grupit vlerësues së njohur Fitch, në parashikimin për vendet e Europës Juglindore jep panoramën ekonomike të Shqipërisë dhe analizon sfidat për vitet në vijim, duke e vënë theksin në nivelin e lartë të deficitit të llogarisë korrente. Llogaria korrente e Shqipërisë do të mbetet në mënyrë të vendosur sërish në deficit gjatë viteve të ardhshme, për shkak të deficitit të lartë tregtar të vendit. Megjithatë, një nivel relativisht i lartë i IHD-ve dhe rezervave ndërkombëtare e ulin rrezikun e një shpërthimi të krizës së pagesave në vitet e ardhshme. BMI parashikon që deficiti i llogarisë korrente të Shqipërisë të mbetet i lartë por i qëndrueshëm në vitin 2016 dhe 2017, duke arritur në nivelet e 12.3% të PBB-së dhe 12.2% në 2017. Eksportet e ulëta do të jenë faktori kryesor që do ta mbajnë në nivele të larta deficitin e llogarisë korrente në vitet e ardhshme. Përshpejtimi i kërkesës në eurozonë, sidomos nga Italia, do të ndikojë pozitivisht në eksportet në vitin 2016 dhe 2017. Shqipëria është shumë e varur për eksportet e saj në Itali, e cila importon 52.0% të totalit të eksporteve të Shqipërisë. Raporti theksonte se Shqipëria nuk do të jetë në gjendje që të zhvillojë prodhimin e mallrave kryesore gjatë viteve të ardhshme, gjë që do ta pengojë vendin që të arrijë një bazë më të diversifikuar të eksportit. Për më tepër, importet do të rifitojnë terren në vitin 2016 dhe 2017.

Mbështetja ende pa efekt

Për t’u ardhur në ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të bëhen të afta për të konkurruar në tregjet e huaja, veçanërisht në ato europiane, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka vënë në dispozicion 2 milionë euro. Në kuadrin e zbatimit të strategjisë së BERZH-it 2016-2019 për Shqipërinë, krahas projekteve të rëndësishme në fushën e energjisë dhe infrastrukturës, një vëmendje e veçantë i kushtohet mbështetjes për rritjen e konkurrueshmërisë të sektorit privat, për ndërtimin dhe zhvillimin e shpirtit të sipërmarrjes.

Në kuadër të projektit të financuar nga BE, nëpërmjet instrumentit IPA, po zbatohet projekti “Small Business Support in Albania” nga BERZH. Objektivi kryesor i projektit është forcimi i konkurrueshmërisë dhe produktivitetit të bizneseve të vogla e të mesme në Shqipëri, duke ofruar këshillim nga ekspertë ndërkombëtarë dhe konsulentë lokalë; transferimi i knoë hoë te SME-të përmes përhapjes së praktikave të mira dhe modeleve të suksesit; forcimi i cilësisë së shërbimeve të ofruara nga bizneset lokale. Ndërkohë, janë gati 75 kompani që kanë përfituar nga kjo asistencë teknike dhe kanë mundësuar që të rrisin dhe të përmirësojnë procesin e punës, duke u bërë promotor të eksporteve. Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve në nivel të ndërmarrjes në efektin e shifrave në total ndërhyrjet ende nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret.

Edi Rama merr autorësinë e ‘zonës së lirë ekonomike’, Vuçiç e quajti ‘Jugosllavia e re’

$
0
0

Zona e lirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor ishte një ide e Edi Ramës, jo e Aleksandër Vuçiç, sipas Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi.

Ideja të cilën Vuçiç preferon ta quajë “një Jugosllavi e re, plus Shqipërinë”, sipas ministres u hodh për të afruar Ballkanin me Bashkimin Europian, për t’u dhënë vendeve më shumë mundësi për lëvizjen e investimeve.

E ftuar mbrëmë në emisionin “Fol me mua, fol me ata”, të gazetarit Enkel Demi, Milva Ekonomi tha se, në Samitin e Triestes nuk e hasi askund idenë e Jugosllavisë së re apo të vjetër.

Zona e lirë ekonomike është mirëpritur nga Aleksandër Vuçiç, por jo nga drejtuesit e shtetit të Kosovës.

Gjatë një konference në Tiranë, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se nuk ka kuptim tregtia e lirë, kur Kosova ende vuan regjimin e vizave, ndërkohë që ka ende mosmarreveshje me Serbinë për pikat doganore.

Zona e lirë ekonomike; Spitalla është gati, por ka ankesa

$
0
0

Pas shtyrjes me disa muaj, Ministria e Ekonomisë është gati të shpallë fituesin për ndërtimin e zonës së parë ekonomike në Shqipëri. Top Channel ka mësuar se në tenderin për zonën e Spitallës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka renditur si ofertën e parë atë të kompanisë 3G.

Por rezultati nuk është shpallur ende zyrtarisht pasi, vlerësimi i Ministrisë është ankimuar nga ofertuesi i dytë.

Në tenderin për zonën e lirë ekonomike të spitallës që u zhvillua para disa muajsh, u paraqitën dy oferta. E para përmbante një investim 93 milionë euro për ndërtimin e kapanoneve industriale, ndërsa oferta e dytë parashikonte ngritjen e një fabrike pasurimi të kromit me vlerë 30 milionë euro.

Komisioni i vlerësimit të ofertave ka renditur me më shumë pikë, projektin për ndërtimin e fabrikës së kromit, por kompania e renditur e dyta e ka ankimuar rezultatin. Sipas Ministrisë vetëm pasi të përfundojë ankimimi do të shpallet rezultati zyrtar.

Kjo është hera e 4-të që Shqipëria përpiqet të ndërtojë një zonë të lirë ekonomike. Në të kaluarën tenderi për ndërtimin e kësaj zonë ka dështuar gjithmonë për shkak të mungesës së interesit.

Këtë herë Ministria e Ekonomisë duket se do të shpallë një fitues, edhe pse projekti i zonës është dukshëm më i vogël nga ai që parashikohej në vitet e shkuara.

Hapet ambasada Japoneze në Tiranë. Qeveria Japoneze i dhuron Qeverisë Shqiptare 129 makina Toyota të prodhimit të fundit Japonez

$
0
0

129 automjete Japoneze të gjeneratës së re Grant siguruar nga Qeveria japoneze

Qeveria Shqiptare dëshiron të falënderojë Qeverinë Japoneze për dhurimin e 129 automjeteve të prodhimit më të fundit japonez. Ky donacion u mundësua nëpërmjet një granti mjaft bujar prej 500 milionë YEN ose 4.6 milionë dollarë për qeverinë shqiptare, grant i cili u miratua nëpërmjet marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar më 29 korrik 2015.

Qëllimi i këtij donacioni bujar është reduktimi i ndotjes së mjedisit dhe reduktimi i emetimit të ajrit që shkakton efektin serë (GHG), duke promovuar në këtë mënyrë automjetet e gjeneratës së ardhshme ʺmiqësor ndaj mjedisitʺ të prodhuara në Japoni. Këto automjete do të përdoren për të rritur ndërgjegjësimin në institucionet publike dhe shtetërore, si dhe për përmirësimin e cilësisë dhe performancës mjedisore.

