Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj prezantoi një projektligj të ri për metrologjinë, i cili parashikon ngritjen e Inspektoriatit të Mbikqyrjes së Tregut, që do të jetë autoriteti përgjegjës për kryerjen e veprimtarive metrologjike dhe të mbikëqyrjes së tregut në vend.
Ministri Ahmetaj, tha se, ky ligj shndërron këtë autoritet në institucionin kryesor sa i përket mbikqyrjes së tregut, duke përfshirë brenda tij dhe funksionet e metrologjisë.
Por deputetët në Kuvend shprehën rezervat e tyre lidhur me shkrirjen e funksioneve shkencore, ligjore dhe inspektuese brenda të njëjtit institucion.
Projektligji krijon bazën ligjore për regjistrimin e të gjithë prodhuesve të produkteve të parapaketuara.