Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all 2663 articles
Browse latest View live

Hekurudhat shqiptare, gjallë sa për emër

$
0
0

Një sektor që e “mban frymën” falë subvencioneve të përvitshme buxhetore. Potencialet e mëdha të hekurudhave dhe agonia shumëvjeçare në prag të falimentimit. Planet për ringjalljen që kërkojnë miliona euro financim dhe projekti i parë i modernizimit në linjën Tiranë-Rinas-Durrës

Hekurudha shqiptare aktualisht po kalon situatën më të vështirë të dy dekadave të fundit. Sektori që dikur realizonte gati gjysmën e transportit të brendshëm të mallrave prej vitesh është në prag të falimentimit. Për të mos e çuar drejt rrënimit të plotë shteti për vite me radhë po e mban gjallë këtë sektor me subvencione nga buxheti. Përse kjo situatë? Transporti i udhëtarëve është në nivelet më të ulëta historike, ai i brendshëm i mallrave është në krizë të plotë dhe i vetmi zë që sjell të ardhura, ndonëse në shifra modeste është transporti ndërkombëtar i mallrave.

Gjallë me subvencion

Hekurudha shqiptare, dikur një aset me rëndësi të madhe ka një amortizim tejet të lartë që shkon deri në 80%. Transporti i brendshëm dhe ai i pasagjerëve kanë rënë në shifra të papërfillshme dhe fryma mezi po mbahet nga ai ndërkombëtar. Borxhet e mbartura llogariten në miliona euro. Nëse u referohemi statistikave, të paktën në pesë vitet e fundit, transporti i mallrave ka rënie të theksuar. Falimenti i Kurum ka qenë goditja më fatale për sistemin hekurudhor, duke qenë se realizonte volume të konsiderueshme, ritmet e rënies së të cilës janë ndjerë menjëherë. Rënia e çmimit të skrapit në bursa pi ashtu ka patur pasoja të rënda. Nga viti 2010 kur është shënuar niveli më i lartë i mallrave të transportuar me rrugë hekurudhore, rreth 403 mijë tonë, shifrat kanë qenë vetëm në rënie dhe 2016 është mbyllur me më pak se 300 mijë tonë. Ndërkohë pas prishjes së stacionit të trenit në Tiranë edhe transporti i pasagjerëve ka patur rënie drastike me mbi 50 për qind që ka qenë në vitin 2012 që mbahet si më i miri me rreth 400 mijë pasagjerë. Por cila është vetë gjendja e hekurudhës? Sipas drejtuesve të saj “Mjete që ka hekurudha kanë kaluar më shumë se 40 vjet përdorim, lokomotivat e vagonët nuk iu përgjigjen më kushteve aktuale, trasetë janë tejet të amortizuara”. Por ka edhe një paradoks tjetër. Që pas privatizimit të ARMO hekurudhat edhe pse me tarifa 50 për qind me të lira se transporti rrugor e kanë humbur përfundimisht betejën me këtë të fundit për shkak se e blejnë naftën me çmime të tregut duke e paguar akcizën për karburantin (si në rastin e transportit rrugor) edhe pse ecet mbi shina.

Në këtë situatë shpëtimi i vetëm për ndërmarrjen që punëson më shumë se 1100 punonjës, janë subvencionet buxhetore. Janë mbi 3 milionë euro në vit që kalojnë nga llogaria e buxhetin në arkën e hekurudhave dhe falë këtyre fondeve ndërmarrja tashmë e kthyer prej vitesh në një sh.a. mban frymën gjallë, duke e evituar rrugën drejt gjykatës për të shpallur pafuqinë e saj paguese.

Potencialet

Shqipëria renditet e 67-a në botë 147 shtete nga për nga gjatësia e rrjetit hekurudhor për popullsi, dhe njëkohësisht është edhe në listën e atyre vendeve që aktualisht nuk e ofrojnë këtë shërbim. Mungesa e karburantit dhe borxhet e akumuluara citohen nga drejtuesit e hekurudhës si arsyet kryesore që kanë çuar në këtë ndërprerje. Sektori hekurudhor ka degjeneruar tërësisht sidomos në 10 vitet e fundit duke u bërë sektori më pak i zhvilluar dhe më pak tërheqës në Ballkanin Perëndimor. Në Europë dendësia e hekurudhave është shumë e lartë, pasi ato shërbejnë si një mjet i rëndësishëm për komunikimin mes vendeve të Bashkimit Europian. Ndërsa sipas Eurostat, Shqipëria ka nivelin më të ulët të rrugëve të hekurudha për frymë në rajon. Densiteti për kilometër për 1,000 banorë është 0.13, i njëjtë me treguesin që ka Turqia. Serbia është vendi me densitetin më të lartë të rrjetit hekurudhor, si në raport me sipërfaqen totale, por edhe në raport me numrin e popullsisë. Eurostat iu referohet të dhënave për vitin 2015. Shqipëria është shumë nën mesataren e 28 vendeve të BE-së për sa i përket hekurudhave.

Planet për rivitalizim

Nevojiten rreth 200 milionë euro për ta kthyer në jetë Hekurudhën shqiptare, por këto fonde mungojnë. Sipas masterplanit të transporteve, Ministria e Transportit synon të vitalizojë edhe transportin hekurudhor. Pas projektit për linjën Tiranë-Rinas-Durrës, do të vijohet me projektet për lidhjen hekurudhore, Durrës-Elbasan-Përrenjas-Lin-Pogradec, duke hapur perspektivën për t’u lidhur me rrjetin hekurudhor grek dhe maqedonas. Me Maqedoninë kërkohen 2.8 km nga ana shqiptare dhe 65 km deri në Kërçovë por nuk është gjetur ende financimi. Sa i përket lidhjes me Kosovën, me gjatësi rreth 120 km terreni është shumë i vështirë me disa tunele rreth 7 km. Ky është një projekt i madh, aktualisht i pamundur pasi flitet për një vlerë investimi në rreth 1 miliard euro. Sipas planeve qeveritare deri në vitin 2020, synohet realizimi i reformës së thellë për të krijuar një treg të hapur për investitorët e ndryshëm, si në aspektin operacional të menaxhimit, ashtu edhe të infrastrukturës. Në vitin 2015 ka ndodhur një tjetër zhvillim me rëndësi sa i takon rivitalizimit të sektorit hekurudhor, duke tërhequr në këtë drejtim edhe kapitalin privat. Në tetor 2015 kompania Albstar mori me koncesion hekurudhën Fier–Ballsh dhe Fier–Vlorë me një vlerë investimi 20 milionë dollarë. Hekurudha e marrë me koncesion e para e këtij lloji në vend do të transportojë naftën nga rafineritë e Ballshit dhe Fierit në parkun industrial të Vlorës, “Petrolifera”. Sasia mesatare e transportuar e mallrave/ mineraleve për vit kalendarik pritet të jetë 2.5 milionë tonë dhe numri i pasagjerëve 307 mijë në vit.

Tiranë–Durrës–Rinas

Qeveria shqiptare ka shpallur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e hekurudhës Tiranë–Rinas – Durrës dhe brenda vitit 2017 duhet të nisë puna për ndërtimin e segmentit të ri Tiranë–Rinas dhe rehabilitimin e aksit Tiranë–Durrës. Sipas BERZH, financimi është i gjithi i siguruar. Ekspertët e kësaj banke thonë se nuk ka asnjë arsye që të pengojnë mbarëvajtjen e këtij projekti që parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2020. Në fund të muajit mars, Kuvendi miratoi kredinë nga BERZH në shumën rreth 36.9 milionë euro për realizimin e projektit. Kostoja totale e projektit është 90.5 milionë euro. Përveç huas nga BERZH, kjo kosto do të financohet edhe nga granti prej 35.4 milionë eurosh i Bashkimit Europian. Vlera e TVSH-së dhe kostot lokale është parashikuar të mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për periudhën 2017-2019, në programin “Transporti hekurudhor”. Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në krijimin e infrastrukturës së nevojshme dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve, duke rritur efikasitetin e transportit. Parashikohet që të transportohen në vit rreth 1.4 milionë pasagjerë. Shpejtësia e udhëtimit do të rritet nga 40 km/orë që është sot në 100 km/orë. Përllogaritet që vlera e kursimit nga qytetarët e sjellë nga ky projekt të jetë 55 milionë euro në vit.

 

Historia e hekurudhës

Hekurudhat e para në Shqipëri janë ndërtuar në vitet 1916-1917 nga ushtria austro-hungareze. Rrjeti hekurudhor i asaj kohe me gjerësi mes shinave prej 650 mm quhej linjë dekovili. Ky rrjet fillonte nga qyteti i Shkodrës dhe vazhdonte në drejtim të Lezhës dhe Vorës për në Tiranë. Në Vorë, hekurudha degëzohej në drejtim të Durrësit–Kavajë–Rrogozhinë–Elbasan e përfundonte në Librazhd. Nga Rrogozhina, duke kaluar lumin e Shkumbinit, hekurudha vazhdonte duke kaluar në Lushnjë–Fier–Levan. Në Lushnjë ishte një degëzim hekurudhor që shkonte deri në Berat. Në linjat e dekovilit, lëvizja e trenave bëhej me lokomotiva të vogla avulli dhe në linja të shkurtra edhe me kafshë. I gjithë rrjeti hekurudhor i dekovilit në Shqipëri ishte rreth 400 km i gjatë. Gjatë tërheqjes së trupave ushtarake austro-hungareze, të gjitha materialet e rrjetit hekurudhor të dekovilit në Shqipëri janë çmontuar dhe transportuar në Austri nëpërmjet Portit të Durrësit dhe Shëngjinit, me plan ushtarak të veçantë të hartuar nga ushtria austro-hungareze.

Ndërtimi i linjave hekurudhore me gjerësi standarde 1435 mm ndërmjet shinave ka filluar në vitin 1947 me ndërtimin e hekurudhës Durrës–Peqin, 44 km. Në vitin 1948, filloi ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës–Tiranë me gjatësi 37 km dhe përfundoi në vitin 1949. Në dhjetor të vitit 1950 përfundoi ndërtimi i linjës hekurudhore Peqin–Elbasan me gjatësi 33 km. Ndërtimi i hekurudhave në vite ka vijuar si më poshtë: Më 1 maj 1963 përfundoi hekurudha Vorë–Laç me gjatësi 30 km. Në tetor 1968 përfundoi hekurudha Rrogozhinë–Fier, 54 km. Në mars 1972 përfundoi hekurudha Elbasan–Librazhd, 22 km. Në mars 1974 përfundoi hekurudha Librazhd – Përrenjas, 27 km. Në mars 1975 përfundoi hekurudha Fier–Ballsh, 25 km. Në korrik 1979, përfundoi hekurudha Përrenjas–Guri i Kuq me gjatësi 28 km. Në prill 1981, përfundoi hekurudha Laç–Lezhë, 19 km. Në nëntor 1981 përfundoi hekurudha Lezhë–Shkodër, 35 km. Në janar 1985 përfundoi hekurudha Shkodër–Bajzë–Hani i Hotit Kufi 36 km. Në tetor 1985 përfundoi hekurudha Fier–Vlorë, 34 km. Në tetor 1987 përfundoi hekurudha Milot–Rrëshen, 25 km, e cila tashmë nuk ekziston, pasi mbi trupin e saj të trasesë është ndërtuar autostrada Milot–Kukës. Hekurudhat Shqiptare u ndërtuan gjatë periudhës së ekonomisë me planifikim të centralizuar, ku Qeveria vendoste kufizime shumë të forta mbi llojet e tjera të transportit. Ndryshimet ekonomike të viteve 1990, bënë që kërkesat për transport të ndryshonin në mënyrë dramatike duke e vënë hekurudhën përballë vështirësive të jashtëzakonshme.

