Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Cani: Aksioni kundër informalitetit nis më 1 shtator

$
0
0

edi rama dhe shkelqim caniMë 1 shtator do të nisë aksioni i madh i informalitetit, të cilin Ministri i Financave Shkëlqim Cani e ka prezantuar sot konkretisht para gazetarëve.

Ky aksion ka në qendër biznesin e madh dhe do të shtrihet kudo.

Krahas Ministrisë së Financave do të jenë të përfshira dhe institucione të tjera.

Cani tha se në hartimin e strategjisë së këtij aksioni ka pasur edhe konsultime me FMN, dhe takime të shpeshta dhe me vetë biznesin.

Në Shqipëri tha ministri Cani ka aktualisht 100 mijë biznese aktive. Rreth 33% e biznesit është e pafiskalizuar, dhe niveli i informaliteti është tek 50% vijoi ai.

Ky aksion synon rritjen e të ardhurave që do të ndihmojë qeverinë në disa drejtime.

“Qëllim final është ulja e nivelit të taskave, e borxhit publik dhe investimet. Kjo do të krijojë mundësi dhe për rritjen e pagave dhe pensioneve”, tha Cani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663