Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

A po e humbet Rama luftën me “sistemin”?

$
0
0

Presion ndërkombëtarKur sapo kishte fituar zgjedhjet, Edi Rama do t’i përgjigjej habisë së gazetares së Hard Talk në BBC se është zgjedhur për të bërë gjëra të vështira, ndaj nuk kishte pse të çuditej me programin që parashikonte hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, zëvendësimin e taksës së sheshtë me atë progresive dhe uljen e taksave për 95 përqind të popullsisë.

“Është e vështirë ta marrësh me mend se si do ta përballoni këtë program që parashikon hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, zëvendësimin e taksës së sheshtë me atë progresive dhe uljen e taksave për 95 përqind të popullsisë…” pyeste gazetarja e BBC.

“Prandaj jam zgjedhur që të bëj gjëra të vështira…”, përgjigjej Rama.

Lufta ndaj korrupsionit ishte kali i betejës për të krijuar të ardhura.

Edhe aty Edi Rama deklaroi se sistemi jo njerëzit janë problemi. Në Shqipëri do të korruptoheshin edhe gjermanët.

“Unë besoj fuqishëm së kur dikush duhet të luftojë korrupsionin dhe i duhet të përballët me problemet e thella të krijuara nga korrupsoni, duhet ta fiksojë gjithmonë në mendje se është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo e kundërta. Unë besoj fort  se lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin i sistemit…”.

Shembulli konkret ishte mosmbledhja e të ardhurave nga doganat e tatimet për shkak të korrupsionit të ngritur në sistem.

“Për shembull kemi një problem shumë të madh dhe të vjetër në menaxhimin e doganave dhe mbledhjes së taksave, ku ka shumë korrupsion”.

Kryeministri i votës së 23 qershorit kishte menduar dhe për procedurat që do të rregullonin sistemin dhe për të huajt që do t’i nxirrnin doganat nga korrupsioni

“Prandaj po punojmë fort që të vendosim procedura të reja dhe të kërkojmë ndihmë nga trupa ndërkombëtare si përshembull Crown Agents, agjencia britanike që ka shënuar histori suksesi në Bullgari, Ukrainë, Slloveni, Maqedoni etj…”.

Kur e mendon… gjysma e mandatit kaloi. Por Edi Ramës rezulton se nuk po i funksionon sistemi dhe as njerëzit e rinj vendas e të huaj që punësoi për Rilindjen.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat vetëm 6- mujorin e parë të këtij viti janë në pikiatë dhe buxheti u ul me plot 16.3 miliardë lekë.

Crown Agents nuk i rezultoi aq produktive sipas një letre që ministri i Financave i dërgoi FMN-së.

Vetë Fondi nga ana e tij refuzoi të firmosë këstin e radhës me qeverinë shqiptare.

Në gjithë këto rrethana, në shenjë pohimi që as sistemi i tij nuk funksionoi jashtë korrupsionit, kryeministri paralajmëroi një aksion të ashpër kundër evazionit dhe më pas rishikimin e sistemit fiskal.

Një draft për tatimin e pagave të ulëta ishte një projekt i ri, kundërshtimi i fortë i të cilit bëri që ministria të tërhiqej brenda 48 orëve nga publikimi në media.

Shifrat për vendet e punës janë të diskutueshme, fakt është ngrirja e pagave, rritja e kostos së jetesës dhe azili si rrugëdalja e mbetur për mijëra shqiptarë që lanë vendin të paktën që nga janari i këtij viti./ABC News


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663