HEKURUDHA NË VITE

  • 1916 – Austriakët nisin ndërtimin e 400 km linjë dekovili
    • 1947 – Përurohet linja e parë hekurudhore Durrës-Peqin
    • 1980 – Hekurudhat realizojnë 47% të transportit të mallrave
    • 1986 – Fillon transporti ndërkombëtar hekurudhor
    • 2000 – HSH u transformohet në Shoqëri Anonime
    • 2005 – Lejohen operatorët e tjerë të kenë akses në HSH
  • 2015 – Jepet me koncesion linja Ballsh–Fier–Vlorë
  • 2017 – Pritet të nisë modernizmi i linjës Tiranë-Rinas-Durrës

 


Piramidat e kohëve moderne/ Shqiptarët po bien pre e monedhës elektronike

$
0
0

Një skemë e re mashtruese po i kanoset depozituesve dhe investitorëve shqiptarë. Bitcoin, monedha virtuale, e cila është hedhur në treg nga një kompani e palicensuar nga asnjë autoritet në vend është duke joshur gjithnjë e më shumë qytetarët për ta blerë atë përmes internetit.

Oferta është mjaft bindëse: qytetarëve u thuhet se e ardhmja është paraja elektronike dhe nëse e ble sot me këtë çmim, pas disa vitesh vlera e saj do të rritet shumë duke siguruar fitime të larta.

Për Arben Malaj, anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë, kemi të bëjmë me një rast të tipik të skemave piramidale.

Kompania nuk të garanton asgjë për kthimin mbrapsht të investimit dhe risku është mjaft i lartë, ndërsa është në dorën e vetë aksionerve për të krijuar panik në treg dhe për t’i ulur në të ardhmen vlerën monedhës, e cila bën që të humbasësh të gjithë fitimin.

Vetë Banka Qendrore Europiane njoftoi disa ditë më parë se volume i përdorimit në tregje të Bitcoi ka arritur në 289 milion dollarë duke kaluar edhe disa agjenci të licesuara për kryerjen e pagesave nga autoritetet monetare.

Deri tani askush nga institucionet mbikëqyrëse në Shqipëri nuk ka reaguar, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si Banka e Shqipërisë për të bërë një deklaratë në mbrojtje të depozituesve./Tv Klan/

Struktura e ‘spiunazhit’ nëpër biznese, afat deri më 15 korrik për të dërguar emrat në ILDKPI

$
0
0

Bizneset që kanë mbi 100 të punësuar janë të detyruar të ngrenë strukturën e “spiunazhit” brenda datës 15 korrik dhe të dërgojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave gjeneralitetet e personave të përzgjedhur.

Menjëherë pas zgjedhjeve, shumicës së bizneseve që janë të klasifikuara me mbi 100 punonjës u ka shkuar një shkresë që përcakton edhe detyrimin që ju lind atyre për ngritjen e një strukture të posaçme që vjen si detyrim i ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” i miratuar një vit më parë.

Në shkresën e firmosur nga Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj thuhet se në rast se nuk zbatohet kjo kërkesë atëherë bizneis ngarkohet me përgjegjësi administrative dhe penale. Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” do të funksionojë në administratën publike por edhe tek kompanitë që kanë mbi 100 të punësuar.

Rastet që do të sinjalizohen do të lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës. Ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve apo shpërdorimin e të ardhurave të buxhetit. Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucionit publik por edhe atij privat, do të paguhen nga këta të fundit dhe gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj.

Kërkesa që i është dërguar biznesit

Lënda: kërkesë për ngritjen e njësisë përgjegjëse në subjektet private në zbatim të ligjit 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave ju bën me dije se në datë 1.07.2017 fillojnë të zbatohen efektet juridike të detyrimeve të përcaktuara në nr60/2016 datë 2.6.2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, për subjektet private.

Qëllimi i këtij ligji është marrja e informacioneve dhe sinjalizimeve nga sinjalizuesit, njësia përgjegjëse ose e drejtpërdrejtë nga ILDKPKI për rastet e veprave penale të korrupsionit, çdo veprimi ose mosveprimi të kundërligjshëm sipas legjislacionit penal në fuqi, në lidhje me çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv, shpërdorimit të detyrës ose kompetencave, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve, shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave si dhe çdo akt tjetër të ngjashëm me to të kryer në subjektin tuaj nga pronarët, administratorët, drejtuesit dhe cilido tjetër, hetimin e këtyre rasteve nga ILDKPKI dhe përcjelljen e tyre organit të Prokurorisë dhe Policisë kur gjenden elementë të veprave penale të mësipërme.

Në zbatim të nenit 10 të ligjit nr 60/2016, Udhëzimit nr.1 datë 23.09.2016 “Për miratimin, përcaktimin e strukturës, kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimin e punonjësve të njësisë përgjegjëse në subjektet private” pranë çdo subjekti privat i cili ka më shumë se 100 të punësuar, caktohet një njësi përgjegjëse e cila regjistron, heton, administrativisht, shqyrton sinjalizimet për rastet e korrupsionit pranë ILDKPK sipas ligjit.

Për sa më sipër, mbartni detyrimin për ngritjen e njësisë përgjegjëse dhe njoftimin me shkrim të Inspektorit të Përgjithshëm për krijimin e saj së bashku me gjeneralitetet, pozicionet e punës, si dhe kontaktet e punonjësve të caktuar brenda datës 15.07.2017.

Shkelja e detyrimeve të përcaktuara në ligj ju ngarkon me përgjegjësi administrative dhe penale.

Në faqen zyrtare të internetit të ILDKPKI-së, gjeni publikuar ligjin nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” si dhe aktet nënligjore për zbatimin e tij.

Kriteret që duhet të përmbushë një sinjalizues sipas udhëzimit

Punonjësi i njësisë përgjegjëse duhet të përmbushë këto kritere:

a) të ketë mbaruar arsimin e lartë, i preferueshëm në shkencat juridike, shkencat sociale ose shkencat ekonomike, diplomë e nivelit të dytë;

b) të ketë vjetërsi në profesion/punë jo më pak se tre vjet;

c) të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre të rëndë penale;

ç)  të ketë njohuri mbi ligjin e sinjalizimit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, Kodin e Procedurave Administrative si dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave;

d) të gëzojë integritet të lartë profesional;

dh) të ketë aftësi profesionale për të vlerësuar administrativisht praktikën e sinjalizuar;

e) të ketë aftësi organizative si dhe të angazhohet seriozisht në marrjen e masave për ndjekjen administrative të fakteve të sinjalizuara;

ë)  të mos ketë marrë masa disiplinore në tre vitet e fundit;/Monitor/

 

 

Plot 70% e parave të njerëzve shkojnë për këto tri gjëra…

$
0
0

Njerëzit të cilët kanë një punë dhe një rrogë le të themi modeste, shumicën e parave i kanë të llogaritura.

Të gjithë do dëshironim që rrogën ta shpenzonim për qejf, por në fakt sipas specialistëve, 70% e parave të një personi mesatar shkojnë vetëm për këto 3 gjëra si më poshtë:

Shtëpia

Të paktën pjesa më e madhe e popullsisë nuk kanë një shtëpi të tyren, dhe qeraja është e vetmja mundësi. Të paktën 30% e të ardhurave një njëri i shpenzon për shtëpinë dhe taksat e tjera të saj.

Transporti

Pas shtëpisë, një tjetër pjesë e rëndësishme është edhe transporti. Shumë njerëz e kanë të domosdoshme makinën personale për shkak të punës apo edhe faciliteteve që ofron. Kështu 20% e parave shkojnë për makinën.

Ushqimi

Sigurisht që ushqimi do të ishte një tjetër pjesë e rëndësishme për të cilën njerëzit shpenzojnë shumë para. Siç kuptohet, 20% apo më tepër e të ardhurave shkojnë për ushqime të përditshme përfshirë këtu edhe ushqimet e shpejta.

Linja ajrore shqiptare, fluturimet brenda vitit

$
0
0

Linja ajrore shqiptare do të nisë fluturimet brenda këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga gjigandi turk i aviacionit, “Turkish Airlines”, i cili është duke asistuar qeverinë shqiptare në themelimin e kompanisë vendase, që do të kryejë fluturime nga Rinasi drejt rajonit dhe vendeve të tjera të botës.

Ilker Ayci, kryetari i bordit ekzekutiv të “Turkish Airlines” ka deklaruar para gazetarëve se projekti po ecën sipas parashikimit dhe shanset që linja të rezultojë një sukses tashmë janë më të mëdha.

“Pritshmëritë tona që kompanitë italiane të reduktojnë operacionet e tyre në Shqipëri krijojnë një mundësi të lartë biznesi për këtë partneritet strategjik”,- ka deklaruar Ayci.

Krijimi i një kompanie ajrore shqiptare u njoftua nga kryeministri Edi Rama në maj të këtij viti. Gjigandi turk u përfshi në projekt për të asistuar qeverinë shqiptare pas një vendimi të përbashkët mes Ramës dhe presidentit turk Erdogan.

Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur se kompania do të jetë private. Sipas tyre, fillimisht ajo do të fillojë me operacione në shkallë të vogël, por me kalimin e kohës numri i fluturimeve dhe destinacioneve do të zgjerohen.

Që pas falimentimit të “Bel Air” në vitin 2013, Shqipëria nuk ka asnjë kompani ajrore vendase. Tregu i fluturimeve ajrore në Shqipëri numëron rreth 2.2 milionë pasagjerë në vit dhe gati gjysma e tij dominohet nga kompanitë italiane./TCh/

Samiti i Triestes: 250 mln euro për energjinë dhe infrastrukturën, por ne nuk kemi asnjë projekt

$
0
0

Monitor

Bashkimi Europian do të akordojë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një fond  prej 250 milionë eurosh, nga të cilat një pjesë do të jepet në formën e grantit dhe një pjesë si kredi. Ky fond do të shkojë për financimin e projekteve madhore në infrastrukturë dhe në energjetike, mësohet nga burime brenda samitit të ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet sot në Trieste të Italisë. Për projektet konkrete do të diskutohet në mbledhjen mes anëtarëve të qeverive të vendeve përkatëse.

Sipas burimeve, pjesëmarrësit në Samit e kanë vënë theksin tek bashkëpunimi rajonal dhe krijimi i zonës së përbashkët ekonomike.

Samiti i Ballkanit Perëndimor 2017 po mbahet në Trieste të Italisë. Samiti do të shërbejë si një rast i rëndësishëm për të punuar së bashku në forcimin e mundësive konkrete duke nxitur bashkëpunimin rajonal me qëllim të zhvillimit të shoqërive gjithëpërfshirëse, qeverisjes së mirë dhe ekonomive vibrante, duke avancuar më tej perspektivën e integrimit të Bashkimit Europian në rajon.

Shqipëria nuk do të paraqisë asnjë projekt

Shqipëria ka shkuar duarbosh në samitin e Triestes, duke mos paraqitur asnjë projekt. Lajmi u bë i ditur pak kohë më parë për Monitor nga ambasadori italian z. Alberto Cutillo. “Procedura për paraqitjen dhe dhënien e të ashtuquajturave grante të investimeve për projektet në vendet individuale të rajonit, si pjesë e platformës të Kuadrit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ndjek kriteret e paracaktuara dhe objektive dhe për këtë arsye, unë nuk mund të hyj në vlerësime individuale. Unë mund të konfirmoj vetëm shpresën, se në Samitin e ardhshëm do të përzgjidhen projekte për Shqipërinë”, ka pohuar ai.