Vëmendja gjithnjë e në rritje ndaj vendin tonë, nga qeveria japoneze, bëri që Shqipëria të përzgjidhej si një nga vendet përfituese nga Ndihma e Granteve japoneze si mbështetje buxhetore (NPGA) e dedikuar për mbrojtjen e mjedisit.

Në ceremoninë e këtij donacioni morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i shtetit japonez për Punët e Jashtme, Nobuo Kishi, i cili përmendi dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera gjithnjë e në rritje midis dy vendeve tona. Ministri Bushati shprehu mirënjohjen e tij për Sistemin Japonez të Bashkëpunimit Ndërkombëtar JICS, për punën e palodhur gjatë gjithë procesit të zbatimit të projektit dhe shpërndarjen e suksesshme dhe efektive të makinave në destinacion.

Makinat do të përdoren për përdorim publik, sipas nevojave të sektorit publik. Projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative të institucioneve shtetërore, në rritjen e lëvizshmërisë së sektorit publik për monitorimin dhe zbatimin e planeve të rehabilitimit të zonave të shkatërruara nga mjedisi, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit.

TOYOTA MOTOR CORPORATION

LIDER GLOBAL PRODHIMI DHE PIONIER I TEKNOLOGJISË

E themeluar në vitin 1937 nga Kiichiro Toyoda, Toyota Motor Corporation (TMC) është ka arritur të bëhet një nga kompanitë më të mëdha në botë dhe prodhuesi më i madh i automjeteve për vitet 2012-2015.

Me aktivitet në mbi 160 vende, TMC varet nga një infrastrukturë globale prodhimi që mbështet kërkesat e shitjeve dhe të pas shitjeve. Toyota Motor Europe (TME) e cila i ka zyrat qendrore në Bruksel, mbikqyr të gjithë pjesën e shitjeve dhe marketingut të pjesëve të këmbimit, aksesorëve dhe automjeteve Toyota dhe Lexus në të gjithë Europën. Ka arritur të përfshijë nëntë fabrika prodhimi, nëntë qendra logjistike dhe 14 qendra distribucioni.

Me synimin për të dhënë kontribut në qëndrueshmërinë e mjedisit global, në Tetor 2015, Toyota ka lançuar Sfidën Mjedisore Toyota 2050. Sfida Mjedisore Toyota 2050 ka për qëllim të reduktojë në zero rrezikun mjedisor të prodhimit dhe drejtimit të  automjeteve, duke ndihmuar në adresimin e sfidave kryesore globale të mjedisit siç janë ndryshimet klimatike, mungesa e ujit, shterimi i burimeve dhe degradimi i biodiversitetit, si dhe krijimin e  vlerave dhe prodhimin e të mirave  për shoqërinë. Sfida përbëhet nga gjashtë sfida individuale në tre fusha: makina gjithnjë e më të mira, prodhim gjithnjë e më i mirë dhe pasurimi i jetës së komuniteteve.

Në përgjigje të botës sonë gjithnjë e në ndryshim dhe sfidave që dalin, Toyota ka qenë gjithmonë në krye të përparimeve teknike duke kërkuar   të fitojë në siguri, cilësi dhe efikasitet mjedisor. Si pionier në zhvillimin e makinave elektrike hibride, prej vitit 1997, TMC ka drejtuar kërkesën për këtë teknologji deri në atë pikë ku ka mbi 10 milionë në rrugët e botës dhe si rezultat ka reduktuar me sukses emetimet e CO2 dhe konsumin e karburantit. Për të provuar shpirtin pionier në inovacion, Toyota nxorri në treg automjetin e parë fuel-cell (qeliza e karburantit) në botë në vitin 2016 – Toyota Mirai.

Toyota RAV4 është automjeti, i cili që më 1994 krijoi segmentin C-SUV.

Sot ajo mund të gjendet në mbi 150 vende, ndërsa nga katër brezni të RAV4 janë shitur më shumë se 6 milionë copë në më shumë se 150 vende, prej tyre 1,5 milionë për porositësit europianë. Gjithashtu më shumë se 90% prej tyre ende qarkullojnë nëpër rrugë. Hibridi i ri RAV4 i Toyota-s ndërthur përvojën e paparë të kompanisë të fituar gjatë më shumë se 20 vjetësh  evoluimi të pandërprerë të SUV me teknologjinë e saj inovative, të mbështetur plotësisht në forcën motorike hibride.

Është një sistem motorik plotësisht hibrid, që ndërthur një motor me benzinë të ciklit Atkinson prej 2,5 litrash dhe një motor të fuqishëm elektrik. Hibridi i ri RAV4 është në shitje në dy variante: vetëm me rrotat e para aktive dhe me të katra rrotat aktive.

Një motor i dytë elektrik, i vendosur prapa, e pajis Hibridin AWD të RAV4 që të punojnë të katër rrotat me energji elektrike, duke e shtuar kështu fuqinë tërheqëse. Automjeti i ri RAV4 me fuqi motorike plotësisht hibride është në krye të një prodhimi të rishikuar, në përputhje të plotë me linjën Euro 6 për modelin e vitit 2016.

Me mbi 60 vjet përvojë të përdorimit në rrugë, Land Cruiser është shndërruar në një simbol të tregut të makinave me katër rrota aktive (4WD). Rezultatet e pakrahasueshme të përdorimit në rrugë dhe jetëgjatësia i kanë krijuar një famë të pathyeshme si një prej makinave 4×4 më të forta dhe më të besueshme

Çelësi i aftësive të këtij Land Cruiser-i të pashoq gjatë përdorimit në rrugë është se ndërtimi i shasisë me trupin, që ka qëndueshmëri shumë të lartë dhe rezistencë ndaj deformimeve, ndërthuret me një nivel unikal të pajisjeve të drejtimit dhe të mbështetjes teknike, që ua ofron drejtuesve të mjetit. Disa funksione janë bërë të lehta për drejtuesin, në mënyrë që të përshkojë edhe segmente të vështira rrugore, të cilat edhe drejtuesit me përvojë nuk i përshkojnë pa mundime, por edhe për të ndihmuar fillestarët që të përvetësojnë teknikën e drejtimit të makinës.

Megjithatë, edhe duke e quajtur se lehtësia e përdorimit në rrugë, stili i paraqitjes dhe komforti për drejtuesin kanë të njëjtën rëndësi, Land Cruiser e bashkon këtë aftësi të plotë gjatë rrugëtimit me një dizenjo të jashtme plot elegancë, me standarde të larta të cilësisë dhe të komfortit, duke shtuar një sistem multimedial Plus me prekje 2 të Toyota-s së re, që i shtohet kënaqësisë eprore të udhëtimit me mjetin.

Asnjë  SUV tjetër nuk mund të ofrojë këtë ndërthurje unikale të këtij mjeti për kryerjen e rrugëtimeve dhe për dinamikën gjatë ngarjes në rrugë. Prania e tij e fuqishme në rrugë e ka ngritur cilësinë e drejtimit, ndërsa nivelet e larta të tekonologjisë në pajisjet e brendshme e shquajnë si një mjet 4×4 të klasit të parë, që shkrin së bashku përsosurisht aftësinë për të udhëtuar kudoqoftë, komfortin dhe elegancën.

