Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

FIBANK Albania nderohet me çmim për Standard të lartë në shërbimin e klientëve

$
0
0

Fibank

Në mbrëmjen festive të organizuar nga Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës,  në të cilën morën pjesë përfaqësues të biznesit, të medias, politikanë, diplomatë si edhe Kryetari i Kuvendit Z. Ilir Meta,  FIBANK Albania u nderua me çmimin “Banka e vitit” për vitin 2015.

Çmimi iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të FIBANK, Zotit Bozhidar Todorov nga Zv.Kryeministri Niko Peleshi me motivacionin: ‘Banka më e mirë në përmbushjen e standarteve të larta në shërbim të klientëve, duke ofruar produkte sipas nevojave që ata kanë”.

Vlerësimi për standarte të larta në shërbimin e klientëve është pasqyrim i ecurisë së FIBANK përgjatë viteve, rritjes së saj në drejtim të marrëdhënieve me klientët dhe theksimit të gjetjes së mundësive për t’u ofruar klientëve produkte të reja të cilat u përshtaten sa më mirë atyre. FIBANK është spikatur në zhvillimin e produkteve të kartave të kreditit si edhe me produkte dhe shërbime moderne bankare duke qenë një nga bankat më aktive në Shqipëri për ofrimin e alternativave të tjera për investime.

FIBANK Albania ka përmirësuar nga viti në vit rezultatet e ecurisë së saj. Ritmet e rritjes së përfitushmërisë kanë qenë më të lartat në sistemin bankar në vitet e fundit.  Stabiliteti  dhe besimi në rritje i klientëve tek FIBANK janë dy nga pikat e forta të saj. Treguesit e tjerë të ecurisë së bankës si mirëkapitalizimi dhe kthyeshmëria nga aktivet dhe kapitali e rendisin atë ndër bankat me treguesit më të mirë në vend.

Banka ka plane ambicioze për rritje të mëtejshme të shumëllojshmërisë së produkteve të dizenjuara sipas specifikave përkatëse të çdo lloj klienti duke vazhduar të ruajë standartet e larta të shërbimit ndaj tyre. FIBANK synon të ruajë pozicionin e saj të qëndrueshëm në treg si edhe shpreh gatishmërinë e përhershme në mbështetjen me financim të projekteve potenciale që kanë ndikim pozitiv në ekonominë e vendit.

logo


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663