 

Nisma e Ballkanit Perëndimor

Ballkani Perëndimor është, një nismë ndërqeveritare e krijuar në vitin 2014 për të nxitur një integrim më të madh mes vendeve të rajonit. Aktualisht janë anëtarë të Procesit të Ballkanit gjashtë vende të BE-së (Italia, Gjermania, Franca, Austria, Kroacia, Sllovenia) dhe gjashtë vende të Ballkanit (Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria. Në fushën e ekonomisë, samiti do të ketë fokus në zgjerimin e rrjeteve ballkanike të infrastrukturës dhe lidhjen me atë europiane; energjia; rritja e SME-ve; risia dhe zhvillimi; tregu i përbashkët.

Procesi i Ballkanit Perëndimor ka dy objektiva kryesore. Objektivi i parë është që të jetë bashkëshoqërues i procesit të integrimit në Bashkimin Europian të vendeve që aspirojnë të hyjnë në BE. Ajo nuk zëvendëson mekanizmat institucionalë të BE-së, si negociatat për anëtarësim, por krijon një kuadër të posaçëm për këto vende, për t’i shoqëruar në këtë proces.

Dimensioni tjetër lidhet me zhvillimin e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo, duke u nisur nga një fakt shumë i dukshëm, por edhe i harruar, që këto vende formojnë një rajon shumë të identifikueshëm, por që ndërkohë nuk kanë të zhvilluara marrëdhëniet ekonomike dhe në disa raste ato politike, në madhësinë që duhet të ishin. P.sh., Serbia dhe Shqipëria, ndonëse janë vende, që nga ana ekonomike kanë shumë elemente plotësuese, kanë një shkëmbim të ulët mes tyre. Kjo i dedikohet një sërë faktorëve si historikë, politikë, por mbi të gjitha praktikë, si problemet me infrastrukturën, që vështirësojnë lidhjen, apo diferencat në legjislacionin tregtar. Të gjitha këto mund të tejkalohen, ose reduktohen edhe në sajë të procesit të Ballkanit Perëndimor.

Tregtia në Ballkan, Shqipëria përfitoi nga marrëveshjet

$
0
0

Marrëveshja e tregtisë së lirë, CEFTA, ka rritur shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me rajonin.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statstikave tregojnë se që nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2006, eksportet e Shqipërisë drejt rajonit janë gjashtëfishuar.

Sipas INSTAT, në 10 vitet e fundit tregtia me rajonin është rritur me ritme gati dy herë më të larta se sa ajo me vendet e tjera.

Nëse në vitin 2006, eksportet shqiptare drejt vendeve të Ballkanit perëndimor zinin vetëm 5.7 për qind të totalit, në fund të vitit të kaluar pesha e tyre arriti në 13.2 për qind.

Përveç kësaj, hapja tregtare me rajonin duket se e ka bërë ekonominë e Shqipërisë më konkurruese, çka manifestohet në raportin import-eksport.

Sipas INSTAT, aktualisht Shqipëria ka një bilanc tregtar ku për çdo 100 lekë importe nga jashtë shet 47 lekë eksporte. Por me rajonin ky tregues është gati dy herë më pozitiv, pasi për çdo 100 lekë importe Shqipëria i shet rajonit 84 lekë eksporte.

Tregtia e lirë më rajonin ka sjellë përfitime për ekonomitë, duke krijuar vende pune. Bashkimi Europian kërkon që integrimi të thellohet duke propozuar një zonë të përbashkët ekonomike.

Edhe pse detajet nuk janë bërë ende plotësisht publike, BE thotë se zona e përbashkët ekonomike do të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe do të sjellë 80 mijë vende të reja pune./TCh/

BE: Shqipëria përfitoi më shumë fonde se 5 vendet e Ballkanit Perëndimor

$
0
0

Dokumente zyrtare të Bashkimit Europian tregojnë se nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka përfituar më shumë fonde nga Bashkimi Europian.

Nga këto dokumente zbulohen edhe shumat të cilat ka përfituar Shqipëria. Samiti i Triestes u parapri në muajin mars nga një takim në Stokholm, Suedi, ku të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor prezantuan projektet e tyre per financim.

Pesë projektet e reja të aprovuara nga BE kanë të gjithë rëndësi kritike për zhvillimin e vendit, pasi bëhet fjalë për HEC-in e Skavicës (projekt i cili ka potencialin të dyfishojë kapacitetin energjetik të vendit), për Parkun Kombëtar të Bunës dhe Liqenit të Shkodrës, linjën e tensionit të lartë me Maqedoninë, zgjerimin e Portit të Durrësit dhe by-pasi rrugor i Lezhës.

Në vitin 2016, Shqipëria ishte e treta në rajon për përthithjen e këtyre fondeve, duke marrë 24% të fondit të përgjithshëm të vendosur në dispozicion. Tre projektet e aprovuara një vit më parë janë gazsjellësi Adriatiko-Jonian, gazjsellësi Shqipëri-Kosovë-Serbi dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Ndërkohë, nga Samiti i Parë i Berlinit, i mbajtur në 2014-ën me nismën e vetë Kancelares Merkel, deri në Samitin e sotëm të Triestes, Shqipëria ka marrë mbështetjen e BE-së për një numër të rëndësishëm projektesh të tjerë.

Midis tyre është edhe hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, si dhe projekti për Korridorin e Kaltër, një autostradë që do të lidhë Kroacinë me Greqinë, duke kaluar veri-jug përmes të gjithë territorit të Shqipërisë.

Gjithashtu, falë një granti të BE-së, Shqipëria ka të përfunduar Masterplanin Kombëtar të Gazit, projekt që do të nisë nga zbatimi pas përfundimit të gazjellësit TAP.

Përfitime të mëdha, në vlerën e miliona eurove në vit mund të rrjedhin edhe nga themelimi i Qendrës së Shkëmbimeve Studentore dhe Kulturore (RYCO) në Tiranë, një qendër e cila shndërron Tiranën në kryeqendrën e shkëmbimeve rinore në Ballkan. Kjo qendër ka nisur funksionin, por do të fillojë punëm me ritëm të plotë vetëm në fillim të 2018-ës.

Në total, Bashkimi Europian ka vendosur që të investojë në Ballkanin Perëndimor mbi një miliardë eurosh, në formë granti, kredish të buta përmes BERZH-it apo KfW, fondesh IPA apo donacione të tjera, për financimin e Axhendës së Konektivitetit.

Këtij fondi, do t’i shtohen edhe 220 milionë euro, që Komisioneri Hahn bëri të ditur ditën e sotme se do të shpërndahen midis më shumë se 6 mijë kompanive vendase në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit.


BE, 1.4 miliardë euro Ballkanit

$
0
0

Samiti i Triestes ishte një mundësi për të çuar përpara arritjet e samiteve të mëparshme të Berlinit, Vjenës dhe të Parisit që u mbajt vjet, për të ndërtuar progres në disa fusha bashkëpunimi veçanërisht në agjendën e konektivitetit që është dhe mbetet element kyç i procesit të integrimit e rajonit te Ballkanit.

Pjesëmarrësit njëzëri konfirmuan mbështetjen për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksuan nevojën për përpjekje për reforma të reja në rajon.

U ra dakord për 7 projekte shtesë konektiviteti me një investim total 500 mln euro, duke e çuar fondin total të konektivitetit që nga 2015 në 1.4 mld euro për 20 projekte investimi.

Shtylla të tjera për të cilat u diskutua ishin: integrimi ekonomik rajonal, zhvillimi i sektorit privat dhe SME-ve, kontektiviteti human, si politikat e përbashkëta për rininë, shkencën, lufta kundër korrupsionit dhe qeverisja e mire, migrimi etj.

Qëllimi i investimeve në Ballkan është ndërlidhja më e mirë dhe përgatitja e këtyre vendeve për anëtarësim në BE, ka pohuar Komisioneri Europian i zgjerimit Johannes Hahn në një intervistë për DË.

Ka projekte konkrete, sqaron zyrtari i lartë europian, duke treguar sesi është përgatitur për nënshkrim një marrëveshje transporti. Kjo do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërlidhen me ligjet  e BE, që forcon edhe raportet ekonomike dhe i jep impulse të reja rajonit.

Komisioneri përcjell edhe bindjen e drejtuesve të tjerë të bllokut kur thotë se vitet e ardhshme në rajon do të hapen rreth 80.000 vende të reja pune. Problemet me Ballkanin, si gjithmonë, mbeten afatet kohore të zbatimit. Premtime ka shumë, por implementimi është i ngadaltë, kujton Hahn. Ngërçin tjetër e përbëjnë hijet e konflikteve të shkuara. Zgjidhja nuk është e lehtë.

“Ne duam t’i bashkojmë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pavarësisht nga niveli që kanë arritur në procesin e anëtarësimit të ardhshëm në BE. Konkretisht jemi duke zhvilluar negociata me Serbinë dhe Malin e Zi, me të tjerat jemi shumë larg. Por me përpjekjet tona që këto vende, të cilat janë të rrethuara nga anëtaret e BE-së, t’i fusim në infrastrukturën e BE-së në transport dhe në energji, krijohet një bazë për futjen e tyre në struktura të BE-së”, u shpreh Hahn.

Në kuadër të samitit është dhe një marrëveshje për ndarjen e një buxheti prej 48 milionë eurosh, që mund t’u jepen si kredi rreth 6000 sipërmarrjeve.

Alpet Shqiptare, tre planet e të ardhmes

$
0
0

Ka një kërkesë gjithnjë në rritje për të vizituar Alpet Shqiptare dhe këtij intensiteti nuk po arrin t’i përgjigjet dot infrastruktura dhe akomodimi. Për të harmonizuar këto dy aspekte, për të krijuar një produkt turistik interesant por gjithmonë në harmoni me natyrën lind edhe nevoja e një plani zhvillimi të këtij rajoni.

Në vlerësimin mjedisor të zhvillimit të këtij rajoni jepen mes të tjerash vizioni që synohet të arrihet në afatgjatë me një nga perlat e natyrës shqiptare si dhe objektivat strategjikë për zhvillimin e turizmit.

Vizioni

“Në 2031, Alpet e Shqipërisë do të jenë një rajon që manifeston ekuilibrin midis njeriut dhe natyrës, që ruan vlerat mjedisore dhe promovon identitetin, trashëgiminë kulturore e historike, duke zhvilluar një turizëm të qendrueshëm që i përgjigjet tregut dhe nevojave socio-ekonomike, duke u bazuar në hiearkinë e qendrave të specializuara që funksionojnë si një rrjet organik.

Kështu, “Bjeshkët e Bekuara”, do të jenë një rajon, ku kërkuesit e eksperiencave, udhëtarët, vizitorët dhe banorët e zonës do të sigurohen që malet janë vendi nga ku shikojmë si ka qenë bota pa ne dhe si do të jetë në të ardhme” thuhet në dokumentin final të strategjisë së zhvillimit.

Objektivat strategjikë

Nevoja emergjente për hartimin e një plani vjen në kushtet kur trysnia që shkakton rritja e interesit mund të kthehet në një bumerang që e shkatërron atë.

“Plani për turizmin do të hartohet më synimin për të rritur burimet njerëzore të kualifikuara dhe të trajnuara, në sektorët publik e privat, për të shërbyer dhe menaxhuar industrinë e turizmit në mënyrë të qëndrueshme dhe konkurruese në përputhje me standardet ndërkombëtare, për të përmirësuar kapacitetet menaxhuese të burimeve njerëzore, për të përforcuar sistemin arsimor dhe trajnimet, dhe për të arritur një standard cilësie” thuhet në dokumentin e qeverisë.

Por cilat janë në fakt tre objektivat strategjikë të zhvillimit të këtij rajoni?

I pari është ekuilibri mes natyrës dhe zhvillimit të turizmit që synon të mbajë nën kontroll rritjen duke mos prekur asetet natyrore por edhe duke plotësuar sipas standardet kërkesat që imponon turizmi.

I dyti është rritja e produktivitetit të turizmit. Një sektor që ka vazhduar të ketë rritje të qëndrueshme në vite ka provuar se mund të japë akoma më shumë në ekonomi qoftë nga gjenerimi i vendeve të reja të punës qoftë nga zgjerimi i shërbimeve dhe produktit turistik.

Objektivi i tretë strategjik është promovimi dhe marketimi i Alpeve si një destinaicon i veçantë. Ajo që synohet është harmonizimi i bizneseve turistike të zonës, turoperatorëve dhe gjithë zinxhirit të sektorit për të promovuar në mënyrën e duhur mjediset historike, përvojat kulturore apo peizazhet natyrore në këtë rajon. Kjo do të ishte një vlerë e shtuar./Monitor

Zona ekonomike, Civici: Paradhoma për në BE, vetëm një mjet

$
0
0

Për Ardian Civicin, në samitin e Triestes Bashkimi Europian përcolli një mesazh të qartë për vendet e Ballkanit perëndimor.

“Që integrimi i vendeve të Ballkanit do kalojë në dy faza. E para është një integrim ekonomik i këtyre vendeve me njëri-tjetrin para se të bëhen gati. Kjo është eksperiencë e vetë BE-së, e vendeve skandinave, apo vendeve të tjera të botës që ka dhënë rezultate pozitive”,- deklaron Civici.

Civici thotë se projekti për zonën e përbashkët ekonomike është një zhvillim pozitiv që do nxisë ekonomitë e vendeve të rajonit. Por Arben Malaj thotë se fokusi i shqipërisë duhet të jetë integrimi në BE.

“Që çdo bashkëpunim në nivel ballkanas duhet të jetë në funksion të përshpejtimit të integrimit europian dhe jo si një qëllim në vetëvete”,- thotë Malaj.

Por a e përshpejton zona e përbashkët ekonomike integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian? Në këtë pikë ekspertët duket se ndahen.

“Mendoj se është paradhoma ose hapi i parë drejt integrimit europian dhe konvergjencës ekonomike në BE”,- thotë Civici.

“Ideja që të bashkohemi njëherë brenda vetëvetes dhe më pas brenda Europës kam idenë se mund të krijojë vështirësi dhe ajo vartësia pozitive, që e kërkon komisioneri Hahn, mund të pengohet nga zhvillime brenda vendeve anëtare të Ballkanit perëndimor”,- thotë Malaj.

Të mërkurën udhëheqësit e vendeve të Ballkanit perëndimor nënshkruan në Trieste të Italisë marrëveshjen për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike, e cila parashikon krijimin e një unioni doganor dhe atij të transportit./TCh/

Të ardhurat për frymë, Shqipëria 4 vjet në vendnumëro

$
0
0

Shqipëria jo vetëm është larg, por ka performuar më keq se vendet e tjera të Ballkanit. Të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012

Integrimi në BE ka komponentin e tij më të rëndësishëm ekonominë. Në këtë drejtim, për Shqipërinë, shifrat nuk sjellin pamje optimiste. Veçanërisht në dy drejtime krahasuar me vendet e rajonit dhe mesataret e BE, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar. Të ardhurat për frymë dhe treguesit e eksporteve tregojnë se në rrugën tonë drejt BE ne nuk kemi ecur por thjesht kemi qëndruar në vend.

Të ardhurat për frymë

Ndërsa madhësia relative lidhet me sipërfaqen dhe popullsinë, në një tjetër tregues, atë të të ardhurave për frymë, Shqipëria dhe Kosova renditen gjithnjë të fundit. Raporti i pak kohëve më parë i Komisionit Europian lidhur me të ardhurat për frymë dhe procesin e konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se mesatarja e Europës në mënyrë që të arrihet standardet europiane) na dha lajmin e keq se Shqipëria jo vetëm është larg, por ka performuar më keq se kolegët e tjerë të Ballkanit. Të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012, teksa vendet e tjera të Rajonit kanë shënuar përparime në rritjen e të ardhurave, duke e lënë shumë pas vendin tonë. Rritjen më të madhe e shënuan Maqedonia dhe Turqia duke u zgjeruar përkatësisht me 4 dhe 11 pikë përqindje të ardhurat e tyre në katër vitet e fundit në raport me BE-në. Për herë të parë Shqipërisë ia kaloi edhe Bosnja, shteti me probleme të mëdha etnike dhe burokratike. Në vlerë absolute, të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2016 ishin rreth 4200 dollarë për frymë, sipas statistikave të FMN. Me këtë nivel, Shqipëria renditet e 106-a në botë, nga 190 shtete, për të cilat raportohen të dhënat e prodhimit të brendshëm nominal për frymë. Më mirë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, paraqitet Mali i Zi rreth 6,600 dollarë (84), Serbia rreth 5,400 USD (vendi 92), Maqedonia rreth 5,700 USD (93) dhe Bosnjë dhe Hercegovina me 4,300 USD. Shqipëria vjen menjëherë pas Bosnjës.

Të fundit për eksporte

Për eksportet, në raport me madhësinë e ekonomisë Shqipëria ka performancën më negative. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve në Shqipëri është rreth 27% e PBB-së, në Maqedoni është rreth 50% e PBB-së, në Serbi po rreth 50% e PBB-së, në Mal të Zi rreth 42% e PBB-së dhe në Bosnjë 35.1%. Shqipëria vijon të ketë avantazh kryesor shitjen e burimeve natyrore dhe kostos së lirë të fuqisë punëtore, duke e bërë vendin më pak konkurrues në produktet teknologjike, çka do e bënte atë më të brishtë në një bashkëpunim (konkurrencë) rajonale. Jo më kot vendi ka treguesin më të përkeqësuar në Europë në Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2017. Shqipëria ndodhet në vendin e 93, nga 127 shtete në renditje. Në këtë pozicion, Shqipëria është e fundit në gjithë Europën, duke treguar një nivel të ulët të zhvillimit të inovacionit në sektorin prodhues dhe teknologjisë së informacionit, që ka mbetur kryesisht vetëm në kuadrin e promovimit të startup-it, ndërsa shumë vende të rajonit janë kthyer ndërkohë në një ofrues të rëndësishëm të shërbimeve të teknologjisë së informacionit (IT) për të tretët dhe po përparojnë në industrinë automotive. Rajoni renditet shumë më mirë se ne, ku Mali i Zi kryeson në vendin e 48, Maqedonia është në pozicionin e 61, ndonëse me përkeqësim. Serbia është ngjitur në vendin e 62. Bosnja është në vend të 86-të.

Qeveria e pranon: Bashkitë rritën shpenzimet për paga, për taksat rekord Bashkia e Tiranës

$
0
0

Qeveria pranon në një dokument të saj të fundit se bashkitë në vend kanë rritur shpenzimet e tyre për paga. Referuar këtij dokumenti thuhet se ajo që mund të ketë ndodhur është ose rritja e nivelit të pagave për punonjësit aktualë ose rritja e numrit të të punësuarve në bashki. Gjithsesi kjo rritje e shpenzimeve nuk është në linjë me atë që synonte reforma territoriale.

Shpenzimet

“Megjithëse është ende herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, rritja e shpenzimeve të personelit dhe atyre operative nuk pajtohet me objektivin madhor të reformës administrative territoriale për eficiencë operacionale dhe reduktim të kostove administrative. Nga ana tjetër, megjithëse, kostot operacionale nuk duket të vijnë në ulje, duhet të mbahet në konsideratë fakti se bashkitë kanë rritur shpenzimet për investime” thuhet në dokumentin e qeverisë.

Shpenzimet për personelin në tremujorin e parë të këtij viti rezultojnë 4.3 miliardë lekë nga 3.5 miliardë lekë që ishin në tremujorin e parë të vitit 2016. Kjo rritje me të paktën 25% në fondin që shkon për personelin justifikohet pjesërisht edhe me financimin e funksioneve të reja por jo totalisht.

Të ardhurat

Mbledhja e të ardhurave ka qenë dhe mbetet një sfidë për pushtetin vendor i cili në shumë raste has ngërçin e mungesës së kapaciteteve. Gjithsesi duket se tremujori i parë 2017 reflekton një ecuri të mirë në zërin e të ardhurave për bashkitë, kjo në veçanti për Bashkinë e Tiranës e cila mban edhe peshën kryesore.

Në tremujorin e parë të vitit 2017 të ardhurat nga taksat vendore janë dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që të ardhurat nga tarifat vendore janë rritur me 15% në terma vjetore. Megjithatë, një analizë më e detajuar, tregon se dyfishimi i të ardhurave nga taksat vendore, vjen i gjithi nga të ardhurat e mbledhura nga Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës”, thuhet në raport.

Nëse nga totali i të ardhurave zhvishet efekti i Bashkisë së Tiranës të ardhurat vendore nga taksat dhe tarifat janë rritur me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë taksa e ndikimit në infrastrukturë vetëm në Bashkinë e Tiranës është 1.3 miliardë lekë ndërkohe që për të gjitha bashkitë e tjera është 400 milionë lekë në total.

Tatimi mbi fitimin për biznesin e vogël ka pësuar edhe rënien më drastike nga gjithë zërat e tjerë tek të ardhurat. Në tremujorin e parë 2017 kemi një rënie me 93% krahasuar me tremujorin e një viti më parë.

Një tjetër problematikë duket se po shfaqet edhe për taksën mbi truallin. “Vlen të evidentohet se të ardhurat nga taksa mbi truallin urban e prezantuar së fundmi, janë në nivelin zero për tremujorin e parë. Ky nivel mund të lidhet me problematikat e mungesës pothuajse totale të regjistrave të bazës së taksës (dhe taksapaguesve). Gjithashtu mund të jemi përballë edhe të një problemi të raportimit financiar, dhe një vlerësim më i thellë do duhej të bëhej nga autoritetet”./Monitor

Sa të varfër janë shqiptarët? Eurostat zbulon shifra të reja lidhur me ushqimin

$
0
0

A është konsumi i lartë i bukës dhe brumërave një shenjë e varfërisë?! Të dhënat krahasuese të Eurostat duket se e vërtetojnë këtë. Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre. Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë.

Shteti i dytë pas nesh është Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së si shpenzime për bukë dhe drithëra, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.3% dhe Maqedonia me 2.9%. Listën e vijon sërish një vend i Ballkanit Perëndimor, Serbia, me 2.7% (të dhënat për Kosovën mungojnë). Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3.3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.1% e 28 vendeve të Bashkimit Europian.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar këtë nevojë bazë jetike, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2007-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së (të dhënat e Eurostat janë përditësuar në qershor 2017).

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 183 euro në vit, më të lartat në rajon. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre.

