Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Projektudhëzimi i plotë: TVSH-ja të rimbursohet në bazë risku

$
0
0

caniMinistria e Financave ka shpërndarë një draft udhëzim për procedurat tatimore në grupet e interesit. Ndër të tjera administrata tatimore orientohet të dibsubrësojë TVSH me bazë rrisku.

Ja udhëzimi i plotë

PROJEKT –UDHEZIM

Nr. ____ , Datë _______2015
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE UDHEZIMIN NR. 24 DATE 02.09.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 9920 date 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar Ministri i Financave,
UDHËZON

1.Kudo në përmbajtjen e pikës 7, hiqen fjalët “në burim”.

2.Pika 21 ndryshon në përmbajtje si më poshtë:

21.1 Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, i lihen deri në 2% të të ardhurave tatimore të mbledhura, si fond për investime për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës së mbledhjes së të ardhurave dhe për shpërblime stimuluese të personelit të administratës tatimore, sipas masës së miratuar çdo vit me Urdhër të Ministrit të Financave.

21.2 Personeli i administratës tatimore motivohet nëpërmjet shpërblimeve, bazuar në efektivitetin e punës së tyre, por edhe në kryerjen e një pune me rrezikshmëri të lartë në funksione të caktuara.
Në përcaktimin e masës së shpërblimit merren parasysh treguesit individuale të performancës, sipas arritjes së objektivave, bazuar në gjykimin dhe vlerësimin e eprorëve direkte dhe në raportet e kontrollit të brendshëm e të jashtëm.
Shpërblimet stimuluese jepen nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve me propozim të eprorit direkt të punonjësit, të miratuar nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm ose Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore sipas organizimit.

3.Pas pikes 28.2 shtohet pika 28.3 me përmbajtjen si më poshtë:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet strukturave të saj që ndjekin çështjet tatimore pranë organeve gjyqësore, publikojnë në linkun e krijuar posaçërisht për këtë qëllim në faqen zyrtare të internetit, vendimet e formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese.
Publikimi i këtyre vendimeve bëhet duke respektuar rregullat për publikimin e informacionit, në mënyrë që tatimpaguesit të jenë të informuar mbi praktikën gjyqësore lidhur me çështjet tatimore. Çdo tatimpagues nëpërmjet këtij publikimi do të sigurohet që të ketë akses për të marrë informacionin që kërkon mbi vendimet e gjykatave për çështje tatimore, gjithmonë në respektim të rregullave të publikimit të informacionit.

4.Në pikën 46.1.2 shprehja “20 mijë lekë” zëvendësohet me shprehjen “40 000 lekë”

5.Në pikën 47 të udhëzimit fjalët “për taksën vendore të biznesit të vogël” zevendësohen me fjalët “ Për sistemin e taksave vendore”.

6.Pika 55 ndryshon në titull dhe në përmbajtje si më poshtë:

55. Detyrimi për përdorimin e Pajisjeve fiskale dhe për vendosjen e sistemeve të monitorimit të qarkullimit.
55.1 Tatimpaguesit që kryejnë qarkullimin e mallrave ose shërbimeve për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të përdorin sistemin fiskal nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme të kuponit tatimor.
Këta tatimpagues, janë të detyruar të pajisen, të përdorin dhe mirëmbajnë pajisjet fiskale në përputhje me dispozitat e Vendimit te Këshillit te Ministrave Nr. 781, date 14.11.2007 “Për karakteristikat teknike e funksionale te pajisjeve fiskale, sistemit te integruar te kompjuterizuar për transferimet periodike, automatike te deklarimeve financiare, sistemit te komunikimit për procedurën e dokumentacionin për miratimin e tyre dhe për kriteret për pajisjen me autorizim te shoqërive te autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale” dhe akteve te tjera nënligjore ne zbatim te tij.

55.2 Tatimpagues në sektorë të veçantë të ekonomisë siç përcaktohet në VKM janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sisteme të monitorimit të qarkullimit.

