Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Drama! Aksioni anti-informalitet terrorizon ambulantët

$
0
0

ambulantetSportelet e QKR-së në të gjithë vendin, veçmas në zyrat e e qeverisjes vendore janë këto ditë të tejmbushura me njerez, të cilët nga pamja e jashtme duken fortë qartë se, nuk janë ata kodoshet e biznesit, porse të frikësuar nga ajo ç’mund të ndodhë me jetesen e tyre të përditshme pas shtatorit janë dyndur të regjistrohen.

Shumica e tyre kanë dy javë që rropaten për regjistrim dhe nuk ja kanë arritur ende, pasi është e pamundur nga kërkesat e mëdha, aq sa QKR nuk i përballon as me nurma (nipte) siç thonë ata.

Në dukje shihet se aksioni ia ka arritur suksesit pa nisur ende. Radhët në QKR sigurisht që do ta nderojnë qeverinë në letra.

Në fund të shtatorit do të mësojmë se mijëra biznese janë formalizuar, të ardhurat po rriten, etj, etj, por në të vërtete kjo është drama e të varfërve.

Kush është kurioz të shkojë në sportelet e QKR dhe do të shohë qartë se ata, evazorët, janë bizneset e rreshkur nga dielli, më së shumti tregtarë ambulante, berberë lagjesh, rrobaqepës që nxjerrin bukës e gojës.

Janë ata lloj biznesesh që e ndryshojnë aktivitetin tre herë brenda vitit, jana ata që falimentojnë edhe pa taksa, pasi kriza e konsumit është përplasur së paru në dyert e tyre.

Manjola është një ndër ta.

Dikur punonjëse fasoni, tashmë ka një rrobaqepsi në ambientet familjar, në zonën e Laprakës, që me riparime kryesisht të rrobave të vjetra nxjerr një rrogë jo më shumë se 30 mijë lekë në muaj.

Ka një shtëpi me qira, një fëmijë dy vjeç për të rritur dhe një burrë pa punë.

Është e shokuar pasi tatimorët i kanë fotografuar gjithçka dhe ka frikë se, mos i sekuestrohet makina qepëse, aseti i vetëm me vlerë 500 euro që ja ka bërë dhuratë vëllai.

Për dy javë Manjola nuk ka mundur të regjitrohet pasi radha është e gjatë.

Ky është momenti i vyer për sekserët, të cilët kundrejt 2 mijë lekëve të zgjidhin hallin.

Nuk është vetëm regjistrimi shton ajo, por duhet blerë edhe kasa, e cila është pamundur të përballohet me të ardhurat aktuale që siguron.

Por në fund thotë se e ka një zgjidhje: do të ikë si gjithë të tjerët në Gjermani.

Historia e Manjolës është historia e të gjithëve në radhët e QKR-së.

Një mesogrua afër saj e regjur nga dielli teksa ka dëgjuar bisedën mes nesh ja nisi vajit me dënesë.

Me katër fëmijë për të rritur është pronare e nje tezge.

I gjithë ky përshkrim sado me dhimbje duhet të ndërgjegjësojë të gjithë se, ligji duhet zbatuar dhe se, të gjithë janë njëlloj para tij.

Në këtë aspekt edhe ata ambulantët duhet ta njohin ligjin dhe të bëhen pjesë e tij.

Duke parë këto ditë në bilancet që 100 të mëdhenj kanë dorëzuar në QKR, ata që hyjnë në 20-ëshen e parë, kryemilionerët e Shqipërisë bëjne evazion pa iu dridhur qerpiku.

Me xhiro qindra miliona lekë nuk paguajnë asnjë tatim dhe raportojnë se kanë një mal fatura për të paguar.

Monitor i ka zbuluar disa prej këtyre rastëve ditët e fundit. Ndërkohë që bizneset e vogla, që nuk sjellin as 2% të të ardhurave në raport me PBB, janë futur në morsë, kur nga ana tjetër trarët e kontrabandës rrinë ngritur në dogana dhe kompanitë e mëdha bëjnë evazion hapur.

Nga hulumtimet e Monitor në bilancet e të mëdhenjve, vetëm në dy kompani shpenzimet e fryra i kalojnë të 300 milionë dollarët.

Me këto logjikë, Partia Socialiste i ka braktisur themelin e ideologjisë saj për të qenë në krah te të varfërve. Njësoj si për aksionin e energjisë, ku dhuna deri në burg ia nisi për të varfrit dhe ata bizneset, avokatët, dentistët, ishin të fundit në rradhë, madje rezultatet ndaj tyre mbeten të paqarta.

E njëjta logjikë po aplikohet edhe me luftën ndaj informalitetit. Aksioni nga ambulantet po fsheh evazionin ndër të mëdhenj që duket se kanë imunitet të pacenueshëm nga qeveria./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663