Sipas metodës së fuqisë blerëse (ku mesatarja e Bashkimit Europian merret si referencë me 1), shqiptarëve u kushton blerja e bukës 84 herë më shtrenjtë se një europiani.

Shqiptarët, jo vetëm e paguajnë më shtrenjtë bukën në raport me të ardhurat e tyre, por edhe cilësia e saj lë për të dëshiruar. Së fundmi, prodhuesit vendas janë ankuar se mielli serb pa standarde që po importohet nga Kosova, po konkurron me çmime qesharake. Shqetësimi i industrialistëve shqiptarë të blojës ka si shkak importin nga Kosova të miellit serb që po hyn në Shqipëri me çmime gati 20% më të larta se prodhimet e fabrikave tona. Sipas tyre, ky miell nuk plotëson standardin minimal për proteinat (12%), futet edhe kontrabandë, nuk kontrollohet nga doganat dhe ka manovra shmangie taksash që nisin që nga importi prej Serbisë.

Buka është ende ushqim bazë në Shqipëri, pasi konsumi për person në ditë llogaritet në rreth 300 gramë dhe si i tillë çon në kequshqyerje dhe në anemi, sidomos te fëmijët. Fortifikimi i miellit nënkupton një nivel të lartë proteinash në miell dhe është elementi kryesor që Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata për Mbrojtjen e Fëmijëve (UNICEF) lobojnë për të siguruar një jetë më të shëndetshme në vendet e varfra.

Prodhuesit vendas pohojnë se mielli nga Kosova ka një nivel proteinash 7 deri në 10% maksimumi, ndërsa fabrikat shqiptare të blojës aplikojnë standardin 13% për proteinat, në të kundërt paralizohen. Ky problem i hershëm për prodhuesit shqiptarë duket se tashmë ka arritur kulmin, pasi kriza ekonomike i ka çuar gjithnjë e më shumë prirjet e konsumatorëve drejt produkteve të lira. Ndaj mielli i Kosovës ka avancuar në treg dhe kontrolli i tij nga autoritetet shqiptare ka probleme të shumëfishta që nuk lidhen vetëm me standardin./Monitor/

buka

grafik2-buka

Paratë e pista investohen në ndërtim, gjobiten 6 kompani

$
0
0

Gjashtë shoqëri ndërtimi mjaft të njohura në vend, mes të cilëve edhe një resort turistik, janë gjobitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave për mosrespektim të procedurave të raportimit të rasteve të dyshimta.

Shoqëritë i kanë kundërshtuar gjobat dhe kanë ngritur padi kundër kësaj Drejtorie në Gjykatën Administrative, raporton “tv Scan”.

Sektori i ndërtimit është një prej më të ekspozuarve kur vjen fjala te pastrimi i parave.

Jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, por edhe Policia e Prokuroria janë shprehur se një pjesë e mirë e parave të ardhura nga krimi kanalizohen në ndërtimin e hoteleve e resorteve turistike.

Plot 184 raste të dyshimta për pastrim parash kanë raportuar përgjatë vitit 2016 institucionet shtetërore.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme raportoi 134 raste gjatë vitit të kaluar duke treguar edhe një herë trendin që ka pasur ndër vite investimi i parave që vijnë nga aktivitetet kriminale./SCAN/


“Tregu i përbashkët rajonal, asgjë të përbashkët me rikrijimin e Jugosllavisë”

$
0
0

Flet eksperti i ekonomisë, Zef Preçi

Çfarë sjell të re për Shqipërinë dhe Ballkanin, Samiti i Triestes?

Samit i persaperfunduar i Triestes eshte nje veprimtari qe ndermerret ne kuadrin e nje numri veprimtarish mbi baze vjetore te filluar tre vet me pare nga nisma e njohur si “procesi i Berlinit”. Ne kete kuptim nuk besoj se ndokush priste ndonje te re nga dicka qe zhvillohet brenda nje kuadri te rene dakord me heret. Aq me teper ende te paperfunduar – nisma perfundon vitin e ardhshem. Personalisht kam pershtypjen se duke filluar nga shkrirja e Drejtorise se Zgjerimit ne Komisionin Europian kater vjet me pare, Bashkimi Europian dhe sidomos Gjermania ishin (dhe jane) te ndergjegjshme per rreziqet qe jsell humbja e fillit te shpreses per antaresim ne BE te vendve te problematike te Ballkanit Perendimor. Ky rajon sic dihet karakterizohet nga qeverisje me institucione te dobeta dhe lërg se qeni demokratike ne kuptimin perendimor te kesaj fjale, ndikimet e krimit te organizuar dhe oligarkise jane te medha dhe ne rritje, ashtu sikurse edhe influencat politike dhe ekonomike te fuqive te medha te botes, ne kushtet e stanjacionit apo pezullimit pa afat te procesit te zgjerimit te BE, jane ne rritje. Ndoshta reflektimi mbi kete situate dhe paparashikueshkerine qe shoqeron zhvillimet ne secilin nga vendet e vecante ka bere qe burokracia e Brukselit dhe Gjermani si lider politik dhe ekonomik i BE-se te ndermarrin kete proces kater vjet me pare. Natyrisht qe nga takimi i pare ne Berlin deri ne ne te tretin (Trieste) eshte nje rruge e gjate pershkruar nga qeverite, biznesi dhe shoqeria civile e vendeve te vecante per vendosjen e modaliteteve te bashkepunimit ndermjet vendve te Balkanit Perendimor, per rritjen e besimit te ndersjellte dhe gradualisht per fokusimin ne ceshtjet baze ekonomike dhe infrastrukturore me interes te perbashket jo vetem per keto vende por edhe per vete BE-ne. Po sipas mendimit tim, kjo periudhe ishte e mjaftueshme edhe per te kuptuar diferencat jo vetem sa i takon demokracise dhe shtet-ndertimit ndermjet vendeve te BE-se, por edhe te diferencave sa i takon disponibilitetit te ekspertizes dhe aftesise lobuese dhe bashkelobuese per projekte investimesh ne infrastrukture me interss ndershteteror brenda rajonit. Te jemi me te qarte: mendoj se ka qene shume e rendesishme vepritmaria e ËBIF e fillar me 2009 dhe qe konsiston ne dhenien e granteve te perbashketa dhe lehtesimin e marrjes se huave bankare per financimin e projekteve prioritare ne rajonin tone.   Por kjo lidhet kryesisht me kryerjen e studimeve te fizibilitetit dhe duke qene se marrja e huave shteterore kushtezohet nga madhesia e borxhit publik dhe perparesite e qeverise, nje numer studimesh te rendesishme ne infrastrukture duke perfshire edhe sektorin energjitik (mendoj se ka qene ne fakt me i mbeshteturi edhe me investime), transportin, sektorin e ujit, etj., mbeten ne sirtare dhe nuk fiancohen dot prej shume vitesh. Me kete dua te them se vendi yne ka nevoje per nje permiresim thelbesor performances fiskale, formalizimit te ekonomise informale dhe thithjes se investimeve te huaja private, si rruget qe cojne ne shtimin e te ardhurave buxhetore dhe rritjen ne kete menyre te aftesive shlyese te borxhit publik nga ana e qeverise. E krahas me kete, mendoj se qeveria e re do te duhet te rishikoje peparesite e investimeve publike, duke kthyer veshtrimin nga sektoret pordhues, posacerisht bujqesia dhe turizmi me qellim qe te shtohet prodhimi vendas, te zvogelohet papunesia si dhe te rritet fuqia konkururese dhe eksportuese e ekonomise sone kombetare. I permenda keto drejtime si mundesi per pergatitur gradualisht terren per perfshirjen reale te vendit ne tregun rajonal te ideuar nga Komisionieri Hahn dhe te mbeshtetur ga “procesi Berlinit”. Eshte koha te kuptohet nga te gjitha palet e perfshira se nisma si “Procesi i Berlinit” kane kuptim dhe dobi per vendet pjesmarrese nese cojne njekohesisht si ne zgjerimin e bashkepunimit ndermjet vendeve te rajonit, intensifikimin e lidhjeve kooperuese midis burimeve te lendeve te para dhe industrive perpunese te tyre gjithnje ne nje kontekst rajonal dhe mbi kete baze edhe te rritjes se aftesise konkurrse te rajonit ndaj BE-se, dmth aftesim i ketyre vendeve per te qene jo vetem konsumatore te mallrave te prodhuara ne vendet e BE-se, por edhe konkurruente per mallra apo per sherbime te caktuara qe mund te gjejne treg ne kete union. Ne nje plan me te ngushte, Samiti i Triestes konfirmoi edhe publikisht njehere se dyert  Europes jane te hapura per vendet e rajonit tone; se rritja e bashkepunimit shume-planesh mundeson afrimin me BE-ne dhe shkurton kohen e antaresimit per te te gjithe vendet e rajonit tone; se pervojat dhe statuset e ndyshme te vendeve te Ballkanit Perendimor ne proceset integruese jane nje mundesi per te shkembyer pervojat dhe per te pershpejtuar hapin nga vendet qe jane me pas ne kete proces si vendi yne apo Kosova; se integrimi Europian nuk eshte ceshtje  thjesht fondesh ne dispozicion, por parasegjithash ceshtje e vizionit pro-Perendimor te liderve politike, ceshtje e mireqeverisjes ne funksion te konsolodimit te ekonomise se tregut dhe ndertimit te demokracive funksionale duke reduktuar nderhyrjen e lobeve te biznesit dhe kontrollit te oligarkise ne jeten ekonomike te vendeve te vecante.

Tregu i përbashkët rajonal po rekomandohet nga Liderët evropianë si rruga përmes së cilës këto vende duhet të synojnë Bashkimin Evropian… Sa e mundshme ju duket realizimi i këtij projekti të liderëve të BE-së për Ballkanin, referuar edhe gjtihë penegesave që gjenden në raportet problematike mes këtyre vendeve?

Eshte nje fakt i pamohueshem qe liderit e vendeve te Ballkanit Perendimor kane ngjashmeri te shumta sa i takon formimit te tyre qe lidhet me pervojen e ekonomise se centralizuar, kufizimeve ne respektimin e principeve demokratike dhe te ekonomise se tregut, nderveprimit dhe lidhjeve me lobet e biznesit dhe oligarkine, etj., ndersa dallimet jane kryesisht per elemente periferike qe nuk kane rendesi per shumicen e qytetareve. Kjo ben qe keto vende te klasfikohen pergjithesisht si vende “pjeserisht demokratike”, me “deficiense demokratike” apo me me “demokraci hibride”, etj. Pavaresisht kesaj, historia e zhvillimit te vete BE-se ka treguar se vetem permes mundesimit te levizjes se lire te kapitaleve, kulturave, qytetareve dhe investimeve eshte rruga e vetme qe con ne nje te ardhme te perbashket me te mire per qytetaret e rajonit tone. Dmth nisma per nje treg te perbashket rajonal nuk ka asgje te perbashket me rikrijimin e perandorise Jugosllavise, qe sic dihet ishte nje “burg popujsh” dhe trajtimi si e tille jo vetem i largohet qellimit te mire te znj. Merkel si lidere e Gjermanise dhe BE-se, si dhe nje mike e madhe shqiptareve, por edhe nje porve ndaj lidershipit poltik te vendeve te vecante se sa serioze dhe te vendosur jane ne ndertimin e nje te ardhmjeje Europiane per qytetaret e vendeve perkatese. Natyrisht qe ky proces nuk mund te mos veje ne prove edhe aftesine dhe ekspertizen e ekipeve qeveritare te vendeve te vecante per te ndermarre politika zhvillimore qe futin ne qarkullim me efektivitet burimet natyrore, njerezore e monetare ne dispozicion, qe e shohin prosperitetin e vendit te vet si perparesi dhe jo si mjet qe zgjat sundimin e elitave te biznesit dhe oligarkeve te lidhura me te. E Shqiperia, nuk ben asnje perjashtim ne kete proces.

