Ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffman i ka tërhequr veshin qeverisë shqiptare duke thënë se po merret shumë pak me çështjen e azilkërkuesve.
Sipas tij kjo është një çështje shumë serioze dhe kërkon vëmendje të veçantë.
Duke folur për Shqiptarja.com ai ka bërë publike edhe një listë me profesionet kërkuara në Gjermani.
“Tregu gjerman ka nevojë për një sërë profesionistësh, por personat që kanë shkuar me një procedurë azilkërkimi ia kanë hequr vetes mundësinë e punësimit”, tha Hoffman.
Ja profesionet e kërkuara në tregun gjerman:
- Inxhinier mekatronik
- Ekspert i sistemeve mekatronike
- Mekatronik bachelor
- Teknik mekatronik
- Inxhinier elektronik
- Inxhinier i industrise elektronike
- Inxhinier në Teknologji industriale
- Inxhinier ndërlidhës
- Teknik për mjete automatike
- Teknik në sistemet autonomë robotikë
- Elektroteknik
- Inxhinier ndërtimi
- Inxhinier rrufpritësesh
- Inxhinier elektrik
- Elektricist
- Inxhinier i Elektronikës infrastrukturore
- Teknik i pajisjeve elektronike
- Mekanik i makinave elektronike
- Inxhinieri industriale
- Teknik i pajisjeve fiskale
- Teknik i objekteve elektronike
- Programues elektronikë
- Rregullues frigoriferi
- Arkitekt
- Hidraulik
- Shofer treni
- Mjek profesional
- Infermier/e
- Teknik ortopedike
- Teknik anestezie
- Teknik kondicionerësh etj…