Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Taksat, Kadia: Tërheqja e qeverisë e mirëpritur, por jo e plotë

$
0
0

kadia 2Drejtori i Fondacionit për Liri Ekonomike Besart Kadia thekson se zbutja e qeverisë nga masat penalizuese ndaj biznesit nuk është strategji por një reflektim i mungesës së koherencës në politika dhe në qëllim.

Fondacioni për Liri Ekonomike përshëndet tërheqjen e qeverisë përsa i përket presionit fiskal ndaj biznesit të vogël në vend. Masat e prezantuara sot se, të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 5 milion lekë do të përjashtohen nga tatim fitimi është një hap i duhur që është kërkuar prej kohësh nga fushata e nisur nga FLE: Kundër taksave të larta! Kundër taksave të shumta! Kundër ndryshimeve të shpeshta fiskale! Po ashtu duket e arsyeshme, megjithëse jo e plotë, ndryshimi i bërë sot në komisionin e ligjeve ku shumica është tërhequr nga ndryshimet e parashikuara në pr.ligjin e dërguar në Kuvend, ku parashikohej një dënim prej 3 vitesh burg në rast se nuk lëshohej kupon tatimor.

Gjatë fushatës së organizuar nga FLE është rënë dakort mes Dhomave të Tregtisë se Ligji i ri i Procedurave Tatimore duhej shqyrtuar për t’u ankimuar në Kushtetuese. Masat e fundit për lehtësim të biznesit vijnë në një kohë ku vihet re se konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi në tremujorin e dytë 2015 u ul me 3,16 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014 sipas INSTAT.

Për Drejtorin Ekzekutiv Besart Kadia “vihet re një mungesë e theksuar e koherencës në politikat ekonomike të ndërmarra në muajt e fundit nga qeveria. Nga njëra anë është kërkuar formalizimi I menjëhershëm I ekonomisë pa një strategji të qartë dhe janë kryer  mbi 120.000 vizita ndaj bizneseve, nga ana tjetër shpallet në mënyrë të befasishme ulja apo heqja e detyrimeve tatimore për disa kategori të bizneseve të vogla në vend.  Ne nuk kërkojmë zbutje të qeverisë në ndëshkim të biznesit por kërkojmë strategji të qeverisë për të inkurajuar sipërmarrjen në vend. Deri tani klima e biznesit në vend është përkeqësuar sikundër është vlerësuar nga BB ku ne humbëm 35 vende gjatë vitit të fundit”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663