Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me fermerë dhe banorë të Shishtavecit në Kukës. Ai e nisi fjalën e tij duke sulmuar ish kryeministrin Sali Berishën.
“Berisha quajti të bëra rrugët që nisi, por në fakt i la në gjysëm. Edhe e vetmja rrugë në vend me standarde, Rruga e Kombit është e papërfunduar, duhen edhe 100 milionë euro për ta mbyllur”, tha kryeministri.
Rama premtoi edhe rritje pagash e pensionesh për vitin e ardhshëm duke thënë se “Paga minimale do të jetë më e larta në rajon”.
Sipas Ramës, qeveria e shkuar i vendoste “taksë” kompanive që shtronin rrugët dhe për ti shtruar ato mori borxhe që më pas, sipas tij, u shlyen nga kjo qeveri.
“Kemi shyler 720 milionë dollarë borxhe për rrugët”, tha kryeministri Rama. /Citynews