
Sipas raportit, vlerësimi i ekonomisë shqiptare është përmirësuar nga 3.93 pikë që ishte një vit më parë, në 4.06 pikë në një sistem vlerësimi, ku 1 është ekonomia më e dobët ndërsa 7 konsiderohet ajo më konkurruesja.
Forumi ekonomik botëror vëren se Shqipëria ka shënuar përmirësim në 3 nga 4 shtyllat kryesore, që janë fuqizimi i institucioneve, ambientin makroekonomik dhe shërbimin shëndetësor dhe ai arsimor. Sipas forumit ekonomik botëror, me këtë renditje ekonomia shqiptare ka lënë pas për nga konkurrueshmëria shumicën e vendeve të rajonit, përfshirë, Greqinë, Serbinë Malin e Zi dhe Bosnjën.
Pjesë e indeksit të konkurrueshmërisë është edhe një vlerësim i detajuar për çdo vend mbi faktorët më problematik të biznesit. Sipas forumit ekonomik botëror, në shqipëri bizneset konsiderojnë si faktorin më problematik korrupsionin. në vendin e dytë renditen barra e taksave dhe në vendin e tretë mungesa e forcës së kualifikuar punëtorë.
Raporti i konkurrueshmërisë globale konsiderohet si një nga treguesit më të plotë mbi gjendjen e një ekonomie duke integruar brenda tij mbi 140 indekse, nga ambienti makroekonomik tek zhvillimi i infrastrukturës dhe treguesit human e social.
/ Top Channel