Ky propozim për krjimin e zonës së përbashkët ekonomike, a rrezikon që të lërë për shumë kohë jashtë BE-së vendete  Ballkanit.. Liderët e BE-së premtojnë investime në shuma të konsiderueshme, është folur edhe për “Plan Marshall” për Ballkanin… Është vetëm çështje parash sa për “ti mbyllur gojën” e për ta lënë Ballkanin edhe për shumë vite jashtë BE-së”?

Sipas mendimit tim, zona e perbashket ekonomike nuk ka te beje me ndonje “Plan Marshall”, as me “zgjidhjen e qesese” se BE-se per vendet e rajonit tone, dhe as ndonje ndonje “joshje” financiare ne nje BE qe perballet me probleme te medha te brendshme kundrejt nje Ballkani te lidhur nga tranzicioni i gjate dhe nen nje agresion te vertete te ndikimeve nga fuqi te medha boterore dhe rajonale. Ne nje Europe te zgjeruar drejt Lindjes pak me nxitim dhe kryesisht mbi bazen e kritereve specifike te dominuara nga interesa politike nje dekade me pare, duket se eshte pranuar gjeresisht se BE eshte e perbere nga grupe vendesh qe kane shpejtesi te ndryshme ne zhvillimin e tyre, prezantimi i nismes per zonen e perbashket ekonomike per vendet e Ballkanit Perendimor nuk eshte gje tjeter vecse ofrimi i mundesive te ketyre vendeve qe te pergatiten hap mbas hapi per te qene antare te BE-se, qe te tentojne te veprojne mbi bazen e interesave te perbashketa, qe te pergatitin infrastrukturen fizike e ligjore, si dhe t’i pershtatin ekonomite e vendeve te vecante ne funksion te ketij procesi. Mendoj se eshte tejet e gabuar qe liderit e vendeve te Ballkanit te perdorin kete nisme thjesht per konsum te brendshem politik, qe te ushqejne shpresat e gabuara se “ekziston dreka falas”, se antaresimi ne BE eshte thjesht nje procedure administrative burokratike qe merret ne Bruksel, Berlin apo Paris, sepse ata “kane permbushur detyrat e shpise”. Kjo nisme provon me se miri se tashme “topi” eshte ne fushen e qeverive te vendeve te Ballkanit Perendimor per te permiresuar qeverisjen dhe per te qene realiste ne projektimin e nje te ardhmeje me te mire per qytetaret e vendeve te tyre si rruga e vetme qe dekurajon braktisjen e vendit dhe problemet e medha qe shoqerojne kete fenomen.

Kur flasin për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në BE, duket e Mali i Zi dhe Serbia janë disa hapa përpara, e tha dje edhe Mc Allister… ndërkohë që Shqipëria Kosova, Bosnja e Maqedonia janë ende shumë larg, sepse e tha edhe Komisioneri Johanes Hahan.. Është rastësi që po duken kaq shumë larg BE-së, pikërisht vendet ku ka shumicë të popullsisë myslimane?

Pergjigja ndaj kesaj pyetjeje eshte “Po” edhe “Jo”.  Pergjigja pohuese ka te beje me faktin se trashegimia e vendeve te dominuara nga popullsia e besimit musliman gjate pese shkeujve te perandorise otomane dje, dhe mentaliteti i lidhur me te sot jane me prezente ne keto vende. Dmth ne keto vende duket se nevojitet nje pune me e madhe per kultivimin e nje raporit te ri midis qytetarit dhe shtetit, per ndertimin e urave midis kontributeve ne taksa dhe perfitimeve prej tyre, per zgjerimin e pjesemarrjes qytetare ne qeverisje dhe injektimin e kultures se llogaridhenies, per ndeshkimin e abuzimit me detyrat shteteore te ofiqareve te larte dhe administratoreve publike, etj. Dhe kjo trashegimi negative, qe nuk eshte per fajin e qytetareve te vendeve ne fjale,  eshte dicka qe mund te ndryshoje vetem “se brendshmi”, qe ndodh tek te gjithe shoqeria dhe jo vetem ne disa segmente te saj. Pra eshte nje proces historik.

Pergjigja mohuese lidhet me faktin se elitat politike drejtuese ne vendet ne fjale, kane qëeverisur me dy standarde: perunjesi e pakuptimte ndaj burokrateve te Brukseslit dhe qendrimi qe here-here zevendesojne qeverisjen me sundimin ndaj qytetareve te vendit te vet. Ndersa pranohet gjeresisht se procesi dhe procedurat e antaresimit ne BE te vendeve te rjea kane ardhur duke u persosur, eshte rritur transparenca dhe kriteret njihen boterisht, deshtimi i elitave politike per te qeverisur demokratikisht, per te ndertuar institucionet e tregut te lire ka ushqyer tjesht nje vullnet deklarativ te tyre per antaresim te vendit ne BE, pa u mbeshtetru ne arritjen institucinale dhe ekonomike qe futin vendin ne rrugen e zhvillimit te qendrueshem qe prodhon prosperitet per te gjithe antaret e shoqerise. Ky boshllke ka ushqer edhe qendriem te njenashme si psh “BE-ja eshte nje klub i te krishtereve” , se “qeverite tona po punojne mire, por mungon vullneti ne Europe te ne pranuar antar te komunitetit”, se “nese procesi zgjat pa fund, ne do te jemi te detyruar te shohim opsione te tjera”, etj. Te gjitha keto sipas meje, jane  thjesht justifikime autokratesh dhe te mas-medias se kontrolluar rej tyre, te cileve ju mungon formimi i nevojshem dhe vizioni pro-Europian per vendet e tyre dhe qe shkaqet e deshtimeve te veta qeverisese i kerkojne gjetke – ne vete BE-ne e aspiruar prej me afro tre dekadash nga shumica e popullsise se rajonit tone.

 

Po rriten fajdet?! Bizneset dhe individët po përdorin paratë informale për financim, ulin kërkesën për kredi

$
0
0

Niveli i lartë i eurove që po qarkullojnë jashtë kanaleve bankare, të ardhura kryesisht nga aktivitetet informale, përveçse ka qenë një nga faktorët që ka ndikuar në zhvlerësimin e monedhës së përbashkët, duket se po arrin deri te biznesi dhe familjet shqiptare. Këta të fundit kanë ulur kërkesën për kredi në banka dhe po financohet nga para jashtë kanaleve bankare.

Konstatimi është bërë sot nga Banka e Shqipërisë në publikimin për vrojtimin e aktivitetit kredituese për tremujorin e dytë të këtij viti.

Si një nga faktorët që kanë ndikuar kërkesën BSH thotë se “Bankat raportojnë se kërkesa për kredi nga ana e bizneseve është mbështetur nga nevoja për financimin e kapitalit qarkullues dhe e investimeve, si dhe nga kushtet e favorshme të  kreditimit. Kërkesa më e ulët për kredi është perceptuar nga bankat si pasojë e përdorimit të burimeve alternative  të financimit jashtë sistemit bankar”.

E njëjta tendencë është konstatuar edhe për individët. “Ndërkohë, ekspertët bankarë raportojnë se prania e burimeve alternative dhe besimi konsumator kanë ndikuar negativisht kërkesën për kredi të individëve”, thuhet në vrojtim.

Sipas grafikëve që publikon bankat, tek individët kjo dukuri është vënë re përgjatë tre tremujorëve të kaluar (duke filluar nga shtatori 2016).

Për bizneset, ndikimi i burimeve alternative të financimit është konstatuar gjatë dy tremujorëve të fundit, pra që nga fillimi i këtij viti.

Sasia e lartë e valutës që ka qarkulluar në treg muajt e fundit ka ndikuar dhe në zhvlerësimin e monedhës së përbashkët që aktualisht këmbehet në 132 lekë, afër nivelit më të ulët të 9 viteve të fundit, nga rreth 139-140 lekë që kishte qenë mesatarja e kursit që nga viti 2009. Në një konferencë të fundit për shtyp, guvernatori i  Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pranoi për herë të parë se nuk përjashtohet ndikimi i flukseve informale në ecurinë e euros.

“Nga të dhënat që disponojmë, ne kemi rritje të shkëmbimeve me jashtë dhe rrjedhimisht rritje të ofertës në euro. Po kështu kemi pasur një rritje të fluksit të investimeve të huaja. Vetëm nga Investimet e Huaja Direkte janë 174 milionë euro, kurse eksportet e mallrave dhe shërbimet janë 163 milionë euro më shumë se një vit më parë, pra 232 milionë euro ofertë. Ka një ofertë të madhe që është vërtetuar nga të dhënat tona. Po kështu, ndikim ka pasur edhe pjesa e turizmit. Këto nuk shmangin edhe qarkullimin nga informaliteti, por ne flasim mbi bazë të shifrave. Pritet që gjatë verës do të kemi një euro të dobët, por kjo s’mund të parashikohet gjithsesi, por po i referohemi ciklit historik”, tha guvernatori./Monitor

Bilanci i Berlinit/ Selami Xhepa: Prezenca ekonimike si kompensim për shtyrjen e integrimit

$
0
0

 

Çfarë sjell të re për Shqipërinë dhe Ballkanin, Samiti i Triestes?

Samiti i Triestes ishte një rast për të rikonfirmuar sërish faktin se portat e Europës janë të hapura për vendet ballkanike, porse ato duhet të kryejnë reformat e duhura të ndërtimit të institucioneve të forta demokratike dhe të luftojnë korrupsionin. Nëse në Samitin e Vjenës u angazhuan financime për infrastrukturën e Ballkanit, mbetet për tu parë se si do të konkretizohen ato sipas vendeve dhe se cfarë dobie do të sjellin për vendet akoma të dobëta ekonomikisht dhe problematik në raport me standartet demokratike. Abicia e shpallur në Trieste për krijimin e një bashkimi ekonomik dhe të transportit, është shumë e paqartë nga pikëpamja juridike.

Nëse vendet do të shkonin drejt bashkimit doganor, ky do të kishte qenë një hap politik shumë serioz pasi efektivisht do të bënte që vendet e rajonit të mos kishin politika tregtare të pavarura. Vendet e Bashkimit të sotëm Europian e nisën pikërisht në këtë format integrimin e tyre dhe ky do të ishte një model interesant edhe për rajonin tonë. Por, duhen bërë edhe dy paranteza: së pari, secili nga vendet e rajonit nuk ka këtë aspiratë, por integrimin në Bashkimin Europian. Së dyti, asnjë nga vendet e rajonit nuk e ka për zemër këtë qasje rajonale.

Po të shifet në historikin e vet se cfarë ka ndodhur me bashkëpunimin rajonal që prej momentit kur BE inicioi procesin e stabilizimit të bashkëpunimit rajonal në vitin 2002, asnjëri nga vendet e rajonit nuk preferoi të kalohej në një zonë të lirë tregtare rajonale, që është mënyra tipike e krijimit të një zone tregtare rajonale, por vendet u përfshinë në një proces marrëveshjesh bilaterale, duke rezultuar në negocimin e mbi 80 marrëveshjeve tregtare. Kjo bëri që sistemi i tregtisë jo vetëm të mos ishte më i thjeshtuar dhe i lehtësuar, por përkundrazi edhe shumë më i komplikuar. Po ashtu, përdorimi i disa teknikaliteteve juridike në këto marrëveshje, sic ishte parimi i rregullave bilaterale të origjinës, nuk e ndihmonte aspak bashkëpunimin rajonal. Anëtarësimi i tyre në CEFTA në vitin 2006 i dha fund këtij paradoksi.

Ajo cfarë ka ndodhur në këtë dekadë që kur ka funksionuar ky regjim i tregtisë së lirë midis vendeve, në fakt ka cuar në një rinitegrim të vendeve respektive përgjatë linjave etnike: është rritur ndjeshëm shkëmbimi tregtar midis vendeve të ish-Jugosllavisë dhe i tregtisë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky në gjykimin tim është një proces i natyrshëm, që gjen mbështetje teorike. Nga ana tjetër, vendet e rajonit kanë përdorur intensivisht barrierat jotarifore në tregti: cmime reference në zhdoganimin e mallrave, rregullat sanitare dhe fitosanitare për produktet ushqimore dhe fruta-perimet, etj. Konfliktet tregtare kanë qenë të shpeshta edhe midis Kosovës dhe Shqipërisë për produktet bujqësore por dhe për mallra industriale; Shqipërisë dhe Maqedonisë, etj.

Kjo do të thotë se vendet tona kanë akoma shumë punë për të krijuar një zonë të vërtetë të tregtisë së lirë, pa barrira tarifore dhe jotarifore – dhe ky ishte qëllimi i iniciativës që u ndërmor në Samitin e Triestes. Në këtë kuptim, unë gjykoj se është një zhvillim pozitiv dhe i duhur. Por, vendi duhet të jetë i kujdesshëm për konkurrencën e tregut të brendshëm. Nëse, për shembull, vendet e tjera të rajonit përdorin gjerësisht subvencionimin e bujqësisë, kjo do ti vinte fermerët tanë në kushte të pabarabarta konkurrenciale dhe mund të dëmtonte seriozisht ekonominë familjare bujqësore apo segmente të caktuara të industrisë. Prandaj, iniciativat që janë pozitive si të tilla, duhet të shndërohen me efekte përfituese nëse do të negociohen mbi baza pariteti ndryshimet që do të kryhen në këtë fushë.

  1. A është një proces realist bashkëpunimi rajonal dhe a po e përdor BE si një pretekst për ti mbajtur këto vende jashtë BE-së, bashkë me premtimet për më shumë financime?

Sic edhe e nënvizova më sipër, nëse vendet e Ballkanit do ta kishin patur për zemër një aspiratë të tillë, do ta kishin realizuar që në vitin 2001-2002. Në të vërtetë secili nga vendet e rajonit e shikon bashkëpunimin rajonal si një imponim të pranueshëm vetëm përsa kohë që kjo i shërben integrimit të tyre në BE.

Konteksti gjeopolitik i viteve të fundit dhe përpjekjet për shtrirje të influencave ruse në rajon, duket se i ka dhënë vendeve të BE-së një motiv më shumë për një politikë më aktive ndaj rajonit. Por, ndërsa për procesin e anëtarësimeve të reja ka një rezistencë në shoqërinë europiane që është demonstruar qartazi me zhvillimet politike në skenën europiane gjatë viteve të fundit, liderat politik europian po përpiqen ta kompensojnë këtë me një rol më aktiv financiar. Mendoj se ky ishte dhe angazhimi që u mor në Samitin e Vjenës dhe shpresojmë që mbështetja financiare do të jetë shumë më aktive.

Në vendet e rajonit, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja janë më të disavantazhuarit në raport me integrimin europian. Maqedonia thjesht është peng i mosmarrveshjeve me Greqinë, ndërsa Mali Zi dhe Serbia janë në një fazë më të avancuar. Personalisht nuk do të preferoja që këtë fakt tja atribuoj elementit të përkatësisë fetare – megjithëse në kontekstin e Turqisë kjo është evidente. Kushtet e BE-së pë luftën ndaj korrupsionit, shtetit ligjor, etj., janë një perpetum, nuk janë të kuntifikueshme dhe prandaj nuk mund të shërbejnë si indikatorë gjykimi. Do të ishte shumë më realiste që BE të zhvillonte një list indikatorësh për vendet aspirante dhe gjykimi të mos ishte më subjektiv. Ndërsa elementet kulturore dhe fetare mendoj se janë më shumë se një “liability”, një aset për Europën e realiteteve të sotme.

 

 

Sa kushtojnë hotelet në bregdetin shqiptar

$
0
0

Durrësi, surpriza e sezonit. Shëngjini e Jugu, në vendnumëro. Kërkesa në korrik mbetet e zbehtë për një pjesë të mirë të bregdetit, çmimet luhatje të vogla

Vit pas viti, Shqipëria pret që të përjetojë shpërthimin e saj “turistik” dhe rrethanat herë pas here edhe e kanë ndihmuar që rezultatet finale të jenë pozitive. Por ashtu si një vit më parë, ndryshimi i vetëm që përjeton ky sektor është një TVSH e ulur në nivelin 6%, një politikë spontane parazgjedhore që i dha fund edhe kërkesës së kahershme të operatorëve të tregut. Por qysh kur u njoftua kjo nismë, pjesa që u lakua më shumë ishte përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe nën zë disi edhe reflektim te çmimet. Në fakt, kjo e dyta duket se nuk ka ndodhur.

Nga një vëzhgim që kryem pranë një pjese të mirë të hoteleve, çmimet mbeten të njëjta si një vit më parë, kurse disa të tjerë kanë shkuar në rritje. E përbashkëta e gjithë bregdetit shqiptar është që ai flet në euro, të gjitha çmimet jepen në këtë monedhë edhe pse ky vit duket më i favorshëm, sepse gjatë muajve të fundit është vënë re një zhvlerësim i vazhdueshëm. Kjo sigurisht e bën më të lirë koston e akomodimit në një strukturë, por ajo është e papërfillshme për klientin.

Çmimet

Në raport me një vit më parë, çmimet në shumicën e vijës bregdetare nuk duket të kenë pësuar ndonjë ndryshim. Shumica kanë preferuar t’i mbajnë të pandryshuar kurse surpriza e kësaj vere duket se do të jetë Durrësi. “Monitor” kontaktoi me disa prej hoteleve të këtij qyteti dhe të shtrirë edhe përgjatë Golemit. Konkretisht Floëer Spa, një nga hotelet me vlerësim të mirë edhe në Booking për një natë, në një dhomë dyshe aplikon një çmim 70 euro, ndërsa për një dhomë të llogaritur për tre persona, 80 euro. Në Booking, dhoma e fundit për dy persona rezulton me një çmim 150 euro/nata. Një vit më parë, i njëjti hotel aplikonte çmime të paktën 5 euro më pak sesa çmimi aktual, por duke siguruar edhe mëngjesin dhe duke pasur parasysh që ishte një hotel që sapo kishte nisur aktivitetin. Gjithsesi, hoteli rezulton të ketë një frekuentim të lartë në këtë periudhë dhe kryesisht dominojnë të huajt.

Një tjetër hotel i pyetur për këtë fundjavë lidhur me një dhomë për katër persona Diamma në Durrës dha një çmim prej 89 eurosh. Një vit më parë, për të njëjtën kërkesë, çmimi ishte 75 euro.

Hotel Palace ofron një çmim 100 euro për një dhomë standard dyshe, duke e mbajtur në të njëjtin nivel të një viti më parë.

Por ndërsa për Durrësin ka një kërkesë në rritje e lidhur kjo me rezervimet e shkurta pra për një fundjavë duket se e njëjta tendencë shfaqet edhe për Sarandën.

Artani, punonjës pranë Saranda Palace, u shpreh se ka një kërkesë të dobët për rezervime. Ndërkohë që hoteli këtë vit është në fazë rinovimi, rezervimet janë vetëm me afat të shkurtër dhe kjo, sipas tij, është një situatë që mbizotëron në Sarandë. “Është ende korrik dhe ne fluksin përgjithësisht e kemi në gusht. Nga ajo që shohim deri tani situata duket disi dobët, nuk ka shumë kërkesë. Edhe ata që vijnë nuk rrinë me pushime të gjata, por thjesht një fundjavë ose dy-tre ditë”, – shprehet ai.

Por ndryshe duket situata në Himarë dhe Dhërmi. Çmimi i hoteleve mbetet i njëjtë. Hotel Elysium në Dhërmi gjatë qershorit aplikonte këtë vit një çmim 50 euro për një dhomë standard dyshe, në korrik çmimi për të njëjtën dhomë është 80 euro. Pritshmëritë janë që në gusht të kemi një rritje tjetër çmimi, pasi një vit më parë për këtë periudhë, hoteli aplikonte një vlerë 100 euro/nata.

Hotel Kesia po në Dhërmi sërish nuk ka çmime të ndryshuara. Një vit më parë në korrik aplikonte çmimin 45 euro dhe të njëjtin çmim gjejmë edhe këtë vit për çdo natë të llogaritur. Në gusht 2016, çmimi arriti në 75 mijë lekë, ndërkohë që për këtë vit pritet sërish e njëjta lëvizje.

Shëngjini mbetet një tjetër destinacion interesant dhe numrit të lartë të turistëve nga Kosova që janë kthyer në të zakonshëm këtë vit, i është shtuar edhe një numër modest turistësh çekë dhe polakë. Zef Pemati, menaxher i resort Rafaelo në Shëngjin, u shpreh se këtë verë nuk ka ndonjë ndryshim në fluks krahasuar me një vit më parë.

“Ne kemi rritur kapacitetet dhe sot mund të akomodojmë mbi 2100 persona. Këtë verë kemi pasur 160 dhoma me turistë çekë dhe polakë. Gjithsesi për korrikun, kërkesa mbetet në nivelet e një viti më parë. Gushti presim që të ketë më shumë fluks”, shprehet Pemati. E veçanta e resortit Rafaelo lidhet edhe me paketat ‘all inclusive’ që ofrohen me një çmim prej 35 eurosh dita për person. Në rast se do të bëhet një rezervim në momentin e fundit vetëm për një natë çmimi për një dhomë dyshe vlerësohet në 80 euro, kurse ajo në pjesën më luksoze të resortit 100 euro/nata.

Rezervimet me Booking

Hotelet shqiptare prej vitesh kanë filluar të përshtaten me kërkesat që imponon zhvillimi i teknologjisë, rrjeteve sociale apo platformave të veçanta në funksion të shitjes dhe promovimit. Booking.com që njihet edhe si një ndër faqet më të rëndësishme të rezervimit online të një hoteli ka të listuar edhe strukturat që i përkasin Shqipërisë.

Për Durrësin, rezultojnë të jenë 65 struktura dhe deri më 7 korrik 2017, 55% e kapaciteteve të tyre ishin të rezervuara. Çmimi minimal për një dhomë për dy persona rezulton të jetë në nivelin e 10-15 euro, ndërsa maksimali 150 euro nata.

Nga Shëngjini janë vetëm 7 struktura të regjistruara dhe çmimi minimal i ofruar është 24 euro nata, kurse maksimali 80 euro nata. Për Vlorën rezultojnë të rezervuara 55% e strukturave 76 strukturave të listuara. Çmimi minimal nis nga 18 euro për natë kurse maksimali në 99 euro. Tri arsyet pse duhet të vizitohet ky qytet janë: argëtimi, arkeologjia dhe natyra. Në Sarandë janë 242 struktura të listuara nga të cilat janë rezervuar deri më 7 korrik 51% e tyre. Çmimi minimal i strukturave të ofruara është 10 euro/nata, kurse maksimali 300 euro/nata. Sipas Booking tri janë arsyet pse mund të vizitohet Saranda ku renditen: kështjella, monumente dhe historia.

