Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Projektbuxheti 2016 shkurton fondet për arsimin dhe infrastrukturën, rriten për kryeministrinë

$
0
0

Projektbuxheti 2016, që ka marrë edhe miratimin e qeverisë, i ka qëndruar një politike të shtrënguar shpenzimesh, duke ulur ndjeshëm fondet për infrastrukturën dhe arsimin, ndërsa aparati qeveritar nuk ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke i rritur shpenzimet me 343%.

Totali i tavaneve buxhetore, sipas tabelave që shoqërojnë projektbuxhetin 2016 ulet me 0.4% në krahasim me pritshmëritë e këtij viti, ndërsa shpenzimet totale buxhetore vitin që vjen pritet të jenë 1% më pak se të këtij viti.

Me rritje fondesh

Sipas tabelave për 2016, shpenzimet për aparatin e kryeministrisë përcaktohen mbi 3.1 miliardë lekë nga 715 milionë lekë që ishin në buxhetin e rishikuar të këtij viti, me rritje 343 %.

Ministria e Bujqësisë e vënë në qendër të prioriteteve të qeverisë edhe më 2016 vijon të mbështetet me fonde, të cilat rriten me 24 % në raport me planifikimin e këtij viti.

Fondet janë rritur ndjeshëm edhe për Ministrinë e Ekonomisë me mbi 42% më 2016. Burimet nga Ministria e Financave bëjnë me dije se rritja për këtë sektor është bërë për shkak të shtimit të numrit të strukturave, pranë këtij diskateri.

Fondet rriten edhe për Ministrinë e Kulturës me 19 % dhe atë të Drejtësisë me 20%, si një mbështetje direke për reformat në drejtësi.

Fondi për Ministrinë e Mjedisit është rritur me mbi 50%.

Për prokurorinë dhe gjykatat fondet janë rritur përkatësisht me 10 dhe 4%, ndërsa është ulur fondi për Gjykatën Kushtetuese me 6.7%.

Fondet janë rritur edhe për Radio Televizionin Shqiptar me 58 % dhe për INSTAT me 26%.

Me ulje fondesh

Fondet për arsimin dhe infrastrukturën kanë pësuar një rënie drastike në projektbuxhetin e vitit që vjen. Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës është shkurtuar 32 për qind vitin që vjen në krahasim me planin e rishikuar të këtij viti.

Gjithashtu Fondet për arsimin janë shkurtuar me 10%, duke e çuar kështu financimin për nevojat arsimore në raportit me PBB vetëm në 2.3%, në nivelet më të ulta historike.

Ndërsa janë mbajtur thuajse në të njëjtat nivele për sektorin e shëndetësisë janë shkurtuar me 20 për qind fondet për Ministrinë e Integrimit. Fondet për institucionet të tjera qeveritare, një zë në tavanet buxhetore që përfaqëson entet publike dhe agjenci të ndryshme shtetërore qeveritare, shkurtohet me 60%.

Për shkak se 2015 ishte një vit elektoral, fondi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ulet me 87% vitin që vjen./Monitor

buxhet


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663