Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all 2663 articles
Browse latest View live

Fenomeni: Kriza politike dhe ‘vettingu’ i pasurive ulin ndjeshëm frekuentimin e lokaleve

$
0
0

Ora është 10:00 e mëngjesit, por lokalet e Bllokut, janë pothuajse të boshatisura, një panoramë e panjohur për një nga zonat ndër më të frekuentuarat në Tiranë. Kjo pamje është bërë tashmë e përditshme.

Kamerieri i “Vila 31” e pohon që frekuentimi ka rënë, jo vetëm aty, por në të gjitha lokalet aty pranë. Të njëjtën gjë thonë edhe tek bar “Sofia”, por të gjithë ngrenë supet kur i pyesim për arsyet dhe i vetmi argument që japin është rënia e konsumit.

Kriza duket se nuk ka kapur vetëm baret, por edhe restorantet e njohura në Tiranë. Sotiraq Spirollari, administrator dhe bashkëpronar, i Vilës “Alehandro”, një prej lokaleve më të njohura në kryeqytet, konfirmon se frekuentimi ka rënë me rreth 30% dy muajt e fundit. Edhe në zonën përreth, të mbushur me restorante, ka një rënie të dukshme të lëvizjeve.

Ai jep një këndvështrim interesant se pse po ndodh kjo dukuri.

Së pari, kjo lidhet me atmosferën e rënduar politike në vend, e cila duket se ka dhënë dhe ndikimin e vet në psikologjinë e konsumatorëve. “Atmosfera destruktive politike, është arsyeja kryesore, e cila si gjithmonë, por edhe tani së fundmi, po ndikon tepër negativisht në biznes”.

Njerëzit janë mbërthyer përpara televizorit duke ndjekur çdo mbrëmje debatet politike. Kjo situatë ka dhënë një ndikim negativ në pritshmëritë e njerëzve për të ardhmen. “Dëgjoj përditë të rinjtë që duan të ikin sepse nuk kanë perspektivë, ndërsa prindërit duan të ikin për t’i siguruar një të ardhme më të mirë fëmijëve”, pohon ai.

Spirollari tërheq vëmendjen se edhe fryma që po përhapet nga mediat, që transmetojnë gjithë ditën politikë, nuk është shumë pozitive dhe po jep efektin e vet.

Një tjetër argument lidhet me urdhrin për bllokimin e makinave të luksit dhe verifikimin e pasurive. Që prej dy muajsh, kur doli ky urdhër frekuentimi, nga personat që lëviznin me “Ferrari” apo “Lamborghini” u pre si me thikë. Faktikisht këta janë personat që kanë para, dhe që shpenzonin shuma të mëdha nëpër lokale.

Si një ekonomi e orientuar nga konsumi dhe në mungesë të alternativave të punës, hapja e bareve dhe restoranteve ka qenë një zgjidhje e shumë njerëzve për të bërë biznes dhe për t’u punësuar.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, numri i bar-kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar-kafe për 100 mijë banorë, duke e renditur atë ndër të parat në botë për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë.

Spirollari paralajmëron se nëse atmosfera konfliktuale politike vijon kështu, ndikimi do të jetë direkt në rënien e konsumit, i cili do të jetë i ndjeshëm, kjo do të pasojë falimentimet e bareve e restoranteve sidomos atyre që janë me qira./Monitor


Del 500 lekëshi i ri, ‘fshihet’ Fullani

$
0
0

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim në datën 10 nëntor 2017, kartëmonedhën e re shqiptare me vlerë nominale 500 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015.

Kartëmonedha e re ka të njëjtën përbërje, pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2007.

“Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë ‘2015’, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve ‘SHQIPËRISË’ dhe ‘PESËQIND LEKË’”, shkruhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
Nga data 10 nëntor 2017, kartëmonedha e re, me vlerë nominale 500 Lekë, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Rëndohet fatura e koncesioneve/ Qytetarët dhe bizneset do paguajnë 70 mln euro nga taksat në 2018

$
0
0

Koncesionet me Partneritet Publik Privat po rëndojnë gjithnjë e më shumë faturën, që duhet të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Për vitin 2018, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave do të bëhen 9.4 miliardë lekë pagesa për koncesionet ose 70 milionë euro. Kjo shumë është 30% më e lartë se e vitit të kaluar, ku fatura e koncesioneve në shpenzimet buxhetore të këtij viti u përllogarit me 7.1 miliardë lekë.

Këtë vit financohen 12 koncesione nga 8 koncesione që ishin llogaritur për financim këtë vit.

Koncesionet e reja, janë ndërtimi i Rrugës së Arbrit, koncesioni i mirëmbajtjes në Rrugën e Kombit, Ndërtimi i inceneratorit të Tiranës dhe ndërtimi i shkollave në Bashkinë e Tiranës.

Vlera më e madhe e financimeve do të shkojë për koncesionet në sektorin e shëndetësisë me 3.9 miliardë lekë ose 42% e krejt vlerës totale të financimit për koncesionet më 2018.

Nga koncesionet e shëndetësisë vlera e më e madhe e financimit për vitin 2018 shkon për koncesionin e sterilizimit me rreth 1.5 miliardë lekë. Më tej, financimet më të mëdha i merr koncesioni i shërbimeve laboratorike me mbi 880 milionë lekë dhe ai Check-Up me mbi 876 milionë lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të Partneritetit Publik Privat (PPP), si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.

Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Aktualisht, janë në fuqi 8 kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik Privat (PPP), të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2018 të startojnë dhe 3 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë/Bashkisë Tiranë (bashkëfinancim) sipas detajeve të dhëna në Tabelën 12 të mëposhtme:
tab
Pagesat vjetore neto për kontratat koncesionare apo PPP për vitin 2018, përbëjnë rreth 2.4% të totalit të të ardhurave tatimore faktike për vitin 2017

Skema e re e TVSH/ Sa taksa do të paguajmë për shtëpitë dhe makinat

$
0
0

Qeveria ka gati paketën fiskale për vitin e ardhshëm. “Panorama” boton të plotë draftin me ndryshimet e taksave që do të zbatohen pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, duke nisur nga taksa e pronës, paketa favorizuese për turizmin, rritja e akcizës së cigareve dhe rritja e pragut për makinat që paguajnë taksën e luksit. Me paketën e re, qeveria zeron tarifat doganore për mallrat e importit që kanë të bëjnë me fushën e teknologjisë.

TAKSA E PRONËS
Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, taksa e shtëpive do të llogaritet në përqindje mbi vlerën e tregut të shtëpisë. Projektligji për taksat vendore përcakton se për shtëpitë taksa do të jetë 0,05 për qind, ndërsa për biznesin 0,15 për qind. Në relacionin e projektligjit shpjegohet se për shtëpitë taksa e re do të llogaritet mbi çmimet referencë fiskale që përdorin hipotekat.

“Këshilli i Ministrave miraton çdo vit kostot mesatare të ndërtimit të ndërtesave të aplikuara nga Enti Kombëtar i Banesave. Kjo bazë e mirë të dhënash është aktualisht në dispozicion të institucioneve shtetërore dhe e përdorshme për përcaktimin e vlerës së tregut të ndërtesave. Pas miratimit dhe zbatimit të ligjit ‘Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme, ndërtesat në Republikën e Shqipërisë janë të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me vlerën e tregut. Miratimi i këtij ligji ishte gjithashtu një hap i rëndësishëm për taksimin mbi vlerën e tregut”, thuhet në relacion.

TURIZMI
Me paketën e re fiskale, TVSh-ja e turizmit 6 për qind do të shtrihet në të gjitha shërbimet që ofrojnë hotelet me 4 dhe 5 yje, të cilat do të fitojnë status special, sipas kritereve të organizatës botërore të turizmit. Po ashtu, hotelet me 4 dhe 5 yje do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe 10 vjet nga tatim mbi fitim.

“Përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 yje ose 5 yje, me ‘status special’, sipas përcaktimit në legjislacionin përkatës për fushën e turizmit. Strukturat akomoduese ‘Hotelet me 4 dhe 5 yje, status special’, përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2024.

Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special”, thuhet në relacionin e projektligjit për tatimin mbi të ardhurat.

MAKINAT
Qeveria ndryshon taksën për makinat e luksit. Me paketën e re fiskale, taksa e makinave të luksit do të paguhet deri te makinat me kapacitet vendesh 6+1. Aktualisht, kjo taksë paguhet për makinat me kapacitet vendesh deri në 4+1, të cilat plotësojnë të paktën një nga kriteret, cilindratë të barabartë ose më të madhe se 3000 cm³, ose vlerë çmimi të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë. Në relacionin e projektligjit shpjegohet se ndryshimet vijnë për shkak të modifikimit të makinave që bëjnë shoferët për të shmangur taksën.

“Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, janë rreth 909 autovetura të regjistruara aktualisht, me kapacitet 6+1, të cilat u janë nënshtruar modifikimeve për arsye të evitimit të kësaj takse. Efekti negativ në buxhetin e shtetit është 19.000.000 lekë nga mostaksimi i këtyre automjeteve, të cilat duhet të konsiderohen makina luksi. Për këtë qëllim, propozohet me anë të këtij ligji rritja e kapacitetit të vendeve, nga 4+1 në 6+1”, thuhet në relacion.

CIGARET
Akciza për cigaret vitin e ardhshëm do të rritet 100 lekë për 1000 copë. Aktualisht, akciza e cigareve për 1000 copë është 5,750 lekë. Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, akciza për cigaret do të jetë 5,850 lekë për 1000 copë. Ndryshimet janë sipas ligjit të akcizave, ku parashikohet rritje 100 lekë çdo vit deri në 2021. Në relacionin e projektligjit shpjegohen arsyet e rritjes.

“Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata, si produkt me efekte negative në shëndet, duke rritur çmimin e shitjes së tyre”, thuhet në relacion.

TAKSA E PRONËS
Për apartamentet, taksa e re do të jetë 0,05 për qind e vlerës së shtëpisë, llogaritur sipas çmimeve fiskale që janë në fuqi. Formula e re e llogaritjes së taksës së pronës hyn në fuqi nga 1 janari 2018. Për ndërtesat e biznesit, taksa do të jetë 0,15 për qind e vlerës së ndërtesës, nga 400 lekë për metër katror që është aktualisht.

TURIZMI 
Ulja e TVSH-së së turizmit 6 për qind do të aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese të certifikuara “Hotel me pesë yje, status special”, sipas kritereve të Organizatës Botërore të Turizmit. Do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të investimeve të kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 yje ose 5 yje me “status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin përkatës për fushën e turizmit.

Do të përjashtohen nga tatimfitimi për 10 vjet “Hotelet me 4 dhe 5 yje, status special”, në rast se e përfitojnë këtë status deri në dhjetor të 2024-s. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

MAKINAT
Taksa e makinave të luksit do të paguhet edhe nga ato mjete me kapacitet 6+1, me çmim deri në 5 milionë lekë dhe cilindrat 3 mijë cm³. Aktualisht, kjo taksë paguhej për mjetet me kapacitet deri në 4+1.

AKCIZA E CIGAREVE
Akciza për cigaret vitin e ardhshëm do të rritet 100 lekë për 1000 copë. Aktualisht, akciza e cigareve për 1000 copë është 5,750 lekë. Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, akciza për cigaret do të jetë 5,850 lekë për 1000 copë.

TARIFAT DOGANORE DHE TATIM FITIMI
Zerohen tarifat doganore për kutitë, kasat apo dhe produkte të tjera për teknologjinë e informacionit. Për kompanitë në fushën e prodhimit të softwareve ulet tatimfitimi, nga 15% në 5%.

Amnistia, Doganat publikojnë listën me 27 subjekte të tjera që përjashtohen nga falja

$
0
0

Të paktën 27 subjekte të tjera i janë shtuar listës së përgjithshme që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave publikon çdo muaj lidhur me bizneset që nuk përfitojnë nga amnistia për shkak se janë të dënuar me një vendim të formës së prerë.

Ligji për faljen e detyrimeve thotë se nga fshirja e detyrimeve nuk përfitojnë subjektet që kanë detyrime tatimore dhe doganore, të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës.

Në zbatim të ligjit organi tatimor qendror apo vendor dhe organi doganor përgatisin listën e tatimpaguesve që nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve. Kjo listë përditësohet çdo muaj.