7.Pika 68.5 e udhëzimit ndryshon si më poshtë:

68.5 Shuma e detyrimit tatimor e detyrueshme për t’u paguar ose shuma e teprices së kredisë, sipas deklaratës tatimore, me vlerë deri në 100 (njëqind) lekë, vlerësohet si detyrim ose kredi me vlere zero dhe për shuma të tilla nuk bëhet vlerësim tatimor nga administrata tatimore.
8.Ne piken 72.1, pas pikës d) shtohet pika e) me përmbajtjen:

e) Të dhëna për çmimet e tregut të mallrave dhe shërbimeve të ngjashme, çmimet e referencës së qirave siç përcaktohen në Vendimin e Këshillit të Ministrave për këtë qëllim.

9.Titulli dhe në përmbajtje pika 73 ndryshon si vijon:

73. E drejta e administratës tatimore për të bërë vlerësim tatimor si dhe e drejta e tatimpaguesit për të kërkuar tepricën kreditore.

10.Pas pikës 73.3 shtohet pika 73.4, me përmbajtjen:

73.4 E drejta e tatimpaguesit për të kërkuar rimbursimin e tepricës kreditore të çdo lloj tatimi përfshirë tatimin e paguar tepër parashkruhet kur kanë kaluar 5 vjet nga data e dorëzimit të deklaratës tatimore përkatëse.

11.Pika 75/1 ndryshon në titull dhe përmbajtje si më poshtë:

75/1. “Mënyra dhe proçedura për rimbursimin e TVSH-së së miratuar dhe për kompensimin e detyrimeve tatimore me TVSH-në e rimbursueshme” ndryshon si më poshtë:

Pika 75/1.1 ndryshon si më poshtë:

75/1.1 Personi i tatueshëm në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 77 të Ligjit për TVSH-në ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e TVSH-së nëpërmjet kërkesës për rimbursim. Gjithashtu me kërkesën për rimbursim përcaktohet shuma që do të kalojë për kompensim të detyrimeve tatimore të papaguara, nëse ka të tilla, përveç detyrimeve për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, si dhe shumën që do t’i rimbursohet nëpërmjet thesarit.

Pika 75/1.2 ndryshon:
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve nëpërmjet strukturave përkatëse të administratës tatimore brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim dhe 30 ditëve për tatimpaguesit eksportues kryejnë proçedurën e rimbursimit sipas këtij udhëzimi dhe miraton tepricën e tvsh-së së zbritshme si të rimbursueshme. Kur është e nevojshme sipas analizës së riskut Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së e cila shqyrton kërkesën për rimbursim si dhe kryen të gjithë proçedurën e rimbursimit i kërkon Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse të ushtrojë kontroll tatimor përpara miratimit të shumës së rimbursueshme.

1.Rregullat e rimbursimit
Rimbursimi i TVSH-së kryhet nëpërmjet sistemit të thesarit:
a) brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së eksportuesve të kategorizuar sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”;
b) brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për tatimpaguesit që nuk kategorizohen më sipër.

Afatet e përcaktuara për rimbursimin e TVSH- së sipas kategorive të personave të tatueshëm fillojnë nga data e kërkesës për rimbursim të TVSH-së, kërkesë e bërë nëpërmjet formularit “Kërkesë për rimbursim të TVSH-së” sipas modelit të miratuar, në Drejtorinë e Rimbursimit të TVSH-së në DPT, datë e cila është e njëjtë me datën e pasqyrimit te formularit “Kerkese per rimbursim te TVSH-se”në sistemin informatik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Rimbursimi i TVSH-së kryhet sipas një proçedure të bazuar në analizën e riskut për rimbursim. Kriteret e riskut janë objektive dhe zbatohen me drejtësi për të gjithë tatimpaguesit. Trajtimi i kërkesave mund të ndryshojë në varësi të shkallës së riskut dhe vlerës së TVSH-së te kerkuar per rimbursim.
Administrimi i procesit të rimbursimit të TVSH-së kryhet në përputhje me rregullat me bazë riskun të vendosura ne Regulloren e miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve të cilat i njoftohen Ministrisë së Financave dhe publikohet ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

Me marrjen e kerkeses per rimbursim fillimisht verifikohet nese kerkesa eshte bere nga nje tatimpagues eksportues ose jo.
Eksportues per qellime te ketij udhezimi konsiderohen eksportuesit e kategorizuar sipas VKM-se nr. 953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar“ per qellime te rimbursimit te TVSH-se.
Nëse sipas kritereve të VKM-së tatimpaguesi eshte eksportues me risk zero, per periudhen per te cilen kërkon rimbursim, atëherë kërkesa nuk i nënshtrohet analizës së riskut për rimbursim dhe rimbursohet automatikisht.
Nese tatimpaguesi nuk eshte eksportues me risk zero (eksportues 100%), por i nenshtrohet regjimit te perpunimit aktiv ose eshte eksportues mbi 60% atehere duhet te rimbursohet brenda 30 diteve por duke iu nenshtruar me parë analizës së riskut.
Nëse tatimpaguesi nuk është eksportues atëhere kerkesa per rimbursim i nenshtrohet procedures normale te rimbursimit duke iu nenshtruar analizes se riskut per rimbursim.

Kerkesat per rimbursim të cilat pas shqyrtimit nga Drejtoria e Rimbursimit te TVSH-së në DPT konsiderohen pa risk, do te proçedohen me rimbursim automatik të shumës e kërkuar, duke mos kryer kontroll të personit të tatueshëm përpara se të miratojë rimbursimin e TVSH-së, ndërsa për kërkesat e tjera të cilat vlerësohen me risk rimbursimi i shumës së kërkuar do të kryhet nëpërmjet thesarit pas kontrollit nga zyra ose kontrollit në vend.

2.Proçedura e rimbursimit

2.1 Çdo person i tatueshëm, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 77 të Ligjit “Per TVSH-ne”, ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e TVSH-së.

2.2 Per kete ai ploteson formularin “Kerkese per rimbursim te TVSH-se”, sipas modelit te miratuar. Aplikimi behet elektronikisht dhe i kalon per trajtim Drejtorise se rimbursimit te TVSH-se, në DPT. Kjo kerkese regjistrohet automatikisht ne rregjistrin e posacem te rimbursimit te Tvsh-se sipas nje rendi kronologjik.

2.3 Kjo drejtori kryen dhe përfundon procesin e verifikimit paraprak të kërkesës për rimbursim në lidhje me:
a. Përputhshmërinë e shumës së kërkuar për rimbursim sipas formularit “Kërkesë për rimbursim”, me shumën e TVSH-se se zbritshme qe rezulton ne llogarine e tatimpaguesit.
b. Plotësimin e kërkesave ligjore mbi kërkesën për rimbursim, të cilat konsistojnë në:
i. Për tatimpaguesit e përcaktuar eksportues sipas VKM-së për këtë qëllim, verifikimin e plotësimit të kriterit ligjor, nëse teprica e tvsh-se se zbritshme te kërkuar për rimbursim është më e madhe se 400.000 lekë;
ii. Për tatimpaguesite tjerë joeksportues, verifikimin e plotësimit të kriterit ligjor, nëse rezulton me TVSH te zbritshme per secilen nga tre periudhat e njepasnjeshme, shume e cila pas ketyre tre periudhave duhet te jete me e madhe se 400.000 (katerqind mije) leke.

