Në Shqipëri për vitin 2015 një vajzë apo një grua kishte më shumë mundësi për t’u ngritur, gjatë karrierës së saj në një post drejtues, se sa në çdo vend tjetër të rajonit, përfshirë edhe ato vende që janë në Bashkimin Evropian.
Këto janë rezultatet e anketës së zhvilluar nga organizata prestigjoze ndërkombëtare “World Economic Forum” për raportin më të fundit të Barazisë Gjinore.
Pyetja e anketës është: “Në vendin tuaj, sa e mundësojnë kompanitë e ndryshme dhënien e mundësive të bararta me djemtë dhe burrat për vajzat dhe gratë, në mënyrë që këto të fundit të ngrihen në poste drejtuese.” Të dhënat janë përpunuar duke iu përshtatur një shkallë vkerësimi nga 1 (më e keqja) deri në 7 (më e mira). Shqipëria ka marrë 5.7 pikë. Në vendin e fundit është renditur Serbia me 3.8 pikë.
Nga ana tjetër, sipas raportit të lartpërmendur për Barazinë Gjinore, Shqipëria dhe Kroacia janë vendet me përqindjen më të lartë,në rajon të vajzave dhe grave, që janë diplomuar si doktorante, krahasuar me djemtë dhe burrat. Kështu për vitin 2015, 56% e të diplomuarve në studime doktorale janë vajza dhe gra. Pjesa tjetër janë djem dhe burra sigurisht.