Në 1997 the Toyota Prius origjinale doli në treg me deklaratën “Fiks në kohë për shekullin e 21”.

Si makina e parë e prodhuar në masë me fuqi hibride, i qëndroi besnike rrënjëve Latine të emrit të saj, edhe pse shumë më e përparuar për atë kohë. Gjatë 20 viteve të para, Prius ka riformuar pamjen motorike,duke sjellë një teknologji hibride në tregun e pergjithshëm dhe ka ndihmuar të fokusojë vëmendjen e industrisë dhe konsumatorëve në mënyrat se si makinat mund të jenë më të pastra dhe më efikase. Mënyra se si njerëzit e kanë kuptuar, vlerësuar dhe janë përshtatur me Toyotën me fuqi hibride është e dëshmuar nga miliona shitje kumulative të Toyotës nëpër botë prej vitit 1997.  Prius i ri  mbështetet në pikat e forta dhe arritjet e paraardhësve të tij dhe vendos kritere të reja në ekonominë e karburantit, emisionet dhe efikasitetin. Çdo Prius pasues ka sjellë përmirësime në këto fusha, por Prius i ri bën dallimin më të madh ku emetimet e CO2 kanë rënë në një nivel historik prej 70 g/km.

 

 


Ja sa shkon kostoja e rehabilitimit të hekurudhave shqiptare… dhe disa foto ndër vite

$
0
0

Kosto e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor shqiptar i kalon 427 milionë euro.

Ministria e Transportit ka në dorë raport vlerësimin ekonomik të rrjetit hekurdhor shqiptar, që përfshin të gjitha linjat ekzistuese, me stacione fundore, Hanin e Hotit në veri, Vlorën në jug dhe Pogradecin në juglindje.

Po ashtu janë përfshirë linja Tiranë-Durrës, dhe dy segmentet që përdoren për mallrat, njëra linjë shkon në Ballsh dhe tjetra tek fabrika e çimentos në Fushë Krujë.  Për linjën Tiranë-Durrës projekti është gati dhe financimet janë garantuar, vetëm rehabilitimi i këtij segmeti shkon 40 milionë euro sipas studimit.

Investimi në total përfshin edhe 46.4 milionë euro që nuk janë të përfshira në këtë studim. Këto para lidhen segmetin e ri në drejtim të aeroportit të Rinasit dhe mjetet e reja që do të përdoren, lokomotiva dhe vagonë. Sipas parashikimeve ky investim përfundon 2 vjet nga data e fillimit të punimeve.

Hekurudhat po shihen si një mundësi e uljes së kostos së transportit të mallrave dhe ndërlidhjes rajonale, por për këtë duhet shkurtuar koha e udhëtimit.

Investimet duhen parë në këtë drejtim pasi aktualisht shpejtësia maksimale operative në hekurudhë është 40 km/orë. Kufizimet e shpejtësisë vijnë kryesisht si rezultat i gjendjes së shinave dhe vendkalimeve të paautorizuara, shkruan Tch.

Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Kapaciteti teorik me këto mjete është 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit.

Në vitin 2006, qeveria shqiptare ka nënshkruar Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me Bashkimin Evropian. Ku që parashikuar që Hekurudha Shqiptare do të ristrukturohet sipas parimeve të BE.

Financimi me “fajde”, Civici: Fenomen shumë i dëmshëm dhe i rrezikshëm

$
0
0

Nga mungesa e kulturës financiare, tek ajo e tregjeve sekondare financiare janë ndër arsyet pse bizneset po shkojnë drejt gjetjeve të financimeve jashtë bankave. Për Presidentin e UET-së, Adrian Civici, rritja e këtij fenomeni është tejet negative. “Kemi të bëjmë me një fenomen shumë negativ dhe të rrezikshëm për ekonominë, bizneset dhe individët. Kemi të bëjmë me një fenomen, kundrejt të cilit duhet bërë çdo përpjekje për ta minimizuar dhe eliminuar, pasi pasojat e tij negative janë jo vetëm me natyrë ekonomike e financiare, por edhe sociale”, thekson ai në një intervistë për gazetën.

Nga ana tjetër, Civici e shikon edhe si “pozitive” rritjen e kërkesës për financim nga ana e bizneseve, edhe pse në afatgjatë ai thekson se ky fenomen duhet të ndalohet me të gjitha mënyrat. Banka e Shqipërisë raporton për një rritje të fenomenit të “gjetjes alternative të burimeve të financimit” nga bizneset. Si ndikon kjo në ekonomi?

Nga një këndvështrim afatshkurtër dhe strikt ekonomik, alternativat e reja të financimit dhe krijimi i mundësive për një përdorim më të gjerë të parasë në ekonomi, mund të thuhet se rritja e fenomenit të “gjetjes alternative të burimeve të financimit” është diçka pozitive. Në logjikën e kërkesë-ofertës monetare, ky fenomen “përkthehet” si një situatë në të cilën konvergon ekzistenca e likuiditeteve të ngurtësuara që kërkojnë mënyra alternative për t’u investuar dhe kërkesës aktive për para në treg. Është fakt që Shqipëria e ka përqendruar mbi 95% të kreditimit të individëve apo bizneseve vetëm te sistemi bankar duke mos gjetur akoma mënyra alternativa financimi që lidhen ngushtë me ekzistencën dhe funksionimin e tregjeve alternative financiare siç janë bursa, tregjet e aksioneve dhe obligacioneve, fondet e investimeve.

Pra, e thënë ndryshe, neve na mungojnë tregjet sekondare dhe terciare financiare që krijojnë dinamika aktive financimesh. Por, në rastin e shqetësimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, për rritjen e “alternativave të burimeve të financimit”, bëhet fjalë për një fenomen të rrezikshëm, të dëmshëm dhe me shumë të papritura. Bëhet fjalë për një treg informal të parregulluar dhe pakontrolluar financiar që funksionon jashtë rregullave formale të huadhënies, jashtë kontrollit dhe mbikëqyrjes së institucioneve financiare përgjegjëse për transparencën dhe rregullat bazë të marrëdhënieve monetare. Nga kjo pikëpamje, mund të thuhet pa asnjë hezitim se kemi të bëjmë me një fenomen shumë negativ dhe të rrezikshëm për ekonominë, bizneset dhe individët.

Kemi të bëjmë me një fenomen, kundrejt të cilit duhet bërë çdo përpjekje për ta minimizuar dhe eliminuar, pasi pasojat e tij negative janë jo vetëm me natyrë ekonomike e financiare, por edhe sociale. Shtrëngimi i kushteve të kreditimit mund të çojë në riaktivizimin e skemave piramidale? (Në rastin e individëve është gati gjysma që marrin para borxh jashtë sistemit bankar).

Natyrisht që shtrëngimi i kushteve të kreditimit ka ndikimin e tij në përhapjen dhe zgjerimin e skemave piramidale, por nuk mendoj se ky është shkaku themelor që po provokon një përhapje të tillë që e ka shqetësuar seriozisht Bankën e Shqipërisë. Mendoj se ka edhe disa arsye të tjera më të qenësishme.

Së pari, mungesa e kulturës dhe njohurive bazë financiare e bankare te një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare, së cilës i duken mjaft të lodhshme dhe burokratike procedurat e bankave tregtare në dhënien e kredive dhe për pasojë kërkojnë rrugë “të lehta alternative” në tregun jo formal duke besuar gabimisht se aty e zgjidh më shpejt dhe më me leverdi kredinë e kërkuar;

së dyti, një pjesë e individëve apo bizneseve duke mos qenë në gjendje të ofrojnë plane biznesi cilësore e eficiente, garanci pagesash dhe kolateralin e duhur kundrejt shumës së kredisë që kanë nevojë të marrin nga bankat e kërkojnë zgjidhjen te tregu informal duke u mjaftuar me një marrëveshje-premtim jo formal, kontratë gojore në bazë të njohjes dhe miqësisë, apo më e shumta me një kontratë të thjeshtë noteriale.

Në këtë rast ju duket se shmangin detyrimin për të provuar aftësinë e tyre reale paguese, planin e detajuar të biznesit, bilancin e audituar të aktivitetit etj., kërkesa të cilat bankat nuk i tolerojnë; së treti, dhe këtu dëshiroj t’i rikthehem “kushteve të kreditimit që ofrojnë bankat”, në një pjesë të madhe të këtij tregu financiar jo formal me mjaft elemente të skemave piramidale, normat e interesit për “kreditë” e dhëna janë më të larta dhe me kushte më të rënda se sa ato të bankave tregtare.

Rreziku i iluzioneve monetare dhe mungesa alarmuese e kulturës dhe njohurive bankare e financiare, tipike në vendet e varfra dhe ato në zhvillim, janë një shtrat i rrezikshëm për stimulimin e skemave piramidale. Eksperienca e tmerrshme e vitit 1997 nuk është aq e largët sa të harrohet kaq lehtë. Si duhet të sillen bankat e nivelit të dytë në këtë klimë? Në lidhje me sjelljen e bankave tregtare, për këtë problem qarkullon dhe një mendim i gabuar, sipas së cilit “meqenëse ky fenomen po përhapet për faj të bankave që ofrojnë norma të larta interesi dhe kushte të shtrënguara kredidhënie, janë ato që duhet të reagojnë të parat duke ulur normat e interesit dhe lehtësuar kushtet e kredisë”. Natyrisht që një veprim i tillë nga ana e bankave mund të ndodhë, por jo në mënyrë fiktive dhe aq më pak si reagim formal ndaj përhapjes së tregut informal të kreditimit e financimit.

Në mënyrë të veçantë, normat e interesit dhe kushtet e kredidhënies përcaktohen sipas rregullave të tregut të lirë, kushtëzohen nga niveli i perceptuar dhe studiuar i riskut nga ana e bankave, fiksohen sipas cilësisë së kredimarrësve dhe specifikave të tyre, orientohen nga “çmimi i parasë në treg” dhe gjendja e sektorëve kryesorë të ekonomisë. Në këtë sens, bankat e nivelit të dytë kanë shumë për të rregulluar e qartësuar në lidhje me hartimin e kontratave të kredisë, transparencën dhe qartësinë e tyre, lehtë- simin e procedurave burokratike, thellimin e kulturës bankare e financiare, vlerësimin e kolateralit etj., por kjo nuk ka lidhje me ndonjë detyrim institucional apo social të tyre që, në emër të luftës dhe eliminimit të fenomenit të tregjeve informale të kapitalit, të prishin apo devijojnë rregullat kryesore të funksionimit të sistemit të kredisë dhe financimeve të natyrave të ndryshme.

E nënvizoj dhe njëherë, problemi qëndron tek informimi i vazhdueshëm i publikut për rrezikun e financimit në tregjet paralele informale, te qëndrimet e qarta dhe të forta të Bankës së Shqipërisë në kuadrin e politikës së saj së komunikimit me publikun dhe te bindja e huadhënësve apo huamarrësve informalë se ky sistem jo formal mbart rreziqe të panumërta si për individët apo bizneset e përfshira në këtë veprimtari, ashtu dhe për stabilitetin financiar dhe ekonomik në përgjithësi./Panorama

‘Boomi’ i lejeve të ndërtimit në Tiranë, 120 mln euro vlera në shitje e objekteve

$
0
0

Në kryeqytet vlera në shitje e objekteve që kanë marrë leje të ndërtohen në tremujorin e parë i kalon të 16 miliardë lekë ose 120 milionë euro. Kështu bën me dije Ministria e Financave.

Gjithashtu kjo ministri raporton se në tremujorin e parë të këtij viti, Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 1.3 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Në rang vendi numri i lejeve të ndërtimit të dhëna është 101 në tremujorin e parë të vitit, me një rënie vjetore 4.7%, por në Tiranë, numri i lejeve ka shënuar një rritje vjetore 138%.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në janar-mars në Tiranë janë dhënë gjithsej 43 leje ndërtimi nga 18 leje vitin e kaluar, pra rreth 43% të totallit të lejeve të dhëna në vend për tremujorin e parë të këtij viti.

Gjithashtu lejet për të ndërtuar në kryeqytet ishin edhe më të larta se në tremujorin e fundit të 2016, ku u dhanë 41 të tilla. Ndërsa nga janari i 2016 deri në fund të marsit 2017, u dhanë 149 leje në kryeqytet. Shumica e lejeve të dhëna, 75,2% janë leje të dhëna për ndërtesa rezidente, ndërsa pjesa tjetër janë leje për ndërtesa hotelesh, zyrash, apo objekte tregtare e industrial.

Pak ditë me parë, Eurostat njoftoi se numri i lejeve të ndërtimit shënoi një rritje mesatare në vendet e Bashkimit Europian më 2016 me 10.3%, ndërsa në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit në vitin 2016 pati pothuajse një trefishim ose një rritje me 167%.

Nukmri i lartë i lejeve të dhëna në rang vendi dhe sidomos në kryeqytet, tregon se çdo të kemi një zhvillim të ndërtimin, si dhe hapjen e kantiereve të reja të punës. Edhe pse ka patur debate të shumta për ndër e shumta që po bëhen në Tiranë, mesa duket trendi rritës i dhënieve të lejeve nuk do të ndalet.

Para se të vinte në krye të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se nuk do të lejonte me ndërtime të reja, sidomos kulla të mëdha, pasi ka mbi 8000 partamente të pa shitur, por me ardhjen në karrigen e kreu të bashkisë, ai hapi thesin për leje duke miratuar edhe kulla të larta.

Fakti që 2017-ta ka filluar me një “boom” lejesh për ndërtim të miratuara, tregon se këto ishin vetëm premtime elektorale që do harroheshin shpejt.

Jaguar F-PACE fitoi dy çmimet më të larta botërore: Makina e Vitit 2017 dhe Dizajni më i mirë për Makinën e Vitit 2017

$
0
0

Më 12 prill 2017 Jaguar Amerika e Veriut, me Jaguar F-PACE, është shpallur fitues i Makina Botërore e vitit 2017 dhe Dizajnit të Makinave Botërore të Vitit 2017 në New York International Auto Show.

