Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Kinezët marrin përsipër ndërtimin e autostradës Shqipëri-Mali i Zi

$
0
0

china-estate-investimet-ne-infrastrukture-shqiperi-640x340Kompania kineze e ndërtimit “China Pacific Construction Group”, do të ndërtojë autostradën midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, pjesë e “Korridorit të Kaltër” të Ballkanit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters”, sipas të cilës, ndërtimi i autostradës 280 km të gjatë, do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018.

Duke cituar, Yan Jiehe, Presidentin e kompanisë kineze “China Pacific Construction Group” (një nga kompanitë me të ardhurat më të mëdha për momentin në Kinë), “Reuters” ka njoftuar se, kompania planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, i cili kap vlerën 1.72 miliardë lekë.

Një pjese e financimit të projektit do të bëhet sipas ligjit të partneritetit publik privat, ku tarifat e rrugës që do të paguajnë kalimtarët pas përfundimit, do të shkojnë si pjesë e fitimit të kompanisë.

Sa i përket pjesës tjetër të financimit, kjo nuk është finalizuar ende, ka deklaruar presidenti i saj, Yan Jiehe.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663