Kompania e mikut të afërt të Edi Ramës, biznesmenit të njohur Agron Papuli, e cila u akuzua nga opozita se ishte përzgjedhur si kontraktori i tenderit të përfolur të furnizimit të qeverisë me disa automjete luksoze “Jaguar”, rezulton se është skualifikuar nga KESH gjatë një tenderi, pasi rezultonte se kishte fatura energjie elektrike të papaguara.
Në kuadër vtë një procedure prokurimi të hapur me mjete elektronike, lidhur me blejren e disa autovetura për KESH sh.a me fond limit: : 23,533,000 (Njëzet e tre milion e pesëqind e tridhjetë e tre mijë ) Lek pa TVSH, me të ardhurat e vetë KESH sh.a, u njoftua se pjesëmarrës në procedurë kanë qenë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
- “AUTOELITE” sh.p.k me vlere të ofertës 21,900,000 lek pa TVSH.
- “CLASSIC” sh.p.k me vlere të ofertës 21,180,000 lek pa TVSH.
- “PORSCHE ALBANIA” sh.p.k , nuk ka paraqitur ofertë.
Në të dhënat e tenderit bëhet e ditur se është skualifikuar ofertuesi i mëposhtëm: “CLASSIC” sh.p.k, pasi rezulton të ketë detyrime të pa paguara minimalisht dy muaj, të energjisë elektrike, çka bie ndesh me kritetin 1.d të dokumentave të tenderit ku parashikohet: “Kandidati ofertues duhet të dorëzoje: Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri”.
Operatori Ekonomik “CLASSIC” sh.p.k. është pikërisht kompania e biznesmenin Agron Papuli, që pritet të furnizojë qeverinë me Jaguarë, sipas opozitës.