Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Pensionet rriten me 1.4% për 600 mijë vetë

$
0
0

pensioneQeveria ka miratuar dje vendimin e propozuar nga MMSR për të indeksuar rritjen e çmimeve në nivelin e përcaktuar nga INSTAT. Përfitojnë 453 511 pensionistë në qytet dhe 145 800 në fshat

 

Afro 600 mijë pensionistë dhe 6600 veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nga 1 gushti përfitojnë rritje të pensionit të tyre.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave dhe është bërë i ditur nga ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, në një deklaratë për mediat. Ministri bëri të ditur se falë këtij vendimi, gjithsej 599 364 pensionistë në Republikën e Shqipërisë do të përfitojnë rritje të pensionit të tyre mujor prej 1.4%, si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, mbështetur në të dhënat e INSTAT-it për indeksimin e inflacionit.

“Ky vendim merret për të mbrojtur të gjithë pensionistët, 453 511 që jetojnë në qytet, 145 800 që jetojnë në fshat, në mënyrë që pensioni i tyre mujor të jetë i garantuar, pavarësisht luhatjeve normale të inflacionit”, – tha ministri Klosi në fjalën e tij nga selia e Kryeministrisë.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se përfitues nga ky vendim janë edhe 32 800 persona të tjerë që marrin pensione të parakohshme suplementare, si ish-ushtarakët, policët dhe punonjësit e Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjës të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë, si dhe ata që marrin trajtime të veçanta, si ish-punonjësit e nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotët, ish-ushtarakët e nëndetëseve.

Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi nga data 01.08.2015 dhe deri më 31.12 2015, llogariten në shumën 568 (pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë) milionë lekë. Në këtë vendim është parashikuar që në masën 1.4 % të indeksohet edhe shtesa mbi pension që përfitohet nga invalidët e luftës, ndërkohë që nuk është parashikuar të rritet masa e shpërblimit mujor që u është akorduar veteranëve të luftës, pasi indeksimi i saj bëhet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave.

Së bashku me pensionet dhe në të njëjtën masë indeksohen edhe shtesat mbi pension, të përfituara nga ata persona që kanë shtyrë datën e daljes në pension, duke qenë në punë dhe duke paguar kontribute, të caktuara sipas nenit 33 të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, shtesat që përfitojnë invalidët me fëmijë të vegjël në ngarkim dhe invalidët e grupit të parë, sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në nenet 38, 39 dhe 48 të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe me nenin 24 të Ligjit nr. 4171, datë 13.06.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

Pas rritjes që propozohet, pensioni i plotë minimal i pleqërisë për personat, të cilëve e drejta për pension iu ka lindur deri më 31.12.2014, nuk mund të jetë më pak se 12 436 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i pensionit minimal ose 24 872 lekë në muaj.

Ndërsa për pensionet e caktuara me datë fillimi nga 01.01.2015 e në vazhdim, e ardhura minimale nuk mund të jetë më e vogël se masa e pensionit social, ndërsa e ardhura maksimale varet nga paga dhe nuk ka kufizim në lartësinë e saj. Pavarësisht se bëhet fjalë për një shifër minimale që shkon në rastin më të mirë deri në 300 lekë shtesë në pension dhe në rastin më të keq 200 lekë shtesë, duhet thënë se ky vendim vjen në një kohë të keqe për ekonomitë e shteteve fqinje, po të kemi parasysh gjendjen në të cilën ndodhet Greqia dhe rreziku që ajo të japë efekte dhe në vendin tonë.

 

 

 

Kategoritë dhe masa e rritjes së pensionit

Qeveria vendosi indeksimin, në masën 1.4 për qind të:

  1. pensioneve të caktuara sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, pensioneve të caktuara me Ligjin 4976, datë 29.06.1972 “Për pensionet e Anëtarëve të Kooperativave Bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe pensioneve të caktuara me Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
  2. pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
  3. shtesës mujore, të përfituar me Vendimin nr. 326, datë 21.06.1993 të Këshillit të Ministrave “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”,
  4. pensioneve të caktuara me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 758, datë 01.02.1994 “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”,
  5. shtesës mbi pension, të dhënë me nenin 33 të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

 