Listat e detajuara dhe të përditësuara do të shërbejnë për njoftim zyrtar të tatimpaguesve që përjashtohen nga zbatimi i ligjit.

Në zbatim të neneve ligjit nr.33/2017, degët doganore kryejnë evidentimin e plotë të të gjithë debitorëve ndaj administratës doganore bazuar në përcaktimet e ligjit duke marrë në konsideratë datën e vendimit, llojin e mallit, listën e makinerive dhe pajisjeve te përjashtuara nga pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar që ishte në fuqi deri më 31.12.2016.

Për këtë qëllim degët doganore hartojnë edhe listat respektive të debitorëve sipas procedurave të mëposhtme të përcaktuar ne këtë udhëzim.

Për të administruar gjithë procedurën e fshirjes sipas këtij ligji, kryetari i degës doganore ngre një komision në përbërjen e të cilit janë kryetari i degës doganore, juristi i degës doganore, specialisti i borxhit dhe specialisti i financës. Kryetari i degës mund të caktojë në përbërje të këtij komisioni edhe punonjës të tjerë te degës doganore.

doganat-lista

Në zbatim të ligjit  dega doganore harton listën e plotë të të gjithë  debitorëve, për të cilët detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të pikës 2 të nenit 2 të ligjit, janë të papaguara dhe të evidentuara nëpërmjet  vendimeve administrative deri më 31 dhjetor 2010.

Kjo listë e plotë  do të konsiderohet si lista finale mbi të cilën do të vazhdojë procedura e administrimit të fshirjes nga Komisioni.

Komisioni pasi verifikon saktësinë e listës, përmes një procesverbali të nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Komisionit miraton menjëherë fshirjen e këtyre detyrimeve. Lista e miratuar i kalon për fshirje zyrës së financës dhe zyrës së borxhit në degën doganore.

Mirëpo pjesë e këtej procesi nuk mund të jenë bizneset që tashmë kanë një vendim penal të formës së prerë nga gjykata.

monitor

Hotelet me 5 yje pa taksa fare, tani u hiqet edhe ajo për ndërtesën, mjaft të “bekohen” me status special

$
0
0

Qeveria duket se është e vendosur në strategjinë e saj për të tërhequr investitorë në sektorin e turizmit dhe në paketën fiskale finale që do të miratohet në qeveri ka shtuar edhe një lehtësi tjetër që nuk ishte në fazën paraprake.

Pas propozimit për taksë zero në infrastrukturë për hotelet me 5 yje, pas zerimit të tatimfitimit për një periudhë 10 vjeçare për të njëjtat hotele dhe pas propozimit për ulje të TVSH-së në 6 % edhe për furnizimin e shërbimeve të tjera që ofrohen në hotel përveç shërbimit të fjetjes që vlen për gjithë sektorin vjen edhe një lehtësi tjetër.

“Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat strukturat akomoduese ‘Hotel me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit’” thuhet në nenin 22 të draftit ligjit “Për taksat vendore”.

Kjo praktikisht i bën subjektet e interesuara për të investuar në Shqipëri pa ndonjë detyrim domethënës për t’u paguar në arkën e shtetit.

Gjithsesi ka një kusht që duhet të plotësohet që të përfitohet lehtësia. Këto të fundit duhet të marrin status special që përfitohet sipas përcaktimeve ligjore në sektorin e turizmit.

Vetë qeveria ka pranuar në relacionet repsektive të kësaj pakete se Shqipëria nuk ka akoma asnjë strukturë me 5 yje dhe se këto incentive do t’i japin një stimul të ri investimeve në këtë sektor. Për të marrë këtë nismë Ministria e Financës dhe Ekonomisë i është referuar edhe praktikave qëkanë zhvilluar fqinjët që sipas të njëjtës ministri kanë politika agresive në këtë aspekt duke konkurruar fort në treg./Monitor

Turizmi, flluska e radhës?! Rrezikojmë të përfundojmë si Spanja

$
0
0

I tërhequr nga shtimi i kërkesës, biznesi po orientohet dukshëm drejt investimeve në turizëm, teksa qeveria po miraton projekte të shumta për fshatra turistikë luksozë, kurse shteti të lë përshtypjen se sërish po ecën kuturu. A po rrezikojmë një tjetër flluskë?!

Nga Nertila Maho

Revista Monitor

Kryeministri ka deklaruar se hotelet me 5 yje do të përjashtohen të paktën 10 vjet nga taksat. Artikujt promovues që na krahasojnë me Spanjën dhe Kroacinë duket se e kanë zgjuar euforinë e qeverisë, e cila busullën e saj po e orienton tek resortet dhe komplekset turistike luksoze. Por ky diferencim në politikë fiskale nuk shihet si pozitiv nga Shoqata e Hotelerisë Shqiptare.

Orientimi drejt këtij modeli do të na çojë vërtet tek Spanja, por bëhet fjalë për modelin e saj të dështuar që komplekset i nxori në tregun imobiliar. Duke vrapuar pas vendeve me të cilat nuk mban dot hapin, Shqipëria ka harruar se konkurrenca e saj mbetet në rajon. Ajo duhet të fokusohet tek mbajtja e pjesës më të suksesshme të saj, që për vitin 2017 ishte tërheqja e vëmendjes së Europës Qendrore, një treg që mund të sjellë qindra milionë euro…

Turizmi ka qenë kryefjalë e çdo fillim mandati në qeveri të ndryshme. Të paktën dy mazhorancat e dala nga zgjedhjet e 2013-s dhe të 2017-s premtuan masa konkrete për të stimuluar zhvillimin e një sektori që shihet si motor i rritjes ekonomike. Në mandatin e parë ishte premtimi për të ulur TVSH-në, një kërkesë e vazhdueshme e biznesit duke nxjerrë në pah argumentin se rajoni, që është edhe konkurrenti ynë, po e shfrytëzonte më së miri këtë pikë.

Por u deshën të paktën katër vjet që qeveria të vendoste se ulja e TVSH-së duhet të bëhej dhe pavarësisht synimit pozitiv për ndikimin në industri askush nuk e besoi se kjo lëvizje nuk ishte edhe elektorale në kushtet kur u bë vetëm fare pak kohë para zgjedhjeve. Sot pas disa muajve në fuqi e një TVSH-je 6%, askush nuk di të thotë sa ka fituar nga kjo politikë dhe mbi të gjitha sesa qëndrueshmëri do të ketë kjo politikë. Kjo sepse Kryeministri në ditët e para të qeverisë, madje një ditë pasi prezantoi emrat, deklaroi se do të ketë një paketë të re në mbështetje të sektorit.
Por paketa duket se ka sërish “të mëdhenjtë”.

Qeveria kërkon të nxisë turizmin elitar. Kryeministri tha se në gjithë vendin ka vetëm një strukturë që përmbush standardet e 5 yjeve dhe se afrimi i investitorëve potencialë që mund të rrisin numrin e kësaj kategorie strukturash është e nevojshme. Sipas kreut të qeverisë për “brand name” (zinxhirë hotelesh ndërkombëtarë me emër) do të shihet mundësia e përjashtimit nga taksat për një afat 10-vjeçar. “Shqipëria ende dhe sot nuk ka struktura me 5 yje përveçse një strukture në Tiranë dhe në vijim për të nxitur ndërtimin e tyre mendohet lehtësimi nga taksat për të paktën 10 vite. “Kjo nuk do të thotë që ti more këto 5 yje dhe i ke aty, nuk t’i heq njeri, duhet që t’i mbash dhe të kujdesesh që shërbimi që ofron është ai me 5 yje”, do të shprehej mes të tjerash Rama.

Por nga ajo ditë deri më sot, ende nuk është qartësuar se çfarë do të ketë paketa e nxitjes së turizmit. Ministria e ristrukturuar që mbledh nën vete disa përgjegjësi të ish-Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe ish-ministrinë e Mjedisit, nuk ka mundur të sigurojë një faqe zyrtare funksionale kurse Ministri i ri në angazhimet e tij të para ka pasur pastrimin ashtu si dhe disa ministra të tjerë të kabinetit. Një panoramë më e qartë pritet të jepet në javët në vijim, çka është paralajmëruar, por fokusimi tek VIP-at e sektorit duket se ndryshon disi kursin e mbajtur deri tani për një zhvillim të harmonizuar dhe të të gjithëve.

 

Topuzi: Pa logjikë të ketë diferencime politikash mes hoteleve

Aktorët e tregut duhet të trajtohen si të barabartë nga shteti. Politikat fiskale duhet të ruajnë balancat në mënyrë që secili të ketë mundësinë të mbijetojë apo përfitojë nga aktiviteti i tij. Për kryetarin e Shoqatës së Hotelerisë Shqiptare, Zak Topuzi, qeveria duhet të tregohet e kujdesshme me iniciativat që ndërmerr, pasi e njëjta politikë ka një impakt krejt të ndryshëm tek kategori të ndryshme të biznesit. “Nuk ka logjikë që të ketë diferencim mes hoteleve pasi vetë politika fiskale duhet të mos bëjë dallime.

Për shembull e gjithë Europa ka Tatim mbi Vlerën e Shtuar të ulur nga 5 deri 15% dhe përgjithësisht hotelet e shtrenjta nuk e vuajnë këtë lloj diference. Uljen e diferencës më tepër e vuajnë hotelet e vogla që kanë çmime të ulëta. Këto hotele kanë zakonisht 36% shpenzime në fonde pagash pra një pjesë të mirë çka amortizohet disi nga ulja e TVSH-së. Por duke marrë parasysh ndikimet që ka kjo industri në punësim, si dhe kontributin në ekonomi, bota vazhdon të gjejë mënyra nga më të ndryshmet për ta stimuluar. Kjo nuk bëhet vetëm përmes masës së thjeshtë të uljes së TVSH-së. Në vendet e Ballkanit gjejmë subvencionimin prej 10-15 euro për çdo turist. Italia, nga ana tjetër, për çdo autobus i kthen të paktën 500 euro agjencisë, kjo kryesisht në Romë”, shprehet Topuzi.

Sipas tij nëse një sektor si turizmi e mbështet siç duhet, ai mund të jetë kontributori kryesor i ekonomisë dhe rasti më i mirë është Anglia, e cila në raportin e fundit deklaroi se turizmi kishte kaluar 2.5 herë në të ardhura industrinë e makinave. Të ardhurat gjenerohen jo vetëm në mënyrë direkte, por edhe nga aktivizimi zinxhir i bizneseve në mënyrë indirekte.

“Për çdo turist futen në punë 1-7 vetë dhe vetëm kjo sjell interes. Kryesisht aktivizon bizneset e vogla që i heq nga skema e subvencioneve të shtetit. Do të ishte gabim që të bëhej diferencimi pasi duhen menduar dhe pasojat. Ne kemi rastin e Golemit, i cili këtë vit nisi vitalizmin e tij dhe industria e kësaj zone është mobilizuar duke mbledhur 10 hotele bashkë me kontrata 140 ditë. Kjo është diçka që duhet mbështetur dhe jo të konkurrohet, duke zënë plazhe të reja me apartamente dhe vila që jo vetëm nuk janë në funksion të turizmit, por edhe e dëmtojnë atë”, tha Topuzi.

 

Lehtësimi nis nga taksa e infrastrukturës

Qeveria ka vendosur të marrë menjëherë masat për të çuar në vend premtimin e saj. Parashikohet  zerimi i tatimfitimit për një periudhë 10 vjeçare hotelet me 4 dhe 5 yje,  pritet ulje e TVSH-së në 6 % edhe për furnizimin e shërbimeve të tjera që ofrohen në hotel përveç shërbimit të fjetjes që vlen për gjithë sektorin vjen edhe një lehtësi tjetër.

Në ligjin “Për taksat vendore” janë bërë disa ndryshime ku përveç modifikimit të taksës së pronës propozohet edhe një përjashtim nga taksa e infrastrukturës. Sipas variantit që po diskutohet në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, mësohet se kjo taksë do të bëhet zero për hotelet me 5 yje “brand name” (hotele të mëdhenj të zinxhirëve të njohur ndërkombëtarë).

