Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Shpërthen zemërimi ndaj qeverisë, reagon edhe PD

$
0
0

shkembimRrallë ndonjëherë ka pasur kaq shumë zemërim online ndaj qeverisë.

Shumë komentues vazhdojnë të komentojnë faktin se nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në botë.

Pas lajmit të Top Channel se shqiptarët po vërshojnë drejt Maqedonisë për të mbushur makinën me naftë, pasi është shumë më lirë, një dëshmi vjen tek Jeta Osh Qef.

Një komentues thotë se ka blerë naftën atje me një çmim 700 lekë të vjetra më lirë se në Shqipëri.

Pas këtij zemërimi, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

“Qytetarëve shqiptarë po u kushton çdo ditë e më shumë çmimi në rritje i karburantit, një darë financiare që sjell rrënim e varfëri. Çmimi i naftës sot duhej të ishte të paktën 240 lekë më i lirë nëse nuk do të ishte taksa Rama.

Çmimi më i lartë i karburantit në rajon e më gjërë, ka sjellë për shqiptarët dhe kosto të tjera shtesë në çdo produkt e sektor të jetës që ndikohet nga transporti dhe prodhimi përmes naftës.

Qytetarët tanë sot e paguajnë naftën afërsisht sa finlandezët, danezët e suedezët, kur dihet se të ardhurat tona janë disa herë më të ulëta se në këto vende.

Ndërsa çdo ditë dëgjojmë lajme për ulje te çmimit të naftës në Europë e në mbarë botën, në Shqipëri ka vetëm rritje dhe ka raste kur çmimi shkon deri në 1900 lekë litri.

Kjo skemë rrënuese financiare për xhepat dhe familjet shqiptare mbahet me forcë nga qeveria dhe Edi Rama, përmes taksave dhe favorizimit të klientelës së tyre.

Çmimit të lartë të naftës, i është shtuar edhe kontrabanda masive e miqve të kryeministrit që kanë përfituar deri në 100 milionë dollarë, para këto që kanë përfunduar në xhepat e qeveritareve te korruptuar, dhe jo në rrugë, shkolla, kopshte, rritje pagash e pensionesh.

Ulja e çmimit të naftës dhe zhdukja e kontrabandës dhe evazionit është pjesë e platformës së Partisë Demokratike për shpëtimin e ekonomisë së vendit.

Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta ulë çmimin e naftës duke hequr menjëherë taksën Rama prej 240 lekë për litër, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit,” thuhet në deklaratën e PD.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663