Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Gafa e doganave: Krahasojnë 6 mujorin me 9 mujorin, nxjerrin mallrat e akcizës me rritje të ndjeshme 

$
0
0

doganaMe sa duket, edhe shefit të qeverisë i raportojnë të dhënat e krahasuara sipas muajve të ndryshëm, që e nxjerrin dhe rënien si rritje të ndjeshme!

Ndërsa Financat kanë përdorur si një nga argumentet për ecurinë e dobët të të ardhurave, rënien e importeve të mallrave të akcizës, panorama vjen krejt e ndryshme nga të dhënat e Doganës. Nga grafikët e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në buletinin fiskal të 9 mujorit tregohet një rritje e ndjeshme me bazë vjetore e importeve të mallrave të akcizës për periudhën janar-shtator të një viti më parë (shiko grafikët më poshtë).

Kjo rritje na tingëlloi e palogjikshme, pasi të dhënat e raportuara nga financat për të njëjtën periudhë janë krejt të ndryshme. (Lexo: Bien importet e mallrave te akcizes)

Nga një vëzhgim i detajuar i të dhënave, rezulton se në grafiqet e tyre doganat kanë krahasuar të dhënat për 6 mujorin 2011-2014 dhe 9 mujorin e vitit 2015, çka ka sjellë dhe rritjen e lartë.  Nuk është hera e parë që doganat bëjnë një gafë të tillë, që mund të kapet me një sy të lirë, teksa edhe një vit më parë krahasuan të dhënat e katërmujorit me tremujorin, duke i nxjerrë sërish mallrat e akcizës me rritje të lartë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për 9 mujorin, importet e mallrave të forta të akcizës, karburante dhe cigare kanë vijuar me rënie në fund të periudhës 9-mujore në krahasim me një vit më parë.

Edhe eksportet me deklarata kontadiktore

Përgjatë gjithë këtij viti, ministri i ekonomisë dhe kryeministri kanë deklaruar disa herë për një rritje të fortë të eksporteve, ndërkohë që të dhënat e INSTAT kanë treguar se gjatë gjithë vitit eksportet kanë qenë me rënie, që për 9 mujorin ishte gati 4%. (Lexo: Pas Ahmetaj, edhe Rama mburret me rritjen imagjinare te eksporteve). Një deklaratë të tillë kryeministri Edi Rama e bëri dhe të premten e kaluar në konferencën e organizuar nga Banka e Shqipërisë me Universitetin e Oksfordit, kur tha se eksportet për 6 mujorin janë rritur me 11% (të dhënat e INSTAT raportojnë një rritje prej rreth 5% për periudhën në fjalë).

Me sa duket, edhe shefit të qeverisë i raportojnë të dhënat e krahasuara sipas muajve të ndryshëm, që e nxjerrin dhe rënien si rritje të ndjeshme!/Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663