Aktualisht taksa e ndikimit në infrastrukturë që aplikohet për ndërtime që nuk kanë qëllim banimi, por turizmi, dhe një seri orientimesh të tjera, në Bashkinë e Tiranës është sa 4% e vlerës së investimit. Pra nëse një kompani do të investojë në një resort me vlerë 100 milionë euro nga këto 4 milionë euro janë taksë e ndikimit në infrastrukturë që i paguhet bashkisë. Për pjesën tjetër të vendit, taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet në turizëm luhatet mes 1-3% të vlerës së investimit.

Hotelet pritet të përjashtohen edhe nga taksa mbi ndërtesat thuhet në nenin 22 të draftit ligjit “Për taksat vendore”.

Kjo praktikisht i bën subjektet e interesuara për të investuar në Shqipëri pa ndonjë detyrim domethënës për t’u paguar në arkën e shtetit.

Gjithsesi ka një kusht që duhet të plotësohet që të përfitohet lehtësia. Këto të fundit duhet të marrin status special që përfitohet sipas përcaktimeve ligjore në sektorin e turizmit.

 

Avantazhet dhe rreziqet e “brand name”, rasti i Malit të Zi

Qeveria ka deklaruar se mbështetja dhe lehtësimi nga taksat do të jetë për “brand name”. Pra për emra të njohur ndërkombëtarë që vendosin të investojnë në Shqipëri. Kjo nismë mbart me vete avantazhet dhe dizavantazhet e saj që janë të reflektuara në raste të ndryshme, më i afërti Mali i Zi. Ajo që sjell një emër i njohur është një investim gjigant, pra që kap qindra milionë euro, imponon standard dhe një kulturë shërbimi të një niveli krejt të ri që stimulon përmirësimin e konkurrencës. Hotelet, edhe pse mund të mos ta konkurrojnë dot, pasi janë dy kategori krejt të ndryshme, mundohen vazhdimit të përmirësohen.

Por koha ka treguar që për të ruajtur standardin, këta emra të njohur mundohen që rekrutimet e stafit t’i bëjnë në qendrat e tyre që zakonisht nuk janë në lokalitetin ku ushtrojnë aktivitetin, sepse jo përherë gjendet forca e punës që ka kualifikimet e duhura. E dyta, fitimet e kompanisë nuk riinvestohen në zonën ku ushtrohet aktiviteti, por dalin jashtë vendit në shumicën e rasteve. Zakonisht në rastet e ofrimit të politikave lehtësuese fiskale, për investime që quhen strategjike, vendet tregohen të kujdesshme duke vendosur klauzola me kushte të punësimit të stafit lokal apo politikave sociale të kompanive.

 

Kostoja e dy këndvështrimeve të ndryshme

Golemi përjetoi për herë të parë këtë vit disa nga zhvillimet më pozitive në sektor. Falë bashkëpunimit me agjenci të huaja çekët dhe polakët vizituan disa nga hotelet me numër akomodimi më të lartë që, përveçse ju siguroi të ardhura, për herë të parë disa prej tyre i angazhoi drejt paketave all inclusive. Për të mos e stërmunduar një biznes që ende nuk përfiton nga ekonomia e shkallës dhe nga një zinxhir i mirorganizuar nga prodhuesi tek konsumatori, paketa që rekomandohet, por edhe që po shihet nga hotelet është ajo “Half Board”.

Kjo mundëson përballim më të mirë të flukseve. Fakti që kemi një rritje të kërkesës por edhe rezervimeve në avancë, ka angazhuar bizneset në ndërtime të reja. FAFA Group, aktualisht është duke dyfishuar kapacitetet e saj, me një angazhim të plotë në ndërtimin e strukturave të reja. “Për momentin kemi rezervime për vitin 2018 nga polakët, çekët, sllovakët dhe ukrainasit.

Kemi plotësuar pjesën më të madhe të strukturave që kemi gati, ndërkohë që për pjesën në ndërtim kemi qenë më të rezervuar në numër, pasi nuk dimë sesi do të kenë ecur punimet deri në sezonin e ri. Por është e sigurt që një pjesë të strukturave të reja do ta kemi gati”, – shprehet Arioli, përfaqësues i FAFA Group. Aktualisht grupi ka 400 shtretër të disponueshëm nga strukturat ekzistuese, ndërkohë që do të shtohen edhe 400-500 të tjera tek ndërtimet e reja. Por përveç hotelerisë, është menduar që një pjesë e ndërtimit të shkojnë për shitje si apartamente nga të interesuarit.

E ndërsa ka një angazhim për të tërhequr turistët nga Europa Qendrore duket se biznesi kërkon që qeveria të shohë në të njëjtin drejtim me të sa i përket problemeve emergjente që duhen zgjidhur. Infrastruktura cilësohet si problemi i parë që duhet të shihet përmes investimeve dhe kjo në afat të shkurtër, ndërkohë që problem mbetet pjesa e mungesës së programeve të asistencës për trajnimin e stafeve. Arioli shprehet se ofrimi i asistencës për trajnimin e stafit, unifikimi i këtyre praktikave si dhe kategorizimi i strukturave do të kishte efektet e saj pozitive që do të garantonin sukses afatgjatë duke kthyer sa më pak vizitorë të zhgënjyer drejt vendeve të tyre pas përvojës së kaluar në Shqipëri. Kjo do të thotë që për momentin të garantohet mbajtja e trendit rritës të vizitorëve në zonën e Durrësit, duke dhënë mbështetjen e nevojshme që shuan kontrastin “e frikshëm” hotel dhe jashtë mureve të hotelit.

 

“Ëndrrat” me resorte dhe fshatra turistike, histori e gjatë por ende pa rezultat

Shqipëria ka miratuar në 24 vitet e fundit (1993-2017) leje për të paktën 44 fshatra turistikë. Në fakt, pjesa më e madhe e lejeve është dhënë për zonën e Golemit, Ksamilit dhe Gjirit të Lalëzit, duke nënkuptuar ndërtime në zona turistike por me funksion banimi.

Vetëm pas viteve 2010 do të niste një tendencë për fshatra turistikë, që synonin ndërtimin e strukturave akomoduese për të pritur vizitorë. Pavarësisht disa projekteve të kaluara në letër dhe të konkretizuar tashmë, të dhënat nga tregu reflektojnë se planet kanë ndryshuar.

Një pjesë e mirë e këtyre vilave janë shitur si shtëpi të dyta duke e humbur qëllimin e tyre fillestar në nxitje të turizmit elitar. Thënë shkurt, Shqipëria është ende i vetmi vend mes fqinjëve konkurrentë që nuk ka të përmbyllur në gjithë këto vite një resort të vetëm apo fshat turistik që përmbush parametrat dhe standardet e nevojshme për të mbajtur këtë emërtim. E ndërsa turizmi masiv duket se nisi të marrë rrugë, në zonën e Golemit kryesisht, dhe jo për meritë të politikave të qeverisë, busulla po shkon sërish tek resortet.

Për kryetarin e Shoqatës së Hotelerisë Shqiptare, Zak Topuzi qeveria është duke bërë gabimin që dikur kanë bërë vende të tjera si Spanja, duke dhënë autorizime për resorte e fshatra turistikë që në fund përfundojnë në tregun imobilar. “Kjo është politika më e gabuar që mund të ndiqet dhe pasojat e saj i kanë përjetuar vende të tjera që i kanë aplikuar siç është Spanja.

Në këtë vend nisi ndërtimi i apartamenteve dhe vilave masive, por që në fund përfunduan në tregun imobilar. Kjo nuk jep përfitim në turizëm. Spanja dhe vendet e tjera të Mesdheut e kuptuan gabimin dhe ndryshuan politikat fiskale për t’i rikthyer këto zona në zona turistike. Të gjitha ato ish-apartamente u grumbulluan dhe menaxhohen si hotele”, pohon Topuzi.
Por ka edhe nga ata që mendojnë se Shqipëria mund t’ia dalë shumë mirë me të dyja, pra edhe turizmi masiv edhe ai elitar i përqendruar në resorte.

Për pedagogen Klodiana Gorica, e cila është e angazhuar në Departamentin e Marketingut dhe Turizmit në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, janë kushtet aktuale që përcaktojnë orientimin. “Zona e Shëngjinit dhe e Durrësit mund të përdoren për turizëm masiv dhe janë të destinuara për një treg me të ardhura relativisht të mesme dhe të ulëta. Në këto zona nuk mund të aplikohen modele të ndryshme nga ky, sepse është shumë e vështirë për t’i ndryshuar si struktura dhe për t’ia përshtatur nevojave të një turizmi me të ardhura të larta, mungojnë hapësirat fizike, shërbimet që mund t’u ofrohen turistëve janë të kufizuara.

Ndërsa për sa i përket Rivierës nga Vlora në Sarandë, mund dhe duhet të synohet targetimi i një kategorie të caktuar turistësh, ata me të ardhura të larta. Kjo sepse Jugu është ende i pandërtuar dhe në këto kushte ka mundësi që aktorët e këtij procesi (tur-operatorët, strukturat akomoduese, partneriteti publik-privat), mund të hartojnë plane për thithjen e kësaj kategorie që do jenë më të pakët në numër, por do të shpenzojnë më shumë.

 

Shqipëria, në drejtim të kundërt me rajonin. A e njohim konkurrentin?

Viti 2017 pati një listë të gjatë artikujsh për turizmin në Shqipëri. Shumë prej tyre na krahasonin me vende si Spanja apo Kroacia, por ajo që ra në sy ishte fakti që vlerësimi mbetej vetëm tek asetet natyrore e këtu nuk kemi shumë kontribut ne si shqiptarë apo qeveritë tona kohë pas kohe. Është thjesht çështje fati. Por promovimi i tillë, padyshim pozitiv ka ngjallur kureshtjen e shumë të huajve për të na vizituar, por ngjalli edhe euforinë e politikës.

Vetë kryeministri u kujdes që në rrjetet sociale të ndante artikujt promovues ku cilësoheshim një Spanjë apo Kroaci e pazbuluar dhe shumë më e lirë, por çështja që shtrohet është: A jemi një Spanjë apo Kroaci në shërbime dhe standarde? Për tur-operatorët në vend, Shqipëria po ecën në drejtim të kundërt me rajonin, i cili është në fakt konkurrenti ynë real për kushtet ku ndodhemi. Investimi në resorte duhet të ecë në të njëjtën kohë me investime të tjera paralele që kërkon ky standard.

“Ne jemi në drejtim të kundërt me rajonin. Mali i Zi dhe Kroacia janë kampionë në sektor dhe tani po ndërtojnë resorte dhe hotele nga më luksozet duke grumbulluar target grupin e atyre që paguajnë për rërën dhe detin në periudhën 90 ditë. Por këtë po e bën Kroacia ku kontributi nga turizmi ka shkuar sa 24% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shqipëria nuk lejon shumë hotele e resorte. Sipas një strategjie të hershme dhe të pazbatuar, vendi ynë mund të lejojë 150 hotele deri në 200 shtretër dhe 5-6 resorte për të thithur këtë lloj klientele që paguan dhe kërkon shërbime”, – shprehet Zak Topuzi.

Pra në një rajon me konkurrencë agresive për të thithur pjesën elitare, ndërtimi pa kriter i fshatrave turistikë, resorteve mund të kthehet në bumerang ku një pjesë e tyre mund të rezultojnë me një plan biznesi të rrënuar. Për aq kohë sa në krye të titujve dhe promovimit do të kemi fjalën “e lirë”, ajo që do të ketë më shumë prurje do të jetë turizmi masiv. Për standardin tonë konkurrenti është fillimisht rajoni, kurse ambicia që shtyn përpara mund të jetë edhe Spanja apo Italia, por kjo do kohë.

Gjiknuri inspekton akset Korçë-Ersekë dhe Lin-Pogradec: Tuneli i Pogradecit, përfundon vjeshtën tjetër

$
0
0

Shumë shpejt do të nisin punimet në Lotin e dytë të aksit rrugor Korçë-Ersekë, ndërsa vazhdon puna edhe në një tjetër kantier, atë të aksit rrugor Lin-Pogradec, që pritet të përfundojë në vjeshtën e vitit 2018. Strategjia e qeverisë shqiptare është të mos hapë më rrugë të cilat janë të pafinancueshme, por të përfundojmë të gjitha këto vepra të nisura prej vitesh.

 

Kështu deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, që bashkë me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, inspektuan ecurinë e punimeve në dy prej kantiereve të rëndësishme të Qarkut të Korçës.

Ndalesa e parë ishte në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ku ministri Gjiknuri njoftoi se shumë shpejt do të kryhen procedurat për fillimin e punës së Lotit të dytë të kësaj rruge, që do të lidhë bashkinë e Kolonjës me rrjetin kombëtar rrugor.

“Jemi tek pjesa e fundit e lotit të parë Korçë-Ersekë. Ka edhe një pjesë punimesh që po zhvillohet në dalje të Korçës. Pikërisht, këtu do të jetë edhe nyja lidhëse me rrjetin ekzistues dhe shumë shpejt fillimi i projektit të ri, loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë, ku bashkia e Kolonjës do të lidhet përfundimisht me rrjetin kombëtar rrugor. Këto punime do të përfundojnë shumë shpejt dhe besoj vitin tjetër do të bëhen procedurat për të filluar punimet pjesa tjetër, pra pjesa e dytë e rrugës drejt Kolonjës”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Puna po vazhdon edhe në një tjetër kantier, atë të aksit rrugor Lin-Pogradec për të cilin do të akordohen edhe fonde të tjera nga rialokimet e këtij fundviti.

Sipas kreut të ARRSH-së Afrim Qendro “vijojnë punimet në dy lotet, aksi Lin-Pogradec dhe tuneli në hyrje të qytetit të Pogradecit”. “Në lotin e parë, po hedhim shtresën e fundit asfaltike e cila do të bëjë të mundur që rruga të jetë e kalueshme me parametra. Në vitin që vjen të mbyllim të gjithë elementët e tjerë të sinjalistikës, ndriçimit, gjelbërimit. Këtu ku po flasim, në tunelin e hyrjes së Pogradecit kanë mbaruar në masën më të madhe punimet. Jemi në fazën e ndërtimit të pjesëve të kollonatave të këtij tuneli dhe mendojmë që me financimet që do të jepen për vitin që vjen do të përfundojë edhe kjo vepër”, sqaroi ai.

Ministri Gjiknuri gjeti rastin të nxisë kompanitë të ecin përpara drejt përfundimit në kohë të veprës. “Nga ana tjetër dua t’ju siguroj se pjesa e financimit nuk do të mungojë. Strategjia e qeverisë shqiptare është të mos hapë më rrugë të cilat janë të pafinancueshme, por të përfundojmë të gjitha këto vepra të nisura prej vitesh. Me financimin që do të sigurojmë, do ta mbyllim pjesën e asfaltit dhe do të mbetet vetëm pjesa e tunelit, besoj nga vjeshta e vitit tjetër do të jemi në gjendje që kjo rrugë të jetë e përfunduar. Do të përfundojmë rrugët e nisura, do të hapim ato rrugë që janë të financueshme dhe çdo projekt që do të hapet do të jetë i financueshëm. Nuk do të ketë më projekt që do të mbetet zvarrë”, nënvizoi Gjiknuri.


Tatimet: Deri tani janë fshirë 37 mln euro detyrime, në proces janë 25 mijë tatimpagues

$
0
0

Administrata tatimore njofton se po vijon me zbatimin e Ligjit të Faljes nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.

 

Gjatë kësaj periudhe janë fshirë detyrime tatimore për 7,562 tatimpagues me vlerë 5.1 miliard lekë dhe janë kompesuar 481 milion lekë tepricë kreditore.

Në proçes është fshirja e detyrimeve tatimore për mbi 25,000 tatimpagues. Tatimpaguesit që përfitojnë nga ky ligj njoftohen elektronikisht nëpërmjet postës së tyre elektronike.

Administrata tatimore fton tatimpaguesit të përfitojnë nga falja me kusht duke paguar principalin për detyrimet e prapambetura, shkruan Monitor.

Taksa e pronës edhe për shtëpitë në proces legalizimi, si do paguhet

$
0
0

Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Paketa fiskale nis zbatimin pas 1 janarit 2018, me rritjen e taksës së pronës, ndryshimet për taksat e makinave të luksit, rritjes së akcizës së cigareve 7 lekë për paketë, shtrirjen e TVSH-së së turizmit 6 për qind edhe të hotelet me 4 dhe 5 yje dhe uljes së tatimfitimit në 5 për qind për prodhimet softwere.

Gazeta boton ndryshimet me taksat, të miratuara nga qeveria dhe kategoritë që do të paguajnë taksën e pronës.

SHTËPITË

Qeveria ka miratuar formulën e re të llogaritjes së taksës së pronës. Taksa e pronës do të paguhet edhe nga shtëpitë që janë në proces legalizimi. Pra, bëhet fjalë për ato familje që kanë aplikuar për marrjen e lejes së legalizimit. “Taksës mbi ndërtesat u nënshtrohen individët, personat fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohen ndryshe. Taksës mbi ndërtesat u nënshtrohen personat që kanë aplikuar për legalizim e ndërtesës sipas ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.

Taksës mbi ndërtesat u nënshtrohen zhvilluesit, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i planifikimit. Afati i përllogaritjes së taksës fillon nga momenti i mbarimit të afatit kohor, të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Taksa vendore mbi pasurinë e paluajtshme, ndërtesë, llogaritet si detyrim vjetor i taksapaguesit. Pagesa e taksës bëhet çdo muaj apo, për periudha më të gjata, në varësi të kategorisë së taksapaguesit, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave.”, thuhet në relacionin e ligjit. Për 2018, qeveria ka vendosur që taksa e pronës të jetë 0,05 për qind të vlerës së apartamentit.

Edhe për qytetarët që kanë aplikuar për lejen e legalizimit, do të paguajnë taksën e shtëpisë sa 0,05 për qind të vlerës, llogaritur me çmimet fiskale. Për ta konkretizuar për qytetarët, po ju sjellim një shembull.

Në rast se një shtëpi, e cila është në proces legalizimi, ndodhet në zonën kadastrale 1/1 që përkon me zonën e Ali Demit, Fusha e Sportit apo fshati Shkozë ku çmimi fiskal është 97,700 lekë për një shtëpi me sipërfaqe 100 metër katrorë, vlera është 9,770,000 lekë. Familja që posedon një shtëpi në këtë zonë dhe ka aplikuar për ta legalizuar, do të paguajë 4,885 lekë në vit apo 407 lekë në muaj.

Taksa do të paguhet një herë në muaj në faturat e ujit të pijshëm. Taksa e pronës do të paguhet edhe për apartamentet dhe do të përdoret e njëjta logjikë për llogaritjen, pra, taksa do të llogaritet mbi çmimet fiskale.

Taksa e re do të paguhet edhe nga biznesi, në masën 0,15 për qind të vlerës së ndërtesës që sipërmarrësi ushtron aktivitetin ekonomik. Kategori e re që shtohet për të paguar taksën e pronës janë edhe ndërtuesit, të cilët kanë shkelur afatet e lejes së ndërtimit. Referuar relacionit për këtë kategori, qeveria ka vendosur që taksa e pronës të paguhet 30 për qind e vlerës së objektit të papërfunduar.

Nga mospagimi i taksës do të përjashtohen disa kategori, ku një ndër to janë edhe banesat sociale dhe hotelet me 4 dhe 5 yje që kanë fituar status special. Me paketën fiskale, pas 1 janarit, taksa e makinave të luksit do të paguhet për ato mjete me kapacitet 6+1, me çmim deri në 5 milionë lekë dhe cilindrat 3 mijë cm3. Po ashtu, akciza për cigaret, vitin e ardhshëm, do të rritet 7 lekë për paketë.

Ulja e TVSH-së së turizmit 6 për qind do të aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese të certifikuara, “Hotel me pesë yje, status special”. Hotelet me 4 dhe 5 yje, me status special, do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe nga tatimfitimi për 10, në rast se përfitojnë këtë status deri në dhjetor të 2024./Panorama/

Tatimet, biznesit të vogël: Shoqëroni mallin me faturë, tre pasojat në rastet kur ndodh e kundërta

$
0
0

Kur vendosja e regjimit të TVSH-së për bizneset deri në 2 milionë lekë është ende një temë e nxehte debati, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje edhe një herë biznesit që të shoqërojë mallin me faturë duke respektuar kërkesat ligjore.

“Nga kontrollet e ushtruara në vendndodhjen e biznesit, administrata tatimore konstaton me shqetësim se një pjesë e tatimpaguesve, sidomos ata të regjistruar në Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin (biznesi i vogël), mbajnë pjesërisht ose nuk mbajnë fare dokumentet tatimore të blerjes (faturën tatimore) për mallrat që kanë në inventar.

Kujtojmë se Ligji nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka përcaktuar qartë detyrimin e çdo tatimpaguesi për mbajtjen e dokumentacionit tatimor, po edhe sanksionet që zbatohen për kundërvajtësit.

1) Mbështetur në nenin 58 të ligjit, tatimpaguesit që mbajnë, tregtojnë, përdorin ose transportojnë mallra, duhet të kenë dokumentet e nevojshme tatimore, që provojnë pronësinë ose kontrollin mbi këto mallra dhe me kërkesën e zyrtarëve të administratës tatimore, i vënë këto dokumente në dispozicion të tyre.

2) Mbështetur në nenin 51 të ligjit, është detyrim i blerësit të kërkojë faturën tatimore, në kohën e realizimit të shitjes”

Pasojat kur malli nuk shoqërohet me faturë
Për rastet kur tatimpaguesi mban mallra të pashoqëruara me faturë tatimore, zbatohet procedura e mëposhtëme:

a) Tatimpaguesit të tatimit të thjeshtuar të fitimit që nuk është i regjistruar për TVSH-në, menjëherë në momentin e konstatimit i ndryshohet përgjegjësia tatimore duke kaluar si tatimpagues i TVSH-së. Nëse tatimpaguesi ka në përdorim fatura të thjeshta tatimore, ai lëshon një faturë të thjeshtë tatimore, sipas nenit 53 të ligjit për të dokumentuar mallin.

Kjo faturë i bashkëngjitet akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës dhe në të shënohet numri dhe data e akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës.

Ky tatimpagues detyrohet të pajiset me fatura tatimore me TVSH, sapo i aktivizohet përgjegjësia për TVSH-në.

b) Tatimpaguesi i regjistruar për TVSH-në detyrohet të dokumentojë mallin duke lëshuar faturë tatimore me TVSH, sipas nenit 53 të këtij ligji, por pa llogaritur TVSH-në. Kjo faturë nuk është dokument për njohjen si shpenzim i zbritshëm për sa është një dokument i lëshuar në kushtet e shkeljes së Në faturë përveç të dhënave identifikuese, datës, numrit të akt konstatimit dhe procesverbalit përkatës duhet të evidentohet qartë përshkrimi i mallit dhe sasia e tij.
c) Bazuar në nenin 124, pika 1 të ligjit, ndaj tatimpaguesit vendoset një dënim me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar, llogaritur nga administrata tatimore. /Monitor/

Shqiptarët rritën shpenzimet për arsim dhe restorante, ulën ato për ushqim dhe shëndetësi

$
0
0

Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për arsimim dhe më pak për ushqim. Janë këto dy të dhënat kyçe të Anketës së Buxhetit të Familjes 2016 publikuar nga Instituti i Statistikave.

“Në vitin 2016, shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.143 lekë. Totali i shpenzimeve për konsum është 56,1 miliardë lekë në muaj për 768.311 familje. Shpenzimet mesatare për konsum të një individi vlerësohet të jenë 19.591 lekënë muaj nga të cilat: 8.861 lekë për konsum ushqimor dhe 10.730 lekë për konsum jo-ushqimor Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF, në vitin 2016 është 4,2 % më i lartë se në vitin 2015. Rritja e çmimeve të konsumit regjistruar në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, është 1,3 %.

Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor në vitin 2016, a ka shënuar grupi “Ushqim dhe pije jo-alkoolike” me 3,5 pikë përqindje krahasuar me 2015, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin “Arsim” me 2,3 pikë përqindje”

Referuar këtyre treguesve duket se jo rastësisht rritja vjen tek arsimi kur gjatë vitit 2016 patëm një rritje të tarifave mesatarisht me 10 për qind për kategorinë master niveli i parë dhe i dytë.

“Përqindja e buxheti të NjEF për grupin “Shëndet”, zë një peshë prej 3,4 % duke shënuar ulje prej 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Peshën më të madhe e zë blerja e medikamenteve me rreth 75,4 %ndërsa pjesa tjetër shkon për kujdes shëndetësor” thuhet në anketë lidhur me grupin e Shëndetit.

Më shumë shpenzime për restorante dhe mobilim
E ndërsa është ulur pjesa e shpenzimeve për ushqim duket se shqiptarët kanë rritur shpenzimet e tyre për restorante.

“Shpenzimet për grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, përbëjnë 3,4 % të buxhetit, në ulje me 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Nëngrupi “duhani” zë peshën kryesore me 62,6 %. Grupi “Restorante dhe hotele”, që përfaqëson konsumin jashtë shtëpisë, përbën 4,4 % të buxhetit tëNjEF, i cili regjistron një rritje me 0,8 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Brenda grupit, përqindjet e shpenzimeve për restorante përbëjnë pjesën më të madhe, 88,5 %, ndërsa shpenzimet për hotele vetëm 11,5 %” thuhet në anketën e INSTAT.

Rritja ka pësuar edhe grupi komunikim me 0.3% gjatë 2016 në raport me anketën e një viti më parë.
“Shpenzimet për grupin “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtja e tyre” zënë 5,0 % në strukturën e shpenzimeve mesatare mujore. Këto shpenzime regjistrojnë rritje prej 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Peshën më të madhe në grup e zënë artikujt shtëpiakë jo-afatgjatë, 70,6 %”

Më pak shpenzime edhe për veshje, por ulja modeste
Shpenzimet për grupin “Veshje dhe këpucë”, zënë 4,8 % të buxhetit total të cilat regjistrojnë ulje prej 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Nëngrupi “veshjet” zë peshën më të madhe në krahasim me nëngrupin “këpucë dhe të ngjashme” me një peshë prej 68,6 %. /Monitor/

Thellohet pabarazia ekonomike, 90% e familjeve regjistrojnë rënie konsumi

$
0
0
Konsumi mesatar i familjes shqiptare u rrit me 4.2 për qind në vitin 2016 në krahasim me një vit më parë, por e gjithë rritja u përfitua nga vetëm 10 përqindëshi i pasur i popullsisë, ndërsa pjesa tjetër mbeti me gisht në gojë.Pabarazia u rrit në mënyrë dramatike gjatë vitit 2016-të në Shqipëri ku e gjithë rritja e konsumit familjar përfundoi në përfitim të vetëm 10 përqindëshit të pasur të popullsisë ndërkohë që pjesa dërrmuese e shqiptarëve patën një rritje në konsumin e matur me lekë efektivisht më të ulët se sa norma e inflacionit.

Instituti i Statistikave publikoi të hënën raportin e vet për Anketën e Buxhetit të Familjeve, një raport që mat konsumin e rreth 6 mijë familjeve në të gjithë Shqipërinë dhe pastaj i ekstrapolon të dhënat për të gjithë vendin. Sipas raportit të publikuar [kliko këtu] konsumi total i popullsisë u rrit me 4.2 për qind vitin 2016 në krahasim me vitin 2015. Familja mesatare shqiptare përbëhet nga 3.7 anëtarë dhe konsumi mujor i saj ishte vitin e kaluar ishte 73 mijë lekë nga afro 71 mijë lekw që ishte në vitin 2015. Këtu lajmi i mirë mbaron.

INSTAT raporton konsumin e familjeve të ndara, 10 përqindëshi më i pasur i popullsisë në njërën anë dhe 90 pëqindëshi i mbetur. Sipas këtyre të dhënave, 10 përqindëshi i pasur rezulton se është bërë ndjeshëm më i pasur. Konsumi mesatar i tyre ishte 138,700 lekë në muaj në 2015-tën dhe u rrit në 158,946 lekë më 2016. Kjo është një rritje mbresëlënëse prej 14.5 për qind. Problemi është se kjo rritje e konsumit të 10 përqindëshit të pasur erdhi në kurriz të pjesës tjetër të popullsisë.

Sipas INSTAT, 90 për qind e familjeve pati një konsum mesatar prej 63,600 lekësh në vitin 2016, me një rritje minimale nga konsumi 63,200 lekë që ishte më 2015. Rritja e konsumit të 90 përqindëshit të varfër më 2016 në terma të lekut ishte vetëm 0.6 për qind. Kjo është më e ulët se sa norma e inflacionit. Në terma realë, konsumi i 2016 për pjesën dërrmuese të Shqipërisë ishte më i ulët se sa më 2015.

“Shpenzimet mesatare për konsum të Njësive Ekonomike Familjare (NjEF) tregojnë se në vitin 2016, ka pasur një rritje më të madhe të shpenzimeve të 10 përqindëshit të NjEF me shpenzimet më të larta (14,6%) në krahasim me rritjen e shpenzimeve mesatare për konsum të 90 përqindëshit tjetër (0,6 %) në krahasim me 2015. Si rrjedhim, raporti i decileve në 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 në 2,5, krahasuar me 2015”, shkroi Instat në raport.

Kjo do të thotë se në vitin 2015, konsumi i 10 përqindëshit të pasur të shqiptarëve ishte 2.2 herë më i lartë se sa pjesa tjetër e popullsisë dhe kjo u rrit në 2.5 herë më 2016. Këto sa më sipër janë konsumi i matur në nivel familjeje. Familjet e pasura në përgjithësi kanë më pak anëtarë, gjë që nënkupton prindër në karrierë, të cilët kanë paga të larta dhe rrjedhimisht hapësirë për më shumë konsum. Madhësia mesatare e familjes së dhjetë përqindëshit të pasur është 2.6 anëtarë. Pjesa tjetër e shqiptarëve ka një madhësi familjeje prej 3.9 anëtarë.

Megjithatë, pabarazia rezulton në të njëjtat nivele edhe nëse llogaritet në nivel individi.  Individi në 10 përqindëshin e pasur të popullsisë pati konsum mesatar prej afro 63 mijë lekësh në vitin 2016, nga 59 mijë që kishte më 2015. Pjesa tjetër e popullsisë në nivel individi pësoi një rritje minimale nga 17,687 lekë më 2015 në 18,119 lekë më 2016. Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve u rrit nga 3.3 herë në 3.5 herë.

Instituti i Statistikave ndjek konsumin e disa mijëra familjeve shqiptare përgjatë një viti me synimin e matjes së nivelit dhe tipareve të konsumit. Sondazhi nuk është në gjendje që të pasqyrojë në masë tërësisht të saktë konsumin e të gjithë popullsisë. Supozohet se për shtresën super të pasur dhe atë më të varfër mund të ketë nënpërfaqësim në sondazh. Megjithatë, tendenca është e qartë. Nga viti në vit, konsumi i familjeve si mesatare kombëtare është rritur. Por për familjet e varfra, ai nuk është rritur ose është rritur shumë pak.

Sondazhi mat nivelin e konsumit por jo nivelin e të ardhurave, gjë që sugjeron pabarazi edhe më të madhe se sa kaq për shkak se logjikisht të pasurit kanë më shumë të ardhura në dispozicion dhe mund të kursejnë. Pabarazia në të ardhura është shumë e vështirë të matet në Shqipëri në krahasim me vende të tjera për shkak se Shqipëria nuk takson të ardhurat totale të një familjeje apo individi por të ardhurat e individit në burimin që ato krijohen. Rrjedhimisht, të dhënat e administratës tatimore nuk janë në gjendje të raportojnë nivelin e të ardhurave totale të individëve përtej të ardhurave nga paga.

Shqipëria përgjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të ngadaltë ekonomike në nivelin 1-3 për qind. Por më shumë se sa niveli i rritjes ekonomike, problemi qëndron te tiparet e përfituesve të kësaj rritjeje. Në rast se një numër i kufizuar biznesesh pëson rritje të të ardhurave dhe fitimeve, kjo rritje ekonomike nuk i shërben pjesës më të madhe të popullsisë.

Nëntë rrugët ku do përfundojnë punimet me buxhetin e 2018

$
0
0

Me buxhetin e 2018-s qeveria parashikon të mbyllë punimet në 10 segmente rrugore. Në total, me buxhetin e ri do të financohen nga fondet shtetërore 15,3 miliardë lekë për investime në rrugë. Vitin e ardhshëm, qeveria pritet të nisë punimet edhe për ndërtimin e dy bypass-eve strategjike të Jugut, atë të Fierit dhe Vlorës, ku mbi 40 kompani kanë shprehur interes të marrin pjesë në garë.

Pas prishjes së kontratës me kompaninë italiane, për shkak të borxheve të larta me nënkontraktorët, qeveria hapi edhe një herë në muajin gusht tenderin.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës njoftoi dje se Autoriteti Rrugor Shqiptar, brenda muajit nëntor do të mbyllë fazën e parakulifikimit konform standardeve të BERZH-it, që është financuesi kryesor.

Në fazën e parë të parakualifikimit për ndërtimin e dy bypass-eve janë në garë 40 kompani nga 80 kompani që kanë tërhequr dokumentacionin, shkruan “panorama”. Me marrjen e konfirmimit për këtë procedurë nga BERZH-i, do të bëhet shpallja e kompanive të cilat vazhdojnë fazën e dytë të tenderit.

Pas prishjes së kontratës me kompaninë italiane në bypass-in e Vlorës janë mbyllur vetëm 12 për qind e punimeve, ndërsa në bypass-in e Fierit janë mbyllur 55 për qind të punimeve. Marrëveshja me kompaninë italiane parashikonte që punimet në këto dy akse të përfundonin brenda vitit 2016.

FONDET E BUXHETIT 
Me buxhetin e ri të vitit të ardhshëm qeveria parashikon të shpenzojë 15,3 miliardë lekë fonde për investime kapitale. Sipas relacionit të projektbuxhetit, fondi për ndërtimin e rrugëve është parashikuar të dyfishohet vitin e ardhshëm. Mundësia e financimit vitin e ardhshëm pritet të zbatohet më së shumti nga financimi i brendshëm, pasi parashikon rreth 62% të fondit të parashikuar për investime, ndërsa pjesa tjetër është financim i huaj. Qeveria ka parashikuar që me fondet e buxhetit 2018 të mbulohen totalisht me financim dhe të përfundojnë 10 segmente.

Fondet e buxhetit të shtetit për vitin 2018 janë përqendruar në punimet shtesë për rrugën KukësMorinë; do të përmirësohet sinjalistika në Fushë- Krujë – Thumanë; asfaltim në Elbasan –Banjë dhe Këlcyrë-Përmet dhe rikonstruksion segmentit rrugor Kodër-Kamëz – Tapizë dhe për ndërtimin e bypass-it Plepa-Kavajë – Rrogozhinë.

Më shumë fonde me buxhetin e ri, qeveria parashikon për ndërtimin e Unazës së Re të Tiranës rreth 4,1 miliardë lekë. Për vazhdimin e Fushë-Krujë –MilotMorinë fondi që do të vihet në dispozicion do të jetë 1,3 miliardë lekë, ndërsa për punimet në Qafë-Thanë-Lin-Pogradec, do të përdoren 1 miliard lekë.
rruget-qe-do-ndertohen

Rrugët me koncesion, 1,4 miliardë dollarë kontrata
Vitin e ardhshëm faturën kryesore të kontratave me koncesion do ta zënë investimet për rrugët. Sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, qeveria ka parashikuar që 6 projekte me vlerë 140 miliardë lekë, apo 1,4 miliardë dollarë, të nisin me koncesion.

Me koncesion do të ndërtohet Rruga e Arbrit me kontratë me vlerë 24 miliardë lekë. Për ndërtimin e aksit Tiranë-Thumanë-Vorë, kontrata e koncesionit do të jetë 34 miliardë lekë. Me koncesion do të ndërtohet edhe rruga KardhiqDelvinë, Kashar– Rrogozhinë, Milot –Balldren dhe Orikum – Himarë.

Përveç investimeve në rrugë, për vitin e ardhshëm qeveria parashikon edhe kontrata me koncesion për ndërtimin e shkollave të arsimit parauniversitar në Tiranë dhe ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit. Për arsimin do të investohet nëpërmjet partneritetit publik-privat ndërtimi i shkollave të arsimit parauniversitar në Tiranë.

