Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Deputeti i LSI: Të rishikohet taksa progresive

$
0
0

perparim spahiuPartia Socialiste mendon se taksa progresive ka qenë një sukses.

Por nuk duket e këtij mendimi aleatja kryesore, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Pas kryetarit, Ilir Meta, që deklaroi se taksat nuk po krijojnë vende pune, tashmë një deputet i LSI kërkon rishikimin e taksimit progresiv.

Përparim Spahiu thotë për gazetën Shqip se duhet të rishihet fasha 300 mijë lekë, pasi ka rritur abuzimet me taksat.

“Fakti që paga mesatare është jo larg pagës tavan prej 30 mijë lekësh, që nuk tatohet, bën që ky mekanizëm të jetë kthyer në sistemi abuzimi, besoj se Ministria e Financave e di që në këto dy vite është rritur numri i pagave deri në këtë shumë”.

“Personalisht them se duhet parë, diskuuar më me qetësi, tatimi progresiv. Normalisht është tatim që aplikohet në vendet e zhvilluara. Po tatojmë 23 përqind jo shtresën e pasur në Shqipëri, por atë të mesme, më konsumatoren, ajo që ka mundësitë të marrë kredi për shtëpi, të blejë makinë, të bëjë pushime apo edhe të dalë çdo natë për të konsumuar diçka. Po ashtu kemi lënduar dëshirën për punë ekstra te një pjesë e gjerë intelektuale. Skema aktuale nuk duket aq incentivuese për shumë fasha tatimpaguesish”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663