Performanca SUV është modeli më i shpejtë i shitjes që Jaguar ka prodhuar dhe është vetëm vetura e dytë për të kërkuar dyfishin historik në historinë 13-vjeçare të World Car Awards. Për të fituar dy trofetë, F-PACE fitoi mbi konkurrencën me një votim me juri prej 75 gazetarësh të mjeteve motorrike me ndikim nga 24 vende.

Dr Ralf Speth, Drejtor Ekzekutiv i Jaguar Land Rover, tha: “F-PACE është dizajnuar dhe projektuar si një performancë SUV me dinamikë të jashtëzakonshme, i përdorshmërisë së përditshme dhe dizenjimit të guximshëm. Fitimi i këtij çmimi miraton talentin dhe punën e madhe të ekipeve tona që kanë dorëzuar Makinën më praktike sportive në botë dhe automjetin më të shitur të Jaguar”.

Juria e Çmimeve Botërore të Makinave përbëhet nga gazetarë me influencë automobilistike dhe, për të fituar çmimin e vitit 2017 për dizajnin e vitit, F-PACE konkuroi me Mercedes-Benz S-Class Cabriolet dhe Toyota C-HR në treshen finale.

Ian Callum, Drejtor i Dizajnit, Jaguar tha: “F-PACE është SUV-i ynë i parë ndonjëherë, por është qartë i njohur si Jaguar dhe, duke fituar trofeun e vitit 2017 të Automjetit të Vitit, tregon saktësinë e vendimit tonë për të sjellë dizajnin tonë unik dhe me cilësi dinamike për një sektor të ri të tregut”.

Mike Rutherford, Juror, Drejtor dhe Zëvendës Kryetar i Çmimeve Botërore të Makinave / Makina Botërore e Vitit, tha: “Jaguar ka bërë të paimagjinueshmen duke siguruar më parë çmimin e Dizajnit të Makinave Botërore të Vitit, pastaj duke marrë Çmimin e  Madh të Makinave Botërore të Vitit. Me F-PACE, kompania britanike dhe punëtorët e saj krenarë dhe të talentuar kanë konkuruar dhe mundur shumë rivalë më të mëdhenj evropianë, aziatikë dhe amerikanë të veriut”.

F-PACE është performanca e parë SUV e Jaguar dhe ka kontribuar në rritjen e rekordit të shitjeve duke tërhequr klientë të rinj në markë.

Duke marrë një brohoritje të lartë gjatë gjithë vitit, F-PACE u emërua gjithashtu fitues i Çmimit Daily News Auto Award për SUV luksoze, Çmimi i Excellence për Mekanikë Popullore për Crossover të Vitit dhe çmimin Autotrader Must Test Drive. Marka Jaguar gjithashtu mori çmimin Kelley Blue Book Brand Image për vitin 2017 për stilimin më të mirë të makinave – Brand luksoz.

Këto çmime vijnë pas një viti rekord për Jaguar në Amerikën e Veriut, me 116 për qind rritje të shitjeve për vitin 2016 dhe një performancë shpërthyese të Jaguar F-PACE, e cila u bë marka  më e shitur në vitin e parë. Në vitin 2017, ky moment vazhdon me shitjet e Jaguar me 132 për qind në muajin mars, që konsiderohet muaji më  i mirë i shitjeve të markës që nga viti 2003. Jaguar F-PACE gjithashtu kishte muajin më të mirë të shitjeve që nga fillimi i shitjes në 2016.

 

INFORMACIONE TË TJERA

Rreth Jaguarit

Jaguar është një prodhues kryesor i sedans luksoze, makinave sportive dhe SUV që ofrojnë dizajne të pashembullta me performancë të jashtëzakonshme. Vizioni i kompanisë gjatë gjithë historisë së saj historike ka qenë e thjeshtë: Të prodhojë makina të bukura dhe të shpejta që janë të dëshiruara në mbarë botën. Jaguar përpiqet të ofrojë një përvojë në pronësi të klasit botëror për çdo pronar jaguari. Rreshtimi i sotëm i Jaguar përbëhet nga Jaguar XE dhe XF sportive sedan, sedan luksoz me madhësi XJ, vetura sportive me dy vende F-TYPE dhe SUV i parë i markës, F-PACE.

Jaguar harton, projekton dhe prodhon ekskluzivisht në Mbretërinë e Bashkuar, në fabrikat e prodhimit të Kështjellës Bromwich dhe Solihull në Midlands Britanik. Jaguar është plotësisht i angazhuar me iniciativa të qëndrueshmërisë dhe shqetësime sociale me përfshirje të vazhdueshme në programet e mjedisit dhe të komunitetit. Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të Jaguar në www.jaguarusa.com.

Rreth Jaguar Land Rover

Jaguar Land Rover është prodhuesi më i madh automobilistik i Britanisë së Madhe, i ndërtuar rreth dy markave ikonë të makinave britanike: Land Rover, prodhuesi kryesor i makinave premium të gjitha me rrota, dhe Jaguar, një nga sedans sportive më luksoze në botë dhe markave sportive të makinave.

Kompania punëson pothuajse 38,000 njerëz në nivel global, me 330 në SHBA dhe mbështet rreth 275,000 më shumë nëpërmjet shitësve tanë, furnizuesve dhe bizneseve lokale. Prodhimi është përqendruar në Britani të Madhe, me impiante shtesë në Kinë, Brazil, Indi dhe Sllovaki.

Në Jaguar Land Rover ne jemi të shtyrë nga një dëshirë për të krijuar produkte të klasit udhëheqës që ofrojnë përvoja të mëdha të konsumatorëve. Investitori më i madh në R & D në sektorin prodhues të Britanisë së Madhe, ne kemi investuar 12 miliardë dollarë në pesë vitet e fundit dhe vetëm në vitin aktual do të shpenzojmë mbi 3 miliardë dollarë për krijimin e produkteve të reja dhe kapitalit të shpenzimeve të shpërndarjes. Vitin e kaluar Jaguar Land Rover shiti 487,065 makina në 160 vende, me më shumë se 80 për qind të automjeteve tona të prodhuara në Britani të Madhe u shitën jashtë vendit.

Turizmi, 2.4 herë më shumë. Erdhën 562 mijë turistë

$
0
0

Shqipëria duket se po përjeton një tjetër sezon të mirë turistik. Instituti i Statistikave raportoi se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime pushime u rrit me 2.4 herë në gjashtë mujorin e parë të vitit.

Sipas INSTAT, për periudhën janar-qershor të këtij viti numri i turistëve të huaj kërceu në 562 mijë vetë nga 230 mijë që ishte për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat e detajuara tregojnë se vetëm në muajin qershor, që shënon dhe fillimin e pikut të sezonit turistik, në Shqipëri hynë mbi 195 mijë pushues të huaj.

Rritja me dy herë e gjysmë e numrit të turistëve të huaj paralajmëron një tjetër sezon të mirë për turizmin, pas rezultateve pozitive të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë në 2016-ën ekonomia shqiptare përfitoi 1.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi, duke qenë e barabartë me sa 15 për qind të prodhimit kombëtar.