Vlera e kontratës koncesionare do të jetë 6,4 miliardë lekë. Në shëndetësi ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit do të ketë një kosto prej 9,4 miliardë lekësh. Në buxhetin e ri, për herë të parë Ministria e Financave bën publike listën e kontratave me koncesion të dhëna deri tani dhe ato që do të jepen në 2018-n.

Ministria e Financave llogarit se në total nga buxheti i 2018-s do të shpenzohen 9,4 miliardë lekë apo 94 milionë dollarë për kontratat me koncesion.

kontratat-me-koncensionAktualisht, janë në fuqi 8 kontrata koncesionare, të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2018 të startojnë dhe 3 kontrata të reja të lidhura për shëndetësinë, arsimin dhe rrugët.

Në total, për vitin e ardhshëm buxheti do të shpenzojë 94 milionë dollarë për 8 kontrata me koncesion. Si rregull, kostoja e buxhetit për koncesionet nuk duhet të kalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave që janë mbledhur në vitin paraardhës. Ministria e Financave garanton se me buxhetin e ri është respektuar kufizimi, pasi kjo kosto zë 2,4 për qind të të ardhurave të 2017-s.

Referuar relacionit të buxhetit 2018, vlera e kontratave ekzistuese me koncesion është 5 miliardë dollarë. Për 2018- n, qeveria parashikon edhe 8 kontrata të reja me vlerë 1,5 miliardë dollarë.

Paketa fiskale, Dhoma Amerikane: Nuk ka stimuj realë për biznesin

$
0
0

Dhoma mendon edhe se kalimi i taksës së pasurisë mbi bazën e vlerës së tregut është i parakohshëm. Ajo tërheq vëmendjen edhe për mospërfshirjen e uljes së tatimit mbi dividendin dhe tatimit mbi të ardhurat personale, pavarësisht premtimit të qeverisë.

Dhoma Amerikane ka dorëzuar komentet e saj për paketën fiskalë në Ministrinë e Financave, bënë të ditura burime nga kjo e fundit. Dy janë vërejtjet kryesore të Dhomës: Së pari, po i lihet hapësirë e madhe Këshillit të Ministrave përmes VKM-ve, sidomos për uljen e kufirit të TVSH-së dhe taksën e pronës dhe së dyti, paketa nuk ka nxitës realë për biznesin. Dhoma mendon edhe se kalimi i taksës së pasurisë mbi bazën e vlerës së tregut është i parakohshëm. Ajo tërheq vëmendjen edhe për mospërfshirjen e uljes së tatimit mbi dividendin dhe tatimit mbi të ardhurat personale, pavarësisht premtimit të qeverisë.

Këshilli Ministrave me superkompetenca

Nga leximi i projektligjeve të propozuara si pjesë e Paketës Fiskale 2018, anëtarët e Dhomës janë të mendimit që këto projektligje përcaktojnë vetëm disa parashikime të përgjithshme dhe lënë një hapësirë të madhe për plotësim nga ana e Këshillit të Ministrave. Sipas nenit 155 të Kushtetutës së Shqipërisë “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj”. Më tej, sipas nenit 118 të Kushtetutës, “Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte”. Si në rastin e dispozitave të projektligjit për ndryshime në ligjin për TVSH, te projektligji për ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat si dhe te projektligji për ndryshime në ligjin për taksat vendore, autorizohet Këshilli i Ministrave që të përcaktojë “kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin” e dispozitës ligjore. Por asnjë nga projektligjet nuk parashikon parimet mbi bazën e të cilave do të nxirret akti nënligjor nga Këshilli i Ministrave. Kjo gjë sjell si pasojë lënien e një fushe veprimi të gjerë për Këshillin e Ministrave për të përcaktuar çfarëdolloj kushti apo kriteri për tatimpaguesit që të detyrohen të paguajnë një tatim apo të përfitojnë lehtësira tatimore. Në opinionin e anëtarëve të Dhomës, ligji duhet të përcaktojë qartë detyrimin tatimor duke përcaktuar qartë dhe pa ekuivokë si bazën e tatueshme ashtu edhe normën tatimore. Aktet nënligjore do të duhet më tej të specifikojnë detaje apo japin sqarime, por jo të vendosin elemente tepër llogaritjes së detyrimit tatimor.

Shembulli tipik është autorizimi i Këshillit të Ministrave për të vendosur kufirin e regjistrimit në TVSH. Dhoma mendon se kufiri i regjistrimit duhet të caktohet në ligj (qoftë në një shumë të përcaktuar apo një segment ku parashikohet një shumë minimale dhe maksimale, brenda të cilit mund të vendosë Këshilli i Ministrave). Për me tepër, ligji duhet të përcaktojë në mënyrë specifike cilat janë rastet e përjashtimit nga detyrimi për regjistrimin në TVSH apo cilat janë kategoritë e veçanta ku kufiri minimal i regjistrimit mund të jetë i ndryshëm.

Shembull tjetër është autorizimi i Këshillit të Ministrave që të përcaktojë me vendim “aktivitetet që përfshihen në fushën e prodhimit të software-ve, si dhe procedurat për zbatimin e nenit që lidhet me normën e reduktuar të tatimit mbi fitimin”.

Ashtu siç është formuluar kjo dispozitë, është e paqartë se ku do të bazohet Këshilli i Ministrave për të përgatitur listën e aktiviteteve që përfitojnë nga përjashtimi dhe çfarë procedurash do të rregullojë. Ligji duhej të sanksiononte listën e aktiviteteve sipas Nomenklaturës së Aktiviteteve Ekonomike të cilat do të përfshiheshin në këtë incentiv.

Së fundmi, në projektligjin për taksat vendore lihet e hapur për t’u përcaktuar nga Këshilli i Ministrave miratimi i “metodologjisë për përcaktimin e vlerës së tatueshme të pasurisë së paluajtshme – ndërtesa”, por në kundërshtim me dispozitat kushtetuese të sipërpërmendura nuk parashikohet asnjë parim ku do të bazohet Këshilli i Ministrave për miratimin e metodologjisë.

Ulja e kufirit të regjistrimit në TVSH

Ulja e kufirit të regjistrimit në TVSH, sipas Dhomës, duhet të ketë parasysh parimet e mëposhtme: a) lehtësimi i procedurave të deklarimit të TVSH nga bizneset e vogla me deklarime tremujore, heqje gjobash për vonese në deklarim etj., si dhe b) mosfutja në TVSH e bizneseve shumë të vogla. Shqetësim për anëtarët tanë përben kapaciteti i administratës tatimore (dhe sistemit e-tax) për menaxhimin e një numri të madh subjektesh në TVSH. Kostoja e administratës për menaxhimin dhe kontrollin e këtyre subjekteve duhet të justifikohet me të ardhurat që ata do të sjellin në buxhet. Shqetësimi tjetër ka lidhje me faktin se fokusi i administratës tatimore nuk duhet të zhvendoset te tatimpaguesit e vegjël pasi dëmi më i madh në buxhet shumicën e rasteve bëhet nga të mëdhenjtë. Nga ana tjetër, iniciativa në uljen e kufirit të TVSH duhet të shoqërohet me masa të tjera në kuadrin e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin apo tatimin mbi fitimin, për shkak të ndryshimeve thelbësore në procedura dhe barrë tatimore ndërmjet këtyre dy lloj tatimeve që ndahen te xhiro vjetore 8 milionë Lekë, ka një shtytje të kuptueshme të subjekteve që të qëndrojnë nën kufirin prej 8 milionë Lekë (përfshirë këtu hapjen dhe mbylljen e NIPT-eve për të njëjtin aktivitet). Sugjerimi ynë është që ministria të propozojë ndryshimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe atë për taksat vendore që të vendosë një mënyrë dhe masë tatimi që iu lejon këtyre bizneseve të vogla formalizmin e tyre pa barrë fiskale të ekzagjeruar. Në këtë këndvështrim, duhet të trajtohen veçmas aktivitetet e shitjes së mallrave dhe ato të shërbimeve për arsye se tek ofrimi i shërbimeve, xhiro prej 8 milionë është më pranë fitimit neto të subjektit ndërsa në rastin e shitjes së mallrave, pjesën me të madhe të xhiros e zë vlera e shitjes së mallrave (dhe jo marxhi i fitimit). Pra, duke i mbetur filozofisë se kush fiton (jo qarkullon) më shumë paguan më shumë, klasifikimi i biznesit të bëhet në bazë të fitimit. Kjo e shoqëruar me lehtësim të raportimit/dokumentimit për bizneset me xhiro të vogël. Duke u tatuar fitimi dhe jo xhiro do të ketë efekt edhe në kërkesën me të madhe për të dokumentuar lëvizjet e mallrave dhe uljen e presionit për të fshehur të ardhurat/qarkullimin.

Shpenzimet e zbritshme

Përfshirja në shpenzime të zbritshme për qëllime të të ardhurave personale (vjetore) të më shumë shpenzimeve, përgjithësisht ato lloj shpenzimesh për të cilat të ardhurat zakonisht shkojnë të patatueshme nga ofruesit e këtyre shërbimeve (p.sh. shërbimet dentare dhe shëndetësore, riparimet e automjeteve, kurset trajnuese ose kurseve jashtëshkollore, qirasë se shtëpive etj). Rimbursimi i tatimit për këto lloj shpenzimesh do të zëvendësohej në buxhet nga tatimi që do u merrej furnizuesve.

Taksa e pasurisë së paluajtshme

Taksimi i pasurive të paluajtshme mbi bazë vlere tregu të pasurisë dhe jo mbi bazë fikse është i parakohshëm. Niveli dhe standardi i jetesës është shume i ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit ku aplikohet taksë si përqindje mbi vlerën. Do të rendonte shumë buxhetin familjar të një familjeje shqiptare duke ulur nivelin e konsumit dhe do të ketë impakt negativ në ekonomi.

Përpara se të ndërmerren hapa të tillë duhet të analizohet një herë standardi i jetesës dhe mundësia për ta përballuar nga një qytetar shqiptar. Në anën tjetër vendi ynë vijon të ketë probleme të theksuara me pronën ku shumë prona janë të paregjistruara, të palegalizuara, janë të zaptuara etj. Duhet të zgjidhen njëherë ngërçet e krijuara nga ligji i pronës dhe pastaj të kalohet te taksimi i saj. Sugjerojmë që taksimi i pasurive të paluajtshme të vijojë të jetë mbi bazë fikse i cili sërish është i drejtë sepse bazohet në sipërfaqen që çdo pronar zotëron. Shteti duhet t’iu krijojë mundësi rezidentëve përmes punësimit, zgjidhjes së problemeve me pronën dhe rritjes së standardit të jetesës përpara se të kërkojë të vjelë prej tyre. Mospërfshirja e uljes së tatimit mbi dividendin dhe tatimit mbi të ardhurat personale. Pavarësisht premtimit të qeverisë shohim se Paketa Fiskale 2018 nuk përmban ndonjë dispozitë për uljen e tatimit mbi dividendin, si dhe uljen e tatimit mbi të ardhurat personale. Është tashmë e pranuar nga të gjithë që ulja e këtyre dy normave do të jepte një efekt pozitiv në rritjen e investimeve dhe trajtim më të favorshëm të punëmarrësve.

 

 

Paketa Fiskale 2018, 25 milionë euro shtesë, rëndohen qytetarët, lehtësohen bizneset

Pa llogaritur efektin që do të ketë aplikimi i TVSH në biznesin e vogël, Paketa Fiskale 2018 që Ministria e Financave ka shpërndarë dje për organizatat e biznesit do të ketë efekt pozitiv në të ardhurat e buxhetit të vitit të ardhshëm me mbi 3,3 miliardë lekë ose 25 milionë euro. Kjo barrë taksash do të paguhet kryesisht nga qytetarët përmes taksës së rritur të pronës, purove dhe makinave të luksit. Nuk përfshihet në paketën e këtij viti, premtimi për të ulur tatimin mbi pagat e larta mbi 130 mijë lekë në muaj, nga 23% në 18%. Ndërsa lehtësohet barra tatimore për bizneset e turizmit dhe IT dhe do të vijojë ulja e taksave doganore. Prurjet më të mëdha pritet të vijnë nga ndryshimi i tatimit mbi pronën. Taksimi i pronave nga vlerë fikse për sipërfaqe që është aktualisht do të vilet në përqindje të vlerës duke nisur nga viti 2018. Në bazë të një kadastre të re elektronike, ky ndryshim do të sjellë të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit me rreth 2.4 miliardë lekë më 2018. Ministria e Financave shpjegon se, rreth 90% e të gjitha pronave është e regjistruar në ZRPP, dhe të gjitha pronat e regjistruara e kanë një vlerë në regjistrin e pronave. Po kështu, në bazë të Ligjit “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” vlera është e rivlerësuar dhe e njëjtë me vlerën e tregut. Ndërsa mbi 1 miliard lekë më tepër pritet të arkëtohen nga rritja e akcizës së cigarillove, edhe kjo një taksë që vilet nga konsumatorët pasi do të reflektohet në çmimin final të produktit. Projektligji i ri për akcizat që propozohet për miratim, parashikon rishikimin e nivelit të akcizës së cigareve për vitin 2018, nga 5750 lekë/1000 copë që ishte parashikuar në kalendar, në 5850 lekë/1000 copë. Gjithashtu, një efekt pozitiv prej 19 milionë lekësh në të ardhurat buxhetore ka përfshirja në taksën e makinave të luksit të automjeteve 6+1 vende. Ministria e Financave shpjegon se kërkesa për këtë ndryshim është bërë nga DPTSHRR në cilësinë e agjentit që mbledh taksën e regjistrimi fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze. Ky institucion ka përcjellë shqetësimin lidhur me kërkesën e pronarëve të mjeteve për të bërë ndryshim konstruktiv të mjeteve të cilët kanë cilindratë më të madhe se 3000 cm³; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë, lidhur me numrin e vendeve duke kërkuar uljen nga 4+1 në 6+1. Kjo kërkesë bëhet me qëllim shmangien e kësaj takse. Efekt negativ në të ardhura me 59 milionë lekë e ka ulja e tarifave doganore, si rezultat i uljes së tarifave doganore për një seri artikujsh si detyrim nga anëtarësimi në Organizatën Botërore të tregtisë. Ndërsa 93 milionë lekë parashikohet të jetë efekti negativ që do të ketë përjashtimi nga tatimi mbi fitimin e hoteleve dhe bizneseve të IT.

 


Pagimi i taksave është punë për të varfrit

$
0
0

Nga Kurcio Malteze

Kina dhe arabët blejnë toka të mëdha sa shtete të tëra, në Afrikë, Azi, Oqeani dhe Amerikën Latine. Korporata të mëdha shumëkombëshe si Coca Cola kanë qasje në burimet e ujit, kudo në botë. Revolucioni i robotëve mund të zhdukë pesëqind milionë vende pune, në pak vite. Shkencëtarët rishikojnë parashikimet më të këqija të ngrohjes së planetit. Dhe lajmi i verës cili ishte? Cristiano Ronaldo mund të largohej nga Real Madrid pasi u akuzua për evazion fiskal, ashtu si dhe rivali i tij i madh, Lionel Messi. Të paktën ta shpjegonin mirë. Sepse në fund, refuzimi i madh i CR7, i ofenduar nga pretendimi i magjistratëve spanjollë për ta bërë të paguajë taksat si çdo i krishterë, në të vërtetë tregon disa gjëra interesante për botën ku jetojmë.

Një sistem ku njerëzit e pasur po bëhen më të pasur, por (ose sepse) paguajnë më pak taksa se sa të varfrit, dhe shpesh aspak. Historia filloi shumë kohë më parë, me përrallat e gjyshit Ronald Reagan. Presidenti më i dashur i historisë amerikane ishte i pari që propozonte të ulte taksat për të pasurit, me qëllim që të luftonte evazionin dhe “të bënte të fitonin të gjithë”. Do të ishte, thoshte ai, si të hidhje shampanjë nga lart në një grumbull gotash. Pasi të mbusheshin ato në majë, lëngu do të zbriste poshtë. Ky imazh i bukur, ilustrues i një idiotësie pa kuptim, rezultoi fitues dhe i rremë, po aq sa edhe çdo gjë tjetër. Rasti i Ronaldos ilustron mirë se si nuk funksionon.

Kampioni portugez i Realit, i cili mori nënshtetësinë spanjolle në vitin 2010, është ndër ata që fitojnë më shumë se 600,000 euro në vit dhe për këtë arsye paguan një taksë prej 24%. Pavarësisht nga kjo, Ronaldo, Messi dhe shumë të pasur si ata, bëjnë shumë më tepër evazion se sa punëtorët e pastrimit, për të grumbulluar pasuri në parajsat e përhapura në mbarë botën. Sapo zbulohen, reagimi i tyre është ai i viktimës. Por si? Super, super të pasurit, Gates ose Zuckerberg, krahasuar me të cilët Ronaldo është në fakt një “varfanjak”, iu shmangen taksave me miliarda në vit, dhe askush nuk bën zë.

Në të vërtetë, ata konsiderohen si filantropë, që herë pas here hedhin një bakshish disamilionësh për qëllime bamirësie, shuma që për ta janë ekuivalenti i qindarkave që ne u japim atyre që na lajnë xhamat në rrugë.

Atëherë, pse duhet t’i turremi dikujt që të paktën ka shpikur Ronaldo Chop, krahasuar me Gates që nuk ka shpikur asgjë? Kështu e mendojnë shumë njerëz të mirë, të cilëve shteti mund edhe t’u ketë bllokuar shtëpitë për shkak të mospagimit të kredive. Super të pasurit që zotëronin të vetëm, sa tre miliardë e gjysmë të varfër të marrë së bashku, ishin 75 pesë vite më parë. Tani janë 8. Kush e di se pse…/ “Venerdi” – Bota.al

 

Intesa Sanpaolo Bank Albania: “Arti i kursimit”, një dije me vlerë të përditshme, për çdo moshë!

$
0
0

 

Intesa Sanpaolo BANK ALBANIA iu bashkua iniciativës së Muzeut të Kursimit (Museo del Risparmio) dhe Galerive Italiane (Gallerie d’Italia) & Arkives Historike, per te festuar te gjithe se bashku diten boterore te kursimit (31.10.2017) duke organizuar disa aktivitete kombetare e nderkombetare! 

Nga 24-31 Tetor nje program i gjere iniciativash te lira do te organizohet ne cdo shtet te Divizionit nderkombetar te bankave filiale (ISBD) shoqeruar me nje fushate interesante ne mediat sociale. 

  • Dita Botërore e Kursimit (World Savings Day) u festua për herë të parë në 1925
  • Në shpirtin e traditës, Muzeu i Kursimit krijoji “Artin e Kursimit” në 2016, një javë e plotë me evente e ekspozita.
  • Në 2017, iniciativa u përhap nga Grupi Intesa Sanpaolo në Divizionin Ndërkombëtar të Bankave Filiale në Shqipëri, Bosnie dhe Herzegovinë, Kroaci, Egjipt, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Hungari. 

Intesa Sanpaolo Bank Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Edukimit dhe Sporteve ndërmorri rolin e mbështetëses së edukimit financiar që në moshë të vogël duke u ofruar vullnetarisht përmes punonjësve të saj në role të instruktorëve me prezantimin e dy kurikulave, (laboratore multimediale) përgatitur nga Muzeu i Kursimit në Torino, dedikuar grupmoshave të klasave fillore dhe 9-vjeçare.

Gjatë këtyre ditëve rreth 10% e kolegëve tanë që punojnë tek Intesa Sanpaolo Bank Albania, po vullnetarizojnë duke dhënë mësim në klasa të ndryshme të shkollave 9-vjecare në të gjithë vendin.

Rreth 1300 fëmijë të moshave 6-10 vjeç dhe mbi 600 fëmijë të moshave 11-14 vjeç janë bërë pjesë e kësaj iniciative, gjatë së cilës punonjësit e bankës ndajnë konceptet bazë të kursimit dhe rëndësinë e tij në realizimin e ëndrrave. Fëmijët u angazhuan me lojëra dhe pyetësor me qëllim familjarizimin e tyre me konceptet e menaxhimit të financave personale, identifikimit të objektivave dhe kategorizimin e tyre në kohë si dhe krijimin e mundësisë për një dialog të hapur rreth koncepteve kryesore financiare duke punuar në grupe.

Kjo iniciativë, duke qënë e para në llojin e saj, u shoqërua me një fushatë komunikimi të brendshme e të jashtme përmes të gjitha kanaleve sociale të Bankës në Facebook dhe LinkedIn, për rritjen e ndërgjegjësimit rreth “Artit të Kursimit” në çdo grupmoshë, duke theksuar kontributin  e Bankës në fushën e Edukimit Financiar në Shqipëri.   

Silvio Pedrazzi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania mbështeti plotësisht këtë iniciativë duke theksuar rolin aktiv të çdo punonjësi të Bankës si ambasador për  përhapjen e kulturës bankare dhe ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit për edukimin financiar dhe rëndësinë e tij në të gjitha shtresat e shoqërisë. “Duke dhënë shembuj të thjeshtë për proceset vendim-marrëse të jetës së përditshme, të gjithë mund të bëhen më të vëmendshëm ndaj menaxhimit të parave: fëmijët, prindërit dhe edukatorët. Kursimi është një çështje e ekuilibrit midis të ardhurave dhe shpenzimeve, midis nevojave dhe dëshirave. Ky është një proces që na përfshin të gjithë ne, dhe në kontekstin e një shoqërie të orientuar drejt konsumit bëhet shumë e vështirë të mendojmë edhe për të kursyer. Le të përfitojmë nga kjo mundësi, “Arti i Kursimit “, për të rigjallëruar traditën dhe për ta vënë atë në praktikë, përmes materialeve të siguruara nga Muzeu i Kursimeve të cilat u transmetuan dhe përcollën nga kolegët tanë në një mënyrë inovative, zbavitëse dhe interaktive. Banka jonë mbetet e angazhuar për të vazhduar rolin e saj si edukator dhe këshillues financiar. Roli ynë si një bankë ndërlidhëse midis Italisë dhe Shqipërisë, krahas investimeve financiare, forcon marrëdhëniet tona edhe përmes ndarjes së përvojave dhe eksperiencave më të mira në kulturën bankare, duke përfituar kështu nga 400 vitet e historisë sonë bankare”.

 

Kryetari i Bordit Drejtues të Grupit Intesa Sanpaolo Gian Maria Gros-Pietro, vuri ne dukje se: “Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të festohet përsëri kursimi. Në njërën anë kursimtarët me vendimet e tyre të përgjegjshme për të konsumuar më pak, përkohësisht lejojnë që kjo vlerë të jetë e aksesueshme nga ata që mund ta vënë atë në punë për prodhimin e të mirave dhe shërbimeve që gjenerojnë një pasuri të re për komunitetin. Në anën tjetër Bankat duhet ta mbrojnë kursimtarin duke përzgjedhur investime të sigurta ku të vendosin asetet e kursyera. Edukimi financiar luan një rol të rëndësishëm në këtë proces duke i lejuar kursimtarët të bëjnë zgjedhjet e duhura investuese të bazuara në informacion dhe planifikim.”

Një javë e plotë iu kushtua diskutimeve rreth të kursyerit në shumë mënyra, me ndihmën e ekspertëve, duke u argëtuar gjithashtu përmes burimeve të artit e historisë. Në këtë javë dedikuar “Artit të Kursimit” nga 24 në 31 Tetor, publiku mundi të përzgjedhë mes një rangu të gjerë iniciativash të lira që u zhvilluan në qytete të ndyshme në Itali, si në Torino, Milano, Napoli, Vicenca, Bolonja dhe Palermo. Programi i eventeve është i shpërndarë në të gjithë perimetrin e DNBF (Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale). Programi i plotë i aktiviteteve edukuese është i disponueshëm në:  www.museodelrisparmio.it dhe www.gallerieditalia.com.

Ignacio Jaquotot, Drejtues i Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo tha se ishte: “I lumtur të ndihmojë në përhapjen e njohurive financiare dhe një kulture kursimi në vendet ku operojnë Bankat që i përkasin Grupit Intesa Sanpaolo. Falë shumë iniciativave dhe aktiviteteve edukuese të hartuara nga Muzeu i Kursimit, ne mund t’u kushtojmë një vëmendje të veçantë të rinjve përmes pjesëmarrjes së shkollave dhe familjeve.

