Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Konsumi bie me 1.2%, shkak shlyerja e faturave të energjisë

$
0
0

radhet e gjataKonsumi privat regjistroi rënie vjetore me 1.2% në tremujorin e parë, duke reflektuar zhvendosjen e burimeve financiare drejt pagimit të faturave të prapambetura të energjisë elektrike, por edhe prirjen e konsumatorëve për të kursyer, njoftoi Banka e Shqipërisë në analizën e fundit për zhvillmet ekonomike ne vend.

Sipas Bankës, burimet e financimit të konsumit privat u mbështetën nga rritja e remitancave dhe e kredisë konsumatore. Ndarja më e detajuar e treguesve afatshkurtër dhe e vlerës së shtuar sipas sektorëve mundëson vlerësimin e konsumit familjar sipas grupeve kryesore të klasifikimit.32

Rënia e konsumit u reflektua në masën më të madhe në tkurrjen e shpenzimeve konsumatore për mallrat e qëndrueshëm. Nga ana tjetër, shpenzimet për mallra për përdorim afatshkurtër dhe për shërbime janë rritur.

Bazuar në rezultatet e rubrikës së veçantë të vrojtimit të besimit konsumator për tremujorin e dytë të vitit, arsyet kryesore të kursimit ishin pasiguria për të ardhmen dhe zhvendosja e konsumit në një kohë më të vonë.

Më konkretisht, 46% e konsumatorëve të pyetur kursejnë për të pasur fonde në dispozicion për të papritura dhe 39% për të konsumuar në të ardhmen.

Treguesit afatshkurtër të konsumit privat sugjerojnë kontribut të ulët por pozitiv në rritjen e kërkesës agregate në tremujorin e dytë. Përmirësimi i besimit të konsumatorëve dhe i besimit në sektorin e shërbimeve sugjeron rritje të shpenzimeve konsumatore në tremujorin e dytë.

Konsumi privat klasifikohet në 4 kategori sipas jetëgjatësisë dhe qëllimit të përdorimit: (i) mallra të qëndrueshme, të cilat përfshijnë mallra që mund të përdoren mbi 3 vjet (si për shembull mobilie, elektroshtëpiake, vetura etj), (ii) mallra gjysmë të qëndrueshme të cilat mund të përdoren nga 1 deri në 3 vjet (veshje, këpucë etj), (iii) mallra jo të qëndrueshme të cilat kanë një kohë të shkurtër përdorimi, zakonisht më pak se 1 vit (ushqime, karburant, energji etj.) dhe (iv) shërbimet./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


Shume Urime per TY !


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan


Dhoma e qera 60 euro studenta


Olta Gixhari nxeh skenën me kërcimin seksi (VIDEO)


Kaçak - EjaShiko.com pj.34


Duaja pas ngrënjes së ushqimit


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Apartament per shitje ne Plazh


Harta e Kosoves