  1. shtesave mbi pension, të dhëna me nenet 38, 39 dhe 48 të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe me nenin 24 të Ligjit nr. 4171, datë 13.06.1966 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”,
  2. pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve te Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21 të këtij ligji.
  3. trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara me Ligjin       8455, datë 04.02.1999 “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe trajtimeve të veçanta financiare të pilotëve fluturues sipas Ligjit nr. 9128, datë 29.07.2003 “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar,
  4. trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr. 9361, datë 24.03.2005 “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të forcave detare në pension”,
  5. trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë të caktuara sipas Ligjit nr. 8685, datë 09.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar,
  6. pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave, në nëntokë të caktuara me ligjin 150/2014, datë 6.11.2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”
  7. trajtimeve të veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr. 9179, datë 29.01.2004 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”,
  8. pensioneve suplementare të caktuara sipas Ligjit nr. 10 139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë tituj shkencorë.”
  9. pensioneve suplementare të caktuara sipas Ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar. 
  1. Indeksimin, sipas përcaktimeve në pikën “1” të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet të cilat caktohen nga data 01.08.2015 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 31.07.2015, përfshirë edhe këtë datë. 
  2. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave, në nëntokë të caktuara me ligjin nr. 150/2014, datë 6.11.2014, që kanë datë fillimi deri ne 12.2014, pas datës 1.8.2015 nuk do te jene më pak se 12,436 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e tridhjete e gjashte) lekë në muaj dhe më shumë se 24,872 (njëzet e katërmijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë në muaj. 
  1. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi nga 12.2014 e në vazhdim, nuk do te jene më pak se 8,516 (tetëmijë e pesëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë në muaj, por jo më shumë se 12,436 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e tridhjete e gjashte) lekë në muaj.
  1. Pensionet e parakohshme te caktuara sipas ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 të ndryshuar, me datë fillimi nga 08.2015 e në vazhdim, nuk do te jene më pak se 12,436 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e tridhjete e gjashte) lekë në muaj. 
  1. Përfituesit e pensioneve dhe të ardhurave, të caktuara sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, Ligjit nr. 4976, datë 29.06.1972 “Për pensionet e Anëtarëve të Kooperativave Bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, përfituesit e pensioneve dhe të ardhurave te caktuara sipas ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, si dhe përfituesit e pensioneve të pleqërisë të caktuara me ligjin nr. 150/2014, datë 6.11.2014 me datë të fillimit të pensionit deri në 31.12.2014, përfshi edhe këtë datë, edhe pas indeksimit te pensionit të caktuar sipas përcaktimeve në pikën “1” të këtij vendimi, do të vazhdojnë të marrin kompensimin e çmimeve dhe kompensimin e të ardhurave mujore, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në vendimet e Këshillit të Ministrave 138, datë 31.03.1994 “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”,  nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionisteve”, nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr. 415, datë 27.04.2009  “Për rritjen e pensioneve”, nr. 477 datë 30.06.2010 “Për rritjen e pensioneve” dhe nr. 17, datë 20.01.2007  “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”. 
  1. Përfituesit e pensioneve të parakohshme sipas ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri ne 07.2015 përfshi edhe këtë datë, edhe pas indeksimit te pensionit të caktuar sipas përcaktimeve në pikën “1” të këtij vendimi, do të vazhdojnë të marrin kompensimin e çmimeve dhe kompensimin e të ardhurave mujore, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 138, datë 31.03.1994 “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”,  nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionisteve”, nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr. 415, datë 27.04.2009  “Për rritjen e pensioneve”, nr. 477 datë 30.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”.
  1. Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr. 415, datë 27.04.2009 “Për rritjen e pensioneve”, 477, datë 30.06.2010 “Për rritjen e pensioneve” dhe nr. 17, datë 20.01.2007  “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit” do ta marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione me datë fillimi deri 31.12.2014, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve sipas pikës “1” të këtij vendimi, të jetë: 
  1. deri në 14,086 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe ato të caktuara me ligjin nr. 150/2014, datë 6.11.2014;
  2. deri në 13,586 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
  3. deri në 9,206 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96 të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 
  1. Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr. 415, datë 27.04.2009 “Për rritjen e pensioneve”, 477, datë 30.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”  do ta marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione te parakohshme sipas ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, me datë fillimi deri ne 31.07.2015, e ne vazhdim me kusht që shuma e pensionit mujor i parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 14,086 lekë në muaj 
  1. Pas datës 01.08.2015 të ardhurat minimale: 
  1. të personave, që përfitojnë pensionet e plota të pleqërisë (përfshirë edhe ato të caktuara me ligjin nr. 150/2014, datë 6.11.2014), përjashtuar ato të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96 të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe kompensime vetjake, me date fillimi deri ne 31.12.2014, nuk mund të jenë më të ulëta se 14,586 lekë në muaj.
  2. të personave, që përfitojnë nga pensionet e caktuara sipas Ligjin nr. 4976, datë 29.06.1972 “Për pensionet e Anëtarëve të Kooperativave Bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe kompensime për çmimin e energjisë elektrike dhe për të ardhurat, nuk mund të jenë më të ulëta se 9,406 lekë në muaj dhe më të larta se 12,636 lekë në muaj.
  3. të personave, që përfitojnë pensionet te parakohshme për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, të ndryshuar dhe kompensime vetjake, nuk mund të jenë më të ulëta se 14,586 lekë në muaj.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663