Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

INSTAT: Eskportet ulen me 9.1%, deficiti tregtar rritet me 10.3%

$
0
0

eksport-import-640x480Eksportet e mallrave gjatë muajit nëntor të vitit të shkuar, arritën me 19 miliardë lekë. Sipas INSTAT, eksportet u ulën me 9.1% krahasuar me nëntorin e vitit të shkuar dhe 3,8% në krahasim me tetor 2015.

Importet e mallrave në muajin nëntor 2015 arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 1,7% në krahasim me Nëntorin 2014 dhe duke u ulur me 2,7% në krahasim me Tetor 2015.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u rritur me 10,3% krahasuar me Nëntor 2014 dhe duke u ulur me 2,0% në krahasim me Tetor 2015.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Ulja vjetore e eksporteve prej 9,1% këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -12,7 pikë përqindje,

“Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,6 pikë përqindje , “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -0,9 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,3 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,5 pikë përqindje.

 

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663