2.4 Në rastin kur nga procesi i verifikimit paraprak të kërkesës për rimbursim rezulton se kriteret nuk janë plotësuar, kërkesa konsiderohet e parregullt dhe nuk pranohet. Në këtë rast, Drejtoria e rimbursimit te TVSH-se, në DPT brenda 5 (pese) ditëve punë nga përfundimi i procesit të verifikimit, nis nëpërmjet postes elektronike për personin e tatueshëm një njoftim me shkrim sipas formatit nr. 1, bashkëngjitur këtij udhëzimi “Njoftimi për mospranim të kërkesës për rimbursim të TVSH-së”, ku i bëhet e ditur se kërkesa e tij nuk është pranuar, duke dhënë njëkohësisht edhe shkaqet e mospranimit. Ky person i tatueshëm, mund të paraqesë një kërkesë të dytë të re për rimbursim sipas rregullave të mësipërme, vetëm pasi të ketë rregulluar situatën dhe të ketë eliminuar shkaqet për të cilat nuk iu pranua kërkesa e mëparshme.
Në këtë rast Drejtoria e rimbursimit te TVSH-se, në DPT ben pasqyrimin e refuzimit ne sistemin informatik tatimor duke kaluar shumen e kerkuar per rimbursim nga “Kërkesë për rimbursim të TVSH-së” ne “teprice kreditore e TVSH-se.

2.5 Në rastin kur nga procesi i verifikimit paraprak të kërkesës për rimbursim rezulton se kriteret janë plotësuar, kërkesa konsiderohet e pranuar. Në këtë rast, brenda 5 diteve nga data e marrjes se kerkeses tatimpaguesit i dergohet njoftim sipas formatit nr. 2 bashkëlidhur këtij udhëzimi, “Njoftim për pranimin e kërkesës për rimbursim të TVSH-së” dhe tatimpaguesi vihet ne dijeni se kerkesa e tij do te procedohet me tej nepermjet analizes se riskut per rimbursim,ky njoftim përmban: i) emrin dhe NIPT-in e personit të tatueshëm; ii) cilësimin nëse subjekti është eksportues ose jo; iii) shumën e kërkuar për rimbursim; dhe iv) datën kur është regjistruar kërkesa në DPT .Ky njoftim nënshkruhet nga Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve.
Ne kete rast sipas procedures, Drejtoria e rimbursimit te TVSH-se, në DPT vijon me vleresimin e kerkeses per rimbursim te TVSH-se sipas kritereve te riskut .Gjithashtu ne te njejten kohe një kopje e këtij njoftimi i dërgohet edhe deges se thesarit elektronikisht ose nepermjet sherbimit postar.
Per qellime te analizes se riskut, Drejtoria e rimbursimit te TVSH-se ne DPT kur e gjykon te nevojshme mund ti kerkoje personit te tatueshem kopjet e faturave te blerjeve apo deklaratave te importit per te cilat ka lindur e drejta e zbritjes se TVSH-se.

Ne perfundim te procesit qe lidhet me vleresimin e faktoreve te riskut, kryhet procedura e meposhtme.

2.5.1 Nese kerkesa per rimbursim konsiderohet pa risk atehere procedohet me miratimin e rimbursimit dhe kryerjen e procedurave te pageses nepermjet sistemit te thesarit. Drejtoria e rimbursimit te TVSH-se ne DPT përgatit per tatimpaguesin njoftimin zyrtar sipas formatit nr. 3 “Njoftim për miratimin e rimbursimit të TVSH-së”, bashkëngjitur këtij udhëzimi, nje kopje te te ciles ia dergon deges se thesarit elektronikisht ose nepermjet sherbimit postar dhe vijon me proceduren per rimbursim nepermjet thesarit.

2.5.2 Nese kerkesa per rimbursim rezulton me risk per rimbursim, Drejtoria e rimbursimit te TVSH-se ne DPT e dergon ne Drejtorine Rajonale ku eshte rregjistruar tatimpaguesi per kontroll nga zyra ose kontroll ne vend para se te rimbursohet. Procedura e kontrollit në vend kryhet siç është parashikuar në Ligjin nr. 9920, date 19.5.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, për shkaqe të arsyeshme, me kërkesë të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore, ka të drejtë të shtyjë afatin e kontrollit dhe miratimit të tepricës kreditore për një tatimpagues deri në 60 ditë.

