Transporti hekurudhor në mbarë botën është një nga mënyrat me masive të udhëtimit, por në vendin tonë përpos trenave të vjetër, linjave që kanë mbetur pjesë-pjesë dhe transeve të shkatërruara, ka lindur edhe një problem tjetër, mungesa e karburantit për trenat.
Transporti hekurudhor shqiptar, përveç faktit se lë shumë për të dëshiruar, tashmë po përballet me një paralizë të plotë, pasi prej 3 ditësh asnjë tren nuk ka lëvizur.
Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e karburantit të nevojshëm për të lëvizur, përfshi këtu edhe të atyre trenave që kryejnë transportin e njerëzve.
Kjo situatë ka ardhur si rezultat i mospagimit të borxheve ndaj kompanisë që furnizon me naftë këtë sektor.