Situata e sektorit

Turizmi që cilësohet si një nga sektorët me potencial më të lartë zhvillimi, por edhe pse mbyllëm një mandat katërvjeçar, duket se nisma e parë dhe e fundit e zbatuar në sektor është ulja e TVSH-së në 6%. Edhe kjo u bë në fund të mandatit. “Fakti është që në 2016, turizmi prodhoi këtu në Shqipëri 1.5 miliardë euro, duke u shndërruar në një shtyllë shumë të fortë të ekonomisë shqiptare dhe krahasuar me një vit më parë, kontributi i turizmit në ekonomi u rrit me 200 mln euro. Projekti ynë i diskutuar dhe i vlerësuar nga BB dhe FMN flet për mundësinë e krijimit të 250 mijë vendeve të punës në turizëm në harkun e 7 apo 8 viteve të ardhshme”, do të shprehej kryeministri Rama pak kohë më parë. E përtej këtij potenciali apo kontributi në ekonomi, turizmi sot nuk është aty ku u premtua nga qeveritë në ardhje dhe ikje mandat pas mandate.

Sot, konkretisht kemi vetëm një kuadër ligjor të përfunduar, një seri rregulloresh të miratuara për strukturat akomoduese, një nismë për kategorizim dhe vendosje të yjeve që mbetet i mjegullt për ecurinë e deritanishme. Fakt është që edhe këtë verë, turistët vendas apo të huaj do të përballen edhe këtë verë me një sektor që vazhdon të zhvillohet spontanisht, me hotele që yjet vazhdojnë t’i vendosin në mënyrë individuale, me çmime që një pjesë i afishojnë dhe një pjesë jo duke preferuar “të bëjnë pazar” në momentin e fundit. Gjasat janë që struktura të kategorizuara dhe shërbime të standardizuara t’i kemi vitin tjetër, por kjo sërish mbetet e shoqëruar me “ndoshta”./Monitor/

Sezoni turistik/ Po sa kushtojnë hotelet në bregdetin shqiptar…

$
0
0

Durrësi, surpriza e sezonit. Shëngjini e Jugu, në vendnumëro. Kërkesa në korrik mbetet e zbehtë për një pjesë të mirë të bregdetit, çmimet luhatje të vogla

Vit pas viti, Shqipëria pret që të përjetojë shpërthimin e saj “turistik” dhe rrethanat herë pas here edhe e kanë ndihmuar që rezultatet finale të jenë pozitive. Por ashtu si një vit më parë, ndryshimi i vetëm që përjeton ky sektor është një TVSH e ulur në nivelin 6%, një politikë spontane parazgjedhore që i dha fund edhe kërkesës së kahershme të operatorëve të tregut.

Por qysh kur u njoftua kjo nismë, pjesa që u lakua më shumë ishte përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe nën zë disi edhe reflektim te çmimet. Në fakt, kjo e dyta duket se nuk ka ndodhur.

Nga një vëzhgim që kryem pranë një pjese të mirë të hoteleve, çmimet mbeten të njëjta si një vit më parë, kurse disa të tjerë kanë shkuar në rritje. E përbashkëta e gjithë bregdetit shqiptar është që ai flet në euro, të gjitha çmimet jepen në këtë monedhë edhe pse ky vit duket më i favorshëm, sepse gjatë muajve të fundit është vënë re një zhvlerësim i vazhdueshëm. Kjo sigurisht e bën më të lirë koston e akomodimit në një strukturë, por ajo është e papërfillshme për klientin.

Çmimet

Në raport me një vit më parë, çmimet në shumicën e vijës bregdetare nuk duket të kenë pësuar ndonjë ndryshim. Shumica kanë preferuar t’i mbajnë të pandryshuar kurse surpriza e kësaj vere duket se do të jetë Durrësi. “Monitor” kontaktoi me disa prej hoteleve të këtij qyteti dhe të shtrirë edhe përgjatë Golemit. Konkretisht Floëer Spa, një nga hotelet me vlerësim të mirë edhe në Booking për një natë, në një dhomë dyshe aplikon një çmim 70 euro, ndërsa për një dhomë të llogaritur për tre persona, 80 euro.

Në Booking, dhoma e fundit për dy persona rezulton me një çmim 150 euro/nata. Një vit më parë, i njëjti hotel aplikonte çmime të paktën 5 euro më pak sesa çmimi aktual, por duke siguruar edhe mëngjesin dhe duke pasur parasysh që ishte një hotel që sapo kishte nisur aktivitetin. Gjithsesi, hoteli rezulton të ketë një frekuentim të lartë në këtë periudhë dhe kryesisht dominojnë të huajt.

Një tjetër hotel i pyetur për këtë fundjavë lidhur me një dhomë për katër persona Diamma në Durrës dha një çmim prej 89 eurosh. Një vit më parë, për të njëjtën kërkesë, çmimi ishte 75 euro.

Hotel Palace ofron një çmim 100 euro për një dhomë standard dyshe, duke e mbajtur në të njëjtin nivel të një viti më parë.

Por ndërsa për Durrësin ka një kërkesë në rritje e lidhur kjo me rezervimet e shkurta pra për një fundjavë duket se e njëjta tendencë shfaqet edhe për Sarandën.

Artani, punonjës pranë Saranda Palace, u shpreh se ka një kërkesë të dobët për rezervime. Ndërkohë që hoteli këtë vit është në fazë rinovimi, rezervimet janë vetëm me afat të shkurtër dhe kjo, sipas tij, është një situatë që mbizotëron në Sarandë. “Është ende korrik dhe ne fluksin përgjithësisht e kemi në gusht. Nga ajo që shohim deri tani situata duket disi dobët, nuk ka shumë kërkesë. Edhe ata që vijnë nuk rrinë me pushime të gjata, por thjesht një fundjavë ose dy-tre ditë”, – shprehet ai.

Por ndryshe duket situata në Himarë dhe Dhërmi. Çmimi i hoteleve mbetet i njëjtë. Hotel Elysium në Dhërmi gjatë qershorit aplikonte këtë vit një çmim 50 euro për një dhomë standard dyshe, në korrik çmimi për të njëjtën dhomë është 80 euro. Pritshmëritë janë që në gusht të kemi një rritje tjetër çmimi, pasi një vit më parë për këtë periudhë, hoteli aplikonte një vlerë 100 euro/nata.

Hotel Kesia po në Dhërmi sërish nuk ka çmime të ndryshuara. Një vit më parë në korrik aplikonte çmimin 45 euro dhe të njëjtin çmim gjejmë edhe këtë vit për çdo natë të llogaritur. Në gusht 2016, çmimi arriti në 75 mijë lekë, ndërkohë që për këtë vit pritet sërish e njëjta lëvizje.

Shëngjini mbetet një tjetër destinacion interesant dhe numrit të lartë të turistëve nga Kosova që janë kthyer në të zakonshëm këtë vit, i është shtuar edhe një numër modest turistësh çekë dhe polakë. Zef Pemati, menaxher i resort Rafaelo në Shëngjin, u shpreh se këtë verë nuk ka ndonjë ndryshim në fluks krahasuar me një vit më parë.

“Ne kemi rritur kapacitetet dhe sot mund të akomodojmë mbi 2100 persona. Këtë verë kemi pasur 160 dhoma me turistë çekë dhe polakë. Gjithsesi për korrikun, kërkesa mbetet në nivelet e një viti më parë. Gushti presim që të ketë më shumë fluks”, shprehet Pemati. E veçanta e resortit Rafaelo lidhet edhe me paketat ‘all inclusive’ që ofrohen me një çmim prej 35 eurosh dita për person. Në rast se do të bëhet një rezervim në momentin e fundit vetëm për një natë çmimi për një dhomë dyshe vlerësohet në 80 euro, kurse ajo në pjesën më luksoze të resortit 100 euro/nata.

Rezervimet me Booking

Hotelet shqiptare prej vitesh kanë filluar të përshtaten me kërkesat që imponon zhvillimi i teknologjisë, rrjeteve sociale apo platformave të veçanta në funksion të shitjes dhe promovimit. Booking.com që njihet edhe si një ndër faqet më të rëndësishme të rezervimit online të një hoteli ka të listuar edhe strukturat që i përkasin Shqipërisë.

Për Durrësin, rezultojnë të jenë 65 struktura dhe deri më 7 korrik 2017, 55% e kapaciteteve të tyre ishin të rezervuara. Çmimi minimal për një dhomë për dy persona rezulton të jetë në nivelin e 10-15 euro, ndërsa maksimali 150 euro nata.

Nga Shëngjini janë vetëm 7 struktura të regjistruara dhe çmimi minimal i ofruar është 24 euro nata, kurse maksimali 80 euro nata. Për Vlorën rezultojnë të rezervuara 55% e strukturave 76 strukturave të listuara. Çmimi minimal nis nga 18 euro për natë kurse maksimali në 99 euro. Tri arsyet pse duhet të vizitohet ky qytet janë: argëtimi, arkeologjia dhe natyra. Në Sarandë janë 242 struktura të listuara nga të cilat janë rezervuar deri më 7 korrik 51% e tyre. Çmimi minimal i strukturave të ofruara është 10 euro/nata, kurse maksimali 300 euro/nata. Sipas Booking tri janë arsyet pse mund të vizitohet Saranda ku renditen: kështjella, monumente dhe historia.

Situata e sektorit

Turizmi që cilësohet si një nga sektorët me potencial më të lartë zhvillimi, por edhe pse mbyllëm një mandat katërvjeçar, duket se nisma e parë dhe e fundit e zbatuar në sektor është ulja e TVSH-së në 6%. Edhe kjo u bë në fund të mandatit. “Fakti është që në 2016, turizmi prodhoi këtu në Shqipëri 1.5 miliardë euro, duke u shndërruar në një shtyllë shumë të fortë të ekonomisë shqiptare dhe krahasuar me një vit më parë, kontributi i turizmit në ekonomi u rrit me 200 mln euro. Projekti ynë i diskutuar dhe i vlerësuar nga BB dhe FMN flet për mundësinë e krijimit të 250 mijë vendeve të punës në turizëm në harkun e 7 apo 8 viteve të ardhshme”, do të shprehej kryeministri Rama pak kohë më parë. E përtej këtij potenciali apo kontributi në ekonomi, turizmi sot nuk është aty ku u premtua nga qeveritë në ardhje dhe ikje mandat pas mandate.

Sot, konkretisht kemi vetëm një kuadër ligjor të përfunduar, një seri rregulloresh të miratuara për strukturat akomoduese, një nismë për kategorizim dhe vendosje të yjeve që mbetet i mjegullt për ecurinë e deritanishme. Fakt është që edhe këtë verë, turistët vendas apo të huaj do të përballen edhe këtë verë me një sektor që vazhdon të zhvillohet spontanisht, me hotele që yjet vazhdojnë t’i vendosin në mënyrë individuale, me çmime që një pjesë i afishojnë dhe një pjesë jo duke preferuar “të bëjnë pazar” në momentin e fundit. Gjasat janë që struktura të kategorizuara dhe shërbime të standardizuara t’i kemi vitin tjetër, por kjo sërish mbetet e shoqëruar me “ndoshta”./Monitor/

Viewing all 2663 articles
Browse latest View live