Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Mega Outlet në ish Casa Italia, 50 dyqanet e reja që këtë vit

$
0
0

megaShoqëria “Erjol &A” do të zhvillojë qendrën tregtare ish Casa Italia nëpërmjet një kompanie tjetër menaxhimi, Mega Outlet. Duke ju përshtatur kërkesave të reja të tregut, burimet zyrtare të “Erjol& A” bënë me dije se, për rikonceptimin e Qendrës kontaktoi dhe u dakordësua me kompaninë ndërkombëtare “Mega Outlet” për një një menaxhim të, në konceptin e zhvillimit të Qendrës Tregtare me dyqane outlet nga firmat dhe brand-et më të njohura ndërkombëtare.

Mega Outlet është një kompani që merret me menaxhimin/zhvillimin e Qendrave tregtare të konceptit me dyqane outlet. Ky koncept zhvillimi i përhapur këto 20 vitet e fundit edhe në Europë i mungonte tregut shqiptar. Për këtë qëllim idea u përkrah dhe po materializohet në këtë Qendër Tregtare duke qenë se ka pozicionin, hapësirat dhe mundësitë për të zhvilluar nëj projekt të tillë dhe hapet për herë të parë dhe është e vetme në shqipëri, bënë të ditur të njëjtat burime

Mega Outlet në projektin e saj, në një të ardhme të afërt brenda vitit 2015, janë hapur dhe do të hapë rreth 50 dyqane nga firmat dhe brand-et si më poshtë:

Triumph; Jennyfer; Adidas-Reebok; Asics-Superga-Lotto-Crocs-Onitsuka Tiger; Fila-Arena-Saucony; Champion, E Tennis-E Running; Wesc; Skechers; Diadora; Edëard; Replay, More & More – Julia Bergovich; Admiral; Body Talk; Clarcs; Patrizia Rigotti, SunGlasses Store; Bicycle Store, etj..

Mega Outlet ka si synim te saj qe brenda vitit 2016 të sjellë dhe të hapë 120 dyqane outlet të firmave dhe brand-eve të tjera.

Mega Outlet kërkon të sjellë në Shqipëri atë që ka tregu europian, ku hapja e Factory Outlet Center dhe/ose Village Outlet i kanë sjellë nëj zhvillim vendeve ku janë hapur dhe kanë bërë të prekshme për konsumatorin artikujt e firmave dhe brand-eve të njohura botërore, madje në shumë vende janë kthyer edhe në atraksione turistike.

Menaxhimi e qendrës tregtare nga Casa Italia duket se, nuk ka funksionuar, kur pas krizës së vitit 2008 konsumi nisi rënien me shpejtësi dhe konkurenca u shtua./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663