Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Buxheti i rrugëve shkurtohet me 12%, rikthehet rreziku për detyrime ndaj biznesit

$
0
0

bisBuxheti i rishikuar nëpërmjet aktit normativ ka shkurtuar fondet për infrastrukturën rrugore me 8.2% dhe ato për transportin detar me 45%.

Këto shkurtime që lidhen direkt me infrastrukturën nuk e kufizojnë ndikimin e negativ vetëm në mosrealizimin e projekteve, por ka rrezik të rikthejnë sërish borxhet e qeverisë ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve.

Buxheti i ministrisë së Transportit me rishikimin është shkurtuar me 12 për qind. Fondi i transportit rrugor është shkurtuar me 1.7 miliardë lekë, fondet për ujë dhe kanalizime janë shkurtuar me 17 për qind ose me 2.6 miliardë lekë dhe fondet për transportin detar janë shkurtuar me 45%.

Shkurtimi i buxhetit në mes të vitit sidomos për transportin rrugor ka qenë shkaktari kryesor në vitet e mëparshme për krijimin e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve që kishin kontrata punimesh në rrugë. Duke qenë se tenderimet në fillim të vitit bëhen duke marrë në konsideratë fondet që ka parashikuar buxheti, shkurtimi i tyre në mes të vitit krijon detyrime të kompanitë kontraktore me qeverinë.

Nisja e punëve publike të pambuluara me financim ka ulur eficencën e këtyre investimeve duke çuar në shpërdorimin e parave publike.

Në këtë situatë dhe përballë kërkesave të FMN-së për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt, qeveria ka bërë një rivlerësim te të gjitha projekteve ekzistuese. Në bazë të këtij rivlerësimi, Këshilli i Ministrave do të përcaktojë një listë, në të cilën do të jenë të renditura projektet që do të financohen. Lista sipas marrëveshjes me FMN duhet të ishte bërë publike para qershorit të këtij viti dhe ato projekte, të cilat nuk janë pjesë e saj, do të anulohen.

Paralelisht në kontratat e reja që nënshkruhen për punët publike, Ministria e Financave ka kërkuar vendosjen e një klauzole, sipas të cilës, nëse projekti avancon më shumë se sa fondi i buxhetuar, kontrata bëhet nul dhe kompania nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti./Monitor

Buxheti fillestar 2015 Buxheti i rishikuar diferenca e vlere Diferenca ne %
Ministria e Transportit dhe infrastrukturës 40,357,330 35,354,181 -5,003,149 -12.4
Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi 503,000 508,000 5,000 1.0
Transporti rrugor 21,807,129 20,016,314 -1,790,815 -8.2
Mbështetje për studime në transport 20,230 20,430 200 1.0
Transporti Detar 1,199,500 654,565 -544,935 -45.4
Transporti Hekurudhor 786,800 784,300 -2,500 -0.3
Transporti Ajror 28,000 28,000 0 0.0
Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime 15,612,671 12,942,572 -2,670,099 -17.1
Menaxhimi i Mbetjeve Urbane 400,000 400,000 0 0.0

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663