Plot 60 procedura tatimore do të lehtësohen për biznesin. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi në parim ndryshimet ligjore të qeverisë, ndërkohë që opozita nuk pati kundërshtime.
Drafti i jep përparësi biznesit duke i dhënë mundësi të vetëkorrigjojë deklarimet deri në 3 vjet. Kontrollet tatimore nuk mund të bëhen pa njoftim së paku 30-ditor, ndërkohë që po kaq ditë duhen për të çregjistruar një biznes, një problem ky që krijonte një zinxhir detyrimesh që nuk merrnin zgjidhje.
Apeli i biznesit ndaj vendimeve të fiskut shkon si strukturë nga Tatimet tek Ministria e Financave. Të gjitha vendimet e pro-biznesit të kësaj strukture nuk do të apelohen nga administrata në gjykatë.
Tjetër pikë e rëndësishme është mundësia e shlyerjes së detyrimeve nga bizneset me këste, në bazë të një marrëveshjeje që ato do të lidhin me Tatimet. Procedurat e reja tatimore parashikojnë gjithashtu ulje të gjobave.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh i hapur për ndryshime në diksutimin nen për nen. Madje, ai pranoi se është i gatshëm për futjen e kontrollit fiskal të kompanive që kanë marrëveshje hidrokarbure me qeverinë. Aktualisht ky funksion kryhet nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. /Citynews
Fjala e plotë e Ministrit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave:
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore” është mbi të gjitha një përpjekje e përbashkët me sipërmarrjen e cila filloi drejtpërsëdrejti në mars 2016 duke i kërkuar sipërmarrjes mendime dhe opinione për thjeshtësmin e procedurave tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, vetë paketa konsiderohet një paketë e thjeshtimit të procedurave tatimore dhe në vetvete shënon një kapitull të ri për klimën e biznesit në Shqipëri, duke e konsideruar, sikurse e kam theksuar disa herë, një revolucion në procedurat tatimore në 25 vite.
Në shtator të vitit 2015 qeveria vuri në zbatim një plan konkret veprimi kundër informalitetit, rezultatet e të cilit u reflektuan në rritjen e të ardhurave tatimore, stabilizmin dhe përmirësimin e kuadrit makroekonomik e treguesve fiskalë.
Plani i veprimit kundër informalitetit, u shoqërua në të njëjtën kohë me një sërë masash për thjeshtësimin dhe lehtësimin e proçedurave fiskale duke synuar reflektimin e pritshmërive dhe kërkesat e bizneseve në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit, konkurencës së ndershme dhe mirë-administrimit tatimor. Ky projektligj do të konsolidojë marrëdhënien me sipërmarrjen, për një sistem fiskal të qëndrueshëm me procedura tatimore të thjeshtuara duke synuar vetëpërmbushjen e detyrimeve.
Për hartimin e këtij projektligji Ministria e Financave zhvilloi nje proces të gjerë propozimesh, diskutimesh, konsultimesh të cilat përfshinë një sërë aktorësh të rëndësishëm: përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, Dhomat e Tregtisë vendase dhe të huaja, Shoqatat e biznesit, Këshillin Tatimor, Këshillin e Investimeve, Kompanitë Audituese, Avokatin e Tatimpaguesve, Ekspertë të fushës, administratat tatimore dhe doganore dhe patjetër institucionet ndërkombëtare si FMN dhe Komisioni Europian.
Janë konsultuar dhe shqyrtuar rreth 350 propozime, për një periudhë disa mujore permes nje procesi te hapur, transparent, duke ndryshuar, përmirësuar dhe sjellë në këtë draft-ligj, rreth 60 procedura të përmirësuara në favor të sipërmarrjes.
Ky projektligj sjell disa ndryshime të rëndësishme:
- Riorganizimi i administrates tatimore dhe sigurimi i pavarësisë së strukturave te Apelimit Tatimor dhe Avokatit te Tatimpaguesit
- Riorganizim i administrates tatimore mbi bazen e funksioneve, një ndryshim shumë i rëndësishëm, i strukturuar per t’i dhene prioritet funksioneve baze si analizes se riskut, kontrollit tatimor, mbledhjes se borxhit, rimbursimit, informimit dhe sherbimit te tatimpaguesve, si dhe riorganizim i Drejtorise Rajonale te Tatimpaguesve te Medhenj mbi baze sektoriale, për të rritur profesionalizmin ne fushën fiskale sipas sektorëve te ekonomisë me qellim ecjen me te njëjtin ritëm me zhvillimet e sipërmarrjes.
- Vendoset për herë të parë në legjislacionifn fiskal “Parimi i precedentit”, si detyrim për administratën tatimore.