Të dhënat për gjashtëmujorin e parë sinjalizojnë se ky nivel të ardhurash mund të tejkalohet gjatë këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm për tremujorin e të vitit, për të cilin janë të dhënat e disponueshme, të ardhurat nga turizmi u rritën me 6.4 për qind në terma vjetorë duke arritur 301.5 milionë euro.

Turizmi ishte një nga sektorët që u godit më fort nga kriza financiare. Por në tre vitet e fundit tendenca është përmbysur dhe të ardhurat nga turizmi janë rritur me ritme të shpejta.

Dalja e Eurozonës nga kriza, por edhe rritja së fundi e interesit për Shqipërinë në tregun global turistik, ka shtuar përfitimet financiare për ekonominë duke e shndërruar turizmin në sektor udhëheqës të rritjes ekonomike./TCh/

Statistikat/ Pushuesit nga Kosova e Maqedonia mbajnë në këmbë turizmin shqiptar

$
0
0

Shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Maqedoni janë pushuesit më besnikë të Shqipërisë.

Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin Qershor 2017, rezulton 207.972, ndërsa të njëjtën periudhë një vit më parë, ky numër ishte182.606 duke shënuar një rritje me rreth 13,9 %.

Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave dhe mësohet se vendin e parë për numrin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë e mban Kosova me 31,0%, pasuar nga hyrjet e shtetasve nga Maqedonia me 12,1%, Greqia me 9,2% dhe Itali 7,5%.

Zonat ku janë përqendruar më shumë vizitorët janë Durrësi dhe Shëngjini, më pas vjen Vlora e Saranda.

Gjykata e Lartë: Biznesi me xhiro 5 mln e poshtë nuk paguan TVSH

$
0
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në një vendim të dhënë së fundmi Kolegji Administrativ ka vendosur që pagesa të bëhet vetëm nga ata që kanë xhiron vjetore nga 5 milionë lekë e lart.

Rrezimi i pjesshëm i aktit normativ nënligjor, VKM nr 953 datë 29.12.2014  “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” erdhi pas padisë që dërgoi në Gjykatën e Lartë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër Këshillit të Ministrave.

Ligji për TVSH-në në pikën 2 të nenit 11 përsa i përket profesionit avokat, në lidhje me vendosjen e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH, caktonte se avokatët detyrohen të llogarisin, të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH në vleftën 20% të çmimit të shërbimit të kryer, pavarësisht xhiros vjetore të realizuar.

“Kjo xhiro vjetore për bizneset në tërësi llogaritet në nivelin e qarkullimit prej 5 milion lekë, ndërkohë që për avokatët, në mënyrë krejtësisht absurde, ky nivel ishte caktuar në kufirin 0 lekë.

Kjo praktikisht do të thotë që për çdo shërbim të ofruar nga ana e avokatit duhej të llogaritej dhe paguhej TVSH në masën 20% të shërbimit të ofruar”,- argumenton Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë.

Sipas Kolegjit Drejtues të kësaj Dhome pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës, detyrimit për llogaritjen dhe pagesën e TVSH i nënshtrohen vetëm ata avokatë apo zyra avokatie, niveli i xhiros vjetore të të cilëve e kalon shumën e 5 milion lekë të reja në vit.

Të gjithë avokatët e tjerë nën këtë nivel xhiro vjetore nuk kanë detyrim të jenë subjekt i pagesës së TVSH, që do të thotë nuk kanë detyrim të llogarisin 20% për efekt pagese TVSH dhe shërbimi i tyre nuk do të faturohet nëpërmjet faturës me TVSH por me faturë të thjeshtë tatimore.

A do jetë shfuqizimi për gjithë profesionet e lira?

Burime nga Dhoma e Avokatisë sqaruan për Monitor se kërkesa është bërë nga Dhoma e Avokatisë, por në bazë të ndryshimeve të fundit kushtetutes, çdo vendim i Kolegjit është unifikues.

Duke marrë parasysh se argumenti që është shfuqizuar se ky tatim ështe diskriminues, qëndron për të gjitha profesionet, ky vendim duhet shfuqizuar për të gjithë. Por gjithsesi, thonë ata, duhet pritur zbardhja e vendimit./Monitor/


Kosova s’e pranoi, kthehet sërish në Shqipëri nafta me cilësi të keqe. Kujdes makinat!

$
0
0

156 mijë litra naftë e destinuar për t’u eksportuar në Kosovë, pas disa ditësh qëndrimi në kufi, është rikthyer në Porto Romano të Durrësit, për shkak të mungesës së cilësisë. Tre laboratorë në Kosovë e nxorën karburantin të papërdorshëm.

Administrata doganore shqiptare ka konfirmuar për “Vizion Plus” se janë gjithsej 6 bote me naftë, të cilat pala Kosove pretendon se nuk përmbushin një nga elementet e cilësisë.

Sipas këtij institucioni, ky është një konflikt mes shitësit dhe blerësit dhe deri sa të dy palët të zgjidhin pretendimet e tyre, dogana nuk mund të ndërhyjë.

Në fakt, nafta e importuar dhe e depozituar në Porto Romano në Durrës rezultoi brenda standardit, pasi i janë bërë analizat nga Inspektorati Teknik, që certifikon cilësinë.

Por tashme pritet te këtë edhe një analizë të dytë për sasinë që do të eksportohej, me qëllim për të marrë një vendim përfundimtar.

Por kthimi i naftës nga Kosova dhe rezultatet e laboratorëve atje, ngrenë pikëpyetje mbi ndryshimin e cilësisë së naftës nga importi në eksport.

Tregu shqiptar i hidrokarbureve në vend është shoqëruar gjithmonë me dyshime, të cilat shpesh herë janë mbështetur edhe me deklarata zyrtare të institucioneve, se nafta në vend ka probleme të theksuara me cilësinë.

Ky fakt vjen si pasojë e përzierjes që i bëhet produktit qe vjen nga importi, me naftën që prodhohet ne vend apo me lloje të tjerë holluesish, duke rritur artificialisht sasinë.

Konflikti i krijuar me mes dy bizneseve, atij shqiptar dhe atij kosovar, nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi që tregu i hidrokarbureve vijon të ketë probleme të theksuara sa i takon kontrollit, duke dëmtuar rëndë konsumatorët dhe mjetet.

Rama ndaloi tenderët, po koncesionet? Hapet gara për Bushtrica 4

$
0
0

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka vendosur të plotësojë ciklin e katër koncesioneve mbi lumin e Bushtricës duke hapur së fundmi garën për hidrocentralin e fundit.

Sipas dokumenteve të publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik bëhet me dije se ky koncesion do të jetë për Bushtrica 4 dhe përfshin shfrytëzimin e pellgut ujor të lumit me të njëjtin emër, në kuotën e 820 metra mbi nivelin e detit deri në 1336 metra mbi nivelin e detit.

Operatorët e interesuar duhet të shprehin interes deri më 21 gusht 2017 dhe pjesën më të madhe të pikëve e zë fuqia e instaluar dhe më pas vijnë tarifa koncesionare dhe analiza ekonomike dhe financiare.

Bushtrica 1 dhe 2

Më herët në fund të muajit prill pak para se fushata elektorale të ndizte motorët në maksimum, Ministria e Energjisë dhe Industrisë hapi një garë për partneritet publik privat për dy hidrocentralet Bushtrica 1 dhe 2.

Këto të fundit  do të ndërtohen në kuotat 380 metra mbi nivelin e detit deri në kuotën 498 metra mbi nivelin e detit dhe nga 503 metra mbi nivelin e detit deri në kuotën 678 metra mbi nivelin e detit.

Në vitin 2007 qeveria Berisha do të miratonte një bonus prej 9.5 për qind të pikëve për propozimin e pakërkuar nga kompania “2A Power sh.p.k. së cilës iu hoq e drejta pas mosrespektimit të kontratës.

Bushtrica 3

Në 12 qershor të po këtij viti Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të shpallte për interes edhe hidrocentralin Bushtrica 3. Kjo ishte në vargun e një seri HEC-esh të tjera si Kalivaçi, Grabovë, Lusa e më pas Gojan.

Ky HEC parashikohet të ndërtohet në kuotën 683 metra mbi nivelin e detit deri ne kuotën 879 metra mbi nivelin e detit.

Pavarësisht vrullit për të dhënë disa koncesione në kohën kur vendi ishte në ethe elektorale duket se kanë nisur edhe kundërshtimet e para. Panë Komisionit të Prokurimit Publik është paraqitur edhe ankesa e parë që lidhet me Bushtrica 1 ankimuar nga një kompani private.

Aktualisht procedurat e prokurimit janë pezulluar me një vendim të veçantë me përjashtim të emergjencave që marrin miratim paraprak./Monitor

820 milion euro për bizneset SME. Mbështetje e dyfishtë e Fondit Europian për Investime dhe ProCredit Bank për kompanitë novatore.

$
0
0

20 korrik 2017 – Fondi Europian për Investime (FEI) dhe Grupi ProCredit do të ofrojnë një shtesë të fondit prej 450 milionë euro për bizneset novatore SME, duke sjellë në total 820 milion euro për këto biznese.

Financimi i mbështetur nga FEI është tashmë i disponueshëm përmes bankave të Grupit ProCredit.

Bizneset të cilat mund të kenë akses në këtë fond do të jenë sërish bizneset novatore në 11 vendet ku ProCredit operon si Gjermani, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Bosnje dhe Herzegovinë, Bullgari, Greqi, Rumania, Moldavia, Ukrainë dhe Gjeorgji. Deri më sot, nëpermjet marrëveshjes me Grupin ProCredit janë mbështetur më shumë se 1,000 biznese SME novatore dhe shumë më tepër do të mbështeten në vijim.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nën iniciativën e InnovFin të Komisionit Europian, mbështetur nga programi i kërkimit dhe inovacionit i BE-së, Horizon 2020. InnovFin u mundëson bankave pjesëmarrëse të financojnë bizneset novatore me mbështetjen e garancisë së ofruar nga FEI. Marrëveshjet e nënshkruara nga vendet anëtare të BE-së, u mundësuan nga mbështetja e Fondit Europian për Investime Strategjike (EFSI). EFSI është shtylla kryesore e Planit të Investimeve të Komisionit Europian, i njohur edhe si “Plani Juncker”.

Borislav Kostadinov, Anëtar i Bordit Drejtues të ProCredit Holding theksoi se: “InnovFin patjetër ka ndihmuar në modernizimin e sektorit të bizneseve SME në vendet ku bankat ProCredit oprejonë. Falë marrëdhënies sonë të partneritetit me një numër të madh biznesesh novatore SME, bankat ProCredit kanë mundësuar financimin e një gamë të gjerë industrish, veçanërisht në sektorin e prodhimit. Ndaj jemi të kënaqur që FEI dhe Grupi ProCredit kanë vendosur të zhvillojnë më tej këtë program të suksesshëm”.

Që prej nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2016, midis ProCredit Bank Shqipëri dhe FEI,  bizneset vendase SME janë mbështetur me mbi 15 milion euro. Bizneset që kanë përfituar kanë qënë pjesë e industrive të ndryshme si ajo prodhuese dhe tregtisë. Zgjerimi i mëtejshëm i kësaj marrëveshje i jep mundësinë bizneseve SME në Shqipëri të cilat punojnë me bankën ProCredit, të kryejnë investime novatore me kushte të favorshme financimi. Këto investime do t’i mundësojnë atyre rritjen e cilësisë dhe uljen e kostove për prodhimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë, duke u bërë më tepër konkurrues në treg dhe duke investuar kështu në modernizimin dhe zhvillimin e tyre.

 

Mos bëni më të njëjtin gabim me anti-informalitetin!

$
0
0

EDITORIAL/MONITOR

Në daljen e parë publike, pas zgjedhjeve, kryeministri Rama paralajmëroi ndër të tjera se qeveria e re, që do të zgjidhet në shtator, do të rifillojë me forcë aksionin anti-informalitet.

Kjo na sjell në vëmendje shtatorin e tre viteve më parë (2015), kur me një lëvizje të paprecedentë u fillua një aksion i fortë kundër ekonomisë informale në vend. Informalitet, që duhet pranuar se ishte dhe vijon të jetë ende i lartë dhe marrja e masave po kërkohej e ishte e mirëpritur edhe nga vetë biznesi. Por forma si u krye, dhuna me të cilën u trajtua biznesi, mungesa e respektit për sipërmarrjen që kontribuon në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe punëson rreth 450 mijë persona, ishte e paprecedentë.

Sot, kur kanë kaluar gati tre vjet, nëse kthehemi e bëjmë një bilanc do të shohim se ai ka qenë në pjesën më të madhe negativ. Të ardhurat në buxhet në vitin 2015 ishin në rënie të lehtë me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Treguesit e punësimit real në pjesën e fundit të 2015-s dhe muajt e parë të 2016-s u përkeqësuan. Muajt e parë të 2016-s, klima psikologjike e krijuar te bizneset ishte shumë e rënduar. Shoqatat e investitorëve të huaj, si Dhoma Amerikane, Dhoma Gjermane, FIAA, të gjitha, raportuan një përkeqësim të treguesve të besimit. Praktikisht, 2016-a ishte një vit i humbur, investimet e sipërmarrjes vendase u tkurrën dhe investime të huaja nuk pamë të hynin, përveçse projekteve të mëdha të nisura me kohë, si gazsjellësi TAP dhe hidrocentrali i Devollit. Edhe përpjekjet, më pas, për të marrë me të mira biznesin (si heqja e tatimit për bizneset e vogla) thjesht nuk bënë gjë tjetër veçse nxitën më tej informalitetin, me bizneset që nxituan të copëzoheshin për të mos kaluar pragun, apo me ndërmarrjet e vogla që sërish nuk merrnin faturë.