__________________________________________________________________________________________________________

Në 1924, Dita Botërore e Kursimit (World Savings Day) u krijua në Milano në vendin historik të BankësCassa di Risparmio delle Province Lombarde” gjatë një konference ndërkombëtare. Që prej edicionit të parë në Tetor 1925, eventi u shpall përmes një posteri të krijuar nga emrat më të mëdhenj të dizajnerëve italinë të posterave të fillim shekullit të 20. (Metlicovitz, Dudovich, Mazza, Bianchi, Corbella).

Muzeu i Kursimit (The Museum of Saving): Misioni i Muzeut të Kursimit është për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë si mund të përdorin me efikasitet burimet e tyre financiare. Një vend unik që sjell publikun e gjerë më afër një teme komplekse në mënyrë inovative, argëtuese, interaktive dhe ndonjëherë spektakolare. Muzeu ka si qëllim të afrojë një publik të gjerë dhe jo të specializuar: nga fëmijët tek adoleshentët, tek të rriturit dhe të moshuarit. Materialet audio-vizive janë krijuar për të kënaqur kuriozitetin e njerëzve dhe dëshirën e tyre për dije.

Arti i Kursimt (The Art of Saving) ishte “fëmija i zgjuar”i Muzeut të Kursimit të Torinos, një laborator multimedial i krijuar për të edukuar vizitorët rreth financës. Pjesëmarrësit në këtë edicion të dytë të iniciativës përfshijnë dhe Galeritë Italiane, Arkivën Historike, Divizionin Ndërkombëtar të Bankave Filiale, me një variacion aktivitetesh të programuara në Itali dhe jashtë saj.

 

www.intesasanpaolobank.al

Intesa Sanpaolo Bank Albania

PR & Marketing Communication Office

Tel.: +355 4 2276113;

Email: corporate.communication@intesasanpaolobank.al

 

 

 

Rruga e Arbrit: Gjoka Konstruksion shpallet fituese e koncesionit

$
0
0

Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” përfundoi shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave të paraqitura në sistemin elektronik të APP duke shpallur fituese shoqërinë “Gjoka Konstruksion”, raporton Monitor.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar në sistemin elektronik, në këtë procedurë rezultoi se operatori ekonomik “Adem Pojani” kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk përmbushnin kriteret e kërkuara, rrjedhimisht oferta u skualifikua.

Nga shqyrtimi i dokumenteve të sistemit u konstatua se operatori ekonomik shoqëria “Alb-Star” sh.p.k. kishte paraqitur disa dokumente teknike dhe ligjore, por nga analizimi i tyre rezultoi se nuk kishte ofertë financiare dhe nuk plotësoheshin kriteret e kërkuara. Për këtë arsye, komisioni vendosi të skualifikojë operatorin “Alb-Star” sh.p.k.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në sistem nga operatori ekonomik shoqëria “Gjoka Konstruksion”, rezultoi se ajo kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor në përputhje me kërkesat e dokumenteve të procedurës konkuruese dhe komisioni vendosi ta kualifikojë ofertën për fazën e vlerësimit.

Gjatë fazës së vlerësimit, kjo ofertë u shpall fituese pasi u trajtuan elementët e propozimit teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes; ndikimin mjedisor; ndikimin social; afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare.

Pas shpalljes se kompanisë fituese të garës, autoritetet shtetërore tashmë do të angazhohen për negocimin e kontratës koncesionare, firmosja e të cilës i hap rrugën përgatitjes së fillimit të punimeve në terren.

Raporti i BB për Migrimin, remitancat shqiptare sa 8.7% e PBB-së

$
0
0

Modelet e migracionit ka gjasa të ndryshojnë me progresin teknologjik dhe më tej ndërlidhja kufitare dhe konkurrenca për punë me cilësi të lartë do të bëhen më intensive. Këto ndryshime duhet të ndihmojnë migrantët dhe jomigrantët të përballen me rritjen e pashmangshme të fleksibilitetit në tregjet e punës – si rritja e sigurimit së të ardhurave për punëtorët dhe integrimin më të mirë të migrantëve në vendet pritëse. Kështu thekson raporti i fundit i Bankës Botërore rreth migracionit dhe lëvizjeve të popullsisë në vendet e Europës Lindore dhe atyre Aziatike.

Përparimi teknologjik, globalizimi i prodhimit dhe punës, kanë kontribuar në rritjen e ankthit publik, teksa numri i azil kërkuesve dhe emigrantëve pa dokumente në rajoni u rrit, duke ngritur shqetësime rreth emigracionit në përgjithësi, nënvizon raporti.

Numri i refugjatëve në ECA (Europa Lindore dhe Azia Qendrore) nuk është i pashembullt, refugjatët përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të numrit të përgjithshëm të migrantëve –
dhe se migrimi ka qenë prej kohësh thelbësor për rajonin, me ekonomitë e ECA-së që korrin përfitime nga lëvizshmëria ndërkufitare e punës.

Emigrantët shqiptarë si rezultat i krizës greke, e cila rriti fuqinë e forcës punëtore shqiptare me 5 %, nga 2011 deri në 2014, gjë që pati një efekt pozitiv mbi pagat e emigrantëve me aftësi të ulëta dhe efekt të përgjithshme pozitive mbi punësimi i atyre që qëndruan në Greqi. Edhe emigrantët e rikthyer në atdhe gjithashtu gjetën forma vetëpunësimi, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në gjenerimin e punësimit dhe në rritjen ekonomike, citon raporti. Pjesa më e madhe e shteteve të Europës kanë zhvilluar politika për të inkurajuar kthimin e shtetasve.

Emigrimi gjithashtu mund të krijojë sfida, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Pavarësisht nga këto përfitime, në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, mbështetja në remit-
mund të zvogëlojë stabilitetin makroekonomik dhe konkurrencën e këtyre shteteve Hyrjet e remitancave kanë një efekt pozitiv të të ardhurave në konsumin të mallrave të tregtueshëm dhe jo të tregtueshëm. Për ekonomitë e vogla të hapura, çmimet e mallrave të tregtueshëm janë dhënë, ndërsa kërkesa agregate në rritje mund të çojë në çmime relative më të larta për mallrat e paluajtshme dhe paga më të larta. Efektet e tilla munden të dekurajojnë lëvizjet e investimeve dhe të punës, në orientim drejt eksportit ose importit. Si rezultat, sektori i jashtëm i ekonomive duke u mbështetur në remitanca,
mund të humbasin konkurrueshmërinë. Përveç kësaj, hyrjet e mëdha të remitancave mund të rezultojnë në vlerësimin real të kursit të këmbimit, si dhe paga më të larta të rezervës dhe nxitje e ulët për të punuar.

Shkalla e lartë e emigrimit në disa vende të ECA ka përkeqësuar rënien e popullsisë dhe plakjen, si dhe mund të ketë zvogëluar numrin e punëtorëve të kualifikuar. Pas zgjerimit të BE-së, kryesisht njerëz të rinj dhe të aftë u larguan nga vendet e Evropës Qendrore, shumica e tyre për në Evropën Perëndimore. Emigracioni i tyre përshpejton rënien  e numrit të popullsisë, në disa vende ECA dhe mund të kenë ngadalësuar rritjen ekonomike, sikurse ka pohuar edhe FMN në 2016. Emigrimi i punëtorëve të kualifikuar, veçanërisht punonjës të specializuar në shërbimet publike kritike që ofrohen kryesisht në vend (shëndetësia, arsimi), mund të ulë produktivitetin dhe mirëqenien. Megjithatë, mundësia për të emigruar mund të rrisë gjithashtu stimujt për blerjen e kapitalit njerëzor.

Migrimi ndërkombëtar i prindërve mund të ketë efekte pozitive dhe negative për fëmijët që lënë pas. Remitancat mund t’u lejojnë fëmijëve të kenë më tepër mundësi për shkollim, për kujdesin shëndetësor dhe strehim më të mirë, si dhe për të rritur konsumin.

Megjithatë, mund të ketë edhe efekte të dëmshme të zhvillimit social dhe psikologjik të fëmijëve të lënë pas. Fëmijët gjithashtu mund të kenë nevojë të shpenzojnë më shumë kohë duke ndihmuar familjen, pasi largohet një anëtar i familjes. Efektet negative duket të jenë më të mëdha kur të dy prindërit largohen dhe fëmijët rriten nga gjyshërit e tyre ose nga të afërmit e tjerë.  Rezultatet mbi ndikimin e edukimit në vendet e ECA janë të ndryshme, raporti tregon se ka një ndikim negativ afatgjatë të gjetur në ndjekjen e shkollës së fëmijëve të lënë nga prindërit në Shqipëri./Monitor

Rruga e Arbrit çel programin “1 miliard” për rindërtim, fazat e realizimit të projektit

$
0
0

Me nisjen e punimeve të Rrugës së Arbrit, që do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni, Qeveria çel programi “1 miliard” për rindërtim, dhe hap një faqe të re në rivitalizimin e infrastrukturës rrugore të vendit, të cilën komuniteti e vuan ende.

Shpallja e shoqërisë “Gjoka Konstruksion” fituese e koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, shënon finalizimin e një procesi të stërzgjatur në vite, të premtuar nga shumë qeveri të mëparshme, por që nuk u bë dot realitet.

Projekti i Rrugës së Arbrit
Gjurma të cilën do të përshkojë ndërtimi i Rrugës së Arbrit nis në lindje të qytetit të Tiranës, në anë të malit të Dajtit, vijon në Qafëmollë, Shëngjergj, Burrel, Klos, Bulqizë, Peshkopi dhe Dibër e Madhe (Maqedoni) që gjendet 5 km larg kufirit shqiptar.

Në këtë segment rrugor parashikohet ndërtimi i 15 urave të mesme dhe të mëdha, me gjatësi totale rreth 1500 m, ndërtimi i dy tuneleve, me gjatësi respektive prej 2600 dhe 560 m.

Zbatimi i projektit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit do të ketë impakt pozitiv, ekonomik, social dhe kulturor, duke shkurtuar distancat lidhëse të qyteteve dhe zonave të banuara, si dhe do të realizojë standarde të larta teknike në të gjitha fazat e projektit.

Ky projekt do të rritë jo vetëm standardet e rrugëve në vend, por gjithashtu do të sjellë nxitjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik në zonat përreth.
Po ashtu, ky segment rrugor do të rrisë bashkëpunimin me Maqedoninë, duke bërë të mundur shkurtimin e gjatësisë së rrugëve lidhëse me këtë vend me 75 km.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe Portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin dhe Shkupin.

Puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të nisë brenda 45 ditëve dhe nuk do të ndalet deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për këtë projekt të rëndësishëm do të diskutohet edhe me qeverinë e Maqedonisë që të bëhet lidhja e nevojshme me këtë rrugë.

“Ministria ka nisur negociatat për termat e negociatës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbrit do të fillojë deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm për të cilën bashkë me Ministrinë e Jashtme kemi çelur diskutimin me qeverinë maqedonase. Në mbledhjen që do bëjmë në Pogradec do kemi si pikë diskutimi nevojën që nga pala maqedonase të bëhet lidhja e nevojshme që kjo rrugë të ketë edhe dimensionin rajonal”, ka deklaruar Rama.

Ajo pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit, ndërsa qytetarët nuk do të paguajnë taksë për kalimin në Rrugën e Arbrit, shkruan “ata”.

Kryeministri Rama është shprehur se për kalimin me automjete në këtë aks, që do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 73.5 kilometra, nuk do të duhet të paguhet asnjë tarifë.

Rruga është vepra e parë e projektit “1 miliardë” të shpallur nga qeveria.

Oferta e kompanisë “Gjoka Konstruktion” lidhet me segmentin më të vështirë të kësaj rruge, Tujan-Ura e Vashës rreth 27 km, ndërtimi i së cilës do të lidhte përreth një orë Tiranën me Maqedoninë.

Aktualisht, për të shkuar nga Tirana në qytetin e Peshkopisë duhen rreth katër orë udhëtim.

Viewing all 2663 articles
Browse latest View live