- Detyrimi i administratës tatimore për publikimin dhe zbatimin uniform të precedentit për të gjithë tatimpaguesit në rrethana të ngjashme. Deri më sot, rëndom mund të ketë pasur trajtime të ndryshme në praktikë, për të njëjtën cështje. Tashmë, nëpërmjet precedentit dhe vendimmarrjes teknike, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përmes vendosjes së precedentit, garantohet procedim dhe trajtim i njëjtë për situata të njëjta, për të gjithë tatimpaguesit. Ky është një ndryshim cilësor, madhor.
- Detyrimi i administratës tatimore për botimin e buletinit përmbledhës të vendimeve të gjykatave si dhe unifikimi i qëndrimeve nëpërmjet përgatitjes se komentarëve për keto raste. Pra, nëse Gjykata e Apelit ka marrë vendime të formës së prerë për cështjë të caktuara, këto qëdrime, këto vendime, botohen dhe merren si referencë të përputhura me krijimin e precedentit për trajtime të njëjta në të ardhmen.
- Publikimi i opinioneve te Administrates tatimore.
- Detyrmi ligjor për informim, komunikim, unifikim, standardizim të zbatimit te ligjit.
- Publikim i informacionit të përditësuar për të mbajtur të informuar tatimpaguesit. Duhet të pranojmë që në shumë e shumë vite administrata tatimore ka caluar në informimin e përditësuar të tatimpaguesve. Besoj që është një nga instrumentet bazë të edukimit të tatimpaguesit dhe transparencës së administratës. Një administratë moderne nuk mund të mos e ketë këtë krah të funksionimit të saj, të fuqishëm, intensiv dhe të përditësuar.
- Rritjen e transparencës me tatimpaguesin për vendimet e Administratës tatimore dhe njoftim ne kohe dhe ne perputhje me afatet, per cdo procedure te ndjekur ndaj tatimpaguesve.
- Përmirësimin e proçesit të informimit dhe njoftimit të tatimpaguesve si një instrument i rëndësishëm në ndihmë të tatimpaguesve për zbatimin e legjislacionit fiskal;
- Procedura te qarta per çregjistrimin e bizneseve.
- Në të gjithë raportet apo sondazhet tona, apo duke iu referuar eskperiencave, edhe pse një biznes për arsyet e veta ka mbyllur aktivitetin, apo një NIPT, mbyllja e biznesit në QKR dhe në Tatime ka qenë një ëndërr e tmerrshme në 20 vite. Tashmë, në ligj, shkurtohen ndjëshëm afatet e cregjistrimit; njoftohen tatimpaguesit përmes një procesi transparent dhe hiqet detyrimi per deklarim përgjatë periudhës ne regjistrin pasiv. Pra, ndonëse në regjistrin pasiv, prej më shumë se 15 vitesh bizneset kane pasur detyrimin për deklarim, që nuk bën sens. E kemi hequr këtë detyrim.
- Nxitja e pajtueshmërisë vullnetare – këtu është bërë një revolucion i drejtpëdrejtë.
- Deklarim dhe vetekorrigjim i deklarates tatimore deri ne 36 muaj, nga 12 muaj qe eshte aktualisht. Pra tatimpaguesi mund të vetëkorrigjohet duke u lthyer mbrapa në kohë deri në tre vite, një instrument jashtëzakonisht shumë ndihmës për sipërmarrjen pëer të rritur përgjegjësinë tatimore në mënyrë vullnetare.
- Njoftim paraprak per kontrollin tatimor 30 dite para kontrollit – nëse do të bëhet një auditim i thellë tek sipërmarrja, pra jo një vizitë fiskale, sipërmarrja merr njoftim 30 ditë përpara, me ligj dhe kjo është gjithashtu një masë që ndërmerret për herë të parë. I është dhënë gjithashtu e drejta të negociojë datën e kontrollit nëse për arsye të ndryshme logjistike, është i papërgatitur.
- Mundesi për vetëpermbushje – edhe gjatë 30 ditëve para kontrollit, sipërmarrja ka të drejtë të vetëkorrigjohet duke reduktuar penalitetet, nga 100% ne 50 %.
- Afate te përcaktuara per fillimin dhe perfundimin e kontrollit
- Zgjatje e afatit jo me shume se 15 dite me miratim te Drejtorit te Pergjithshem. Ka pasur një precedent të zgjatjes së afatit të kontrollit pafund. Tani zgjatja e kontrollit nuk mund të jetë më shumë se 15 ditë, me miratim nga Drejtori i Përgjithshëm, me argumentim.
- Arsyetim i argumentuar per kryerjen e rikontrollit tatimor – në mbi 20 vite kemi parë absurditet në sjellje nga administrata, ku Drejtori i Përgjithshëm apo të tjerë në linjën e komandimit, ka urdhëruar rikontroll edhe të paargumentuar, vetëm për të vonuar rimbursimin apo “ngarkuar” sipërmarrjen. Sot me ligj, duhet të ketë një arsyetim të arguementuar për kryerjen e rikontrollit tatimor.
- Shkurtim i afateve te procedures se kontrollit per rimbursim me qellim realizimin ne kohe te rimbursimit
- Reformim i procesit te Apelimit tatimor
- Sigurimi i pavaresise ne vendimarje – Drejtoria e Apelimit Tatimor kalon strukture e pavarur ne Ministrine e Financave.
- Ngrihet Bordi per shqyrtimin e apelimeve tatimore për të siguruar një vendimmarrje të gjerë dhe kolegjiale.
- Vendimet në favor të tatimpaguesit nuk apelohen nga Drejtoritë Rajonale Tatimore. Pra vendimet e Apelit do të jenë të formës së prerë, pra finale për administratën tatimore, në rastin kur ato janë në favor të sipërmarrjes.
- Lejohet përdorimi i faturës tatimore kompjuterike.
- Nuk kufizohet nga numri i faturave
- Bëhet sipas një procedure të thjeshtë.
- Avokati i Tatimpaguesve
- Forcimi i rolit të AT. Kjo strukturë kalon pranë Ministrisë së Financave, në funksion të sigurimit të pavarësisë për një proces efikas për respektimin e të drejtave të tatimpaguesve.
- Marreveshja e pageses me këste – një instrument shumë i rëndësishëm i administratës dhe në linjë me tatimpaguesit.
- Qartësim i procedures dhe vendosje e kritereve të qarta për lidhjen e marrëveshjes së pagesës me këste.
- Marrëveshja lidhet në cdo kohë brenda 10 ditëve nga data e kërkesës.
- Duhet paguar një shumë bazë prej 20% në mënyrë që marrëveshja të hyjë në fuqi
- Mosllogaritje e gjobave gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes
- Zgjerim i mundesive per kryerjen e pagesave mbi 150.000 leke
- Nëpërmjet institucioneve financiare
- Njohja e pagesave që kryhen me kartë krediti. Këto janë reflektim i pengesave që ka pasur legjislacioni, i kërkesave të biznesit dhe thjeshtësimit të procedurës së pagesës.
- Kemi rishikuar një pjesë të madhe të dënimeve administrative tatimore
- Hiqet masa e konfiskimit dhe zëvendësohet me masa proporcionale duke synuar formalizimin nëpërmjet regjistrimit dhe lëshimit të faturës;
- Ulet dënimi për deklarim me vonesë nga 10.000 lekë në 5.000 leke;
- Hiqet dënimi për uljen e teprices kreditore;
- Rishikohen në ulje dënimet për pajisjet fiskale dhe kuponin tatimor, punonjës te padeklaruar;
- Rishikohen në ulje me qellim zbatimin e parimit të proporcionalitetit të denimit për moslëshimin e faturës;
- Reduktohen dënimet për mosafishimin e cmimit.
- Reduktohet dënimi për kompanite certifikuese të deklaratave tatimore
- Reduktohet dënimi për mospagesen në kohë te kësteve te Tatimit mbi Fitimin
- Mosaplikim i dënimit për punonjësit e papaguar të familjes;
Në vijim të masave të marra deri me tani, në kuader të thjeshtimit te procedurave per fermerët, eksportuesit, investitorët, me këtë projektligj vazhdojmë të konsolidojmë masat ligjore për eleminimin e hapësirave të sjelljeve abuzive ndaj sipërmarrjes, duke krijuar mekanizma rigorozë, të thjeshtë, të konsoldiuar e transparentë për rritjen e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet biznesit dhe administrates, si dhe krijimin, tashmë edhe përmes këtyre ndryshimeve ligjore, të një kulture të re të zbatimit dhe pajtueshmërisë vullnetare me ligjin, përmes parimit të vetëkorrigjimit.
Dua ta mbyll fjalën time duke ndarë me ju që ky proces ka zgjatur gati gjashtë muaj dhe ka pasur një intensitet të jashtëzakonshëm komunikimi me sipërmarrjen. Shumë nga ndryshimet janë të konsultuara deri në detaje me përfaqësitë e biznesit dhe intitucionet ndërkomabëtare, patjetër që drafti final është konsultuar edhe me departamentin fiskal të FMN dhe shpresoj që së bashku ta detajojmë dhe ta mbështesim.