2.5.3 Pas përfundimit të kontrollit nga zyra ose kontrollit ne vend, nxjerrjes së rezultateve përfundimtare, ku saktësohet shuma e TVSH-së për t’u rimbursuar, dhe mbas kryerjes se kompensimeve te nevojshme ne perputhje me ligjin nr.9920 date 19.05.2008 per procedurat tatimore ne republiken e Shqiperise , raporti përfundimtar i kontrollit I përcillet Drejtorise te rimbursimit te TVSH-se ne DPT,e cila njofton tatimpaguesin dhe degen e thesarit sipas formatit nr. 3 “Njoftim për miratimin e rimbursimit të TVSH-së”, duke vijuar me proceduren per rimbursim nepermjet thesarit.

2.6 Pas miratimit te shumes se TVSH-se per tu rimbursuar plotësohet urdhër-pagesa për rimbursim (UPR) me shumën e TVSH-së, e cila duhet të rimbursohet për personin e tatueshëm dhe të dhëna të tjera sipas formatit nr. 4 të urdhërpagesës bashkëngjitur këtij udhëzimi dhe së bashku me njoftimin në përputhje me formatin nr.3, pasi nënshkruhen nga Drejtori I Pergjithshem I Tatimeve, i dërgohen me postë rekomande degës përkatëse të Thesarit në dy kopje. Njëra nga kopjet e UPR-së, pasi kundërfirmoset dhe vuloset nga dega e Thesarit, i kthehet Drejtorise se rimbursimit te TVSH-se ne DPT. Dega përkatëse e Thesarit, regjistron UPR-në në sistemin informatik financiar të qeverisë brenda 5 diteve nga data e paraqitjes nga Drejtoriae rimbursimit te TVSH-se ne DPT, duke debituar llogarinë ekonomike të së ardhurës nga TVSH-ja për shumën e rimbursueshme. Drejtoria e rimbursimit te TVSH-se rakordon me degën e Thesarit në bazë të arkëtimeve të mjeteve monetare lidhur me TVSH-në. Struktura përgjegjëse e degës përkatëse të Thesarit pas rakordimit të postës bankare (nxjerrjes së llogarisë së unifikuar të Thesarit) njofton zyrtarisht/elektronikisht Drejtorinee rimbursimit te TVSH-se ne DPT, e cila reflekton ndryshimet në dosjen e tatimpaguesit dhe në kontabilitet.

2.7 Nese pas rezultateve te kontrollit kerkesa per rimbursim refuzohet teresisht ose pjeserisht, mbi refuzimin e kërkesës për rimbursim, personi i tatueshëm njoftohet me një akt tatimor sipas përcaktimit të Ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Në raste të refuzimit ose të mosmiratimit të një kërkese për rimbursim, plotësisht ose pjesërisht, për arsye që kanë të bëjnë me rezultatet e kontrollit ose me shkelje të tjera ligjore, personi i tatueshëm ndaj çdo refuzimi ose mosmiratimi për rimbursim, ka të drejtë të apelojë në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Të gjitha procedurat e mësipërme, për kryerjen e të cilave ngarkohet Drejtoria e rimbursimit te TVSH-se ne DPT dhe Drejtorite Rajonale Tatimore, duhet të procedohen brenda afateve të përcaktuara, përkatësisht 30 ditë për eksportuesit e kategorizuar sipas VKM-se, dhe 60 ditë për tatimpaguesit e tjere, duke filluar nga data e paraqitjes të kërkesës për rimbursim në Drejtorine rimbursimit te TVSH-se. Pagesa e shumes se miratuar per rimbursim kryhet brenda 5 diteve nepermjet sistemit te thesarit.

2.8 Administrata tatimore, para se të proçedojë me rimbursimine TVSH-së për një person të tatueshëm, ka të drejtë ta detyrojë atë person të provojë që qëllimi i veprimtarisë ekonomike është realizimi i transaksioneve të tatueshme, që i japin të drejtën e zbritjes së TVSH-së.Ne zbatim te kesaj dispozite autoriteti kompetent tatimor kur e ka te pamundur te vertetoje dhe te bindet per qellimin e veprimtarise ekonomike te tatueshme te personit te tatueshem, i lind e drejta te kerkoje cdo garanci te nevojshme, per te vertetuar qellimin dhe kryerjen e veprimtarise ekonomike te tatueshme.

