Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Nga Serbia në Durrës, Beogradi miraton projektin e autostradës

$
0
0

autostradaRruga Durrës-Kukës-Morin-Merdar shumë shpejt pritet të vazhdojë deri në Nish. Qeveria serbe ka miratuar projektin që nis në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Rruga do të shtojë ndjeshëm shkëmbimet bregdetare nga porti i Durrësit e më gjerë. Lajmin e ka bërë të ditur Zv.kryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç, sipas të cilës kjo autostradë është me shumë rëndësi për Serbinë.

“Për ne kjo autostradë është me shumë rëndësi, jo vetëm për shkak të transportimit të mallrave e njerëzve, por për shkak se përmes Korridorit 10 do të lidhemi edhe me Bullgarinë, Shqipërinë e Maqedoninë dhe kjo do të thotë më shumë punë për kompanitë tona”,- theksoi ajo.

Zyrtarja e Qeverisë serbe ka shtuar se, Serbia ka përfunduar detyrimet e veta si dhe dokumentacionin projektues.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles