Biznesi po shmang radhët e gjata në sportelet e QKR-së duke iu drejtuar plaformës elektronike për t’u regjistruar.
Vetëm gjatë ditës së sotme mësohet se janë regjistruar online 500 biznese.
Fushata ndërgjegjësuese që është ndërmarrë nga QKR në media, duket se po jep rezultate pasi në këtë mënyrë biznesi kursen kohë dhe familjarizohet me të gjitha shërbimet që ofrohen në portalin qeveritar e-Albania, jo vetëm për regjistrimin e një biznesi fillestar, por edhe për një sërë të tjerash.
Regjistrimi i një biznesi në rrugë elektronike nuk zgjat më shumë se 15-20 minuta dhe është i thjeshtë.
Kjo procedurë nuk është e thënë të bëhet nga administratori i sipërmarrjes, pasi mund të kryehet fare mirë edhe nga ekonomistja.
Vetëm duhet të bëni kujdes me saktësinë e të gjitë informacionit që kërkohet.
Për aplikimin online, individi/kompania duhet të krijojë profilin e tij në portal, nëpërmjet hedhjes së të dhënave të kartës së identitetit (SSN) në e-Albania (të cilat automatikisht verifikohen në databazën e gjendjes civile).
Me krijimin e profilit siindivid, ai do të mund të përdorë shërbimet elektronike, siç mund të jetë regjistrimi për herë të parë si biznes.
Krijimi i profilit të biznesit kalon në dy momente verifikimi:
Së pari, nëpërmjet kartës së identitetit, duke verifikuar të dhënat e individit në Regjistrin e Gjendjes Civile.
Së dyti, në regjistrin e QKR-së, ku verifikohet ekzistenca e biznesit.
Kreu i QKR-së, Vasilika Vjero, bën të ditur regjistrimi online i biznesit ka disa avantazhe, sidomos në ditët e fluksit, ku vetëm në ditët e para të muajit shtator, u regjistruan 4,847 biznese ose 3,8 herë më shumë se 2014.
“Ky lloj aplikimi bëhet pa pagesë apo kosto shtesë, kryhet në vetëm 8 orë; shoqërohet me ulje të numrit të vizitave me 30% në qendër dhe 10% në sportelet e rretheve.
QKR-ja e shikon këtë si një proces që do të forcojë besimin reciprok të administratës dhe biznesit, duke garantuar aplikimetë sigurta; shërbimetë shpejta, të pandërprera dhe pa kosto; rritjetë transparencës dhe uljen e korrupsionit”, – përfundon znj. Vjero.
Pikën të cilën duket se jo vetëm aktorët e tregut, por tashmë edhe QKR po thekson, është nevoja e patjetërsueshme e një eksperti të fushës në kryerjen e veprimeve.
Mund ta quajmë edhe “boom-ii ekonomistëve”, për të cilët duket se tashmë bizneset (kryesisht ata të vogla që nuk kanë pasur) duhet t’i drejtohen, jo vetëm për regjistrimet, por edhe në raste vështirësish apo pyetjesh të mëtejshme në zhvillimin e biznesit.
Znj. Vjero thekson edhe problematikat që po hasen në këtë proces, gjatë të cilave, regjistrimii një adrese të saktë duket ai mëi evidentuari.
“Duhet që patjetër subjekti ose personi fizik të japë gjatë regjistrimit një adresë të saktë dhe të vlefshme, pasi në të kundërt aplikimi nuk pranohet.
Një problem qëështë hasur shpesh është mungesa e kontratave të rregullta të qirasë, shumë biznese nuk kanë adresa të sakta, pasi nuk paguajnë kontrata të rregullta etj.”, – tregon znj. Vjero.
Këshillat e dhëna për regjistrimin online:
Biznesi duhet të ketë adresa të vlefshme email-i, pasi në të kundërt nuk vjen konfirmimi.
Te formulari i aplikimit,çdo shenjë me të kuqe duhet të mbushet në mënyrë të detyrueshme
Të bëhet kujdes te formulari i aplikimit te seksioni “Deklarime të detyrueshme” (ku janë xhiroja, sigurimet)
Të bëhet kujdes te “Nomenklatura e Veprimtarive” për të gjetur Kodin NVE (Të konsultohet faqja e INSTAT te seksionii Metodologjisë)
Personi njoftohet me email për përfundimin e aplikimit, nëse është pranuar apo jo. Më pas, nga QKR atij i dërgohet po me email Certifikata e Regjistrimit
Biznesi mund ta printojë këtë dokument dhe e mban nëambientet e subjektit të tij.
Gjithashtu ai mund të paraqitet pranë sporteleve të QKR për ta vulosur, por autoritetet tregojnë se kjo nuk ështëe detyrueshme dhe se nuk mund të sanksionohen, pasi vërtetësia e saj mund të verifikohet lehtësisht online.