Kompania e njohur turke në Shqipëri, “Kurum”, kërkon shpalljen e falimentimit në Gjykatën e Tiranës. Më 26 shkurt përfaqësuesi ligjor i kompanisë turke, “Kurum International” sh.a, kanë paraqitur padinë për të deklaruar kompaninë të falimentuar. Sipas padisë, thuhet se me falimentimin, kërkohet riorganizimi i shoqërisë “Kurum International”, caktimin e administratorit të përkohshëm të falimentimit dhe marrjen e vendimit për vetadministrim nga debitorët. Kjo padi, mësohet se është bërë për shkak të mos shlyerjes së kredive miliona euro që kompania ka marrë. Burimet tho-në se kjo padi do të shqyrtohet nga gjyqtarja e vetme Teuta Hoxha, e cila ka pa-rashikuar datën 16 mars ora 12:00 për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore.
Kompania “Kurum” nuk ka një histori të lumtur në Shqipëri dhe ka qenë objekt i lajmeve të herëpashershme në media. Pak muaj më parë, vendimi i kompanisë turke “Kurum” për të shkurtuar rreth 200 vende pune ka ngritur në protesta punonjësit e kësaj kompanie, të cilët janë mbledhur në hyrjen e saj. Protesta u udhëhoq nga sindikata e punonjësve të kompanisë turke. Këshilli sindikal i punonjësve të “Kurum” deklaronte asokohe se shkurtimi i 200 punonjësve është “bombë” sociale për Elbasanin. “Bëmë negociata me kompaninë dhe disa ministri. Kërkojmë respektimin e marrëveshjes punëdhënës-punëmarrës”, u shpreh aso-kohe Petrit Alla, nënkryetar i Këshillit Sindikal të punonjësve të “Kurum”. Ndërsa për punëtorët, ky shkurtim është një krim. Ata thanë se kanë sakrifikuar shëndetin vetëm për të mbajtur vendin e punës.
“Ky është krim që bëhet ndaj nesh. Nuk mund të justifikohet nga ‘Kurum’ shkarkimi masiv i punonjësve. Kemi sakrifikuar si profesionistë shëndetin e jetën në kompaninë ‘Kurum’”, u shp-reh para disa javësh punonjësi Ibrahim Sefa, i cili është invalid prej 41 vitesh.
Ndërkohë Banka NBG ALBANIA SH.A ka kërkuar nga gjykata Leshimin e urdherit te ekzekutimit per Kontraten e Kredise Bankare nr. 1489, nr. 609 Rep, nr. 320 Kol, date 08.10.2015 (Titull Ekzekutiv) ndaj kompanisë Kurum.