Image may be NSFW.
Clik here to view.Eksportet shqiptare kanë pasur një ecuri pozitive këtë 8 mujor.Të dhënat e Instat tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet janë rritur me 12% e ndikuar kjo sidomos nga grupi materiale ndërtimi dhe metale duke zbritur në vend të dytë fasonët.Por pavarësisht rritjes së eksporteve deficiti tregtar i vendit vijon të thellohet.
Trendi i eksporteve Made in Albania ka pasur një ecuri pozitive gjatë 8 muajve e krahasuar kjo me një vit më parë. Raporti i Instat për Tregtinë me Jashtë tregon se fasonët edhe pse kanë peshën kryesore në eksportet e vendit tonë kanë kaluar në vend të dytë. Ndërkohë që ndikimin kryesor në rritjen e eksporteve këtë periudhë e ka dhënnë nëngrupi materiale ndërtimi dhe metale me 5%.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i nisjes së punës në disa prej kompanive të mëdha industriale në vend.
Në total vlera e eksporteve në tetë muajt e parë kapi vlerën 177 mld lekë, duke u rritur me 12,8 %, krahasuar me një vit më parë. Thatësira e tejzgjatur gjatë këtyre muajve ka ndikuar që nëngrupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” të ketë ndikim negativ në ecurinë e eksporteve duke u ulur me -3,1 pikë përqindje.
Por pavarësisht ecurisë pozitive të eksporteve deficiti tregtar i vendit mbetet i lartë ritja e importeve po thellon defiçitin tregtar të vendit gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në 8 muaj deficiti tregtar u zgjerua dhe arriti vlerën 223 mld lekë, duke u rritur me 1,6 %, krahasuar me 2016.
Gjatë këtij tetëmujori, vendet me tëcilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Spanja me Kosova dhe Italia.Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Bullgaria ,Zvicra dhe Kroacia. Në periudhën Janar – Gusht 2017, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,6% të eksporteve në tërësi.