Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Të dhënat e BSH: Pa përmbytjet do kishim deflacion që në 2015-n

Image may be NSFW.
Clik here to view.
deflacion
Nëse çmimet e frutave dhe perimeve të freskëta nuk do të ishin rritur vitin që shkoi për shkak të përmbytjeve, inflacioni anemik gati deflacion do kishte qenë i pranishëm qe me 2015.

Inflacioni mesatar vjetor i vitit 2015 rezultoi në nivelin 1.9%. Por nëse çmimet në disa kategori të konsumit nuk do të ishin ulur, vetëm frutat dhe perimet ka ndikuar me 2 % në rritjen e përgjithshme të çmimeve.

Në vitin 2015 buka dhe drithërat kanë ndikuar negativisht në inflacion m,e -0.1%. Çmimet e lëndëve djegëse dhe energjisë u ulen me -0.1%.

Çmimet e banesave dhe qirave pësuan ulje me -0.2% gjithashtu edhe mallrat e konsumit joushqimor pësuan ulje me -0.3%. Nga ana tjetër shihet të kenë mbajtur nivelin zero të rritjes së çmimeve.

Mallrat e konsumit afatgjatë dhe ushqimet e përpunuara, mallrat me çmimeve të rregulluara dhe çmimet e shërbimeve.

Rritja është dominuar vetëm nga dy grupe. Pesha e frutave në rritjen e inflacionit të vitit 2015 ishte 1.9 % dhe pesha e perimeve ishte 0.75 për qind.

Banka e Shqipërisë argumentoi se moti i ftohtë dhe përmbytjet në fillim të vitit ushtruan presione për rritjen e çmimeve të fruta dhe perimeve deri në muajin prill. Më pas, inflacioni i tyre u reduktua gradualisht deri në muajin korrik dhe iu rikthye trendit rritës gjatë muajve të mbetur të vitit.

Vlera e lartë e tij në fund të vitit 2015 mbarti edhe efektin e bazës së ulët krahasuese të një viti më parë.

Nga ana tjetër, inflacioni i kategorisë së “Ushqimeve të përpunuara” u ul gradualisht gjatë këtij viti, duke reflektuar prirjen rënëse të çmimeve të duhanit dhe të drithërave

Banka e Shqipërisë pohon se, zhvillimet në çmimet e produkteve ushqimore, në veçanti të atyre të papërpunuara, kanë përcaktuar pjesën më të madhe të normës së inflacionit gjatë vitit.

Kategoritë e “ushqimeve të papërpunuara” dhe “të përpunuara” kontribuuan përkatësisht me rreth 2.0 dhe 0.2 pikë përqindje në inflacionin mesatar vjetor të vitit 2015./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2663

Trending Articles