Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Shqiptarët shpenzojnë 6 miliardë lekë në vit në procese gjyqësore

$
0
0

kld1Gjykatat shqiptare arkëtojnë mesatarisht çdo vit 500-600 milionë lekë nga tarifat që paguajnë qytetarët për shërbimet gjyqësore. Sipas një artikulli të botuar nga revista ekonomike “SCAN MAGAZINE”, nga këto të ardhura të arkëtuara, gjykatat lejohen të përdorin 10% të shumës së siguruar për nevojat e tyre në bazë të një marrëveshjeje midis Ministrisë së Financave dhe kryetarit të Bordit të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.

Ndërsa pjesa tjetër e fondeve të arkëtuara kalojnë në buxhetin e shtetit.

Ndryshe nga sa ndodh me gjykatat e tjera, në Gjykatën Kushtetuese mungon specifikimi i procedurave dhe respektivisht, edhe vendosja e kritereve matëse për të caktuar tarifën për çdo lloj procedure.

Për vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese ligji nuk parashikon asnjë tarifë shërbimi.

Megjithatë, vitet e fundit, sipas studimit, vihet re se janë shtuar mjaft kërkesat që depozitohen para kësaj gjykate, duke shtuar volumin e punës së saj sidomos në fazën e seleksionimit të kërkesave.

Kjo gjë ka rritur edhe shpenzimet administrative të saj. Përveç kësaj, në mjaft raste vihen re edhe abuzime me mjetin e ankimit duke paraqitur kërkesa të cilat nuk plotësojnë kriteret në mënyrë të përsëritur.

Ndaj, sipas ekspertëve të drejtësisë, vendosja e një tarife të arsyeshme pa penguar aksesin do të mund të ulte numrin e rasteve të tilla dhe të mundësonte një shërbim më të mirë administrativ.

Nga ana tjetër, raporti evidenton se pavarësisht zhvillimeve që ka pasur në drejtim të uljes së tarifave gjyqësore dhe përmirësimeve që iu bënë ligjit për ndihmën juridike, vlerësohet se tarifat gjyqësore frenojnë shumë qytetarë dhe procedurat e aplikimit janë shumë të ngadalta. Sa i përket prokurorisë, të ardhurat që arkëton nga tarifat variojnë nga 2-3 milionë lekë në vit.

Nga këto të ardhura të realizuara nuk është përfituar asnjë përqindje për t’u përdorur, pasi Ministria e Financave nuk ka nënshkruar një udhëzim të përbashkët me Prokurorinë për përfitimin dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

Këto janë të dhënat dhe statistikat zyrtare për atë ç’ka shqiptarët paguajnë me ligj për të marrë drejtësinë e tyre, ndërsa këtu nuk është llogartiur ajo që jepet nëndorë për të “blerë” atë./SCAN Magazine/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663