Quantcast
Channel: Ekonomi – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Menaxhimi i politikës së ujit

$
0
0

femer-duke-pire-ujeDita Botërore e Ujit, këtë vit më 22 mars, ofron një mundësi për të theksuar atë që për shumë vende është bërë një realitet i zymtë: Disponueshmëria e ujit të ëmbël është gjithnjë e më shumë një faktor strategjik përcaktues në çështjet rajonale dhe botërore. Për sa kohë burimet ujore nuk menaxhohen me kujdes të jashtëzakonshëm, pasojat mund të jenë shkatërrimtare.

Nga Prince El Hassan bin Talal, Sundeep Waslekar

Dita Botërore e Ujit, këtë vit më 22 mars, ofron një mundësi për të theksuar atë që për shumë vende është bërë një realitet i zymtë: Disponueshmëria e ujit të ëmbël është gjithnjë e më shumë një faktor strategjik përcaktues në çështjet rajonale dhe botërore. Për sa kohë burimet ujore nuk menaxhohen me kujdes të jashtëzakonshëm, pasojat mund të jenë shkatërrimtare.

Vitin e kaluar, Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Ujit në Botë, edhe një herë theksoi se si hendeku në rritje mes ofertës dhe kërkesës mund të krijojë konflikte. Forumi Ekonomik Botëror ka renditur krizat e ujit si kërcënimi më shqetësues për botën, më i rrezikshëm se sulmet terroriste apo krizat financiare dhe që kanë më shumë gjasa të ndodhin se sa përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë. Dhe studimet nga Grupi Largpamës Strategjik kanë demonstruar rëndësinë e menaxhimit të mençur: Vendet e angazhuara në menaxhimin e përbashkët të burimeve ujore kanë shumë më pak gjasa të hyjnë në luftë për to.

Lindja e Mesme shërben si një shembull tragjik për atë që mund të ndodhë kur bashkëpunimi rajonal mungon. Iraku, Siria dhe Turqia kanë luftuar për çdo metër kub ujë të lumenjve Tigër dhe Eufrat. Që të gjitha kanë humbur. Aktorët jo shtete kontrollojnë pjesë të mëdha të baseneve të këtyre dy lumenjve. Dhe mungesat e ujit kanë përkeqësuar krizën e refugjatëve të këtij rajoni (në vetvete një apoteozë e qeverisjes së keqe).

Pjesa më e hidhur e tragjedisë është se e gjitha kjo mund të qe shmangur. Në vitin 2010, në Forumin e Azisë Perëndimore dhe Afrikës Veriore në Aman, ne propozuam krijimin e “rretheve të bashkëpunimit”, të cilat mund të kishin institucionalizuar bashkëpunimin mes Irakut, Jordanisë, Libanit, Sirisë dhe Turqisë në çështjet e ujit dhe mjedisit. Një marrëveshje e ngjashme mund të kishte ndihmuar në menaxhimin e burimeve mjedisore të përbashkëta të Jordanisë, Izraelit dhe Palestinës.

Nëse një organizatë super-nacionale do të krijohej, ajo do të kishte hartuar strategji të përbashkëta për menaxhimin e thatësirave, do të koordinonte sjelljet e bimëve, do të zhvillonte standarde të përbashkëta për të monitoruar prurjet e lumenjve dhe do të zbatonte plane investimi për të krijuar jetë më të mira dhe për të zhvilluar teknologji për trajtimin e ujit.

Rajone të tjera kanë bërë pikërisht diçka të tillë. Vendet që ndajë lumenjtë në Afrikë, në Azinë Juglindore dhe në Amerikën Latine kanë kuptuar se interesat kombëtarë dhe stabiliteti rajonal janë faktorë që përforcojnë njëra-tjetrën nëse nevojat e njeriut kanë prioritet përballë shovinizmit.

Vjeshtën e kaluar, bashkësia ndërkombëtare miratoi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SGD sipas akronimit në anglisht) të OKB-së, të cilat premtojnë të “sigurojnë disponueshmërinë e ujit dhe kushteve sanitare me menaxhim të qëndrueshëm për të gjithë.” Pjesë e këtij premtimi është angazhimi “për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar”.