12.Pika 96.2.1 ndryshon ne permbajtje si me poshte:

Me perfundimin e procesit te shitjes se mallrave te konfiskuara, te ardhurat nga shitja perdoren fillimisht per te paguar shpenzimet e shitjes per zhvillimin e ankandit publik dhe me pas zbatohet radha e pageses, ne perputhje me nenin 79 te ligjit.

Kostot administrative perbehen nga te gjitha kostot e papaguara me pare per marrjen e masave te sigurise, sekuestrimit te tyre , vleresimit, transportit,te publikimit etj.

13.Ne piken 99 fjalet “ per sipermarresit dhe shoqerite tregtare” zevendesohen me fjalet “ per tregtaret dhe shoqerite tregtare”.

14.Pika 103.3, paragrafi i pare qe perfundon me fjaline “ kerkesa per deklarimin si te pambledhshem te tatimit duhet te permbaje” ndryshon:

Per klasifikimin si te pambledhshem te nje pjese ose te te gjithe detyrimit (borxhit) tatimor, njesia perkatese e borxhit i paraqet nje relacion me shkrim Drejtorit te Pergjithshem te tatimeve sipas te cilit evidenton cdo dokumentacion dhe veprim te kryer per mbledhjen e detyrimit tatimor sipas ligjit dhe procedurave te percaktuara ne kete udhezim. Ky relacion permban informacionin dhe dokumentacionin e kerkuar si vijon:

15.Pika 104.1 b) shfuqizohet dhe pika ç) ndryshohet:
”ç) 3 vjet pasi ka kaluar ne regjistrin pasiv, sipas nenit 44 te ligjit dhe procedurave te pikes 44 te ketij udhezimi.”

16.Ne piken 105.2.3 shtohet fjalia:
Ne perputhje me piken c dhe ç te nenit 105.2 te ligjit, strukturat e hetimit tatimor gjithashtu pervec zbatimit te masave shtrenguese kane te drejte te marrin masa administrative dhe per kundravajtjet administrative tatimore.

17.Pika 105.4 ndryshon:
”105.4.Punonjesit e strukturave te hetimit tatimor pajisen me arme, ne perputhje me legjislacionin e fushes.”

18.Ne fund te fjalise ne shkronjen a) te pikes 107.1 shtohen fjalet: me afat minimalisht 6 muaj, por jo me pak se afati sipas te cilit vendimi ka marre forme te prere.

19.Ne piken 109.3 fjalet “brenda 3 muajve “ zevendesohen me fjalet “brenda 60 diteve” . Ne fjaline e dyte te pikes 109.3 fjalet “ afati tre mujor “ zevendesohen me fjalet “ afati 60 ditor”.

20.Fjalia e trete e pikes 109.3 ndryshon:
”Pra, ne asnje rast koha e shqyrtimit te ankimit nga Drejtoria e Apelimit tatimor nuk mund te kaloje 90 dite duke filluar nga data e marrjes se ankimit.”

21.Ne piken 109.4 fjalet “ brenda 3 muajsh” ndryshojne “ brenda 60 ditesh”.

22.Ne piken 109.8 b) fjalet “brenda 3 muajsh” ndryshojne “brenda 60 ditesh”.

