Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Kërcënon “Bankers”: Stop prodhimit nëse nuk zhbllokohen llogaritë

$
0
0

Bankers_0215_4Nëse Drejtoria e Tatimeve nuk zhbllokon llogaritë, sipas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, kompania “Bankers Petroleum” do të ndërpresë prodhimin e naftës në fushën e Patos Marinzës.

Ky është kërcënimi i kompanisë kanadaze, i bërë publik sot përmes një njoftimi zyrtar. Ajo i lë afat shtetit shqiptar deri ditën e mërkurë.

Për shkak të llogarive të bllokuara ajo thotë se nuk mund të financojë operacionet e saj financiare dhe të punojë me kapacitet të plotë. Javën e kaluar u eksportua vetëm 85% e sasisë së prodhuar, për shkak të ngërcit të krijuar me llogaritë bankare.

Drejtoria e Tatimeve bllokoi llogaritë e “Bankers” me pretendimin për të mbledhur 75 milionë dollarë detyrime shmangura nga kompania, por kjo e fundit pretendon të kundërtës.

Gjykata e Arbitrazhit i dha të drejtë “Bankers Petroleum” dhe urdhëroi zhbollimin e llogarive.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663