Nuk mund të mos e pranojmë, megjithatë, që rezultate pati, si formalizimi i bizneseve, futja e një numri të lartë individësh në skemën e sigurimeve shoqërore, kalimi i bizneseve në një kategori më të lartë, shtimi i pajisjes me kasë, ndërgjegjësimi i bizneseve dhe konsumatorëve, përkatësisht për të lëshuar dhe për të tërhequr kuponin tatimor. Por, dëmi psikologjik, ndonëse i pamatshëm (asnjëherë nuk do të bëhet e qartë se si do të kishte ecur ekonomia, që e kishte filluar ciklin rritës, nëse bizneset nuk do të trajtoheshin si armiq), dukej shumë më i lartë, sesa rezultatet, që solli ky aksion.
Dhe rikthimi te kërcënimet për luftë të fortë, tregon se qeveria jo vetëm nuk e paska mësuar mësimin, por nuk ka kuptuar as thelbin e ekonomisë.

Mësimi i parë që nxorëm ishte se problemi kryesor i ekonomisë shqiptare është mungesa e konkurrueshmërisë. Shqipëria karakterizohet nga biznese të vogla, 90% e të cilave kanë 1-4 punonjës, që efektin më të madh e kanë në vetëpunësim (me mbi 30%, Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve jo vetëm në Europë, por edhe në botë), që janë në prag mbijetese, për shkak të ndryshimit të modelit ekonomik. Shumë biznese që u formalizuan po kalojnë sërish në status pasiv. Edhe sipërmarrjet e tjera të mesme zbuluan se avantazhin e vetëm kishin pasur, pikërisht informalitetin. Me një llogari të thjeshtë, shumë prej tyre panë se nëse i deklaronin të gjitha, thjesht do të dilnin pa fitim, në një kohë kur produktet e importit hyjnë në një treg pa barriera tarifore më lirë, duke i nxjerrë ata jashtë tregu. Ndihma më e madhe ndaj biznesit do të ishte pikërisht krijimi i një ambienti konkurrues, pa barriera të padukshme, funksional, të automatizuar, pa korrupsion (bizneset ankohen p.sh., që pagesat për ryshfetin e tenderëve ndonjëherë e kalojnë edhe vetë shumën që duhet të paguajnë për taksa) dhe nxitja e novacionit, ku Shqipëria është e fundit në Europë.

Mësimi i dytë ishte se modeli që bizneset panë te shteti nuk ishte frymëzues. Të gjithë do të ishin të gatshëm të formalizoheshin, të paguanin më shumë taksa dhe individët të ushtronin më shumë presion sa herë që blinin një mall apo shërbim, nëse do të shihnin që paratë e tyre po shpenzohen me eficiencë, po investoheshin me produktivitet, nuk po shkonin për pagesa koncesionesh të paargumentuara etj. Ndaj luftën agresive, qeveria duhet ta fillojë, së pari ndaj reformimit të modelit të vetvetes.

Përvoja e gjysmës së dytë të 2016-s dhe muajve të parë të 2017-s treguan se analiza e riskut, përqasja pozitive dhe bashkëpunuese me bizneset ishin më produktive se përpjekjet e sforcuara për të mbledhur para me zor, në sigurimin e të ardhurave. Le të vazhdojë kjo përvojë dhe qeveria t’i përqendrojë, për momentin, përpjekjet në reformimin thelbësor të ekonomisë, që tani është në një pikë kritike rritjeje, ku një hap e ndan ngjitjen lart, apo rënien drejt humnerës!

Mos e humbisni/ Ja mënyrat më të mira për të emigruar në Australi

$
0
0

Adhurohet nga miliona njerëz në botë. Qëndron në vendin e dytë mes vendeve ku ia vlen të emigrosh.

Australia konfirmohet si vendi ideal për këdo që dëshiron të bëjë gati valixhet, në sajë të pranimit të lartë të emigrantëve (0.89), të lirisë së lartë ekonomike dhe borxhit të ulët publik.

Toka e veçuar nuk është vetëm një nga vendet ku mund të emigrohet lehtë, por gjithashtu një vend i sigurtë për ta quajtur shtëpi.

Është toka “e qëllimeve tuaja në jetë” më shumë se sa e ëndrrave. Arsim i mirë, objekte të mira mjekësore, njerëz të adhurueshëm. Mundësitë për punë janë të pafundme.

Më poshtë janë nëntë mënyrat më të lehta për të emigruar në vendin e kangurëve.

1 – Paguani një avokat

Ekonomia australiane nuk ka qenë kurrë kaq e fuqishme dhe qeveria australiane po kërkon për njerëz të aftë me një specializim në shumë biznese dhe fusha tregtare. Për të emigruar mund të paguani një avokat të shtrenjtë ose të merrni këshilla nga konsulentët specialist të emigracionit australian për të parë nëse kualifikoheni.

 

2 – Viza e Kualifikuar

Nëse pyesni në lidhje me aftësitë e punës të nevojshme për të emigruar në Australi, apo kualifikimet e nevojshme për të emigruar atje, atëherë duhet marrë parasysh sistemi i pikëve për aplikim për atë që njihet si Viza e Kualifikuar.

3 – Vizë punësimi

Një vizë punësimi australiane. Menaxherët, profesionistët e kualifikuar dhe tregtarët e aftë janë veçanërisht në kërkesë nën Programin e Vizës së Kualifikuar.  Skemat janë në dispozicion për viza të përhershme ose të përkohshme.

 

4 – Një vizë pushimesh në Australi

Ka shumë njerëz që ëndërrojnë të jenë në gjendje për të emigruar në Australinë Perëndimore për motin e mrekullueshëm dhe shërbimet që ofrohen atje. Nëse je mes 18-30 vjeç dhe po kërkon të shpenzosh 12 muaj në Australi atëherë mund të kualifikoheni për një vizë pushimesh që janë në dispozicion çdo vit.

5 – Vizë familjare

Nëse keni një partner australian apo anëtarë të familjes tënde që janë vendosur në mënyrë të përhershme në Australi, ju mund të kualifikoheni për një nga vizat e lidhjes familjare. Aplikimi për të emigruar në Australi mund të bëhet online. Qeveria australiane inkurajon emigrimin për të bashkuar familjet.

6 – Vizitorë dhe turistë

Të gjithë udhëtarët, përveç qytetarëve të Zelandës së Re, duhet të marrin një vizë ose një autorizim udhëtimi për në Australi. Por tani nuk është nevoja të shqetësoheni për të vizituar Ambasadën Australiane ose Komisionin e Lartë për të marrë vizën. Ju tani mund ta merrni atë online.

 

7  – Vizat e biznesit dhe të investimit

Nëse keni pasur një karrierë të sukseshme biznesi në një nivel të lartë ekzekutiv, apo thjesht si pronar i biznesit tuaj, ju mund të kualifikoheni për një nga disa vizat nën programin Australian të vizave të biznesit. Emigrantëve të biznesit u jepet leje e përkohshme për 4 vjet.

8 – Vizë pune e sponsorizuar

Nëse jeni një punonjës i cili ka lëvizur në zyrën e kompanisë tuaj që ndodhet në Australi, atëherë ju mund të aplikoni për vizën e punës të sponsorizuar nga Australia. Punëdhënësi juaj mund t’ju sponsorizojë juve, dhe nën atë sistem, nëse jeni profesionist, mund të emigroni në Australi me diplomë./SYRI.net/

Viewing all 2663 articles
Browse latest View live