23.Ne fjaline e dyte ne piken 109.8 b) fjalet “ periudha 3 mujore “ zevendesohen me fjalet “afati 60 ditor”

24.Në pikën 112, bëhen këto ndryshime:

i. Në pikën 112.1.1 fjalët “ prej 25 000 lekësh” zëvendësohen me fjalët “përkatësisht prej 10 000 lekë dhe 15 000 lekë sipas kategorive,”
ii. Në pikën 112.1.2 fjalët “ 25 000 lekë “ zëvendësohen me fjalët “10 000 lekë”
iii. Në pikën 112.1.3 fjalët 25 000 lekë” zëvendesohen me fjalët “10 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe 15 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin.
iv. Ne piken 112.1.4 fjalet “25 000 leke” zevendesohen me fjalet “ 10 000 leke ”

25.Pika 114.1.1 ndryshon në përmbajtje si më poshtë:

”114.1.1 Tatimpaguesi, i cili nuk paguan brenda afatit të parashikuar në ligj shumën e detyrimit tatimor, ose të kontributit te sigurimeve shoqerore e shendetesore, detyrohet të paguajë një gjobë te barabarte me 0.06 % të shumës së detyrimit të papaguar për çdo dite, gjate se ciles pagesa nuk eshte kryer. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.”

26.Ne piken 114.1.2, Shembulli shfuqizohet.

27.Pika 115.1 ndryshon ne permbajtje si me poshte:
”115.1 Nëse tatimpaguesi dorëzon një deklarate tatimore te pasakte dënohet me një gjobë të barabartë me 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.”

28.Pika 115.2 ndryshon ne permbajtje si me poshte:
”115.2. Për qëllime të këtij neni, shuma e papaguar e detyrimit tatimor është diferenca ndërmjet detyrimit tatimor, që duhet paguar dhe shumës së tatimit të paguar. Shumë e papaguar e detyrimit tatimor konsiderohet edhe deklarimi i pasaktë i tepricës kreditore, e cila llogaritet si diferencë e tepricës kreditore që duhej deklaruar me tepricën kreditore të deklaruar.”

29.Pika 115.1.2 ndryshon ne permbajtje si me poshte:
”115.1.2. Një deklarate tatimore, perfshire deklarimin e teprices kreditore, quhet e pasakte kur nuk është e plotësuar me të dhënat reale financiare të subjektit. Deklarata tatimore do të quhet e sakte kur detyrimi tatimor ose teprica kreditore është llogaritur në mënyrë korrekte dhe për te cilën nuk është bere asnjë gabim aritmetik ose logjik. Nëse pasaktësia është bere me dashje, gjë që mund të arsyetohet dhe provohet bazuar në dokumentacionin, faktet dhe rrethanat konkrete, konsiderohet evazion.”

30.Ne shembullin ne piken 115.1.3 hiqet “2008” dhe fjala “ interes” zevendesohet me fjalen “ kamatvonese”

31.Pika 116 “Evazioni fiskal” ndryshon ne “Evazioni tatimor” si dhe ne permbajtje ndryshon si me poshte:

”116.1 Fshehja apo shmangia nga pagimi i detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara apo deklaratave ose informacioneve të rreme, që çojnë në përllogaritjen e pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit, përbën evazion tatimor dhe dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të diferencës së shumës së përllogaritur nga ajo që duhet të ishte në fakt. Në kuptim të këtij neni termi “evazion tatimor”, përfshin fshehjen apo shmangien me dashje te detyrimeve tatimore, nepermjet mosdorezimit te dokumentave ose mosdeklarimit te te dhenave, (psh shitjeve ose të ardhurave të realizuara), falsifikimin e dokumentacionit kontabël dhe tatimor, marrjen e dokumenteve te falsifikuara për të rritur fiktivisht shpenzimet e biznesit ose te tvsh-se se zbritshme duke çuar ne perllogaritjen e pasakte te shumes se tatimit ose takses. Klasifikimi i një shkelje si evazion tatimor duhet te jete i argumentuar dhe i mbështetur ne prova konkrete.

116.2 Në kuptim të pikës 1 të nenit 116 te ligjit, konsiderohet gjithashtu se kryejnë evazion tatimor duke kryer fshehje të të ardhurave, me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore, tatimpaguesit, për të cilët konstatohet se kryejnë këto shkelje dhe për të cilët janë aplikuar dënimet administrative në përputhje me:
a) pikën 1, të nenit 119, të ligjit,
b) pikën 3, të nenit 121, të ligjit;
c) pikën 1, shkronjat “a” e “b”, të nenit 122, të ligjit.”

