Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Buxheti rikthim me këmbë në tokë, të ardhurat për 2016 rritje me 6%

$
0
0

Duke marrë në konsideratë zhvillimet zhgënjyese në të ardhurat buxhetore të këtij viti, qeveria është treguar me moderuar në parashikimet për vitin që vjen.

Projektbuxheti i 2016 është ravijëzuar në treguesit kryesore, të cilat do të jenë objekt i konsultave dhe ndryshimeve të mëtejshme deri në miratimin nga Kuvendi në vjeshtë vonë.

Mirëpo sipas të dhënave të fundit që janë inkuadruar në programin e ri ekonomik të ardhurat buxhetore për vitin që vjen pritet të rriten me 6 për qind ose më pak se, gjysma e ritmeve të rritjes së parashikuar në buxhetin fillestar të këtij viti.

Parashikimet e qeverisë duken me të logjikshme duke parë se, të ardhurat në fund të periudhës shtatëmujore janë vetëm 5 për qind më të larta se një vit më parë edhe pse ndikimin të lartë dhanë të ardhurat jotatimore 18 miliardë lekë (nga shitja e licensave 4G) të cilat do të mungojnë vitin që vjen.

Por gjithsesi me një rritje ekonomike që parashikohet 2.9% më 2016, pjesa tjetër e të ardhurave mbi 3.1 % do të ndahet ndërmjet mirëadministrimiti fiskal dhe politikave të reja të taksave.

Rritje më të larta janë parashikuar dhe tatimin mbi të ardhurat dhe TVSH-në përkatësisht me 6.9 % dhe 8.2%.

Qeveria pret të grumbullojë 21 për qind më shumë të ardhura nga pushteti vendor dhe pret të arkëtime 23% më të ulta nga të ardhurat jotatimore.

Megjithë vështirësitë për të rritur të ardhurat në nivelin e pritshmërive, Shqipëria ka ende hapsira të pashfrytëzuara në drejtim të administrimit fiskal, pasi rendimenti i arkëtimeve në raport me PBB është10 për qind më i ulët se, mesatarja rajonale.

Plan 2015 Parashki 2016 Ndry. Ne vlere Ndrysh ne %
TOTALI TË ARDHURAVE 398,210 422,984 24,774 6.2
Tëardhuratatimore 355,610 383,504 27,894 7.8
Ngatatimetdhedoganat 272,358 293,012 20,654 7.6
Tatimi mbi vlerën e shtuar 131,203 141,913 10,710 8.2
Akcizat 49,625 51,610 1,985 4.0
Tatimi mbi të ardhurat personale 37,809 40,418 2,609 6.9
Të ardhura nga pushteti lokal 12,563 15,302 2,739  

21.8

Të ardhura nga fondet speciale 70,689 75,191 4,502 6.4
Tëardhurajo-tatimore 30,600 24,480 -6,120 -20.0

Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663