Por në lidhje me shitjen e kompanisë shtetërore INSIG, ekziston një dokument parlamentar i shkurtit të vitit 2015, tepër interesant, shkruan Hashtag Albania.
Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Erion Brace, duke folur gjate nje mbledhje te ketij komisoini, ku Elivar Golemi, ne cilesine e Inspektorit te Pergjithshëm ne Banken e Shqiperise, ka refuzuar te marre pjese ne seance degjimore ne lidhje me skandalin e vjedhjes se 713 milione lekeve nga Thesari i Shtetit.
Në komisionin e Ekonomisë, të drejtuar nga z. Erjon Braçe është miratuar një dokument, që kishte për relatore deputeten Blerina Gjylameti, që pikësëpari theksonte se INSIG-u nuk ishte më një kompani me vlerë strategjike, referuar kritereve të një ligji të miratuar në vitin 1998.
Më tej në dokument paraqiten dhe konkluzionet e diskutimeve. Lexoni çfarë shkruhet:
“Së pari Komisioni shprehu shqetësimin e tij për zhvlerësimin që ka patur ndër vite kjo kompani publike si dhe kërkoi nxjerjen përpara përgjegjësive ligjore të të gjithë atyre drejtuesve të cilët kanë keqmenaxhuar këtë aset publik duke marë vendime të cilat kanë ndikuar në rënien e vlerës së saj në treg”.
Pra Komisioni Kuvendor i Ekonomisë flet qartësisht për manaxherë shtetërorë dhe qeveritarë që kanë keqmenaxhuar asetet e kësaj kompanie dhe kanë ulur në mënyrë drastike efiçencën e saj.
Ndërsa pak më poshtë i njëjti dokument nxjerr një konkluzion mbresëlënës, lexojeni:
“Si përfundim Komisioni vlerësoi se privatizimi i kësaj kompanie kryhet me qëllim përmisimin e efiçencës. Bazuar dhe mbi analizën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ballkani Perëndimor, 15 vjet tranzicion ekonomik, privatizimi i kompanive jo-efiçente shtetërore është një hap i cili përmirëson financat publike dhe ndihmon në konvergjencën ekonomike të këtij rajoni”.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar ashpër në Facebook edhe ish-zv.ministri i Mbrojtjes në qeverinë Rama, Dritan Hila.
“Ne pergjithesi ne bote eshte shume e thjeshte: ne ndermarrjet me kapital publik, shteti dergon nje drejtor i cili quhet CEO, te cilit çdo vit i kontrollon performancen e drejtimit. Kur ka dyshime per abuzim, i çon auditin, dhe nese dyshimet vertetohen e ndron me nje tjeter dhe i çon prokurorine tek dera e shtepise, e cila i kerkon te justifikoje edhe pse ka 12 luge ne shtepi.
Tani do te privatizohet Albpetrol dhe Insig, dy pasuri publike. Nuk mund ta nxjerresh shtetin (shqiptaret) lakuriq dhe pa asnje pasuri publike se nuk fut dot ne burg hajdutet, se nuk i mbledh dot rrypat Llalles qe ky te beje punen. Rubikonin mund ta kalosh, por nuk mund ti vësh flaken Romes. Nuk e beri as Cezari. Insigun nuk ja mbajti as Berishes ta privatizonte”, – shkruan Hila.