32.Ne piken 119.1 shkronja b) vlera prej “250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë” zevendesohet me “50 000 (pesedhjete mije leke)“ si dhe ne fund te pikes 119.1 shtohet paragrafi me permbajtjen :
Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, sic percaktohet ne piken 119.1 , konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të ligjit, duke bërë kallëzimi penal për tatimpaguesin.

33.Kudo në përmbajtje të pikes 122 ne perputhje me nenin 122 te ligjit, pas fjalëve “pajisjes fiskale” shtohen fjalët “dhe sistemet e monitorimit të qarkullimit.

34.Ne piken 122 .1.1 shkronjat a,b,g,gj, ne permbajtje behen ndryshimet e meposhtme:

”122.1 1. Tatimpaguesi, person juridik ose fizik, tregtar, dënohet në rast se:
a) nuk instalon pajisjen fiskale ose sisteme të monitorimit të qarkullimit:
i) herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale ose sistemeve të monitorimit të qarkullimit, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
Për tatimpaguesit e regjistruar për herë të parë ose që plotësojnë për herë të parë detyrimin ligjor për instalimin e pajisjes fiskale ose sistemit të monitorimit të qarkullimit aplikohet një afat prej 15 ditësh pune për vendosjen dhe instalimin e pajisjes fiskale apo sistemit të monitorimit të qarkullimit;
ii) nëse pas verifikimit të parë, sipas nënndarjes “i”, me siper , konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë, ose sistemin e monitorimit të qarkullimit, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit;
iii) çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të pajisjes fiskale ose sistemit të monitorimit të qarkullimit, si shkelje e përsëritur, konsiderohet evazion tatimor siç parashikohet në nenin 116, të ligjit, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të ligjit, duke bërë kallëzim penal për tatimpaguesin;
b) nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve:
i) për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 200 000 (dyqind mijë) lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, dhe gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë;
ii) për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, sipas kërkesave të ligjit, i nënshtrohet një dënimi administrativ me gjobë në masën 300 000 (treqind mijë) lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin dhe gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë;
iii) për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas aplikimit të dy dënimeve administrative, si më sipër, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116, të ligjit, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të ligjit, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin;
g) nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale ose sistemet e monitorimit të qarkullimit, me gjobë në masën 40 000 (dyzet mijë) lekë;
gj) nuk njofton menjëherë për defektin e ndodhur në pajisjen fiskale ose sistemin e monitorimit të qarkullimit dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve, me gjobë në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë.”

35.Pas pikes 128, shtohet pika 128/1 si me poshte:

”128/1 “Dënime të tjera”
Për shkeljet e konstatuara në rastin kur përgjegjës për te aplikuar TVSH-në është personi i tatueshëm blerës nëpërmjet “autongarkesës së TVSH-së”, aplikohen dënimet si më poshtë:
a) Me gjobë në përputhje me nenin 118 të ligjit, kur ky person nuk ka lëshuar faturë me TVSH, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin për TVSH-në, por moslëshimi i faturës nuk sjell pasoja në TVSH-në e pagueshme.
b) Me gjobë në përputhje me nenin 124 të ligjit, kur vepron sipas shkronjës “a”, të nenit 128/1, por në këtë rast, moslëshimi i faturës sjell pasoja në TVSH-në e pagueshme.
c) Me gjobë, në përputhje me pikën 1, të nenit 128 të ligjit, kur ky person ka lëshuar faturë tatimore jo në përputhje me kërkesat e parashikuara në ligjin për TVSH-në.
ç) Me gjobë në përputhje me nenin 115, të ligjit, kur ky person i tatueshëm ka lëshuar faturë me TVSH, sipas kërkesave të ligjit për TVSH-në dhe nuk e ka deklaruar atë duke sjellë pasoja në TVSH-në e pagueshme.

Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare

SHKËLQIM CANI

MINISTËR I FINANCAVE


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles