Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Grupi Balfin zgjerohet në bujqësi, blen 100 % të aksioneve të Agro Con

$
0
0

bujqesiBalfin Group ka zgjeruar investimet në sektorin e bujqësisë nëpërmjet blerjes së kompanisë Agro Con me aktivitet në fushën e Bujqësisë. Transaksioni i blerjes së 100 për qind të aksioneve të Agro Con u njoftua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me 29 shkurt të këtij viti.

Agro Con ka në zotërim një fermë prej rreth 30 hektarësh në zonën me prodhuese të vendit në Krutje të Lushnjës, ndërsa Balfin Grup ka aktivitet kryesor në fushën e shitjeve me pakicë dhe ndërtim.

Agro Con është regjistruar në QKR në vitin 2013 dhe raportoi një xhiro rreth 500 mijë euro më 2014. Kompania ka raportuar humbje me rreth 1,4 milionë lekë më 2014 sipas të dhënave të bilancit në QKR.

Zhvillimi i mëtejshëm i projekteve të Balfin në Bujqësi ka marrë edhe mbështetjen e financiare të USAID në ndërtimin e fermës më të madhe në vend për prodhimin e perimeve.

Pak kohë më parë Balfin njoftoi se së bashku me partnerët, ka filluar edhe një investim në bujqësi prej 6 milionë eurosh për ndërtimin e serave me synim tregun europian, në një strategji për të diversifikuar aktivitetin.

Bujqësia gjithnjë e më shumë është duke u parë si një sektor premtues në diversifikimin e kompanive që tashmë kishin maturuar aktivitetin në sektorë të tjerë si tregtia dhe ndërtimi.

Kushtet e favorshme klimetarike dhe zhvillimet ende në fillesa të sektorit e bëjnë bujqësinë shqiptare konkuruesë dhe me perspektivë./Monitor

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles