Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Shqipëria e fundit në rajon për zhvillimin e objektivave të OKB

$
0
0

Indeksi, i cili mat progresin e objektivave nga Kombet e Bashkuara për 2030, e vendos Shqipërinë në vendin e 63 në botë dhe të parafundit në rajon, për arritjen e këtyre objektivave.

Qëllimet përfundimtare të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals-SDG), nga Kombet e Bashkuara, i cili zëvendësoi Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit në vitin 2015, përfshijnë dhënien fund të varfërisë, të mbrojë planetin dhe të sigurojë prosperitet për të gjithë. Secili qëllim ka objektiva specifikë që duhet të plotësohen deri në vitin 2030.

Por, sa afër janë vendet për t’i përmbushur ato? Për të gjetur, organizata jofitimprurëse Bertelsmann Stiftung dhe Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së kanë krijuar një indeks të ri që mat performancën e tyre.

Indeksi i SDG, i publikuar sot, mat 149 vende, duke krahasuar progresin e tyre aktual me një matje bazë të marrë në vitin 2015, nga ku Shqipëria renditet në vendin e 63-të.

Serbia është e para në rajon e cila ka progresuar në arritjen e objektivave të vendosura, e renditur e 37-a në botë. Ndiqet nga Maqedonia, e 57-a, ndërsa me pozicionim më të ulët se ne është Mali i Zi, i 69-i.

Fushat ku kemi shënuar progres të lartë janë ulja e varfërisë, ulja e pabarazisë, përmirësim të mesëm në: edukim cilësor, barazia gjinore, konsum të përgjegjshëm, përmirësim klimatik, jeta në tokë, partnership për arritjen e objektivave dhe aspak progres në fusha si arritja e nivelit zero-uri, shëndet i mirë, rritje ekonomike dhe punë e mirë, inovacion në industri, paqe drejtësi dhe institucione të forta.

Performancë më të mirë në arritje kanë bërë shtete si Suedia, Danimarka dhe Finlanda, ndërsa të fundit në listë janë Kongo, Çadi dhe Afrika Qendrore./Monitor/

Capture5-263x300


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles