Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Etja për fitime po zgjeron me hapa të shpejtë investimet në institucionet jobankare

$
0
0

bankatInteresat e ulëta po orientojnë gjithnjë e më shumë kursimet e qytetarëve drejt formave më fitimprurëse të investimeve.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, tregu i fondeve të investimeve u zgjerua edhe me 7.3%, ndërsa fondet e pensioneve u zgjeruan me 19.8% në gjysmën e parë të vitit.
Në sistemin financiar shqiptar bëjnë pjesë dy fonde investimi aktive, aktivet neto të të cilave (rreth 72 miliardë lekë) arrijnë në rreth 5% të PBB-së.
Në krahasim me fundin e vitit 2015, aktivet e fondeve të investimit u rritën me 7.3%. Fondet numërojnë rreth 32,435 investitorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë individë.
Aktiviteti i tyre dominohet nga investime në titujt e borxhit të qeverisë në rreth 83.8% të aktiveve dhe pesha e këtyre investimeve ndaj PBB-së llogaritet në 4.1%.
Në gjysmën e parë të vitit 2016, në Shqipëri veprojnë tre fonde pensionesh private vullnetare.
Të dhënat tregojnë rritje të aktivitetit të fondeve të pensionit me 19.8% ndaj fundit të vitit 2015, në nivelin 1.1 miliardë lekë. Aktiviteti i fondeve të pensionit dominohet nga investime në titujt e borxhit të qeverisë me rreth 1 miliard lekë, në rritje me 18.6% ndaj fundit të vitit 2015.
Në fund të tremujorit të dytë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve të pensionit ishte rreth 14,840. Ky numër ka shënuar një rritje në krahasim me fundin e vitit të kaluar, por një rritje të konsiderueshme prej rreth 38% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë ky segment mban një peshë të vogël në ndërmjetësimin financiar në vend./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


PIJA ÇUDIBËRËSE ME KURKUMË (turmenik)


Urime Ditelindjen Shoqe


Salloni i ondulimit LADY A&L ne Prishtine


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta