Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Tiranë: Pas biletave të urbanit rritet edhe çmimi i aboneve. Ja sa bëhet

$
0
0

Tirana-Bus_848620Duke filluar nga 1 shkurti 2016, qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shtrenjtë për të udhëtuar në transportin urban. Bileta do rritet me 10 lekë, por ato që do t’u kushtojnë më shtrenjtë qytetarëve janë abonetë mujore, pasi rritet me 75% aboneja e një linje, pra qytetarët nuk do paguajnë më 800 Lekë por 1400 Lekë si dhe është rritur me 50% aboneja e përgjithshme, pra nga 1200 Lekë do të kushtojnë 1800 Lekë, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Ndërkohë që rritje nuk do të ketë vetëm aboneja e studentit, e cila do vijojë të jetë 600 lekë, sa është aktualisht.

Ndryshimi i çmimeve të biletave ditore dhe mujore të transportit urban janë miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në datën 30 dhjetor 2015.

Javën që vjen këto vendime do të shkojnë për konfirmimin e ligjshmërisë te prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, i cili sipas ligjit ka 10 ditë afat për konfirmim. Por në një kohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga rritja e çmimit të biletës, shërbimi i transportit urban në Tiranë lë shumë për të dëshiruar.

Sipas qytetarëve, problemet janë nga më të ndryshmet, por kryesorja është fakti se nuk respektohen oraret dhe të gjitha linjat janë të mbingarkuara, pasi autobusët tejmbushen me pasagjerë.

Bashkia e Tiranës bën të ditur se duke filluar nga muaji shkurt, shërbimi i transportit urban në kryeqytet do të ketë ndryshime të dukshme për sa i përket cilësisë së shërbimit.

Sipas saj, të gjitha shoqëritë e transportit urban do t’i nënshtrohen një vëzhgimi nga punonjësit e bashkisë për të plotësuar të gjitha kushtet e vendosura./GSH/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Prishtina Reisen


Harta e Kosoves


PIJA ÇUDIBËRËSE ME KURKUMË (turmenik)


Urime Ditelindjen Shoqe


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Kerkoj 2 mashqi


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


S’ka më modele thatanike për Gucci dhe Dior


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Ky ishte biznesmeni turk që ndërtoi varrezat e Jasharajve në Prekaz!


Çfarë i kanë kërkuar fëmijët Teuta Selimit?!


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta