Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Jetojmë në mes të kapitalizmit, por mungojnë lidhjet me tregun

$
0
0

Mark CrawfordKryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri tregon se vendet fqinje janë gati të ‘vjedhin” projektet dhe investimet e nisura për Shqipërinë, pasi vendi lëviz ngadalë dhe i mungojnë lidhjet e duhura. Historia e një projekti, të cilin Bullgarët tentuan ta merrnin duke financuar 30 për qind

Nga Mark Crawford*

Kam shumë projekte dhe po investoj në Nevada, në Ohio, në Kosovë dhe këtu në Shqipëri. Do doja të jepja pikëpamjen time konkrete si funksionon kapitalizmi këtu në Shqipëri dhe si mund të përmirësohet. Unë kam një projekt tani me një film të Hollywood. Nuk kisha lidhje me këtë më përpara. Kam folur me një shok, i cili ka punuar për ambasadën amerikane këtu dhe ai më tha që e gjithë historia këtu është e tillë si është. Unë i thashë që jam dakord të bëjmë një punë këtu vetëm me kushtin që filmi t’i trajtojë shqiptarët si heronj dhe të mirë, pra të mos bëjmë Taken 4. Erdhën miqtë nga Hollivudi dhe pasi panë projektin, më pyetën si do t’i gjejmë paratë. Unë u thashë që do ta merrja përsipër atë detyrë të gjetjes së parave. Unë shkova te fondi që është këtu. Kuptohet që nuk kanë shumë para dhe më thanë që mund ta marrim në konsideratë, por mbledhja e bordit është pas 6 muajsh. Kështu që thamë ta bëjmë me financim privat. Disa miq këtu në Shqipëri financuan privatisht, por nuk ishte mjaftueshëm. Shkova në Uashington dhe bëra disa lidhje me miq në Dubai, Dyseldorf, Mynih dhe si përfundim bëmë një takim të gjithë në Berlin para dy javësh dhe përfunduam marrëveshjen për financimin. Por kuptohet që është shumë e vështirë për të gjetur dhe investuar projekte të reja këtu në Shqipëri. Jo të gjithë sipërmarrësit në Shqipëri kanë mundësi për të shkuar në Uashington e Berlin për të gjetur fonde. Unë do sugjeroja që AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit dhe Investimeve) që është këtu të mos harxhojë kohë duke bërë studime por të jetë prezente në çdo konferencë që ka investitorë. Të ftojmë të gjithë shqiptarët që kanë studiuar në Oksford dhe Harvard e që kuptojnë botën e jashtme, të jetë prezent e të bëjë lidhje me këta investitorë të specializuar. Tani që po bëjmë filmin jemi duke kontaktuar me disa aktorë të mëdhenj, si: Steven Seagal, Armand Assante, Philip Balduin. Nuk do vijnë të gjithë, por disa nga këta do jenë këtu në Shqipëri.

Kuptohet që Bullgaria është shumë e zhvilluar në këtë fushë dhe ata na marrin në telefon çdo javë e na thonë “Ejani në Bullgari, bëjini skenarët siç i keni. Edhe do ju japim 30% të gjithë shumës së buxhetit”. Po unë këmbëngula. Nëse nuk do isha unë, ata do kishin ikur e do ta kishin bërë filmin në Bullgari. Kapitalizmi po punon në të gjithë rajonin, por ndonjëherë punon kundër situatës që kemi këtu në Shqipëri sepse ne mbase nuk e dinim që konkurrenca është atje dhe komshinjtë përpiqen të tërheqin investitorët nga vendet e tjera. Sa më tepër lidhje që mund të keni e fonde investimesh, aq më mirë do ishte.

Një projekt tjetër e kam në lidhje me disa investitorë të huaj, ata duan të ngrenë kapital këtu në Shqipëri në format deteksioni. Këtu në Shqipëri nuk është shumë e zhvilluar kjo fushë në tregun e kapitalit as kemi lidhje shumë me tregtinë e jashtme. Mora një mik në Londër dhe i thashë dua të ngre një kapital të tillë me 5 deri në 10 milionë euro. Ai më njeh dhe më pyeti a je atje ku hedhin gaz në parlament? Jo, i thashë, jam më poshtë, jam atje ku hedhin vezë në parlament. Ai nuk i kupton shumë mirë ngjarjet në Ballkan dhe ngatërron vendet me njëra-tjetrën. Ai tha që në fakt këto janë mundësitë për të ndihmuar, por çdo gjë që është në media e frikshme pengon financimet dhe investitorët. Nuk jam kundër përplasjeve politike, por ato ndikojnë në ata që investojnë… Unë do sugjeroja që të kishim lidhje më shumë me tregun e kapitaleve të jashtme madje bursa e Stambollit që është bashkëformuar nga BERZH-i dhe Nasdaq, ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe ka ofruar të bashkëpunojë në Shqipëri për të hapur një degë këtu për kompanitë shqiptare e nëpërmjet kësaj dege të ketë akses në tregun e kapitaleve.

Unë besoj që kapitalizmi është duke funksionuar këtu, por është më efikas në vendet e rajonit dhe ne jemi të prekur nga këto. Ne jemi në mes të kapitalizmit, por nëse ata në Bullgari na tërheqin investitorët, nëse nuk kemi shumë lidhje me tregun dhe kapitalin është shumë e vështirë për t’u zhvilluar tamam.

Nuk ka kapitalizëm pa kapital. Ne flasim për mjedisin njerëzor ekonomik, por edhe lidhjet që mund të formohen për të tërhequr kapitalin nga jashtë. Ky është sugjerimi që do bëj unë sot për ta bërë mjedisin ekonomik më të mirë për shqiptarët dhe për biznesin këtu në Shqipëri.

*Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Pjesë nga fjala e mbajtur në Forumin e Tiranës për Liri Ekonomike me temë:“Kur do të vendoset kapitalizmi?”, organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663