Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Forumi Ekonomik Botëror: Korrupsioni në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm

$
0
0

davos_2013Forumi Ekonomik Botëror deklaroi se korrupsioni në Shqipëri është përkeqësuar dhe tani renditet si faktori kryesor që pengon biznesin. Në raportin e fundit mbi Indeksin e Konkurrueshmërisë Globale, Forumi raporton se vlerësimi i ponderuar i bizneseve për korrupsionin arriti në 23.6 pikë kur një vit më parë ishte vetëm 13.8 pikë.

Rrjedhimisht nëse vitin e kaluar korrupsioni renditej si faktori i tretë më problematik për bizneset në Shqipëri, këtë vit ai është faktori kryesor. Kjo pasi bizneset raportojnë një rritje të këtij fenomeni dhe ryshfeteve.

Në vendin e dytë pas korrupsionit, faktori tjetër me problematik renditen taksat e larta. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, barra e lartë e taksave vlerësohet me 21.3 pikë thuajse në të njëjtin nivel me vitin e kaluar.

Ndërsa në vendin e tretë, bizneset në Shqipëri kanë evidentuar si faktorin më problematik që i pengon mungesën e forcës së kualifikuar puntorë.

Renditja e e Forumit Ekonomik Botëror nxjerr zbuluar raportin e përvitshëm të Transparency International mbi korrupsionin të publikuar vetëm pak ditë më parë, e cila nuk raportoi ndonjë përkeqësim të ndjeshëm në nivelin e korrupsionit.

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror për Konkurrueshmërinë Globale hartohet përmes pyetjeve direkte tek drejtuesit e bizneseve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles