Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Çfarë kapitalizmi duhet të zgjedhë Shqipëria?!

$
0
0

Ardian CiviciNga Ardian Civici

Nga se përfaqësohet dhe si është gjendja e kapitalit në Shqipëri. Mora me radhë edhe kapitalin financiar, edhe kapitalin e investuar në prodhim kryesisht në ndërmarrje ekonomike, edhe kapitalin tregtar edhe kapitalin e shërbimeve. Gjithçka, atë shumë parash që përdoret si kapital. Fatkeqësisht konkluzioni ishte që kapitali në Shqipëri është në gjendje të vështirë. Po të shikosh, pjesa dërrmuese e bizneseve dhe atyre që kanë në dorë kapitalin janë nën shumë lloj presionesh që nga klima e keqe e biznesit dhe këtë vit fatkeqësisht është përkeqësuar në renditjen ekonomike deri tek elementët socialë. Pse protestojnë?! Pse nuk janë të qetë e me besim për të ardhmen e kapitalin në Shqipëri?!.

Konkluzioni i punimit është që problemi kryesor i kapitalizmit në Shqipëri sot është marrëdhënia e politikës dhe e shoqërisë apo institucioneve shqiptare me kapitalin. Që këtu diskutimi shkon shpesh herë në teori, por që nuk është diskutim teorik. Cilin model kapitalizmi duhet të zbatojmë?! Modelin anglosakson liberal? Modelin francez të kapitalizmit shtetëror? Modelin gjerman të kapitalizmit social-demokrat apo modelin japonez të kapitalizmit korporativist?! Brenda secilit prej modeleve ka tradita, kulturë, ka histori prej 3–4 shekujsh, që kanë rrjedhur dhe ka shumë elementë të tjerë. Por ama një gjë e kanë të gjithë të përbashkët: Çdo sistem politik, juridik e institucional është shumë i dashur në raport me kapitalin në këto vende. Çfarëdo forme të ketë kapitali, i gjithë sistemi që ka të bëjë me klimën e biznesit, me taksat, me lehtësirat e ndryshme me tregun dhe me aktorët që e trajtojnë këtë kapital është shumë dashamirës dhe pozitiv për ta ndihmuar të jetë maksimalisht eficent në çdo element të tij. Është tjetër gjë pastaj sesi vende të ndryshme dhe modele të ndryshme zgjedhin mënyrat e rishpërndarjes.

Kur themi kur do ndërtohet kapitalizmi, si do ndërtohet kapitalizmi, do të thotë si po i ndërtojmë marrëdhëniet me kapitalin në Shqipëri në të gjitha reformat. Përveç kësaj, kapital nuk është vetëm kapital financiar, por edhe ai njerëzor edhe kapitali institucional e shumë nga këto elementë që në po u themi sot ligje të paqarta, korrupsion, ligji në drejtësi, paqëndrueshmëri institucionale, tregon se kemi një kapital institucional të dobët. Nëse pyesim pse nuk hyjnë investimet e huaja në Shqipëri, një nga arsyet kryesore është që kapitali ynë reputacional është shumë i dobët. Nëse mendojë që kapitalizmin në Shqipëri do ta zgjidhë politika, bëjmë shumë gabim sepse politika në vetvete është një kapital i dobët në Shqipëri, që shumicën e rasteve ndikon negativisht në cilësinë dhe standardet e kapitalizmit që duam të ndërtojmë. Nëse ne e kuptojmë qartë konceptin kapital mbi të cilin ndërtohet kapitalizmi, atëherë sa më cilësor të jetë ky kapital pavarësisht nga format ku shprehet në politikë, në ligj, në institucion, në reputacion, atëherë themi që do vendosim kapitalizmin.

Pjesë nga fjala e mbajtur në Forumin e Tiranës për Liri Ekonomike me temë:“Kur do të vendoset kapitalizmi?”, organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663