Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Rama tërhiqet për biznesin e vogël: Por a po kopjon PD-në?

$
0
0

E drejta e autoritEdhe pse duhet shumë kohë derisa të vijnë zgjedhjet, fushata tashmë ka nisur dhe palët po premtojnë ulje taksash dhe më shumë lehtësi për biznesin.

Në momentin që kryetari i PD, Lulzim Basha shkruante në FB se kishte vizituar Selenicën, duke premtuar 100 milionë dollarë buxhet për bujqësinë dhe heqje taksash dhe akcizë për fidanët, farat, plehrat dhe naftën për fermerët, kryeministri Edi Rama deklaronte në selinë e kryeministrisë se ka lajme të mira për biznesin e vogël.

“Reformat japin rezultate. Rezultati i parë gëzon të gjithë ata që merren me biznes të vogël. Këtë ndryshim të dukshëm që tregon se kemi kthyer rrugën në drejtimin e duhur, ta kthejmë në një përfitim për ju. Kemi një fashë xhiroje nga 0-2 mln lekë, të cilën do ta ndryshojmë. Do ta kthejmë nga 0- 5 mln lekë/ xhiro në vit. Këto biznese nuk do të kenë taksa”, tha Rama.

Duke njoftuar se tashmë kemi një sistem të ri IT në tatime, kryeministri tregoi se nuk do të kemi më dalje të tatimorëve në terren.

“Nuk do të jenë më kontrolle të tilla, por do të jenë kontrolle në bazë të sistemit të IT, duke mbledhur të dhëna nga kasa fiskale dhe jep alarmin nga një xhiro që lëviz në mënyrë jo të drejtë”, tha Rama.

Por a po nxitojnë palët kryesore në politikë për të kopjuar njëra-tjetrën?

Në një tryezë të organizuar para pak ditësh, kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi: “Pjesë e këtij programi është taksa e sheshtë në nivelin më të ulët në Ballkan prej 9 %. Për biznesin e vogël parashikohet vendosja e pullës fiskale me vlerë 10 mijë deri në 50 mijë lekë të reja në varësi të xhiros nga 2 deri në 12 milionë lekë të reja, që është dhe tavani i ri i propozuar në platformën tonë për bizneset e vogla”.

Ndërkohë që PD premton se nuk do ketë burg për biznesin, mazhoranca e ka bërë një hap mbrapa të hënën.

Sipas saj, kush nuk lëshon kupon tatimor dënohet me gjobë deri në 1 vit burg.

Kështu u vendos pas një diskutimi mbi ndryshimet e paraqitura në Kodin penal, gjatë seancën se sotme të Komisionit të Ligjeve.

Gjatë diskutimit, shumica është tërhequr nga ndryshimet e parashikuara në projektligjin e dërguar në Kuvend, ku parashikohej një dënim prej 3 vitesh burg në rast se nuk lëshohej kupon tatimor.

Ky variant i parë i propozuar është ndryshuar tashmë, në vetëm 1 vit burg, gjatë votimit të së cilës deputetët e LSI dhe PDIU kanë dhënë aprovimin e tyre.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663