Ata që kanë për detyrë të zbatojnë këtë angazhim, duhet të kenë parasysh se bashkëpunimi për ujin nuk lidhet thjesht me nënshkrimin e traktateve dhe zhvillimin e takimeve. Ajo mbart gjithashtu planifikimin e përbashkët të projekteve të infrastrukturës, menaxhimit të përmbytjeve dhe thatësirave, zhvillimit të një strategjie të integruar për të luftuar ndryshimet e klimës, sigurimin e burimeve ujore cilësore dhe zhvillimin e samiteve të rregullta për të negociuar humbje-përfitimet mes ujit dhe të mirave të tjera publike.

Bashkëpunimi për Ujin Quotient, një matës për bashkëpunimin, i krijuar nga Grupi Largpamës Strategjik, mund të ndihmojë vendet që kanë basene lumenjsh apo liqene të përbashkëta, të monitorojnë intensitetin e bashkëpunimit të tyre. Nga 263 basene lumenjsh të përbashkët, vetëm një e katërta bie nën organizata bashkëpunuese që funksionojnë me të vërtetë. Është me rëndësi thelbësore që organizata të tilla të zgjerohen për të mbuluar çdo lum të përbashkët në botë, deri në përfundim të objektivave SDG në vitin 2030.

Për njerëzit e varfër në botën në zhvillim, një bashkëpunim i tillë ndërkufitar gjeneron përfitime të rëndësishme. Kur vendet bien dakord për ndërtimin dhe menaxhimin e infrastrukturës me rëndësi kritike, atëherë nuk ka më vonesa. Paratë kursehen. Përfitimet ndahen në mënyrën optimale. Nëse të gjitha vendet në zhvillim, të cilat kanë basene ujore të përbashkëta përqafojnë bashkëpunimin ndërkufitar, rritja e tyre ekonomike mund të përshpejtohet me lehtësi me 1 për qind nga niveli aktual.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të nxisë vendet që përqafojnë një bashkëpunim të tillë, duke krijuar instrumentet financiare që mundësojnë akses në fonde me terma të butë dhe koncesionar. Një Plan Mareshal Botëror për lumenjtë e përbashkët mund të duket në plan të parë një propozim i kushtueshëm; por kostoja e mosveprimit – duke marrë parasysh rrezikun që vetëm fluksi masiv i refugjatëve ka sjellë për Europën – mund të jetë shumë herë më e lartë.

Në mënyrë të ngjashme, bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë me shpejtësi për të shpëtuar infrastrukturën më të rëndësishme të ujit nga aktet e dhunës dhe terrorizmit. Shumë lumenj, përfshirë Tigrin dhe Eufratin, kanë qenë dhe vijojnë të jenë djepe të qytetërimit njerëzor. OKB duhet të mendojë për krijimin e forcave paqeruajtëse të posaçme për t’i mbrojtur ato.

Në fund, ligji ndërkombëtar duhet të hartohet në mënyrë të tillë që konfliktet, jo thjesht të zgjidhen, por të parandalohen. Në veçanti, një traktat i fortë botëror është i nevojshëm për të rregulluar derdhjet e pista në burimet ujore. Sot, shumica e mosmarrëveshjeve mbi ujin lidhen me sasitë që vendet palë duhet të marrin nga një burim i caktuar. Në të ardhmen, konfliktet do të jenë gjithnjë e më shumë edhe për cilësinë e ujit, për shkak se praktikat e vaditjes, industrializimi dhe urbanizimi kontribuojnë në rritjen e nivelit të ndotjes.

Dita Botërore e Ujit është një rast ideal për të nisur një axhendë të re për mençurinë e ujit. Por çdo ditë duhet të jetë një ditë kur ne punojmë së bashku, për të menaxhuar një nga burimet më të rëndësishme të planetit.

Marrë nga Project Syndicate/ Managing the Politics of Water


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663