Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Skandali: Shqipëria blen energji, me dyfishin e çmimit të bursës

$
0
0

Electric power substation7.8 milion euro energji do të blihen me paratë e taksapaguesve shqiptarë, vetëm për muajin dhjetor.

Energjia do të importohet nga 3 kompanitë GEN-I Tirana, Shoqëria GSA dhe Shoqëria EFT AG.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kërkoi gjithsej 178,560 MW/h për të importuar.

“Monitor.al” raporton se, kjo sasi energjie do të kushtojë gjithsej 7 milion e 647 mijë e 129.6 euro (pa TVSH).

Nëse shtohet vlera e TVSH, atëherë llogaritet se do të paguhen rreth 7 milion e 800 mijë euro.

Por skandali qëndron në faktin se, çmimi me të cilën do të blihet sasia e energjisë, është sa dyfishi i çmimit në bursën e Hungarisë.

Nëse në bursë sot, çmimi është vetëm 20 euro, OSHEE ka paguar pak më shumë se 42.5 euro për MW/h në marrëveshjen prej secilave nga kompanitë private.

Energjia u ble nga Kompania GEN-I Tirana me një çmim për njësi: 42.71 euro/MW/h.

Nga shoqëria GSA me një çmim për njësi 42.85 euro/MW/h dhe nga Kompania EFT me çmim për njësi 42.89 euro për MW/h.

Burimet zyrtare të OSHE pranuan se, për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, çmimi në bursën hungareze të energjisë, ka rënë në nivelet e 20 dollarëve për MW/h.

Pra Shqipëria po blen me dyfishin e çmimit të energjisë, edhe pse reshjet vazhdojnë prej një jave. Madje reshje që në zona të caktuara kanë shkaktuar edhe përmbytje.

Arsyetimi banal i OSHEE-së është se, në momentin e zhvillimit të garës, këto ishin çmimet në bursën e Hungarisë që merren si referencë në tenderët e kompanive shtetërore të energjetikës (KESH dhe OSHEE), rreth 40-45 euro afërsisht me nivelin e çmimit që ka tenderuar OSHE pak ditë më parë./Monitor/

1. Shoqëria GEN-I Tirana:

Periudha: 01.12.2015 – 31.12.2015;

Profili i levrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqipërisë), nga e Hëna ne te Diele;

Kapaciteti: 60 MW;

Sasia: 44,640 MWh;

Çmimi/njësi: 42.71 Euro/MWh;

Vlera totale: 1,906,574.4 Euro;

Pika lëvrimit: Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqipëri,

Kapacitetet Siguruar nga GEN-I Tiranë

2. Shoqëria GSA sh.p.k.:

Periudha: 01.12.2015 – 31.12.2015;

Profili i lëvrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqipërisë), nga e Hëna ne te Diele;

Kapaciteti: 110 MW;

Sasia: 81,840 MWh;

Çmimi/njesi: 42.85 Euro/MWh;

Vlera totale: 3,506,844.00 Euro;

Pika levrimit: Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqipëri,

Kapacitetet Siguruar nga GSA sh.p.k.

3. Shoqëria EFT AG sh.p.k.:

Periudha: 01.12.2015 – 31.12.2015;

Profili i levrimit: 00.oo – 24:oo (24 ore) CET (ora lokale e Shqiperise), nga e Hëna ne te Diele;

Kapaciteti: 70 MW;

Sasia: 52,080 MWh;

Çmimi/njesi: 42.89 Euro/MWh;

Vlera totale: 1,906,574.4 Euro;

Pika levrimit: Linja Serbi, Mal i Zi, Greqi – Shqipëri


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663