Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Fotot: Efekti i taksave? Dyqani te M.Shyri hedh manekinët

$
0
0

Dyfishim i tarifës së pastrimit, 10-fishim i taksës së zënies së hapësirës, taksë e re 2500 lekë për tavolinat, rritje rreth 50% e taksës mbi ndërtesën, taksë e re për truallin prej 20 lekë për metër katror janë disa nga ndryshimet kryesore të taksave dhe tarifave të Bashkisë Tiranë nga 1 janari 2016.

Duke qenë se në bazë të ligjit për taksat vendore, bashkia nuk ka të drejtë të ulë taksat me më shumë se 30% dhe ti rrisë me më shumë se 10%, ato që kanë ndryshuar ndjeshëm janë tarifat me dyfishim deri në 10 fishim.

Duket se kjo politikë e re taksash që ka nisur që nga data 1 janar ka dhënë “frytet” e para, sikurse dëshmojnë këto foto të bëra nga LSA në Rrugën Myslym Shyri në Tiranë, ku një dyqan ka mbyllur qepenët dhe i ka hedhur manikinë e butikut në koshin e plehrave.

Sot përfaqësues të biznesit janë takuar me kryetatrin Erion Veliaj për këtë ështje, por pa arritur një rezultat konkret.

Manekin1 manekin


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663